KQZ, tender pa garë për pajisjet 5 milion euro

15 Dhjetor 2012, 13:21Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të miratojë ditën e mërkurë vendimin për nisjen e procedurës për tenderimin e pajisjeve elektronike për dy projektet, të numërimit dhe verifikimit elektronik.

Një procedurë e tillë, sipas vetë anëtarëve të KQZ-së, nuk është realizuar më parë në Shqipëri, pasi vlera e pajisjeve që do të blihen kap shifrën rreth 5 milionë euro.

Mirëpo siç shkruhet edhe në gazetën Panorama, opozita dhe mazhoranca kanë rënë dakord për procedimin në mënyrë të përshpejtuar, që në zgjedhjet e ardhshme të mos rrezikohet përdorimi i teknologjisë në numërimin dhe verifikimin e kartave të identitetit.

Kompanitë që kanë shfaqur interes janë tre të huaja dhe një shqiptare dhe kanë kërkuar që të përfshihen në tenderin me negocim dhe pa shpallje, që pritet të realizojë KQZ-ja.

3 komente në “KQZ, tender pa garë për pajisjet 5 milion euro”

  1. jimmi says:

    pune hajdutashe njerzit jane ne nje mjerime dhe PD -PS dune teknologjine moderne per karriget e tyre

    1. Shefqet Cela says:

      Ju keni shume te drejte. POR….
      Ishalla ky eshte maskaralleku i fundit.
      Ndonje firme e huaj mund te qelloje me integritet dhe nuk ben dallavere, qe te shikojme se paku ne Tirane, nje votim persembari; pa shenjat e ndyra te gishtave te Saliut brenda ne kuti.
      Jemi te pergjeruar per te pare, se paku nje here, vullnetin e vertete te popullit.

  2. Argita_B says:

    Ligji shqiptar e lejon blerjen apo berjen e projekteve shteterore pas tender (jo me tender pa gare si shkruhet ne titull, tender eshte fjale angleze, ne shqip quhet prokurim i drejtperdrejte).
    Tender zhvillohet kur proçedura e tenderimit i sherben bleresit (ne çmim, afat, cilesi…e keshtu me radhe. Per derisa nuk kemi asnje fakt se cenohet interesat e shtetit dhe shqiptareve ne mos kryerjen e nje tenderi ta hapur, atehere ska perse te te behet aluzion per vjedhje.
    Tema duhet ti sherbeje lexuesit per te pasqyruar realitetin e jo te behet pale per te bere propogande.
    Ka me dhjetra shembuj kur shteti shqiptar ka proçeduar me prokurim te perdrejte dhe ka rezultuar qe kjo proçedure ka qene me e drejta per te mbrojtur interesat e shtetit.
    Mos desinformoni lexuesin duke bere aluzione dhe artikuj te orientuar si ky me siper pasi kjo nuk i sherben mirinformimit, pra objektivit kryesor te nje media te pavarur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje