Mazhoranca tani ka një avantazh të theksuar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ndryshe nga sa ndodhte më parë, raporton Shqip.
Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ervis Çefa dhe ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, kanë paralajmëruar lëvizje të të gjithë gjyqtarëve, ku pritet të ketë rotacione në të gjithë gjykatat e shkallës së Parë dhe të Apelit.
Për ta bërë këtë duhej të ndryshonin edhe numrat në KLD dhe kjo gjë ka ndodhur me zgjedhjen e dy anëtarëve më të rinj, Artan Broci dhe Astrit Haxhialushi. Tashmë mazhoranca është në avantazh.
“Ishte një emocion i madh të kandidosh përpara gjithë gjyqtarëve të Republikës. Angazhohem solemnisht përpara gjithë trupës gjyqësore për të ruajtur vlerat që kam ruajtur gjatë karrierës sime. Orientimi dhe direktiva e presidentit për të rritur besimin e gjyqtarëve te KLD është sfidë”, ka deklaruar Broci.
Ndërsa për Haxhialushin: “Është një vlerësim që bëhet ndaj personit tim dhe punës që bëj prej vitesh. Mendoj se përfaqësimi i interesave të gjyqtarëve në KLD do të jetë korrekt”.
Per çfare balance po flisni Ju?!
Ata “opozitarët” ne KLD, jane ca legena qe me kohe kane shkuar andej nga “fryn era” ?
shqiperi te kam dhjere qe s’u bere asnjehere,Konica
ne qoftese flasim per pune balancash ne kld drejtesine tone e ka marre lumi. me thuaj nje vend ne europe qe drejtesia varet nga politika? ne kerkojme thjesht per show politik te marrim statusin,pasi jemi shume larg normave me elementare te be. populli ka hyre ne europe ,eshte integruar ,kete e tregon numri i madhe i emigranteve, qe vetem pashaporten i dha shteti ,per te tjerat emigrantet kane bere sakrifica qe palo politikanet tone nuk mund te imagjinojne.ta dini mire ju te kld qe ne sondazhe jeni te fundit per mirebesim nga populli rreth 86% e shqiptareve nuk ka besim tek drejtesia.