Sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, i ka rënë të fikët dhe ka përplasur kokën.
Departamenti i Shtetit bëri të ditur se Klinton ishte e dehidratuar për shkak të një virusi, ndaj i ra të fikët duke goditur trurin.
Nuk ka pasur informacione të mëtejshme.
Një ndihmës i saj tha se ajo do punojë nga shtëpia javën që vjen, ku do monitorohet nga mjekët.
Ajo nuk do të marrë pjesë në seancat dëgjimore të Kongresit për vrasjen e ambasadorit amerikan në Bengazi të Libisë.
Klinton po ashtu anuloi një tur në Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme për shkak të një virusi në stomak.
Pak ditë më parë në një intervistë televizive ajo tha se gëzon shëndet të plotë.
Disa kritikë thonë se 67 vjeçarja nuk është në formë për të garuar për presidente në vitin 2016.
Klinton ka një histori me të rënit të fikët, pasi pati një problem të tillë në vitin 2005 gjatë një takimi me grupet e mbrojtjes së të drejtave të grave.
Ajo e mori veten shpejt atëherë dhe vazhdoi axhendën e saj.
Ndërkohë nuk dihet ende se kush do e zëvendësojë atë si Sekretare e Shtetit.
I uroj me gjithe zemer shendet zonjes Klinton.
Nje ZONJE E VERTETE,
I uroj gjithe te mirat.
Grate shqiptare qe i kane hyre politikes kane shume mundesi qe te jene ndryshe mbasi modeli eshte HILLARI KLINTON,apo jo zonja Topalli?!
Zoti eshte i madh i di vete punet vonon por nuk harron.
Koli.mos e ke gje llafin per Saliun?
ajde ishallah,llafi yt ne vesh te Perendise…
por,kam frike se nuk bje rrufeja ne Hale…
pse nuk te dhane vizen per Amerike,nuk ta ka fajin ZONJA KLINTON,or rrugac
Ashtu eshte nuk harron po deri tani eshte kujtuar te marre vetem talebanet shoket tend.
shifni furcet e shqiptarve komentusa tash’
prit kur t’fillojn edhe pulitikant shqiptare me telegrame urimi…
Ziçishti: Asgjësonim bandat e arratisura që na i dorëzonte CIA, për të fituar besimin tek Enver Hoxha
Kujtim Boriçi
Postuar më: 12 Dhjetor, 2012 tek Nostalgji
fecor shehu ne gjyq
Dosja sekrete e gjyqit të Kadri Hazbiut
Dëshmia:”CIA na dorëzoi bandat e Etem Çakos, Alush Leshanakut e Zelel Shehut, ndërsa ne, nën drejtimin e Kadriut, përgatitëm arratisjen e bandës së Xhelo Koçiut!”
(Vijon nga numri i kaluar)
Dëshmitë e zëvendësministrit Mihallaq Ziçishti në seancën në vazhdim të gjyqit kundër Kadri Hazbiut e bashkëpunëtorëve të tij, akuzuar si bashkëpunëtorë të agjenturave të huaja me synim rrëzimin e pushtetit socialist, përqendrohen në mënyrën e bashkëpunimit të drejtuesve të ‘grupit armiqësor’ që kryesohej nga Mehmet Shehu dhe sabotimet e tyre konkrete, kryesisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në strukturat e ushtrisë. Në këtë gjyq që nisi më 22 gusht të vitit 1983, midis të tjerave, Mihallaq Ziçishti pohon: “Tashmë, nën drejtimin e Mehmet Shehut, ne drejtuesit kryesor të grupit të vënë në shërbim të zbulimeve të huaja, Kadri Hazbiu, unë, Fiqret Shehu, Feçor Shehu etj, kishim zënë poste të larta dhe kishim mundësi që të punonim më mirë, më me efektivitet e në mënyrë të maskuar në drejtim të realizimit të detyrës që kishim, rrëzimin e regjimit komunist e të Udhëheqësit(Enver Hoxhës), e vendosjen e shtetit borgjez. Për këtë kishin ndihmën e CIA-s e zbulimeve për të cilët punonim. Fillimisht, nisëm lojën me asgjësimin e bandave të arratisura që na i sillnin zbulimet e huaja, me qëllim forcimin e besimit tek krerët e shtetit. Më pas, objekt ishte goditja që do jepej në Konferencën e Partisë për Tiranën, në vitin 1956”….
Mihallaq Ziçishtit:…Një nga këto akte armiqësore që ka kryer grupi ynë puçist, i kryesuar nga krye agjenti Mehmet Shehu, në bashkëveprim me Kadri Hazbiun, mua dhe Halim Xhelon, ishte organizimi i arratisjes së Xhelo Koçiut e bandës së tij. Siç kam shpjeguar në proceset e mia në hetuesi, Halim Xhelo ka qenë një nga pjesëtarët aktivë të organizatës sonë puçiste kundër revolucionare. Në bisedat e ndryshme që kemi bërë midis nesh, personat që thashë, kam mësuar prej tyre dhe se i njihnin. Kadri Hazbiu i njihte, Halim Xhelo po e po, e Mehmet Shehu po ashtu. Kam mësuar prej tyre se Xhelo Koçiu kishte qenë eksponent i Ballit Kombëtar dhe vepronte si agjent i zbulimit amerikan duke pasur në aktivitet dhe një grup armiqësor. Lidhur me këtë, duke ditur pozicionin e njëri-tjetrit, domethënë, duke ditur Xhelo Koçiu pozicionin e Mehmet Shehut, si agjentë të dy të zbulimit amerikan, Halim Xhelo merret në organet e Sigurimit. U morë, me një fjalë, si garanci. Megjithatë, në vitin 1949, organet e Sigurimit të Shtetit, kishin të dhëna për veprimtarinë e Xhelo Koçiut e grupit të tij, e për ‘ta, natyrisht ishte hapur përpunimi. Këtë e dinim mirë që të tre, unë Kadriu dhe Mehmet Shehu. Gjatë rrahjes së problemit, pasi ishte një çështje delikate, domethënë çështja e Xhelo Koçiut, ishte një vrimë nga mund të depërtonte si të thuash, zbulimi i figurës së Mehmet Shehut. Çështjen e rrahëm mbarë e prapa dhe vendosëm si të vepronim. Në këtë kohë kishim në ndjekje një grup që drejtohej nga një farë Dervish Hodo. Prandaj vendosëm, për ti lënë kohë grupit të Xhelo Koçiut që të përgatiteshin, siç ndodhi më vonë, për tu arratisur. Hoqëm vëmendjen e organeve të Sigurimit nga ky përpunim, nga përpunimi i Xhelo Koçiut, dhe e drejtuam nga Banda e Dervish Hodos. Kështu, me qëllim, zmadhuam artificialisht këtë grup që vepronte në atë kohë në përgjithësi në rrethin e Vlorës, organizuam shumë punëtorë operativë për këtë synim, me qëllim të caktuar dhe kjo, që të bënim bujë për këtë “organizatë të madhe”, e cila, ta them që tani, nga 100 e ca vetë që thirrëm e këshilluam, nja 7 apo 8 vetë mbetën në burg. Dërguam në Vlorë Halim Xhelon që të informonte të atin për rrezikun që u kanosej atij dhe grupit që kryesonte. Gjithashtu e dërguam dhe me qëllim që të organizonte arratisjen. Siç më kujtohet, nëpërmjet zbuluesit tonë atë kohë në Itali, Nesti Kopalit, i cili pas këtij veprimi edhe tradhtoi, u njoftua zbulimi i huaj për kohën dhe vendin ku do të arratisej Xhelo Koçiu dhe grupi i tij. Si u bë kjo marrëveshje me zbulimet e huaja, këtë e di më mirë Kadri Hazbiu dhe të deponoj para gjyqit se është marrë ai direkt. Sipas këtij plani, nën drejtimin direkt të Mehmet Shehut, dhe me aktivizimin e Kadri Hazbiut, timin dhe të Halim Xhelos, u realizua arratisja e grupit të Xhelo Koçiut nga ana e Karaburunit. Të nesërmen e kësaj ngjarje, jam dërguar unë nga Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu në Vlorë si zjarrfikës në këtë çështje. Aty shkova, mora takim me Gjon Banushin, që ishte kryetar i degës së punëve të brendshme. Pamë si të thuash gjurmët nga ishin arratisur. Punë kjo që duhet ta bënte Kadri Hazbiu, se e kishte sektorin e tij ndjekjen e këtij grupi, dhe jo vetëm kaq, por e njihte. Një çështje tjetër që kisha të them për Xhelo Koçinë dhe grupin e tij, me ‘të, ka bërë takim Mehmet Shehu duke qenë prezent dhe unë. Takim të ‘rastit’, ka bërë në Dukat. Gjithashtu, takime të tilla, me sa di unë, ka bërë dhe Kadri Hazbiu me Xhelo Koçinë. Për të zbuluar këtë veprimtari të poshtër armiqësore që bëmë me grupin e Xhelo Koçiut, si shpërblim, zbulimi amerikan na dha bandën e Etem Çakos. Kjo u bë në marrëveshje me zbulimin anglo-amerikan dhe italian. Kështu, kjo bandë u desantua me avion në një teren të papërshtatshëm për ‘ta, në Kurvelesh, ku menjëherë u kap nga populli në mënyrë të bujshme. Kadri Hazbiu, me sa më kujtohet, shkoi pa vënë dhe mua në dijeni dhe menjëherë amerikanët dhe italianët filluan të hyjnë në lojë me ne. Lojë, e cila zgjati disa muaj, duke mos e marr vesh asnjë zbulim. E them në thonjëza këtë, sepse vazhdoi kaq muaj, e dinte populli që e kishte kapur, ishte bërë çështje e popullit. Kjo vërteton atë që thashë, qëllimin përse na u dha kjo bandë. Domethënë, për të mbuluar veprimtarinë tonë që kishim bërë me arratisjen e bandës së Xhelo Koçiut…..
(Bëhen 15 minuta pushim)
Mihallaqi:- Loja që bëmë me bandën e Etem Çakos, siç e thash, u bë në marrëveshje me zbulimin amerikan dhe italian. Marrëveshje kjo që u bë me anë të Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut. U bë me qëllim që të kompensonte si të thuash, veprimin e poshtër që bëmë, domethënë, arratisjen e bandës së Xhelo Koçiut. Dhe nga ana tjetër, u bë që të rrisë prestigjin tonë tek Udhëheqësi. Po për këtë qëllim zbulimi amerikan na dha dhe bandën e Zenel Shehut, duke premtuar gjithashtu të na japë edhe diversantë të tjerë të njohur, për të rritur prestigjin e agjenturës së tyre të rëndësishme në Shqipëri, siç ishte Mehmet Shehu, unë dhe Kadri Hazbiu. Të gjitha këto veprime u bënë nga Mehmet Shehu, Kadri Hasbiu dhe unë, në bashkëpunim me zbulimet e huaja. Siç dihet, për të vërtetuar këtë, loja me Zenel Shehun nuk shkoi deri në fund, domethënë, ne nuk rrëzuam avionin, megjithëse ishin të gjitha mundësitë.. Dhe kjo me qëllim të caktuar, sepse rrëzimi i avionit do të nxirrte çështjen jashtë kufijve të Shqipërisë edhe do të bënte bujë në arenën ndërkombëtare….
Një veprim tjetër që desha të theksoj, në kuadrin e veprimtarisë sonë për të sabotuar punën e organeve të Sigurimit të Shtetit, është dhe çështja e Alush Leshanakut. Alush Leshanaku ishte agjent i Fulcit, kishte mbaruar me Mehmet Shehun dhe si i tillë, e dinte figurën e Mehmet Shehut. Domethënë, vënien e Shehut në shërbim të Fulcit. Pra, megjithëse ishin të tëra mundësitë për ta kapur të gjallë Alush Leshanakun, me qëllim të caktuar, ai u vra. Për vrasjen e tij, e kemi bërë plan së bashku, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu dhe unë. Përveç qëllimit që thashë se ai dinte pozicionin armiqësor të Mehmet Shehut, marrja e vendimit për ta vrarë Alush Leshanakun u bë dhe për faktin se ai kishte hyrë në mosmarrëveshje me Biçakçinjtë që drejtonin atëherë qendrën e zbulimit amerikan e italian në Itali. Për këtë mosmarrëveshje nuk kishte dokumente, prandaj që të mos dëmtonim punën e zbulimit amerikan, dhe të Biçakçinjve që ishin në krye të kësaj pune, për këtë, në vend të kapej, Alush Leshanaku, u vra….
Si përfundim i të gjitha këtyre sa thashë, lufta kundër bandave të armatosura ka qenë një luftë e gjatë, por ka qenë një luftë e një anshme e organeve të Sigurimit të Shtetit. Megjithatë, ajo e rriti prestigjin e Mehmet Shehut, të Kadri Hazbiut e timin, por sidomos të Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut, të cilët më vonë zunë poste të rëndësishme, përkatësisht ai u bë kryeministër, ndërsa Kadri Hazbiu u bë ministër i Punëve të Brendshme….. Situata e krijuar në Bashkimin Sovjetik, pas vdekjes së Stalinit, ku filloi ndryshimi i vrullshëm i stategjisë së Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, e në ndikimin e saj dhe ndryshimi i stategjisë së Partive të ish-vendeve të demokracive popullore, e vuri PPSH në një situatë delikate duke zbutur një taktikë të tillë që të mos cënonte aspak stategjinë dhe vijën e saj të përgjithshme. Në këtë situatë, për të arritur qëllimet e tyre kundër vijës së përgjithshme të PPSH, filloi aktivizimi i vrullshëm i agjenturës jugosllave dhe sovjetike. Për këtë qëllim u sollën në ambasadën jugosllave në Tiranë zbulues të njohur si Zvetozar Koçiç, Rexhep Xhija, etj, të cilët kishin qenë edhe më parë në Shqipëri, para luftës, gjatë e pas dhe kishin lidhje e filluan të kontaktojnë me shumë njerëz duke aktivizuar kështu agjenturat e tyre. Nga ana tjetër përveç aktivizimit të agjenturës jugosllave, në këtë kohë filloi dhe procesi i këshilltarëve sovjetikë për të tërhequr vëmendjen e organeve tona nga veprimtaria e zbulimit jugosllav. Kjo, sidomos, u bë më e theksuar, pas vajtjes së Hrushovit në Jugosllavi. Përfundimisht, e gjithë kjo punë antiparti që po zhvillohej për të goditur vijën e përgjithshme të PPSH-së, dhe udhëheqjen e saj u organizua nga grupi ynë puçist nën drejtimin direkt të Mehmet Shehut dhe në bashkëveprim me agjenturat jugosllave e sovjetike, dhe u shpreh në prapaskenat e Konferencës së Partisë së Tiranës në vitin 1956. Në këtë prapaskenë, si të thuash, prapa kësaj prapaskene, në gjithë veprimtarinë tonë armiqësore, siç thashë dhe më sipër, kanë qëndruar agjenturat jugosllave dhe sovjetike. Në këtë prapaskenë, nën udhëheqjen direkt e të vazhdueshme të Mehmet Shehut, një rol të rëndësishëm kemi luajtur unë, Kadri Hazbiu, Fiqret Shehu, Beqir Balluku, Feçor Shehu, etj…, duke mbajtur lidhje të vazhdueshme me njëri-tjetrin dhe me Mehmet Shehun, duke shfrytëzuar në këtë mënyrë dhe për këtë qëllim postet e rëndësishme që kishim në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Veprimtarinë tonë në prapaskenën e Konferencës së Partisë të Tiranës të vitit 1956 do ta ndaj në tre faza kryesore…..
Faza e parë, faza përgatitore. Siç e thash, organet e Sigurimit kishin të dhëna për veprimtarinë që ishte duke u përgatitur në prag të konferencës së Tiranës dhe të aktivitetit të tepruar që kishin filluar njerëzit e ambasadës jugosllave, Svetozar Koçiç, Rexhep Xhija, etj… Këtë çështje e kemi diskutuar gjatë e gjerë me Mehmet Shehun unë dhe Kadri Hazbiu, e së bashku kemi vendosur që ndaj ambasadës jugosllave të dobësohej suverjimi, në mënyrë që tu lihej dorë e lirë për të vepruar. Nga ana tjetër, duke biseduar, të tre kemi vendosur që të bllokonim çdo të dhënë për komitetin Qendror të Partisë mbi gjendjen që po zhvillohej. Në këtë situatë, ashtu siç shpjegova, para konferencës së Tiranës kam bërë edhe takimin me Svetozar Koçiç në spitalin e Tiranës. Duke qenë se në këtë situatë mbanim lidhje të vazhdueshme me njeri-tjetrin dhe me Mehmet Shehun, në një takim që kemi bërë unë, Fiqret Shehu, Kadri Hazbiu e Mehmet Shehu, në shtëpinë e tij, Mehmeti na tha se ne kemi biseduar përpara me Kadri Hazbiun … Nuk më kujtohet nëse ishte Kadriu në këtë mbledhje, pasi e përmenda pak më parë… Mehmeti na dha këto detyra:
Së pari:-Të merrni të gjitha masat për të dobësuar suverjimin e punonjësve të ambasadës jugosllave , të cilët vepronin aktivisht.
Së dyti:-Të bllokoni çdo informacion që mund ti vinte Komitetit Qendror nga ana tjetër, pa u hapur e kontrolluar.
Së treti:-Të nxisnim elementët armiq dhe antiparti për të propaganduar Jugosllavinë si vend socialist, që gjoja, qëndrimet e PPSH ndaj saj nuk ishin të drejta. Në linjën ku punonte Fiqret Shehu, e cila në atë kohë ishte sekretare e Parë e Komitetit të Partisë të rrethit të Tiranës, ju dha dhe kësaj detyra që të bllokohej me informacion Komiteti Qendror. Po në këtë takim, Mehmet Shehu na porositi që të thërrasim e të vëmë në dijeni e të ngarkojmë me punë dhe Feçor Shehun. Para se të zhvillohej kjo mbledhje, pozicionin e Feçor Shehut në shërbim të zbulimit jugosllav e sovjetik e kam marr vesh në vitin 1949 nga Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu. Ai është vënë në shërbim të sovjetikëve kur ka qenë në shkollë. Në parantezë dua të them se aty nga viti 1950, Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu shkuan në Moskë për disa probleme. Midis të cilave, ata biseduan për lejimin e sovjetikëve që të ngrenë agjenturë në radhët e studentëve që ishin në Bashkimin Sovjetik, e nga ana tjetër, me sa di, u bisedua dhe për çështjen e sovjetikëve. Pasi u larguam nga Mehmet Shehu rreth çështjeve që biseduam, biseduam me Kadriun gjerë e gjatë. Aty përcaktuam hollësirat, problemet që do të ndiqnim duke thirrur edhe Feçor Shehun, të cilin e vumë në dijeni për takimin që zhvilluam me Mehmet Shehun. I treguam për udhëzimet që kishim marrë, detyrat që i takonin atij… E porositëm që të na informonte rregullisht në mënyrë që të tërë së bashku, të ishim në gjendje që ta informonim për gjendjen e atëhershme Mehmet Shehun. Para fillimit të konferencës së Partisë të Tiranës, unë jam takuar edhe me Fiqret Shehun. Me Fiqret Shehun biseduam, shkëmbyem mendime mbi gjendjen e atëhershme. Unë i fola për punën që kishte bërë Feçor Shehu, që kishim bërë edhe ne dhe i thashë që ne ishim të kënaqur . Edhe ajo gjithashtu tha se ishte e kënaqur nga puna. Në këtë rast ajo më tha se me Feçor Shehun, ishin hapur me njeri-tjetrin. Ajo i kishte thënë që ishte vënë në shërbim të zbulimit jugosllav dhe Feçor Shehu i kishte thënë se dhe ajo ishte vënë në shërbim të zbulimit jugosllav e sovjetik….`(Vijon nesër)
Përgatiti për botim: Kujtim Boriçi
NESËR DO TË LEXONI:
-Dëshmia e Mihallaq Ziçishtit: Mbledhja sekrete e grupit në shtëpinë e Mehmet Shehut dhe detyrat që morëm unë, Kadri Hazbiu, Fiqret Shehu, Feçor Shehu për sabotimin e Konferencës së Partisë për Tiranën në vitin 1956.
-Përpunimi konkret i Beqir Ballukut, të deleguarit të Komitetit Qendror në Konferencën e Partisë për Tiranën dhe roli i gjeneralëve të ushtrisë, delegatë në këtë konferencë.
-Si përgatit nga Mehmet Shehu skenari i arratisjes nga Shqipëria i Liri Gegës e Dali Ndreut.
SOM 1
“Për të zbuluar këtë veprimtari të poshtër armiqësore që bëmë me grupin e Xhelo Koçiut, si shpërblim, zbulimi amerikan na dha bandën e Etem Çakos. Kjo u bë në marrëveshje me zbulimin anglo-amerikan dhe italian. Kështu, kjo bandë u desantua me avion në një teren të papërshtatshëm për ‘ta, në Kurvelesh, ku menjëherë u kap nga populli në mënyrë të bujshme. Kadri Hazbiu, kontaktoi me zbulimin amerikan dhe ata hynë në lojë me ne”
SOM 2
“Lufta kundër bandave të armatosura ka qenë një luftë e gjatë, por ka qenë një luftë e një anshme e organeve të Sigurimit të Shtetit. Megjithatë, ajo e rriti prestigjin e Mehmet Shehut, të Kadri Hazbiut e timin, por sidomos të Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut, të cilët më vonë zunë poste të rëndësishme, përkatësisht ai u bë kryeministër, ndërsa Kadri Hazbiu u bë ministër i Punëve të Brendshme…..”
SOM 3
“Në këtë prapaskenë,(Konferenca e Tiranës, viti 1956), nën udhëheqjen direkt e të vazhdueshme të Mehmet Shehut, një rol të rëndësishëm kemi luajtur unë, Kadri Hazbiu, Fiqret Shehu, Beqir Balluku, Feçor Shehu, etj…, duke mbajtur lidhje të vazhdueshme me njëri-tjetrin dhe me Mehmet Shehun, duke shfrytëzuar në këtë mënyrë dhe për këtë qëllim postet e rëndësishme që kishim në Ministrinë e Punëve të Brendshme”
Keto jane genjehstra or trap, Nuk e kupton se keto jane loejra qe i bente Dulla per te denuar shoket e tij
Asnje nga ata nuk ka qene spiun i CIA-S,
Ai Zicishti flet ashtu se i kane thene ata te Sigurimit qe te beje lojen per te denuar keta te tjeret
A e kuptoni tani se me cfare plehrash ka punuar ENVER HOXHA???
Dhe llapni tani duke thene se AI VRAU SHOKET E TIJ!!!!
KETA KANE QENE ARMIQ,QE DONIN TE HANIN KOKEN E ENVER HOXHES DHE NE TE TJEREVE!!!
LAVDI VEPRES SE LAVDISHME TE HEROIT KOMBETAR ,ENVER HOXHA!!!
I PERJETSHEM QOFTE KUJTIMI I TIJ!!!
Le t’i lexojne edhe CETNIKET KOSOVARE,se na cane b… kunder ENVERIT!!!
ENVER HOXHE NUK BEN ME NENA!!!
Zonja Clinton eshte 66 vjece dhe i ka ardhur koha ta mbylle me nder karrieren e saj te ashkelqyer.
He mo se u plak dhe kjo, le te beje ca pushim dhe ta mbledhe mendjen te mos konkuroje per presidente ne 2016.
keshte e ke kur ben sehir kur vriten femijet ne palestine
prite ku e ka
Fisin…
Po ja nuk te shpetojne ty femijet ne palestine.E di qe te qan zemra se i ke vellezer ne fe.Per femijet cifute apo kristiane qe vriten nga shoket tend nuk e can koken se jane qafira.
ANALIZE : I urojme sherim te shpejte e te plote !
Njegruazonje ,i uroj sherim se shpejti.
zonje vertet,mike e madhe e shqipetareve.
Zef Stangu-trangulli:
analize i quan 4 fjale ?Dhe pretendon te japesh mend me “analisa”te tilla…