Mark Marku: PD të mos i bashkohet skotës së sharlatanëve të nacionalizmit

17 Dhjetor 2012, 10:57Politika TEMA

Sipas deputetit Mark Marku. PD-ja nuk duhet t’i bashkohet “skotës së sharlatanëve të nacionalizmit”.

“Do të ishte iluzion i madh nëse ndonjë forcë politike do të mendonte se ky patriotizëm spontan dhe i mrekullueshëm që miliona shqiptarë shfaqën në këto kremtime, do të mund të instrumentalizohej politikisht duke u shndërruar në zell partiak. Për më tepër do të ishte krim nëse kjo atdhedashuri e natyrshme dhe e shëndetshme do të shndërrohej në një çmenduri nacionaliste”, deklaron Marku për Panoramën.

Sipas tij, PD-ja ka me ç’ka ta identifikojë nacionalizmin.

“PD nuk duhet të bjerë në kurthin e grupeve të margjinalizuara të shoqërisë apo politikës si AK apo ndonjë formacion tjetër që ulërimat nacionaliste i kanë mjete të vetme të identifikimit politik. Mendoj se PD është e vetmja forcë politike e spektrit  shqiptar që i ka kontribuar realisht bashkimit të shqiptarëve në rajon. Asnjë forcë politike gjatë mandatit të vet nuk ka ndërmarrë projekte ambicioze që të bashkojë shqiptarët si Rruga e Kombit, Rruga e Arbrit, Rruga e Bregut, apo Rruga e Korçës, e Vlorës etj”, pohon Marku.

Përsa i përket deklarimit të akademikut Rexhep Qosja për rishikimin e figurës së Enver Hoxhës në këtë 100 vjetor, Marku shprehet: “Kujtimet e shqiptarëve për kohën e Enver Hoxhës janë të tmerrshme dhe krejt të ndryshme nga kujtimet e Rexhep Qoses, i cili me sa duke nuk ka arritur të kuptojë se ç’ndodhte në Shqipëri jashtë itinerareve të tij prej turisti në Shqipërinë komuniste, apo jashtë oborrit të hotel “Dajtit”. Deklarata e Rexhep Qoses është fyerje për mijëra të pushkatuar, të burgosur, të internuar të burgut të madh me emrin Shqipëria Socialiste që krijoi Enver Hoxha”.

Ndërsa si kritik i mazhorancës, Marku deklaron se: “Kam qenë dhe vazhdoj të jem shumë kritik për qeverisjen tonë dhe jam munduar t’i artikuloj problemet e krijuara gjatë kësaj qeverisjeje, më të rëndësishmet  e të cilave janë korrupsioni, mungesa e efikasitetit në luftë kundër tij, mosfunksionimi i administratës publike…”.

Megjithatë Marku shprehet se ende nuk ka parë ndonjë reagim, sepse “në PD si në të gjitha partitë shqiptare, debati shihet më tepër si një problem më vete sasa zgjidhjen e problemeve. Megjithatë mendoj dhe shpresoj që programi dhe përfaqësimi politik në zgjedhjet e ardhshme të jetë përgjigja për këto probleme, që janë edhe sfidat më të mëdha të demokracisë”.

17 komente në “Mark Marku: PD të mos i bashkohet skotës së sharlatanëve të nacionalizmit”

  1. H. Malo says:

    Teorikisht je nérregull ti Mark. Problemi éshté se PD-sé nuk mund t’i
    shérbejné as programet, as stafet e as statutet, pér sa kohé vetém
    njéri vendos: Saliu. Ti e di kété o Mark, prandaj mos mashtro shqiptarét.

  2. mergimtari fv says:

    Sukseset e PD-se se Mark Leshit jane ato te NSH RRuga-Ura , mjere Shqiperia e populli nga keta akademike fallco me kurse tre mujore si brenda e jashte vendit , M.Marku kulmi i mediokritetit te mediokerve te bandes qe ka zaptuar SHqiperine e mjere , poshte kelyshet e Sigurimit famekeq te PPSH-se .

    1. Stafa says:

      Shikojeni se cfare turiqeni eshte ky,?
      Foto e ketij sharlatani ish-agjenti te sigurimit kerkon tua shesi sapun per djath Shqiptarve. Po kush je ti more kokepalar qe akoma te fluturojn morrat te zesh ne goje AKZ?
      qen i Sali sulltanit dhe i Papes te Vatikanit, ptu rrace e qelbur.

  3. Vlora says:

    vrasjet ne kohen e enverit jane te tmershme.

    po vrasjet ne kohen e saliut si do ti quaje o mark marku????????????/

    1. heowghyoheovnwonv says:

      Vrasjet ne kohen e Enverit qe ju vlonjatet çobenj, katunar e injorant mbeshtetet me aq zell, ishin makabre e me vullnet te nje personi apo te nje grupi (nga laberia) te caktuar personash…..diferenca me Berishen eshte se tani vriten per qef te vet e jo per nje llaf goje….ja ku eshte diferenca: ne kohen e Enveri dulles, po ta shaje te vrisnin, kurse tani Berishen e ofendojn edhe ne sy edhe asgje nuk i gjen…perkundrazi gjinden ne parlament.

  4. illi says:

    PD-ja nuk duhet t’i bashkohet “skotës së sharlatanëve të nacionalizmit”:
    Ne te vertete Ai dhe Ajo jane prej hallit strumbullari i kesaj “levizjeje”, pse mos shikon gje Marku AK si te tille?!

    Asnjë forcë politike gjatë mandatit të vet nuk ka ndërmarrë projekte ambicioze që të bashkojë shqiptarët si Rruga e Kombit, Rruga e Arbrit, Rruga e Bregut, apo Rruga e Korçës, e Vlorës:
    Besoj se duhejt shtuar fraza “që të bashkojë e të vjedhë shqiptarët “. Pastaj ka “harruar projektet e qeverise per bashkimin arsimor e kulturor te mbare shqiptareve” (ku kuptohet mundesite per vjedhje jane minimale).

    Deklarata e Rexhep Qoses është fyerje për mijëra të pushkatuar, të burgosur, të internuar:
    Po me ata qindramijerat qe kane qene relativisht te kenaqur ose me sakte qe zhvillimet e sotme mizerable ja u shtojne nostalgjine per ate kohe, çfare duhet te bejme or Mark? Cili eshte roli i PD dhe i politikave te saj ne kete mes, qe na i paska bashkuar shqiptaret?!

  5. Tonini says:

    mos ja vivi re! po te ishte aq patriot, nuk votonte duke mbyllur syte shitjen e 300km2 det. askush nuk ka nevoje per mente me markut. eshte aty ku eshte ,per te lepire bythen e berishes, per te votuar pa “bzajtur”, se sa per dinjitet e personalitet ,ja ka hequr berisha breket, perpara se te kuptonte se ka mente per te shitur. eshte nje nga shume te sodomizuarit e pd-se, qe per te maskuar renkimet femerore ,hera heres ndryshon tonin e zerit. prostituim te mbare i dashur mark!

  6. Prizrenasi says:

    Se pari zoti “Tuç”Marku ,nacionalizmi dhe atdhedashuria nuk eshte ashtu si thua ti zotrote. Aq me hiç eshte qe ia atribuon te djathtes shqiptare dhe aq me pak S. Berishes (se ketu ma ke fjalen ti). Sa i ta kon asj se Akademiku yne pranon diçka(e jo gjithçka)nga sistemi socialist (e jo komunist siç abuzohet me qellim)ai niset nga te arritura konkrete si ne fushen e ekonomise,ne fushen e kultures(ku edhe vet Marku eshte kulturuar ne ate sistem,apo jo?)ne ate te shendetesise,ne ate te bujqesise dhe se te krahasohen te arriturat e asaj kohe me te arriturat e kesaj kohe jane si nata me diten pra thjesht te pa krahasueshme. Nga nje popullsi qe ishte e varfer tmerresisht( kur E.Hoxha fitoi luften dhe erdhi ne pushtet)ne te gjitha drejtimet:me analfabetizem ekstrem,pa shkolla,pa rruge,me bujqesi mesjetare,pa spitale dhe sherbime shendetesore ku semundjet benin kerdine,me keneta e moçale ku malarja mbisundonte etj,etj. Ne kete gjendje jashtezakonisht te rende e gjeti E.Hoxha Shqiperine dhe jo vetem se beri ndryshime(qe sa do qe te mundohesh nuk mund ti mohosh)por kaperceu shekuj prapambeturie (kur dihet se Shqiperia,pothuaj ne shekuj kish vendnumeruar. Prandaj z.Qosja tregohet objektiv dhe se nuk thot as edhe nje gje qe nuk eshte, perkundrazi si antienverist ai thot fare pak. Z.M.Marku ia kujton te vraret e regjimit . Po mire ,ai regjim ishte i
    ndertuar mbi diktaturen e proletariatit dhe ishte e sanksionuar ne kushtetute dhe kush thente rregullat shteterore denohej sipas fajit te bere. Sigurisht se ka patur edhe shkelje”shteterore”ne ndonje rast apo edhe ne disa raste. Kjo vinte si pasoje e njerezve me pushtet por qe luftonin kunder pushtetit. Kujtojme agjente te ndryshem qe perdoren pushtetin per te diskredituar socializmin dhe vet E. Hoxhen dhe jo pa deme. Kryearkitekti i kesaj lufte te ulet dhe me pasoja ka qene R. Alia. Ai si nje dhelper e kamufluar ju ngjit E. Hoxhes pas (si m… pas kepuce)duke ju servilosur dhe perbetuar per socializem e marksizem-leninizem. Pra z. Mark ai sistem vertet çoi ne plum njerez,vertet çoi ne burg njerez. Por ta dini qe shumica prej tyre e meritonin. Ndersa zotria jote me permend patriotizmin fallco te se djathtes shqiptare dhe te vet S. Berishes (sepse aty aludohet). Pse nuk permend vrasjet e çdoditshme te shqiptareve (ne kete rast te pafajshem)? Sa vrasje jane bere brenda keti sistemi antinjerezore ne keto 22 vjet? A ka statistika? Nuk guxojne ti permendin se dalin me mijra. Ç,patriotizem me permend ti kur kryetari yt per çdo dite rri me Fazlliçin e fazlliçer te tjere. Kush i ndihmoj Millosheviçit ne kohen e embargos me nafte?!Kush shiti ujra detare?! Kush shiti miniera e pasuri te ndryshme kombetare?! Kush u pasurua me keto afera te panumerta ne llogari ti shitjeve te ketyre pasurive?! Çeshte Gerdeci per ju zoti Mark?! Po vrasja ne bulevard?!Çfar do te thot te fusesh nen kontroll çdo institucion shteteror?! Pra ka me qinrda pyetje qe nuk eshte aspak e veshtire tu pergjigjesh. Prandaj ne fund asgje te jashtezakonshme nu ka thene akademiku yne . Ai ka thene nje te vertet te vogel ne ate qe duhet te thuhet NJE E VERTET TE MADHE.

  7. vlonjati itali says:

    o mark o i paftyr ,sipas te dhenave te cias pati 5000 deri ne 6000 te pushkatuar per motive politike,dhe reth 35000 te denuar ne burgje e internim ne diktature.po ne demokracin kriminele te nanos, berishes,metes vetem ne 1997 reth 4000 te vrare plus 10000 o 12000 te plagosur.po te numurojme te mbyturit ne det te vraret neper kufij,po te vraret qe ska rend e qetesi ne keto 22vjet demokraci te dhier numri del me i larte.per fajin tuaj si politikan hallduper po na kthehet nostalgjia per sistemin e kaluar.turp,si te djatht dhe te majt shumica jeni maskarenj.

  8. Fllad says:

    Po paska mbrit shqiperia te jape mend nje morracak dhe mi gjirizesh qe ben te zgjuarin ( e fryjne edhe mediat perverse apo dhe individe te tille neper media qe e ftojne dhe e pompojne kete kavie), atehere mund te themi si ky eshte nje nga elemenete e fundit te botes!!!!!!!!

  9. berat says:

    Ore Mark Marku mos i jep shume gojes kunder PD-se.Se tani ne kohen e Salushit nuk ka internim,por ka heqje koke.Dhe pastaj del thuthuqi Edi Paloka e thote Mark Marku vrau veten.

  10. Bardhi Tolabi says:

    Enver Hoxha,ka bere gabim qe kundershtaret e tij i ka vrare publikisht.Ai,nuk e dinte se pasardhesi i tij,Sali Berisha,do ti vriste tinezisht dhe ca te rrufjasur ,pazvane te tij,te thone se sot vriten “per qejf te vet”.Keshtu,Saliu ka vrare por qe keta i quajne “per qejf te vet”,Arben Brocin me shoke,Azem Hajdarin,Gramoz Pashkon,Koste Trebicken e shume e shume te tjere.si ata dhjetra dhe qindra ne Tropojen e tij “te dashur”

  11. Udheheqesi says:

    C’eshte e verteta ti Mark Marku si per se holli e per se
    gjati ,nga do qe te te kthesh je koke e madhe po te eshte ngren haku.
    Ne radhe te pare se kur flet dukesh sikur pertyp arra e nuk te merret vesh asnje fjale.Kritikon nacionalistet ,por nuk permend tutorin tend qealarmoi te gjithe boten ,zotin Sali. Se dyti me duket se te matesh me
    akademikun Rexhep QOSEN eshte e nje llojte te matet Miu me elefandin.
    Me te drejte kritikoni Enver HOXHEN se ka vrare,po te pakten ai te vriste me ligj dhe e thoshte hapur.PO ju trimat e medhenj si nuk kritikoni padronin tuaj qe vrau ne mes te dites, e zotrote qe te vjen keq per te pushkatuarit dhe internuarit e Hoxhes ,nuk te ardherka keq per ata te pafajshem qe u vran me duar ne xhepa,po thoni se mbrojti institucionin e kryeministrise nga sulmi me shkopinj?Ju thoni se Enveri te vriste po ta shaje.Po ,po te vriste se mbronte pushtetin ashtu si
    Saliu qe te le te flasesh diten e te vret diten dhe naten .Po mbi te gjitha thot : “Ju shani e lehni ter diten kunder meje ,po per mua ka rendesi pasuria e femijeve” Prandaj o Mark Marku , me mire mos fol kur nuk di te flasesh. Se ben vaki te mos zgjidhesh deputet e do vjellesh te gjitha ato flliqesira qe ke perbrenda,por atehere do dukesh eshe me i peshtire.

  12. FRANCI says:

    Ik ore Mark ,e shikoj qe do te prezantohesh sikur ke personalitet e shfaq gjoja mendimet e tua te pamvaruna.Kush ti beson keto?Ke dhene prova qe vetem flet e flet ne ndonje studio apo gazete dhe ne fund ke votuar per gjithecka qe ka urdheruar KOMANDANTI.Mos vazhdo me keshtu se po behesh shume qesharak.Me mire qendro rrethbashkuar poshte komandantit tend te lavdishem dhe shkoni nga fitorja ne fitore.

  13. Sum Gruda says:

    Mark Marku, duhet qe ti tregojshe Doktorit keto dhe nese ka me sharlatanizem se Doktori juaj kisha me deshte qe te na tregojshe se kush eshte dhe ai do ishte nje psikopate kampione. Doktori i juaj nuk e ka ase nje derheme nacionalizem per vec rrine tuj bertite per kote, aje nuk na bashkoje kurre por zhgaterrue cdo gje, vrasjen e Azem Hajdarit, burgosjen e Hasim Thacit dhe heroit legjendar te Kosoves.
    Duhet te na tregojshe se ke ka ndihmeuar shqipetar jashtecShqiperise, ka ndihmuar serbet e Kosoves me qindra mijera dollare, nuk ka ndihmuar shqipetaret nen Mal te Zi dhe Bujanovce e Madgjeve, Shqipetaret e nen Maqedoni dhe Camerine martire, vetem Gjon Bucen me kompani titiste qe e kthyen Vatren e gjore ne varferi. Dhe ate per hesape te Berishes e propaganden e tij.

  14. manuel vila says:

    O Z.MARK JU JENI RREALIST NUK TE HEQ ASNJE PRESJE .TE NDJEK GJITHMONE PER RREALITETIN,DHE ANALIZAT QE BEN.SAPER SOCIALISTET ,POPULLI THOTE,BEJ BABA TE TE NGJAJ PRA KTHEHEMI 22 VJET PRAPA ——-POPULLI.

  15. manuel vila says:

    O Z.MARK JU JENI RREALIST NUK TE HEQ ASNJE PRESJE .TE NDJEK GJITHMONE PER RREALITETIN,DHE ANALIZAT QE BEN.SAPER SOCIALISTET ,POPULLI THOTE,BEJ BABA TE TE NGJAJ PRA KTHEHEMI 22 VJET PRAPA ——-POPULLI. KUJDES ME CAMET SE JANE TE PABESE ———-KUJDES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje