Klithmat e 19 vjeçarit: Mos më lër mami, mos më lër

14 Dhjetor 2012, 10:57Politika TEMA

“Mos më lër mami, mos më lër” kanë qenë rënkimet e djalit 19 vjeçar të Ahsinja Krythasë, e cila u masakrua në një rrugicë pa ndriçim të lagjes “Kryengritja e Fierit” dhe dha frymë në krahët e djalit të saj.

“U çorëm duke bërtitur, derisa na kishte dëgjuar edhe djali i Xhinës. Ai kishte qenë duke kaluar aty pranë, pasi jemi vetëm pak metra larg me shtëpi dhe kishte ardhur me vrap, pasi kishte dëgjuar ulërimat tona. Kur erdhi mbi kokat tona, ai nisi të na pyeste se çfarë kishim dhe u ofrua të na ndihmonte. Por kur pa se ishte nëna e tij, ia mori kokën në krahë duke e ledhatuar e duke ia hequr flokët e gjakosur nga fytyra dhe i lutej: “Mos më lër mami, të lutem, mos më lër!” Thërriti dhe ai për ndihmë. Askush nuk po vinte, ndaj ai e la Xhinën për pak aty dhe doli nga rruga kryesore. U kthye shumë shpejt punë një minute. Kishte gjetur dikë me makinë. E mori të ëmën në krahë dhe e futi në sediljen e pasme paksa me zor, pasi makina kishte vetëm dy dyer. Sapo u fut brenda, ia mori prapë kokën në duar Xhinës dhe i tha shoferit: “Ec, ec shpejt! Shpejt!”, rrëfejnë fqinjët e viktimës,  Nazife Hoxha dhe Lefteri Bala.

Ndërsa sipas familjarëve, Xhina siç e thërrisnin ata, ka parë një telenovelë dhe më pas ka dalë për të blerë diçka. “Iku për të blerë ca gjëra në dyqan dhe do të kthehej. Iku më këmbë e erdhi me arkivol”, pohon nëna e saj për gazetën “Panorama”.

Nëna e dy fëmijëve është goditur me 14 thika dhe sipas ekspertizës ligjore katër kanë qenë fatale dhe ka pasur edhe shenja dhune e prerje më të lehta në trupin  e viktimës.

“Nisur nga numri i shumtë i goditjeve dhe thellësia e plagëve, mendojmë se agresori është mashkull, deri diku i fuqishëm (ose femër me fuqi mashkulli). Nga mënyra e masakrimit kemi dyshimet tona se është krim emocional/urrejtje”, bëjnë me dije burimet policore.

24 komente në “Klithmat e 19 vjeçarit: Mos më lër mami, mos më lër”

  1. Patriot says:

    Ky krim emocional/urrejtje sipas policise shqiptare,rafte mbi kokat e superkrimineleve te Sali Berishes e policise se tij,qe nuk kane te ngopur per para e pushtet pa kufi,me c’do forem e menyre.Mallkimi i nenave dhe i femijeve i zente sa me shpejt keto djaj me fytyra njerezore qe ne menyren me te perbindeshme sundojne me pushtetet,Zoti i ndeshkofte ne flaket e ferit sa me shpejt.Amen

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      o zot,…o perendi ku je?????
      Dimri i ftoht i dhjetorit duket sikur percjell deri ketu ne Gjermani klithmat e djalit..
      Mos me ler mami,…mos me ler………
      Cfar kane bere grate qe po masakrohen,..qe ti pritet koka si Aishja e vogel,…qe te coptohet,..qe te perdhunohet….qe vriten me buke ne goje???
      o zot mjaft,nuk mund te degjoj me,.. nuk mund te shikoj me…tha Ardian Klosi dhe ..iku per te kerkuar qetsin e perjetshme.
      o shqiptar po vrisni njeri-tjetrin,po vrisni djem dhe vajza,pleq dhe plaka,nena dhe femije….
      Hej o Popull i mallkuar…ju ka hy dreqi ne koke,..ju ka paralizu llogjiken,dhembshurin dhe dashurin per jeten.
      Çfar kane bere keto femij qe i lini pa nena??
      Çfare kane bere keto gra qe kerkoni ti mbyllni brenda kater mureve ,qe te mos guxojn te dalin perjashta dhe te vendosin stolira floriri mbi trupin e tyre???
      Kush e shkaterroi Shqiperine???
      Mos valle enderra jone per tu bere si Europa po na han koken????
      Shqiperia nuk eshte me shtet njerzish te civilizuar por xhungek kafshesh te egra,atje nuk funksionon me asgje.
      Shqiperia ime po vdes çdo dite,po rrenohet,e mbytur ne erresiren e zeze,e rrethuar nga ÇAKENJT ajo po jep shpirt dalngadale, si nje shqiponje e rrezuar perdhe,asaj po ja shkullin pendet ,per te mos u ngritur kurre me ne fluturim.
      Grat nuk vriten as me kanun more te pa fe,more te pa shpirt
      Gruaja dhe nena eshte atdheu,eshte Perendia.
      Ulerrimat dhe klithamt e shqiptareve nuk po pushojne kete dimer te ftohte..Duam drita,….Duam uje..duam buke, Duam te jetojme mes njerzish….dhe me shpresen e vetme qe un kam i drejtohem Zotit te madh te panjohur..
      O zot na rruaj familjet,,o Zot na i largo njerzit e kqinj nga rruga jone.
      o Zot ku je????????????

      1. dd says:

        o idiote qe flisni,,,,,,,,,,,ajo ka vllain nje posedues femrash ne itali

        1. x says:

          po c’lidhje ka vellai o dd.debil po pse per cdo krim tipa si puna jote kane nje justifikim nga mbrapa o zotttttttt cfare sadizmi eshte ne shqipri i hengshi m,,,, afganistanit

          1. dd says:

            po ku pyet njeri per humanizem, kur ti ke hall,dhe hall te madh,mor debil i shtrember

            1. raimondi says:

              Po mire te thote ore _Ca lidhje ka kjo e shkreta me vellain ?

              Sot cdo njeri ka shtepine e tij dhe nuk do tja dije se ca ben vellai apo motra ….

              Vellai i saj mund te jete nje kriminel, por kjo e shkreta nuk ka faj per vellane

              C’eshte kjo pune keshtu ?

        2. Fred.Dibrani.Hamburg says:

          ketu nuk flitet per arsyen e vrasjes more dd !!!!,por per aktin qe vritet nje nene,motra e kujdo qofte ajo.
          Qe eshte hakmarrje e tipt mafjoz kjo dihet.
          kur nuk funksionon shteti do kemi akte te tilla,dhe un nuk e perjashtoj vetveten,sado i civilizuar te jem,kur me cenohet nderi ddhe prektet familja ime,por shteti nuk vepron kthehem dhe une ne ujk te terbuar.
          nje fjal e vjeter shqiptare thot cfar do besh do gjesh ne kete jete.
          Mos i bejt tjetrit,ate gje qe nuk kerkon te ta bejn te tjeret ty..
          Te pafajshmit vuajne pasojat e veprimeve te familjarve kriminel.
          Nuk po te fyej dhe po tregoj pak etik me ty more dd

  2. Xen Berish Deledashi says:

    shtazeri dyniaja ! ne kohen e dulles kishim te tjera probleme po te pakten jo keto makabritete. kafsheria dhe degjenerimi kane maresi ndryshku ne kete shoqeri dhe nuk ka per tu ndalur. jeta e njeriut ne shqiperi tani ka me pak vlere se ne kohen e turkut, gjermanit apo italianit.
    mjere ata qe iken e mjere ata qe mbeten pas !

  3. GJILANASI says:

    O NJRËZ JU LUTEMI, TË NDERRMERRNI DIQKA … KUSHDO QË MUNDET ME NDIHMU PASI Q’ KJO ËSHTË NJË QMENDURI E VËRTET DHE PO MERR PËRMASA DRAMATIKE NË KËTË SHTET TË SALI TALEBANIT…

  4. veiz z gjirokastriti says:

    Shoqeria po shkermoqet…ose ka filluar te shqepet pulovra .
    Sa nuk eshte von duhet shteti ligjor,po me kete kualicion xhambazesh nuk ka shance ,se populli thote:dielli duket qe ne mengjes.
    DURIM po gjer kur !kam shprese pas 6-te muajsh bashke me pranveren do jete edhe per Shqiperine nje RILINDJE.

  5. LOLA says:

    te ngjethet mishi o zot

  6. elio says:

    Me vjen shume keq per djalin e kesaj nene…Gjithe jeten do ta kujtoje…
    Paste Paqe nena dhe i uroj qetesi e paqe edhe te birit..

  7. alban4eva says:

    kjo eshte Shqiperia e Saleh salebanit..

  8. fane mirdite says:

    ME VJEN KEQ PER ATE DJALIN PO JETON NJE TRAGJEDI TE MADHE ZOTI I DHAFTE FORCE .

  9. mysliman trim says:

    Epo keshtu shkruhet ne sherihat kur gruaja nuk bindet duhet vrare bile vellezrit tane ne arabi i vrasin me bukur me gure deri sa te vdesi.

    1. Bruna says:

      Po more shoku Mysliman trim…po te ishte motra, nena, vajza jote.. do flisje keshtu??
      Shqiptare jane te mire me llafe, po asnje nuk behet bashke per te kundershtuar kete situate miserje qe po jeton Shqiperia. Te keqen e kohes se Enverit, per te gjitha cfare kishte!

    2. ca thua mor trap ti dhe ata te arabise tende?sikur te ndodhi te gruaja apo te motra jote cfare do te besh ti?duhet te te vij turp qe i thua vetes (mysliman trim)

    3. Arne says:

      Udha e mendjes për myslimanin u mbyll që në shekullin e pestë të hixhrit, d.m.th. në të 11-tin shekull pas Krishtit.

      Mehdi Frashëri

  10. Eliza says:

    Ja, cdo dite nga pak po vjen fundi i njerzillekut.

  11. Arne says:

    “Udha e mendjes për myslimanin u mbyll që në shekullin e pestë të hixhrit, d.m.th. në të 11 shekull pas Krishtit.” — Mehdi Frashëri

  12. Malsori says:

    Ngushllime familjes dhembje e madhe ndjehet per gjith ne qe jemi njerez,kur ndegjojm se vriten nenat e motrat tona pa te cilat nuk mund te jetohet.SHERIATI JO NUK THOT KESHTU O TI I QE I THU VETES MUSLIMAN???FEMRA NE ISLAM ESHT NJE MBRETRESH.ALLAHU NA DREJTOFT…

  13. sander says:

    mysyliman trim. kam nugjuar gjykime te tilla per femren por jo ne ate menyre qe thua ti,te vritet me gure.nga ke lindur ti,kushe te beri ty.nje grua,nje nene te dha jete.prandaj nuk do te shkojme drejt fondamentalismit afgan por duhet te shkojme drejt drejtave te njeriut dhe cka ashte njerzore.

  14. Endri says:

    Ngushellime familjes , ne shqiperi duhet hequr dore nga kushtetuta dhe duhet te futet kanuni , te mendohen mire njerzit para se te marrin nje jete …

  15. salana says:

    se di cte them kure e lexova ngela goje hapet per zotin do qaj jam keq ngushullimet e mia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje