Balla: Argita fiton 12 milion lek në muaj, aq sa zëvendëspresidenti amerikan (FAKSIMILE)

15 Dhjetor 2012, 16:34Politika TEMA
Balla: Argita fiton 12 milion lek në muaj, aq sa

Deputeti Taulant Balla iu referua deklarimit të pasurisë së vajzës të Kryeministrit për vitin 2011 për të cilën tha se teksa shqiptarët varfërohen përditë paradoksalisht pasuria Argita Berishës pëson vetëm rritje dhe vajza e kryeministrit është e paguar sa zv. presidenti amerikan, Joe Biden. Duke u përpjekur të gjejë njerëz të ngjashëm në Shqipëri që fitojnë nga mësimdhënia 12 milionë lekë në muaj, Balla tha se 20 drejtorë shkollash në Tiranë së bashku e arrijnë pagën mujore në mësimdhënie të Argita Berishës.

DEKLARATA

Sot do të flasim për vajzën e Kryeministrit, Zonjën Argita Berisha dhe deklarimin e saj të pasurisë për vitin 2011.

Sipas asaj çka vetë zonja Argita Berisha deklaron, gjatë vitit 2011, pasuria e vajzës së Kryeministrit është shtuar me 210 milion e 784 mijë lekë.

Të kujtojmë pak se çfarë ka ndodhur me ekonominë e shqiptarëve në vitin 2011. Papunësia në vitin 2011 kapi shifrën 1 milion të papunëve.  Në vitin 2011 rritja reale ekonomike ka qenë 0%, ndërkohë zyrtarisht ka qenë rritja ekonomike më e ulët e 10 viteve të fundit. I vetmi tregues që është rritur në vitin 2011 është niveli i lartë i korrupsionit. Pra, me pak fjalë, në vitin e krizës, varfërisë, papunësisë, por edhe korrupsionit masiv, vajza e Kryeministrit të vendit zonja Argita Berisha ka shtuar pasurinë e saj me plot 210 milionë e 784 mijë lekë.

Sa janë shqiptarët e zakonshëm që fitojnë 210 milion lekë në vit, apo 17 milionë e gjysmë lekë në muaj? Sigurisht, që në Shqipëri nuk mund të gjejmë një person të njëjtë të paguar me këtë shumë.

Në nivel ndërkombëtar, na rezulton se vajza e Kryeministrit të Shqipërisë, paguhet njëlloj sa edhe zëvendës Presidenti amerikan Joe Biden.

Pyetja tjetër që lind në këtë rast është se nga kanë ardhur këto para që deklaron vajza e Kryeministrit? Sipas zonjës Argita Berisha, nga 17 milion e gjysmë lekë fitime në muaj, 12 milion vijnë nga mësimdhënia universitare. Pra, zonja Argita Berisha, si e punësuar në arsim deklaron plot 12 milion lekë rrogë në muaj.

Sa janë mësuesit që paguhen kaq sa zonja Argita Berisha? Një drejtor shkolle paguhet rreth 600 mijë lekë në muaj. Pra, zonja Argita Berisha paguhet çdo muaj aq sa paguhen 20 drejtorë shkolle së bashku.

Ky është sistemi i padrejtë që ka ngritur Sali Berisha, ku 95% e shqiptarëve vuajnë krizën e thellë ekonomike, ndërsa oborri familjar dhe politik pasurohet në kurriz të këtij populli.

Meqë Sali Berisha ka kohë që flet për bllokun dhe bllokmenët e rinj, edhe në ditët ne vazhdim nuk do të rreshtim se treguari të vërtetat mbi anëtarët realë të bllokut dhe bllokmenëve të rinj.

24 komente në “Balla: Argita fiton 12 milion lek në muaj, aq sa zëvendëspresidenti amerikan (FAKSIMILE)”

  1. gerdecari says:

    argita e kuja asht mor balla,familen e saj sun e kapin ligjat e tiranistunit,ala ke ura paske ngel?

    1. KLAUS A. says:

      Dhe vjen nje dite, qe lugen e corbes e vjell me gjith stomak
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/12/mos-e-beso-po-deshe.html

      1. fl says:

        TE shembim murin e bllokut te Vicidolit ne zgjedhjet e ardhshme ?

      2. fshatari says:

        Por jo ne vendin e shqiponjave prej letre!“Çfarë njerëzish të prapambetur dhe primitivë janë shqiptarët!, – thotë Stalini – janë besnikë si qeni, por kjo është karakteristikë e primitivëve. Tek ne, çuvaçët janë besnikë si qentë. Carët e Rusisë i merrnin për truproja”.

        Shume u demtua ky vend,kush u denua deri sot?

    2. dori says:

      te vjetra apo te reja???????????? Jo per gje,por jam pak naiv!

  2. Shtegtari says:

    Rri urte o Toli e shif punen tende apo ke qejf te ndjekesh shembullin e Saimi Tahirit e te kontribuosh ne shtimin me disa 10-tra milion te tjere ne pasurine e “bukuroshes” se pare te vendit? Gjykatat te presin me krahe hapur, mire do besh se nuk i dalin aq sa deklaruar, mbase ka ndermend te kontribuoje qe BABIN e saj ta kemi ne kurriz deri sa ta therrese I Ndrituri Jezu atje lart, ose mbase mendon “apokalipsin” pas 29 qershorit 2013 e i duhen parate per ti bere hall kokes se saj, te Zenit, te Babit e te Mamit

  3. Adoleshent says:

    Ai popull i skllaveruar nuk di te ngrej koken as buke per femijet skan jo me shtepi te ngroht.
    Argita ti fshihesh pas xhamave te erret te makinave, askush sbesoj qe te ka par ndonjeher pervec rrethin familjar dhe ortakve hajdut kriminel, do ta gjejm dhe ty mos u merzit, apo je femer ti dhe mendon se nuk te prek njeri?? Edhe ato nena qe vriten, dhunohen, vetvriten cdo dite prej gjendjes mjerueshme qe e keni sjell kete vend jan gjynah.
    Hakmarrja sdo vonoj, pasurohu dhe me shum, privatizo, vidh prona sa duash, hajde vidh dhe pronen time se ate dua qe tme vjedhesh dhe te hedh ne ere dhe femijet jo vetem ty
    Familje e degjeneruar, martoheni me kusherirat e me gjakun tuaj.
    Femer e piset!

  4. zamira says:

    Thone qe mer dhe pension per nji vajze? E dini ju Z; Balla kete?!!!!!

    1. Shtegtari says:

      Pershendetje Zamira,çeshte ky pension? Me fal se ndoshta kjo rradakja ime s’te kupton mire, mos do te thuash se kete vajze nuk e ka me Jamarber Malltezin? Mos e ka mledhur luge-luge neper lagje? Hera e pare qe po e degjoj kete muhabet

      1. Adoleshent says:

        Mos ka dashur te shprehi qe ka nje femije autik?

  5. populli says:

    te gjithe e dijne se ku i gjen argita parate:
    VJEDH BABAI,VJEDH VELLAI,EDHE AJO I depoziton ne llog e saj
    Ajo tatim spaguan,as mbi te ardhurat e as mbi fitimin ,as energji spaguan as uje eshte e zhveshur krejt nga detyrimet ndaj te ashtuquajturit shtet.Kush guxon nga sherbetoret e berishes tja kerkoje?

  6. Tani says:

    Plackitesit e Vicidolit

  7. Ajizbergu says:

    Fitim i deklaruar!?
    Po te tjerat sa do jene?

  8. Horri i Bulevardit says:

    Marshallah, phu phu mos me i ra msysh, po sja e knoqme me ate qe ke ke shpija, jam dakort me i myll syte dhe me u martu me ty, gjith kena le laskuriq ti moj trendafille paske le me kmish florini, sa edhe zv presidenti amerikan ta paska zili, kjo eshte ligjore se me dasht ti mo karafille, me tregu te verteten e ben edhe Obamen me dhimbje koke.
    Argit e dashtun, kam zon mend sdu me ja dit fare se me qujn hajdut apo fuks, po pranove jam dakort te shkojm ne gjendje civile dhe ta flej menjen se u shgarravita duke punu dhe nji mut po fitoj, ca fitoj mi marrin faturat.

  9. Gezimi says:

    Kete e dine te gjithe, por, a ka ngelur ndonje burre qe t’i shkoje kesaj baterdije deri ne fund, sa per deklarata, jemi ngopur deri ne gryke, dhe nuk ka me asnje lloj efekti.

  10. fshatari says:

    Le te pasurohen kur populli tradhtar nuk bashkohet per te miren e tij!

  11. Meleku says:

    Te pakten ajo kryen detyrimin ligjor dhe qytetar, qe deklaron te ardhurat.

    Edhe nje perpjekje e Temes per te krijuar nje mentalitet turme tek injoranca dhe lumpeni shqiptar.

  12. sokoli says:

    Kate drejte qe Sali Berisha kur thot se ne shqiperi ka ngritje ekonomike prandaj ai nuk i hedh syte me tej oborrit te tij keshtu ka qene dhe Enver Hoxha me Nexhmijen.

    1. Poshte Enveri says:

      Enveri keshtu? Hahahahahahahaa! Atehere: Poshte Enveri qe iku pa nje pasuri! Poshte Enveri qe ndertoi ato hidrocentrale qe te vjedhin keta! Poshte Enveri qe shkolloi kete popull qe e gjeti 99 perqind analfabet! Poshte Enveri qe standartizoi gjuhen letrare shqipe! Poshte Enveri qe e la familojen dhe shoket e tij pa nje kokerr leku! Poshte, poshte, poshte! Keta te sotmit si bllokmenet e vjeter? Hahahahahaaaaaa Ah po, edhe rrofte Enveri qe na kufizoi ne lirine per te vjedhur, per te share e shqyer njeri tjetrin, per vleresimin edhe te nje fjale, e cila ose te conte ne burg, ose te ndriconte rrugen, sigurisht shume te ngushte. Rrofte edhe qe ta bente te ditur kryefilli se ishte diktature, prandaj te thoshte edhe xgjidh e merr. oh sa gjynah qe te dukemi nostalgjke per nje diktature qe e kemi hedhur poshte afro gjysem shekulli me pare. Poshte Enver poshte per keta monstra te babezitur qe na ke lene prapa. Poshte qe per faj te ketyre te kujtojme ende ty.

  13. Albann says:

    -Sudja e Saliut paska zene vendin e Sudes se dikurshme…
    -Universitetet private paskan dhe shteterore paskan zene vendin e dritareve te pallateve ku arketoheshin kursimet(deget e kompanise se sudes)….
    -Kurse injorantet e dikurshem qe hodhen kursimet ne 97′ ua kane lene vendin injoranteve qe hedhin parat ne universitete per te pajisur femijet me “master ne degen e injorances”.
    Mire Sudja permtonte dhe i dha ndonjerit interes te larte($$$$)…po keta po ju japin leter higjenike per te fshire b… oops ka nje emer tjeter quhet “diplome” por fuksionon perfekt per te fshire b…

    Vetem piramida paska mbetur po ajo piramide
    “Parate e popullit perfundonin tek Saliu ,dhe perfundojne prape atje”…

  14. gjethi says:

    o milet lexojeni me vemendje kete deklarate te Argites. Mbani mend adresat e apartamenteve, qe tja zini me force, kur te vije dita, njelloj sic u zaptua ne kukes apartamentet e Gjallices. mos harroni edhe vilat ne Lalz, new Mullet e gjetke. Argita kam nje lajm te keq per ty: Dhenderri i diktatorit Ben Ali u bllokua ne aeroportin e Port Viktorias ne Mahe te ishujve Sejshell. per te ekzistonte nje mandat nderkombetar arresti i interpolit per hajdutllek. brenda 40 ditesh drejtesia e Sejshellit duhet ta ekstradoje per ne Tunizi kollovarin e diktatorit tunizian Ben Ali. Argite moj mos shkoni ne ishujt Sejshell andej nga vjeshta. Shkoni me mire ne Azerbajxhan, jo per ndonje gje po Xeni me ate plaken e vet, kane dhe xhami, ku te falen me shprese se Allahu meshireplote do ia fale mekatet.Gjithsesi me mire si dhenderri i Ben Alise sesa si djemte e Gedafit. argite moj burgu sic ka dere per te hyre ka dere edhe per te dale, kurse varri…..

    1. Horri i Bulevardit says:

      Vila ne new Mullet osht e xonme, ju lutmi shume, mos me nxirrni probleme se jom vet i 12-dhet pa loke e bac, i kina vallajhi 12-dhet kallashnikova dhe nji antitank, kina plot TT-ja, kina ne sopata e sharra.
      Po ja u baj me dije se kush tenton me ma xan njat vil, ka me pas probleme, ka me hi ngjak dhe ska kanun qi ka me i ba dermon.
      Mos mthuni masnej se se kam dit, si ta shifni se o e xonme, ikni pa kerrcik kallashi.

  15. genci Tirana says:

    Une akoma nuk kuptoj si SHQIPETARET rrijne dhe vuajne akoma nga kerma BERISHA?Perendia u ka dhene 2 zgjidhje ,ja vdekje ja liri,rruga e pare pa derdhur pike gjaku te gjithe i lini cfare kini dhe ikni nga SHQIPERIA dhe saliu do vdes se nuk jeton dot vetem me dis 100 Alpinas TROPOJANE apo truthare,,,e dyta ngriuni i madh dhe i vogel dhe vriteni ate kriminel dhe pasanik ,vriteni njeriun qe iu vodhi enderrat “Ta bejme Shqiperine si AMERIKA”,po ju vjedh nderin ,te qenit njeri dhe kohet e fundit ka shprehur deshiren tiu vjedhi edhe kombesine per interesa te larta personale financiare,,,Dinastia BERISHIANE duhet te vritet absolutisht pa gjyq nemes te TIRANES qe nese ne te ardhmen nje kerme tjeter do ta provoje do ti kujtohet se si perfundojne hajdutet dhe kriminelet e kombit,aty ku te vriten pjestaret e failjes berisha ne emer te kombit shqipetare duhet te nrihet dhe muzeu i krimineleve te kombit per tu kujtuar lidereve te rinj KUJDES

  16. ekonimija e tregut says:

    Fitime jane apo vjedhje?se pioneri i nverit nuk na e skjaron.Jane deklaruar apo jane fshehur,kjo ka rendesi,ky eshte ligji.Sipas tij edhe ne sistemin e ekonomise se tregut nuk u lejoka fitimi?Atehere te kthehemi perseri ne sistemin kur thuhej:”Kunder fitimit personal,kunder rehaise personale”.Ti sekuestrohet edhe firma e nderimit e vete sh. Balla.Te shihen edhe fitimet e Topchanal,Vizion plus e te dhjetra deputeteve miljonere te se majtes.Keto shashka te pionerit te enverit,jane puro parulla te mentalitetit komunist qe Balla i ka te ngulitura ne koke qe ne femiri dhe i perdor per ti bere propogande mases injorante sic eshte edhe vete e per te ushqyer mbeturinat komuniste.Ne Amerike,qofte edhe ne Kinen komuniste, o sh.propogandist, ka rrogtare neper kompanite private(pa permendur pronaret)qe marrin gjer edhe 100 here rroge me te madhe se presidentet.Akoma se ka mesuar ky shoku “deputet” i nje partije “bashkohore” se ekonomia e tregut te lire pikrisht te lirija e aktivitetit te ligjshem dhe e fitimit te ligjshem e ka celsin e suksesit, per te bere qe vendi te zhvillohet,mirqenja e pergjithshne te rritet sic ka ndodheur ne gjith boten kapitaliste? Apo deshiron te kthehemi perseri te koha;te gjithe te varfer por e barabarte dhe te 60 perqindeshi pages e te tollonat.. drejte mullareve t barit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje