INTERVISTA/ Aleksandër Meksi: Kush është Volfarthi, ai që i bën reklamë birrës?

15 Dhjetor 2012, 18:38Politika TEMA

Riangazhim politik? “Në atë parti ku nuk survejohet anëtari se ku shkoi dhe pse shkoi. Në Perëndim nuk ka darka të ndaluara apo të gabuara” – thotë Meksi dhe shton se partitë duhen çliruar nga autokracia:  “Duhet një formulë siç është formula e primareve…”

Intervistoi: Adrian Thano

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi një nga themeluesit e PD dhe një nga figurat më të respektuara të së djathtës shqiptare thotë në këtë intervistë  botuar sot në të përditshmen DITA se autokracia brenda partive prodhon këtë nivel të zymtë të demokracisë në Shqipëri.  “Duhet një formulë siç është formula e primareve, që do të thotë që në mënyrë aktive anëtarësia zgjedhë në të gjitha nivelet e strukturave të partisë se kush do të jenë ata që do e drejtojnë dhe e përfaqësojnë” – thotë ndër të tjera prof.Meksi. Më poshtë, intervista e plotë:

Z.Meksi ju keni trajtuar më parë çështjen e mënyrës si bëhen listat e famshme të deputetëve dhe me sa kujtoj keni folur për “formulën e primareve” siç po veprohet gjetiu, më së fundi në Italinë fqinje. Mendoni se do funksiononte në rrethanat shqiptare?

Është e vërtetë që unë e kam trajtuar dhe herë të tjera këtë çështje dhe kam menduar se duhet një formulë siç është formula e primareve, që do të thotë që në mënyrë aktive anëtarësia zgjedhë në të gjitha nivelet e strukturave të partisë se kush do të jenë ata që do e drejtojnë dhe e përfaqësojnë. Kuptohet që njerëzit ia japin votën edhe partisë, dhe Kryesia ka një të drejtë të caktoj një 10 përqindësh të kandidatëve, por të tjerët duhet t’i zgjedh me votë të lirë e sipas parimit “një anëtarë një votë” anëtarësia e partisë ndërmjet kandidatëve të propozuar e që vetëparaqiten. E ritheksoj këtë sepse po dëgjojmë zëra nga opozita që Kryetari (apo qoftë dhe Kryesia) të  shpalli Listat e deputetëve.

Është e kuptueshme që zgjedhjet janë vendimtare edhe në ndryshimin ose jo të formës së qeverisjes, në përcaktimin e njerëzve që duhet të vazhdojnë të qeverisin, por edhe të përfaqësuesve në të gjitha nivelet. Një gjë duhet pasur parasysh se demokracia është transparencë dhe pjesëmarrje. Transparencë do të thotë që qytetarët të dinë Programin e partisë, çfarë bëhet, si bëhet, pse bëhet dhe rezultatet që dha e të kenë gjithashtu të drejtë të kontrollojnë. Ndërsa pjesëmarrje do të thotë që ne qytetarët si dhe anëtarësia e një partie të marrin pjesë realisht në vendimmarrjen, zgjedhjen e njerëzve që hyjnë në parlament, në strukturat e partisë, etj., pra ata që i përfaqësojnë e drejtojnë.

Në fakt, në Shqipëri me sa di unë asnjë parti nuk ka kritere të tilla demokratike, çka do të thotë, që s’ka për të pasur kurrë Shqipëri të demokratizuar përderisa nuk janë të demokratizuara vetë partitë politike. Ato shumë-shumë janë në një nga dy variantet: që drejton një grup me Kryetarin në krye, i cili bën listat për kandidatët për deputet, për kandidatët për kryetar të partisë në rrethe, për delegatët, për anëtarët e asambleve etj., ose është një individ i vetëm, i cili për të mos i lodhur të tjerët, i bënë vetë të gjitha për vete e klientët e tij, siç po ndodh.

Ka parti që e kanë parimin “një anëtar një votë”…

Deri më tani nuk e ka zbatuar asnjë parti këtë parim. Edhe ato që e kanë të mjegullt në statut, d.m.th. sa për formë, bëjnë sikur e zbatojnë.

As FRD-ja nuk ka statut demokratik?

Nuk e kam parë. Kur ta shoh do ju them.

Pra dhe partitë e reja po ecin në gjurmët e partive të vjetra?

Nuk kam parë ende parti të eci në gjurmë të tjera. Për fat të keq është se këto janë kushtëzuar dhe më Kodin Zgjedhor. Siç e thashë, ky është kodi më i keq i mundshëm.

Pse mendoni se janë kthyer partitë te ky model që kanë sot?

Mirë e the “janë kthyer” sepse ky është një model që na kthen prapa në kohë. Mjaftojnë të kujtojmë shprehjen e Majakovskit kur thoshte se “kur themi Lenini nënkuptojmë partinë dhe kur themi partia nënkuptojmë Leninin”. Ja tani po debatohet t’i shpallim listat tani apo më vonë… Listat shpallen për t’i thënë ndonjërit në parti mos fol se ne e kemi mbyllur këtë muhabet. Rezultati do të jetë katastrofik, se i tregon popullit që nuk kanë ndërmend të ndryshojnë. Për sa kohë vendos një njeri, është autoritarizëm, është autokraci. Nuk ka rëndësi nëse autokracia është me një person apo me 10 apo 15 veta si ai.

Po pse funksionon ky model këtu?

Sepse ata që janë në krye kanë ende mentalitet komunist e mesjetar.

E kam fjalën, nuk do mundej askush të vendoste vetëm nëse presioni rreth tij do ishte i duhuri për ta ndryshuar gjendjen…

S’ka asnjë presion. Ata që duhet të bënin presion duhet të ishin në rastin e të djathtëve PPE-ja dhe në rastin e të majtëve, Internacionalja Socialiste. Këtë që po u them unë e ka vendosur ta bëj partia e majtë italiane për shembull, ju e përmendët në fillim.

D.m.th. brenda vendit, rreth partive, ju gjykoni që nuk ka forca të cilat mund të realizojnë ndryshime demokratizuese përballë tendencave autokratike të drejtuesit apo drejtuesve… I kthehem pyetjes, nëse është kështu, pse është kështu, ku duhen kërkuar shkaqet?

Shiko, një nga arsyet që ne kthehemi në autoritarizëm është sepse kemi një model të vjetër që atyre u pëlqen, edhe sepse njohin pasojat e përdorimit të këtij modeli. E dimë se çfarë ndodh kur njerëzit kanë frikë të flasin, kur nuk lejohen të flasin, kur i heqin nga puna nëse flasin ndryshe. Dhe kjo prodhon këtë nënshtrimin që është turp të ndodh pas 22 vitesh. Induktohet në vend të debatit konstruktiv mes kundërshtarëve, sherri e konfliktet dhe në vend të respektit për palën tjetër, përdoret sharja, shpifja dhe është krijuar ideja se të gjithë janë të korruptuar, të gjithë janë njësoj në mënyrë që të mos ndryshoj asgjë. Duke e acaruar skenën politike shqiptare nuk votohet më për partinë tënde por votohet sepse t’i je kundër palës tjetër. Mirë që nuk nxjerrin ndonjë urdhër “nxirrni shpatat”.

Ambasadori i OSBE në Tiranë për shembull, Volfarth thotë se kjo fushatë që po vjen do të jetë e egër…

Kush, Volfarth, ai që i bën reklamë birrës? Mbase unë nuk e kuptojë sepse siç kam thënë dhe herë të tjera nuk flas osëbe-isht. Ai dhe të tjerët si ai duhet të jenë të paanshëm e të drejtë, dhe t’u tregojnë shqiptarëve se çfarë është zgjidhje e veprim demokratik dhe jo ti lënë të bëjnë çfarë  duan apo ju intereson. Sepse, nga që nuk ju thonë këtë e ndonjë gjë tjetër, mbizotërojnë metodat e “gjindjes së egër”. Kush nuk është i një mendje me të e ata duhet t’u drejtohen atyre që na i dërgojnë këtu, me vërejtje konkrete e kërkesa, se dhe ata nuk janë mbinjerëz, që të vihen në udhën e perëndisë, si i thonë këndej nga ne.

Duhet të ketë rotacion politik në vitin 2013?

Kjo është një fjalë e shpikur në Shqipëri. Rotacion domethënë që paska një vendim që çdo dy mandate duhet të ndryshohet kahja politike. Nëse është kështu s’ka nevojë të votojmë fare. Kjo ka ndodhur përgjithësisht sepse qeverisja konsumohet për politikat që ka ndjekur jo për korrupsionin se në këtë rast të fusin në burg. Në gjithë botën është normale, por me votë të lirë e të ndershme ikja e një pale e ardhja një pale tjetër. Vendi është në një krizë të gjithanshme (kuptohet, veç sukseseve të mëdha !) e jo vetëm ne. Dhe Shqipëria nuk ndryshon me metodat e derisotme e as nga njerëz me të njëjtën mendësi.

Si një nga njerëzit që njeh më mirë, Sali Berishën, nëse ky humbet, mendon se do ta lërë paqësisht pushtetin?

Besoj se po.

Ju vetë nuk keni plane të afërta për riangazhime politike?

Unë do të angazhohem kur të shoh që një parti ka statut demokratik. Të lejohet mendimi ndryshe. Mos të survejohet anëtari se ku shkoi dhe pse shkoi. Në Perëndim nuk ka darka të ndaluara apo të gabuara. Se nuk ka statute të tilla demokratike nuk mund të aktivizohem.

Që të kthehemi pak tek ajo që cekëm më lart…Partitë i ndryshojnë shoqëritë apo shoqëritë partitë?

Të dyja. Në Shqipëri partitë e kanë kthyer prapa shoqërinë. Ose më saktë nuk e kanë çuar shoqërinë atje ku donte shoqëria në 12 dhjetor.

Meqë dolëm te 12 dhjetori kanë dalë disa personazhe me kujtimet e tyre. Jeni themeluesi që renditeni i pari në listën e krijimit të PD. I keni ndjekur të tjerët, janë të vërtetë?

Kanë dalë dhe të gjithë thonë se e kanë krijuar ata partinë dhe as unë s’po e marr vesh kush e ka themeluar me të vërtet. Por kanë bërë një gjë të mirë se kanë thënë dhe të vërteta, madje po këta, dhe në vitet e kaluara, kështu që edhe mund ta rindërtojmë me saktësi këtë periudhë të rëndësishme të historisë sonë, duke mënjanuar lapsuset e harresës nga koha që ka kaluar, shtesat me të dëgjuar dhe ato që nuk faktohen dhe evidentuar ato që i konfirmon shumica e dëshmitarëve të real. Studimi i përbashkët i kësaj morie shkrimesh mjafton për historinë.

28 komente në “INTERVISTA/ Aleksandër Meksi: Kush është Volfarthi, ai që i bën reklamë birrës?”

  1. Shtegtari says:

    “Si një nga njerëzit që njeh më mirë, Sali Berishën, nëse ky humbet, mendon se do ta lërë paqësisht pushtetin?
    Besoj se po.”
    Gjate ketyre 20 vjteve “El Comandante” nuk e ka bere asnjehere nje gje te tille, dhe as ka dhene me te voglen prove se eshte gati ta beje kete rradhe,
    Kot na mban me shprese e na “ve ne gjume” ti e di me mire se kushdo tjeter kete pune o Leka i Madh Mustaqelli, nuk e harron populli as 96-en as 97-en

    1. Pena says:

      … DHE AS 1998-en ,DHE 15 MARSIN 2008 DHE AS 21 JANARIN 2011 .

      1. Shtegtari says:

        O “Pena”
        Une permend vetem 96-en dhe 97-en se ne ato vite Leka i Madh Mustaqelli ishte ne sherbim te “El Comandantes” si kryesherbetor (desha te them “kryeminister”)

    2. me formulen e rotacionit says:

      Me formulen e rotacionit dhe disa njohuri te hollesishme te historise se vendit perendimor ku jetoj, I kam percaktuar plotesisht per 20 vjetet e fundit se kush do zgjidhej president.
      Edhe pse kam te drejte te votoj, nuk kam votuar asnjehere, se vota ime ska vlere.
      Vlere ka shfaqja qe te duken zgjedhje te lira.
      Po ne fakt rrrrrotacioni.
      Qe ben te kenaqur njehere te majtet e nje here te djathtet.
      Megjithese ne perendim kudo ne perendim e majta nuk ekziston.

  2. Shtegtari says:

    O C…AR “kelmendasi”, po aty qene edhe “legjendaret” by… lepires Sandri e Fevzoja , apo dhe ata jane pjesemarres te celulave te 1948-es?
    Ore une jam nga jugu e nuk e njoh mire zonen tende, a sme thua, jane larg shpellat e Kelmendit nga ato te Viçidolit? Nuk e kam idene fare…

  3. drita bashaj says:

    Berisha nuk do lere njeri te fitoje, ndaj pyetja ne se ai do largohet qetesisht, nuk vlen. Sa per darkat preciane, ato jane sipas tradites lezhiane spiune dhe ne nuk largohemi nga tradita. Grupi lezhian precian, i famshem per spiunllekun, eshte i famshem per trupin perdredhes si te ngjales:. Po fitove, jemi me ty! Sic duket ngjalat nga Lezha po e ndjejne se Berisha mund te iki, dhe po fillojne te bejne rigrupime te reja.Kur do shuhet fara e ngjalave me cifteli ne Shqiperi….. Oh Zot ver dore…..

  4. ILIRET says:

    Po te vazhdosh neper shpellat e Kelmendit, nga perendimi ne lindje te alpeve, del ne shpellat e Vucidolit. Po ku krahasohet burreria e kelmendasve me pabesine e vucidolsvet.
    Ndersa ky qe shkruan ketu me pseudonimin “Kelmendasi”, asht nga Torovica. Flet ne ate menyre sepse eshte malarik, e ka picku mushkoja….

  5. Devolliu says:

    Ti kelmendasi; mos je nga Viçidoli?
    Me Salih shpellarin, bashkë i keni ruajtur dhitë?

  6. Ben Chicago says:

    meksi mendon se saliu mund ta lere pushtetin paqesisht po humbi zgjedhjet

    tani qe ka te gjitha pushtetet,presidentin,kryeprokurorin,shikun,te gjitha shkallet e gjykatave,k.q.z.,kolegjin zgjedhor saliu nuk shkulet .
    ai i vodhi zgjedhjet e 2009 dhe 2011, duke patur gjysmen e ketyre pushteteve
    pa nje 97 tjeter me te pergjakshme saliu nuk e dorezon pushtetin
    uroj dhe desheroj te jem i gabuar

  7. Meleku says:

    Adrian Thano si gjithnje manipulon intervisten e Meksit, duke vendosur nje titull qe s’ka te beje as 1% me permbajtjen e intervistes.

    Thelbi i intervistes se Meksit eshte:

    “Në fakt, në Shqipëri me sa di unë asnjë parti nuk ka kritere të tilla demokratike, çka do të thotë, që s’ka për të pasur kurrë Shqipëri të demokratizuar përderisa nuk janë të demokratizuara vetë partitë politike. Ato shumë-shumë janë në një nga dy variantet: që drejton një grup me Kryetarin në krye, i cili bën listat për kandidatët për deputet, për kandidatët për kryetar të partisë në rrethe, për delegatët, për anëtarët e asambleve etj., ose është një individ i vetëm, i cili për të mos i lodhur të tjerët, i bënë vetë të gjitha për vete e klientët e tij, siç po ndodh.”

  8. Bato Mokra says:

    Ne te vertete e tere intervista duhet pare me vemendje per thekset ose rithekset e reja te z. A. Meksi. Po per analogji dua te ndalem te pyetja dhe pergjigja e fundit.
    Nje miku im, nder dhjetra e qindra themeluesit e PSSH-se (interesant ky subjekt nuk e ka fare ne vocabularin e saj konceptin e themeluesve, ndoshta nga “frika” e 200 komunisteve (petrita-lule, do t’i kendonte dhe ia shihte hajrin per vite e vite Natasha Lako) e me pas dhe te partise lokale, me thoshte nje dite i trishtuar: “Aman, nuk guxoj te shkoj ne rrethin tim, sepse njerez qe zinin groshet, shisnin djathe e gjize me dhe pa kripe, bracnonin poshte e perpjete ne pasurine qe tasheguam ne “diktaturen me te eger ne planet”, sipas ish-sekretarit te PPSH-se per 25 vjet Salih Berisha dhe vune pasuri (sidomos ne 1997-en)rrine e me thone tani per ngjarje e fakte, qe iu merrnin leje grave me i pa nga dritarja, apo me i permende ndopak e une isha ne krye, protagonisti real, pra me pyesin mua “A e mban mend?”
    Madje ky subjekt politik (PSSH), mgjth ate keshillin grotesk te te urteve alakinez te rev.kult.proletar(??!), qe s’dine te japin mend per kete qe po them, vete kryetari E.Rama, rralle e shume rralle permendin, vleresojne e nderojne antarsine, riperteritjen e saj ne keto 20 vjet, sakrificat dhe mbeshtetjen e madhe qe kane dhene. Natyrisht rotacioni me hir e me pahir ne cdo subjekt dhe ne PSSH ka ndodhur dhe do te ndodhe, po eshte me mekati me i madh politik e moral, qe te lesh menajane kete “gjenerator” te madh, kete fuqi te jashtezakonshme, apo ta perdoresh si dekor, si ne dramat skematike te realsoc. te para 90-es, per te shpalosur idete dhe pikpamjet e tyre. Nuk ka asnje forme, sado modeste stimulimi. Dhe njerez, anetare, militante e simpatizante te spikatur ka ne cdo qelize, ne cdo pallat, lagje apo fshat.
    S’eshte subjekt serioz ai qe me kryetarin e ri fillon…dhe historia e partise.
    E, si me thone, ia ben miku im “A e mban mend?”. Hej, Zot, ruaj mendte e kokes!

  9. kelmendasi says:

    shtegtarit dhe Devollit
    Cfare keni bre djem me mue shikoni ku i kini fjalet e mija hahahaha

  10. Bujar U S A says:

    Hera e pare qe jam dakord me Ben Chikagon.Ai kete here ka qene me se i sakte per mendimin tim.sala do i vjedhi perseri zgjedhjet,por sigurisht jo si me 1996 vit.Ai do vjedhe aq sa te kete 71 lango apo ushtare sic jane muli,cili,fevzo,halimka,topallka,bamka Korces,bogdanka,imamka,ballija,trashanka,e.t.jsllobodanka te tjere.Partia socialiste nuk ka kellqe qe ta ndaloi sali krimin.Ai do jete ne pushtet si enver qeni sepse me mesimet e tij eshte trajnuar.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Nuk esht ai beni saliut, esht ben tjeter ky dhe ai kelmendi rre se nuk esht nga kelmendi esht nga vucidoli i ra ntiran i ly floket me xhel.

  11. Gjinoja says:

    Akoma merreni me Aleksander Meksin per te na dhene mend per politiken? Ai nuk beri asgje as kur ishte ne pushtet, pa le tashti. Por, nje gje mund ta beje Meksi: te na tregoje me sinqeritet se kush i zgjodhi dhe kush i grumbulloi tek shtepia e Pashkos ata qe u mblodhen aty dhe thane se formuan Partine Demokratike.

  12. sokol says:

    Akoma besoni e shifni endrra se saliu do ta lere pushtetin qetesisht?Ai e ka te gjithe mekanizmin shteteror ne dore me sahanlepirsat e vet hajdute a nuk e shihni.Pyetja eshte se cfre do bejne shqiptaret kur Saliu do thote 1+1=4 ne 2013

  13. Xhema nga Tirana says:

    Më habiti Meksi me “bindjen” e tij (n.q.s. Sali Berisha i humb zgjedhjet do t’a lërë paqësisht pushtetin !!!!!!!!).
    Z. Meksi ! para se të flasësh apo të shkruash, duhet t’i mendosh mirë ato të shkreta sepse ne, populli i thjeshtë, presim nga ti që të na nxjerrësh xhevahireeeeee por… jo të këtij lloi.

    XHEMA !

  14. kuq e zi says:

    ak-ja duhet te ballafaqoje me kete burre shteti i cili kurre nuk u pajtua me metodat e berishes nqs do bente pjese ne ak-ne gje qe le te nenkuptoje se do angazhohej ne nje parti demokratike do i hiqte te djathtes akoma me shume vota!!

  15. Naim Frasheri says:

    Ti more Aleksanderi i Vogel i mekseve je me i Keq se Sali Berisha , ti je nje Hajdut me shkolle kurse sala del hapur , ti je Ai monster qe na cove deri ne kete grade , kthe ato qe ke Vjedhur dhe Trego te gjitha ato poshtersi qe ke bere bashke me Salen,ndaj mos e shaj Salen ,Ska Parti qe te pranoj nje Palaco si ty , kete e pe edhe tani

  16. Naim Frasheri says:

    Ti more Aleksanderi i Vogel i Mekseve je me i Keq se Sali Berisha , ti je nje Hajdut me shkolle kurse sala del hapur , ti je Ai monster qe na cove deri ne kete grade , kthe ato qe ke Vjedhur dhe Trego te gjitha ato poshtersi qe ke bere bashke me Salen,ndaj mos e shaj Salen ,Ska Parti qe te pranoj nje Palaco si ty , kete e pe edhe tani qe doje te antarsoheshe te FRD ,Ik ore Legen Plak Hajdut ,te njef gjith Lapraka sa skuth je ti,apo te pysim Sulen qe u pasuru sepse rrinte pas teje ,yyyyyy Hajdut.

  17. Stef Staku says:

    ANALIZE : Po qe se Woolfsprapthi i OSBE te ishte ambasador i ndonje firme birre dhe te jetonte me te ardhurat e punes se tij ne prezantimin e birres cdogje do ishte normale !
    Por gjerat komplikohen pasi ai eshte ambasadori i OSBE institucionit me terendesishem te BE ne vezhgimin e zgjedhjeve dhe shume problemeve te tjera.
    Pra e thene ndryshe Woolfsprapthi eshte syri dhe veshi i Brukselit !!!
    Aktiviteti i tij ne berjen reklame birres tregon me se miri se Woolsprapthit nuk i shpeton asgje! Ai nxjerr fitime dhe nga reklama. Mendoni pak se sa i len ti ike rasti i nje vjedhjeje e legalizimi nje deputeti apo kryetari Bashkie !!!
    Besoj se per te marre licensen e deputetit nga OSBE per partine PD kostoja duhet te jete aty rreth 150 000 euro !
    Sigurisht qe per rastet e tregut te shumices OSBE duhet ti beje nje zbritje shumes se pergjitheshme !
    Ndersa Krytare komunash dhe bashkie cmimet ndryshojne sipas rendesise se zonave dhe historise se zhvillimit politik tradicional te zones ! Gjithsesi mendoj se shuma minimale duhet te filloje aty rreth 10 000 euro !

  18. tini says:

    si nuk u ngopet mor Aleksander Meksi ik o burr rri noj cop bace ..Mos dil ma ne kete histori je turpi i historis shqiptare..vodhet e su ngopet ..ku eshte sudjaaaaaaaaa qe e bete popullin me fol me vete..mos dil je i neveritshemmmmmmmm

  19. Dhembeli says:

    Saliu tashti nuk po mendon me per Shqiperine, atij i jane erur syte e nuk di c’far ben e cfar thote. Mendon se si do ta kete fundin qe e di dhe vete, do te shpetoje familjen e tij miliardere.Fundin e ka po afron dita mjaft na piu gjakun e po na hahet dhe kocka.

  20. heretiku says:

    Zoti meksi. Ketu ne nje vend perendimor ku jetoj une, te jesh I majte do te thote te jesh heretik dhe digjesh ne turren e druve. As ne qender dmth liberal nuk mund te jesh.
    Te jesh I majte dhe liberal ketu eshte njelloj sikur te ishe I djathte dhe liberal kur ishte enveri gjalle.
    Nuk I besoj zgjedhjet

  21. Z.Meksi si gjithmone ka te drejte, por per sa iperket “ikjes ne menyre te qete” ….

  22. me formulen e rotacionit says:

    Meksi mendon qe sala do iki ne paqe sepse e beson formulen e rotacionit, pamvaresisht qe nuk e pelqen

  23. Arber says:

    Po kush eshte A.Meksi qe jep definacione per politiken?
    Nje diletant, nje hic, po kjo eshte ceshtje e dites ne Shqiperi sejcili merret me ate qe nuk i takon.
    Ah Meksi ti dhe Berisha jeni rkitektet e ’97, e droges, prostitucjonit dhe renimin mjeran te shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje