Ma hiq “bllokun” z. Kryeministër..!
Nga Aleksandër Ndoja
Si përdorues i rrjeteve sociale, ndër to edhe i Facebook-ut, gjithnjë me emrin tim pa u pseudonuar kurrë, kontaktova me adresën e hapur së fundi nga juve z. Kryeministër. Gjatë një shfletimi të shpejtë në statuset e vendosura nga ju, pikësëpari më ra në sy një shënim në krye, ku u bëni ftesë të gjithë vizitorëve virtualë të kontaktojnë me juve për probleme të ndryshme, madje duke afishuar edhe një numër celulari për të dërguar SMS. I entuziazmuar nga një njoftim i tillë, edhe unë si shumë të tjerë mora guximin të kontaktoj me ju z. kryeministër.
Në shënimin e parë që vendosa në ditën me shumë dymbëdhjeta në kalendar, pasi urova për përvjetorin e krijimit të Partisë Demokratike, bëra prezent disa ngjarje të rënda të ndodhura në Mirditë si rezultat i mosfunksionimit të shtetit.
Duke shtruar pyetjen nëse shteti ka ndërmend të marrë në dorë rendin publik në Mirditë, citova se kohët e fundit hajdutët po bëjnë kërdinë, aq sa në 10 ditë janë shënuar mbi 10 vjedhje dyqanesh, biznesesh të tjera, por edhe automjete të tipave të ndryshme. Një situatë e tillë është në qytet, e sidomos në rrethina, por vjedhja më e rëndë e kryer kohët e fundit është ajo me pasojë lënien në errësirë e qindra familjeve me shtrirje në disa fshatra, si Tarazh, Bungaj, Malaj, Tenë, Valcë etj. Keqbërësit brenda pak minutash kanë grabitur qindra metra përcjellës elektrik duke i hequr nga shtyllat për t’i shitur. Heqja dhe grabitja e telave është bërë natën me hënë, por shitja e tyre natyrisht që është bërë ditën për diell, nën hundën e policisë, që në fakt është në kufijtë minimalë numerikisht, por edhe pa asnjë logjistikë, e madje pa karburant për ndonjë makinë rrangallë.
Sapo hodha këtë shënim, teksa shkruaja disa probleme të tjera që kërkojnë vëmendjen e kryeministrit dhe prisja ndonjë reagim, pashë që shënimi im jo vetëm u fshi menjëherë, por adresës time iu bë bllok, e për pasojë mbetën pa u hedhur edhe disa probleme të tjera që shqetësojnë komunitetin e kësaj zone.
Referuar shënimit hyrës, e përcolla me jo pak habi një veprim të tillë nga ana e menaxhuesve të adresës së kryeministrit, pasi jam i bindur se nuk mund të ishte ai që fshiu shënimin, e madje të më bënte bllok në përcjelljet e mia, jo vetëm për shkak të axhendës së ngarkuar të zyrtarit më të lartë të qeverisë, por edhe për faktin se kam bindjen se kryeministri nuk mund të merret me gjëra kaq të vogla, aq më tepër kur unë nuk prezantohem me ndonjë pseudonim siç ndodh rëndom, por edhe për faktin se aty u prezantova me pozicionin tim, në profesionin e gazetarit.
Parë në këtë këndvështrim, druaj se menaxherët e adresës së tij ia kanë më shumë hile të zotit, referuar edhe thirrjes së kryeministrit në faqen e parë të shpalosjes së profilit të tij, ku tekstualisht thuhet: “Për mua ju jeni të parët. Më kontaktoni për pyetjet apo shqetësimet tuaja duke më dërguar SMS në telefonin tim celular ose mesazhe ne whatsapp, në numrin +355692099410”, ndaj në mënyrë publike bëj thirrjen: Ma hiq “bllokun” z. Kryeministër!
E forta eshte se dhe mua me bllokuan,pas disa verejtjesh qe i bera Berishes…
eshte me se e vertete qe ne profilin e kryeministrit nuk lejohet te behet asnje koment pervec atyre qe e lavderojne
Kete pra ben Berisa,bllokon zerin ne lire te qytetareve,bllokon cdo mendim kunder,bllokon idete e reja,bllok zhvilliminn e shqiperise e nderkohe akuzon opoziten per bllokim.Ti je bllokuesi i vertete Sali berisha,ti e ke shkaterruar kete vend
Hajde gazetar hajde!!!
Po pse mo nuk ka pune tjeter Kryeministri, por duhet te vije dhe te lidhe edhe shtyllat e fshatit tend????
E ke per satire kete pytje apo je idiot nga natyra?
Nga e gjitha kjo problematike qe ngre ky gazetar ne trurin tend paska hyre vetem mungesa e dritave?
Ashtu eshte!
S’ka kohe ne fakt se merret me c’thone te tjeret neper darka ditelindjesh!
E mbyti puna!
ky njeri nuk po kerkon venje shtyllash o shtylle por po kerkon heqje te bllokut ne faacebook ose ta dime te gjithe se kjo faqe eshte nje maskarade e rradhes .
Te pakten e bllokon, ose e “ngrin” sic preferon te thot Berisha, sepse ne jet reale do i kishte fluturuar koka!
Nuk dum me ndigju probleme por vec sukseset e pamata te Doktorit. Kush ankohet osht komunist nuk ka arsye tjeter me u anku
Po boll more njerez me ambice te shfrenuar shate qeveritaret e vendit tuaj. Mbeshtetini inkurajoini te punojn me mire.
Safet ne demokraci ka alternativa, nese dikush se ben punen , ai iken dhe qytetaret zgjedhin nje tjeter per ta bere. Nuk inkurajohet ai qe eshte se nuk eshte i vetmi. Kishte 8 vjet kohe te bente dicka te mire por beri vetem te keqia, madje edhe ato “te mira” qe beri i beri keq. Tani duhet te hapi krahun dhe te pergjigjet para drejtesise per te keqia qe ka bere. Ajo inkurajimi qe pretendon ti ndodh ne sisteme totalitare.
Ne demokraci “nuk zgjidhet nje tjeter” thjesht zgjidhet me i miri per momentin.
Dhe me i miri per cdo moment qenka Berisha e asnje tjeter. Ik o safet, shko ha ndonje pshesh ate bej.
po si nuk kan turp keta more SAFET qe e shqetesojne naltmadhenin.ai i shkreti po lodhet duke mbajt 5-6 fjalime ne dite per te miren tone,po vjedh nate e dite per familjen e tij dhe keta i shkruajne per hallet e popullit.Nuk ka faji i shkreti qe te bllokon,ai do vete lavderime se ne po shkojme nga vitorja ne vitore si ne kohen e enverit qe ishim shkemb graniti dhe fener ndricues.Turp te ken,ti SAFET meriton nje legen me torte-
kij kujdes mos te heqin nonji dru shikasit mre çuno.
Po akoma beson tine tek Berisha dhe ato qi e rrethojn.
Çdo manover qi ato bojne si kjo puna e fb dhe e numrit celular osht mbledhja e informacioneve qi pastaj ti perdorin per tju dergue mesazhe qe te votoni per Berishen dhe PD.
Gazeta Tema te lutem munoju shpjegoju shqiptareve rrezikun qe paraqet dergimi i mesazheve ne te cilen automatikisht regjistrohen numrat telefonik dergues,per tu perdorur pastaj ne fushat elektorale siç boni Lule Bashja e Amsterdamit.
Berisha do ju boje terror psiqik me mesazhe qe te votoni per te.
Berisha nuk ka bese,.. o Mirditor i nderue.
ka ik koha e burrnis ka ardhun koha e bythqise
O shuku gazeter nuk je vetem ti qe te ka ber bllok por jan 80% e shqipetarve edhe une njeri nga keto 80% se I shkruajta o sal ti je pall dhe me bene bllok brenda 30 sekontave
po edhe une u bej bllok atyre qe mundohen te shesin mend,
nuk mbahet shoqeri ne FB turli zhelani hahahaa
Gazetari eshte nga Mirdita dhe mbase nu e di proverbin qe perdorim nga jegu per rastin e tij me kryeministrin.
Eshte thenia e priftit qe thote :beni si them une dhe mos beni si bej une.
Edhe kryeministri keshtu e pesoi ti thoni ato qe do ti dhe jo ato qe doni ju ,ato qe nuk i pelqejn fshihen me urdher te tij se as me naivi nuk bindet se fshihen pa dijenin e tij.
Çfar keni që ankoheni për ato sygjerime e verejtje para 23 vjetës ai dot’ju kish future në burg. Tani hidhëroeni dhe se kuptoni që keni shqetësuar udheheqësin, që si plas fare se çfar shkruhet në rrjetet ciu ciu. Rëndësi ka që ai vetë në këto rrjete të bëjë blla blla.
Po pse e merrni mundimin dhe i shkruani plehres. Akoma se keni marre vesh se me cfare keni te beni???
Nje shtet qe eshte kalbur nuk mund te inkurajohet,akoma nuk e kuptoni qe ne kete vend ka mbaruar gjithshka??Une po mundohem me te gjitha menyrat qe te zhdukem nga ky vend i mallkuar nje ore e me pare,packa se shume do te me shajne e do te me thone qe nuk je patriot,aq me ben,mjafon qe femijet e familja ime te mos vuajne me per,mesim ,shendet,drita,uje,buke,diskriminim,pune,etj, etj, etj…
o sal te hift krap e te dalt njal karaduz shale serb i qelbur vetem grosrukun ke shok more hajdut
ZOTI GAZETAR PO TI MOS U MERZIT, PER ANKESA KENI GAZETEN E ZOTIT MERO DHE SKA NEVOJE PER FACEBOOK-A.PER HAJDUTERI NUK KA CFARE JU BEN DERMAN AS BERISHA AS ZOTI ,JU NE VERI DHE VLORA NE JUG HAJDUTRINE E KENI NE GJAK, ZBATONI KANUNIN E LEKES, DHE NUK KA VJEDHJE MA.
SALI BY…,JO TE BLLOKON FB,TE MERR GRUAN,TE MERR PASURIN,TE MERR FTYREN,TE MERR FEMIJEN,TE MERR DHE JETEN,SI SHUM E SHUM E SHUM,GRA,VAJZA TE PA RRITURA,BURRA E BIZNESMEN TE NDRYSHEM,PRANDAJ SHQIPTARET TE BASHKOHEN NE NJE FRYM SHQIPTARI,DHE TI THON PERFUNDIMISHT KETI DIKTATORI DHE KESAJ QEVERIE KRIMINELE PER POPULLIN E VET,,,,,SHPORRU,SHPORRU,KJO ESHTE ZGJIDHJA ,SE NUK DEGJON NGA AI VESH SALI,JUZEFIDHE K…..!!!!!!!!!!!
ZOTI NDOJA PER IRONI GAZETA TEMA QE PUBLIKON ARTIKULLIN TUAJ ,CENSURON ARTIKUJT OSE KOMENTET E SHUME PERSONAVE. GAZETARIA SHQIPTARE ESHTE GAZETARI KLANESH MQNS EDHE REDAKTORET E TEMES PERDORIN TE NJEJTA BLLOKIME SI MESUESIT E TYRE. DHE PRETENDOJNE DEMOKRAZI FJALE KETA SHARLATANE….