Balla: Argita Malltezi, 17.5 mln lekë në muaj vetëm nga pasuritë e dhëna me qera

16 Dhjetor 2012, 18:02Politika TEMA

Partia Socialiste ka vijuar të denoncojë pasuritë e pushtetarëve. Gjatë ditës së sotme, deputeti Taulant Balla është marrë sërish me pasurinë e vajzës së kryeministrit, Argita Berisha, e cila vetëm nga qeratë fiton 17.5 milionë lekë në muaj. Balla, pasi kërkuar nga ajo që të përgjigjet për disa apartamente të shtrenjta të blera në Tiranë, ka thënë se vajza e kryeministrit duhet të japë shpjegime edhe për një vilë në gjirin e Lalëlzit.

Deklarata e plotë:

Dje i kemi treguar publikut për pasurimin e habitshëm të vajzës së Kryeministrit, Zonjës Argita Berisha-Malltezi, e cila është edhe mësuesja më e paguar në Europë me 12 milionë lekë në muaj. Por pasurimi i kësaj zonje nuk vjen vetëm nga mësimdhënia, megjithëse vetëm ky profesion  i sjell 12 milionë lekë në çdo muaj.

Një shumë tjetër mjaft e madhe, për standardet e të gjithë shqiptarëve, jo për standardet e oborrit të pushtetit, sigurohet edhe nga qeratë dhe pronat e paluajtshme që kjo zonjë disponon në të gjithë Tiranën e madje edhe më tej. Siç mund të shikojmë nga vetë deklarimi i pasurisë së zonjës në fjalë, ajo përfiton 42 milionë lekë në vit nga qeratë marramendëse.

Janë tre apartamente super luksoze në Tiranë, në Rrugën Mustafa Matohit, aty ku jeton edhe babagjyshi Kryeministër; në rrugën Lidhja e Prizrenit; dhe tek European Trade Center (ETC), të cilat janë prona të zonjës Berisha dhe që ajo thotë se i ka dhënë me qera.

Dhe çfarë qerash mblidhka: 900 Euro në muaj, 1170 Euro në muaj dhe 1450 Euro në muaj. Për t’ju treguar më qartë shqiptarëve të thjeshtë dhe me plot halle se cila është diferenca e vërtetë ndërmjet tyre dhe vajzës së Kryeministrit, mjafton t’u themi se sipas deklaratave të pasurisë të kësaj zonje, për njërin nga këto apartamente, atë në rrugën Mustafa Matohiti, ajo ka shpenzuar plot 378 milionë lekë për ta blerë. Bëhet fjalë për një “shtim në sipërfaqen e apartamentit” siç deklarohet nga vetë ajo, prej 121 metrash katrorë, vijuar nga blerja e një tjetër apartamenti tjetër në po atë kat, me një sipërfaqe prej 195 metrash katrorë, në total 316 metra katrorë apartament.

Pra Zonja Argita Berisha, përveç pronave të tjera jeton plot salltanet në një kat të tërë pallati. Për këtë listë pronash pafund të paluajtshme duam ta pyesim edhe për një vilë qindra metra katrorë në Gjirin e Lalzit, vend i preferuar për oborrin e pushtetit dhe rezidenca verore e bllokut të ri blu. Një super vilë që po mbaron tashmë, pas shembjes së një vile tjetër. Sikur të mos mjaftonin gjithë këto 200 milionë të ardhura, në deklaratën e vitit të shkuar shtohen edhe nja 8 mijë Euro, para xhepi, “pagesa të prapambetura nga aktiviteti tregtar”, që sipas vetë kësaj zonje e kishte ndërprerë dy vite më parë, për t’iu përkushtuar mësimdhënies.

Thënë më qartë vajza e kryeministrit të vendit fiton plot 17.5 milionë Lekë në muaj, pra më shumë se 210 milionë lekë në vit, një pagë kjo e krahasueshme me pagat e Presidentëve, zëvendës Presidentëve apo Kryeministrave të vendeve të zhvilluara. Po kjo shumë do të mjaftonte për të zgjidhur problemet e dhjetëra familjeve të zhytura në nevojë nga babai i zonjës Argitë, duke filluar nga pensionet e invalidëve që nuk jepen prej muajsh.

Duke fituar 210 milionë lekë në vit kupton se pse neo-bllokmenët blu të Shqipërisë nuk kanë asnjë interes në përmirësimin e gjendjes në vend dhe nuk shohin ndonjë krizë ekonomike – sepse ndërsa 95% e shqiptarëve varfërohen, bllokmenët e rinj janë duke bërë pasuri përrallore. Sot në Shqipëri nëse je një mësues i zakonshëm të duhet të shtrëngohesh e të racionohesh për të arritur fundin e muajit, por nëse je vajza e Kryeministrit edhe mësuese bëhesh milionere. Duhet të sqaroj se këto 210 milionë lekë janë vetëm ato që janë deklaruar si fitime në një vit të vetëm. Në ditët në vijim ne do të vazhdojmë zbardhjen e këtyre padrejtësive që po pasuron një familje biologjike e politike në kurriz të të gjitha familjeve të këtij vendi.

50 komente në “Balla: Argita Malltezi, 17.5 mln lekë në muaj vetëm nga pasuritë e dhëna me qera”

  1. burreli says:

    Une jam krejt dakort me çfar thuhet por mendoj se jeni ngaterruar ne emrin.Ndofta quhet Argit dhe jo Argita se me ngjan se eshte burre.

      1. voica says:

        Se e kom fixim, dua te di vetem per tek Universiteti i Naim Cilit dhe i Artan Hoxhes, atij prs..dentit,a jep mesim kjo Prof.Dr Brsha

      2. albaniac says:

        …malokja me currilin mbi vetull nuk ka asnje siguri per eurot qe merr.Eshte e pa magjinueshme qe sado qe ky pis milete di fare mire qe se kush vjedh dhe kush pretendon se eshte pronar perseri i heqin breket dhe perkulen para tyre…
        me zi ua befshin…kjo rrace frikcakesh jo vetem qe nuk ka te ardhme por eshte ne extinct.
        te gjithe kete truthare qe as vete nuk e dine se nga erdhen dhe ku do shkojne ne 10 vjetet e ardhshme vetem soditisin dhe bejne sehir se si shkelet me kembe rraca e shqiptarit.
        Me zi ua befshin…
        ma merr mendja se shumica e ankuesve perfshi dhe veten time jemi te nje brezi tranzit qe i vujatem dhe po vuajme te dy gjeneratat e krimit antishqipetar para 90 dhe mbas 90,(p90, m90).
        p90 nuk arriten dot paraardhesit tane ta ndrronin dhe e ndrruam ne vete (student i 90 kam qene atehere)dhe tani me duket se jemi ne m90 qe po deshtojme ta ndrrojme dhe duhet te presim nje gjenerate studentesh ta beje?
        zgjuaresia kombetare dhe intelektuale shqipetare u formua gjate p90 dhe u konsolidua ne vitet 90 me individe qe kishin nje paralelizem te pritshem me te gjithe….me perjashtim te malokut i cili kerkonte te hynte me cdo kusht ne kete entitet fillestar me karakter te forte politik.
        dhe ketu mendoj une qe ishte the weakest link per te gjithe ne… sentimentalizmi dhe pasioni…dhe njevesi keq qe asnjehere nuk e heqim…nenvleftesimi.
        Kali i trojes eshte sa klasik dhe moderrn ne te njejten kohe….
        Keto kane ndodhur 20 e ca vjet para…
        tani jemi ne nje moshe tjeter dhe me nje experience tjeter…dhe eshte e pafalshme qe shplarja e trurit te vazhdoje me nje intesitet kaq te forte…
        28 nentor 2012…
        cdo dite eshte nje dite e re… nje rast i humbur per te gjithe ne…
        maloku nuk eshte i paprekshem…21 janari perpak e varrosi te gjlle…u drrodh si mi i qelbur qe eshte u shkumua nga goja biles dhe hibridi amrikan u shtang ato dite derisa mori udhezimet…evropi nuk u ndie fare gje qe pritesh…pra ne ishim qe per nje moment ndjeva emocionet e 21 shkurtit 1991….fatkeqsisht per pak minuta…
        derisa te vije nje 21 janar tjeterme zi ua befte…..

        don’t kill the messenger

    1. ilir says:

      …jo mor vlla,eshte gru e veshun si burr…

    2. zefi says:

      Babai i saj PLAKU SALI,qysh kur i vuri emrin e kish parashikuar edhe fatin e se bijes!!!
      Emri AR-GITA do te thote GITA,qe pjell AR!!!
      Si agjent potencial i UDB-se ish Jugosllave ,babai i saj e parashikoi,qe nje dite kjo GITA e tij do PILLTE AR!!!

    3. Zqk says:

      Emri duhet te shkruhet “Argitë Malltezi” per te qene ne perputhje me drejtshkrimin.

    4. voica says:

      Ok,ok, por mos jepni nga keto lajme se na prishet gjaku. Burre-li thote se ngjan si burre. Po nuk eshte kjo aftesia qe ka bere kaq pasuri sa dhe sAli Baba do ja kishte zili.
      Keto jane shifrat se sa paguajme ne ushtaret e thjeshte te perandorise. Ajo me vetine e saj per te rrjepur dhe ne me aftesine tone per te thene: amin, merr c’te duash dhe pastaj vetem shajme…!
      Na prishet gjaku (kur mesojme se sa ka) se dihet qe do ti gezoje ne kete vend krenar shqipesh(?!!?)
      Pse si thoni ju, do ti hyje ndonje gjemb ne Argates? Ndaj mos boto nga keto o Mero. Jemi mesuar ne, jemi me mire kur s’dime gje.

    5. xhino says:

      CFYTYRE E NEVERITUR tE VJEN PER TE VJELLE KUR E SHIKON KETE PLERE

  2. tiransi. says:

    edhe arin e botes te kete kjo prap shemtire mbetet.

  3. skenderi says:

    po fatos nano qe jeton ne mes te vjenes me cfare lekesh ,nje rrogtar ka qene fundi fundit,apo e mban e shoqja me linjen e autobuzeve , bir selmani nenes ke te qaj me pare , prandaj s’fitojne socialistet se te shkuaren e kane sterre skane moral per vete qe te jene te bindshem per tjetrin

    1. plepi says:

      e po fatosin do ta fuste Saluk komunisti ne burg.apo nuk te kujtohet?dhe çfare ndodhi u be shok me saluk kriminelin sepse komunistet e gjejne fjalen e vjedhjes.e me vone xhozi e dekoroi bashke me ilir floririn e sales.ja keta jane plehrat qe ju votoni more popull fshatar injorant-

  4. ai says:

    Banka Botërore miraton projektin e dhëndrit të Berishës
    Qeveria dhe Banka Botërore ndryshojnë projektin e “Bregdetit të Jugut” duke shtuar edhe pastrimin e tokave të ndotura të Fazlliç në Porto Romano. Projekti u Drejtua nga Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i Argita Berishës

    TIRANË- Banka Botërore dhe qeveria shqiptare do të pastrojnë nëpërmjet dhëndrit të kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezit, tokat e ndotura që Damir Fazlliç ka blerë në Porto Romano të Durrësit. Vetëm pak ditë më parë bordi i BB ka miratuar ndryshimet në projektin e menaxhuar nga Jamarbër Malltezi duke shtuar një pikë të vetme, pastrimin e tokave të Fazlliç. Projekti i Malltezit u bë i njohur në të gjithë botën pas prishjes së shtëpive të fshatarëve të Jalit dhe skandalit që përfshiu Bankën Botërore për këtë çështje. Ndërkohë tokat e Fazlliç në Porto Romano u bënë të njohura në të gjithë Shqipërinë për faktin që për blerjen e tyre ndërmjetësoi vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, e cila është e shoqja e Jamarbërit që drejton projektin. Në fund të vitit të kaluar Malltezi krijoi një firmë, e cila përfitonte direkt nga ky projekt dhe në mes të janarit dha dorëheqjen nga projekti me arsyetimin që të mos ndikonte në të. Tashmë projekti i ri i Bankës Botërore pritet që të rrisë ndjeshëm vlerën e truallit të blerë me një çmim shumë të ulët nga miku i familjes Berisha për faktin se toka cilësohej si e helmuar dhe e papërdorshme.
    Projekti
    “Bordi i Drejtorëve të Bankës Botërore miratoi në 22 mars ristrukturimin e Projektit të Menaxhimit të Integruar të Bregdetit dhe Pastrimit (ICZMCP). Për ristrukturimin e këtij projekti u diskutua dhe u ra dakord me qeverinë shqiptare”,- thuhet në njoftimin zyrtar të bankës botërore në lidhje me këtë çështje. Sipas tij, projekti i ristrukturuar do të mbështesë infrastrukturën më të nevojshme që lidhet me përmirësimin e kushteve të mjedisit dhe higjienës, të cilat janë shumë të rëndësishme për një zhvillim afatgjatë të bregdetit dhe turizmit. Ky ristrukturim pasqyron ndryshimet e ndodhura në mjedisin ekonomik, financiar dhe teknik që nga projekti fillestar dhe i jep zgjidhje çështjeve të hartimit dhe zbatimit të projektit që u ngritën nga Raporti i Investigimit të Panelit të Inspektimit. “Objektivi i rishikuar i projektit është të ndihmojë qeverinë shqiptare në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Bregdetin e Jugut duke përmirësuar infrastrukturën kryesore publike mjedisore dhe shërbimet e pushtetit vendor”, -thuhet në njoftim.
    Ndryshimet
    Por ndryshimet e bëra në të hedhin dyshime të forta për qëllimin e vërtetë. Pas skandalit të parë kur u prishën pa asnjë shkak qindra shtëpi të banorëve të Jalit, tashmë Banka Botërore rrezikon të përfshihet në një tjetër skandal edhe më të madh që në rastin më të mirë e vendos atë në rolin e institucionit që është shfrytëzuar nga familja kryeministrore për aferat e saj të dyshimta. “Në mënyrë më specifike, Projekti do të vazhdojë të mbështesë investimet për: (i) pastrimin e mbetjeve të rrezikshme në Porto Romano; (ii) ndërtimin e një hapësire për mbetjet e ngurta për bashkinë e Sarandës dhe një stacioni transferimi në Himarë në mbështetje të menaxhimit të përmirësuar të mbetjeve të ngurta; (iii) rikonstruksionin e portit të Sarandës për të mundësuar hyrjen e trageteve për pasagjerë në Bregdetin e Jugut; (iv) sistemin e ujësjellës-kanalizimeve në qytetin e Sarandës; (v) investimet me bazë komunitetin në fshatrat e Bregdetit; dhe (vi) menaxhimin e zonave të mbrojtura të Parkut Kombëtar të Butrintit”,- thuhet në njoftimin e BB-së. I vetmi ndryshim që është bërë është pika e parë ku është vendosur pastrimi i mbetjeve të rrezikshme në Porto Romano. Edhe pse projekti synon pastrimin e bregdetit të Jugut, është shtuar zona e ndotur e Porto Romanos që ndodhet në veri të qytetit të Durrësit dhe që është në pronësi të mikut të familjes Berisha, Damir Fazlliç.

    Financimi i projektit
    Projekti i Menaxhimit të Integruar të Bregdetit dhe Pastrimit do të financohet i tëri nga paratë e donatorëve të huaj. Sipas shifrave zyrtare, kostoja fillestare e projektit ishte 38.5 milionë dollarë dhe ai do të zbatohet nën përgjegjësinë direkte të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Projekti përfshin, 17.5 milionë dollarë nga Agjencia Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), 2.23 milionë dollarë nga një grant i qeverisë japoneze, 3.11 milionë dollarë nga një grant i qeverisë hollandeze, 2.6 milionë dollarë nga një grant qeverisë austriake, 0.95 milionë dollarë nga Fondi Global për Mjedisin (GEF), 5.7 milionë dollarë nga qeveria shqiptare 1.26 milionë nga kontribute të komunitetit lokal. Afërsisht 23 përqind të fondeve totale të projektit të financuara nga Agjencia Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) janë disbursuar deri tani. Një grant i Komisionit Evropian, me një disbursim total prej 1.8 milionë dollarësh, u mbyll në 30 qershor 2009.

    Argita negocioi Parkun Energjetik
    Në maj të vitit të kaluar u zbulua një tjetër skandal i vajzës së kryeministrit Berisha me tokat e Damir Fazlliç në Porto Romano. Vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, ka ndërhyrë në institucionet shtetërore për miratimin e lejes së ndërtimit të një parku energjetik në tokat që kishte blerë pak kohë më parë miku i familjes, Damir Fazlliç. Veprimet e vajzës së kryeministrit janë tradhtuar nga e-mailet që ajo ka shkëmbyer me biznesmenin arab. I gjithë komunikimi është kryer nëpërmjet adresave “Argita Malltezi” [email protected]; [email protected]; “Zafar Ansar” [email protected] dhe Flutura Tafaj [email protected].

    Si bleu Fazlliç tokën në Porto Romano
    Damir Fazlliç, ka blerë tokën në zonën e Porto Romanos në vitin 2007, pak kohë përpara se ajo të bëhej me vlerë për shkak të një projekti për ngritjen e një parku energjetik. Avokatët e tij kanë zbritur në fshat ku kanë blerë tokën e fshatarëve por kjo nuk i ka mjaftuar. Përveç tokës së fshatarëve ai ka marrë edhe tokë shtetërore dhe e paprivatizuar. Bëhet fjalë për rreth 16 hektarë që i janë blerë fshatarëve të kësaj zone, të cilët e kanë përfituar truallin nga shpërndarja e tokës në bazë të ligjit 7501. Sipas shkresës së Hipotekës, përveç fshatarëve, një sipërfaqe e caktuar e truallit i është blerë komunës së Porto Romanos nga përfaqësuesit ligjorë të Damir Fazliç. Arsyeja e shitjes së tokës, sipas fshatarëve, ka qenë se i është cilësuar trualli si tokë e helmuar dhe e pa shfrytëzueshme.
    Tashmë dy projektet e qeverisë, si ai i parkut energjetik, ashtu edhe ai i patrimit të zonës bregdetare pritet që tia rrisin në mënyrë të konsiderueshme vlerën tokës së Damir Fazlliç.

    Pjesë nga intervista e dhënë në tetor të vitit 2008 nga Damir Fazlliç për lidhjet me familjen kryeministrore

    Në tetor të vitit 2008, në kulmin e hetimit të prokurorisë për skandalet e Damir Fazlliç, ky i fundit u shfaq shumë i qetë në Tiranë dhe nga studio e emisionit “Opinion” në TV KLAN shpjegoi miqësinë e tij me kryeministrin Berisha dhe vajzën e tij, Argita. Më poshtë po paraqesim vetëm pyetjet që kanë lidhje me kryeministrin Berisha, familjen e tij dhe bizneset e Fazlliç.
    Cila është pasuria juaj në Shqipëri?
    Shpresoj që bizneset e mia në Shqipëri të vlerësohen në më shumë së 50 milionë euro. Veçanërisht në pasuri të patundshme. Mbasi të zhvillohet shpresoj se do të ketë një vlerë më të lartë.
    Jeni ndihmuar nga administrata shqiptare dhe kryeministri i Shqipërisë në këtë pasuri zoti Fazlliç?
    Ndihmuar? Besoj se administrata dhe qeveria shqiptare ndihmon çdo investitor të huaj që vjen këtu me…
    Zoti Berisha tha në Parlament që ai mund t’u sjellë ose… ai tha që unë mund ta sjell zotin Fazlliç këtu për të folur me ju…
    Oh, do të më pëlqente shumë kjo.
    Pas incidentit në Sarajevë, po e quaj incident, a keni folur me zotin Berisha?
    Kam folur me atë një herë.
    Një biznesmen që lë gjithçka për të ndihmuar Partinë Demokratike në Shqipëri?
    Së pari, unë besoja në atë kohë që kjo Parti e drejtuar nga Zoti Berisha do ta ndryshonte vendin në mënyrë të ndjeshme e përsëri e besoj se kjo ndodhi.
    Zoti Fazlliç, ju thatë se zoti Basha ishte mik i juaji…
    Është, është.
    Është shok i mirë. Por pse kunati i tij, zoti Isufi ishte administrator i katër kompanive që ju keni në Shqipëri?
    Unë bëj biznes bazuar mbi besimin. Një pjesë e madhe e biznesit tim është e bazuar mbi besimin. E takova Erionin më 2005-n dhe i kërkova….
    Përmes zotit Basha?
    Nuk e mbaj mend. A e takova përmes zotit Basha? Natyrisht. Direkt apo indirekt nuk di. Por ai është një djalë i ri shumë i zoti dhe i zgjuar. I kërkova nëse mund të më ndihmonte me disa nga bizneset. Ai më ndihmoi. Punuam së bashku. Ai nuk qe asnjëherë partner në biznes. Ai ishte administrator i një kompanie. U përpoqëm të bënim disa gjëra me atë kompani, por mori më shumë seç e kisha menduar në fillim.
    A e njihni zonjën Argita Berisha?
    Po e njoh. Argita Malltezin.
    Çfarë lidhjesh keni?
    Kemi miqësi dhe ajo gjithashtu si avokate trajton një pjesë të punëve të mia ligjore në Shqipëri.
    Është kjo e vetmja marrëdhënie që keni?
    Dhe jemi miq.
    Do vazhdoni të jeni mik i zotit Berisha?
    Sigurisht.
    Do të vazhdoni të këshilloheni nga Argita Malltezi Berisha?
    Sigurisht.
    Do të vazhdoni të jeni mik i zotit Basha?
    Po.

    Dorëheqja e Malltezit
    Në mes të janarit të këtij viti koordinatori i “Planit të Jugut”, Jamarbër Malltezi, deklaroi dorëheqjen nga pozicioni i punës. Ai ka pohuar se është shkëputur nga pozicioni i koordinatorit, për arsye personale që lidhen me biznesin e tij por ka paralajmëruar se në projekt do të ketë ndryshime strukturore. Në atë kohë Banka Botërore e kishte ngrirë projektin pasi kishte zbuluar pasaktësi të shumta në të si dhe për faktin që duhej bërë dëmshpërblimi i banorëve të Jalit për dëmin e pësuar në mënyrë të padrejtë.

    //marr nga shekulli//http://www.google.it/search?q=Jamarb%C3%ABr+Malltezi&hl=it&tbo=d&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ei=t_PNUJqIJMXhtQbIiYHYDw&ved=0CAoQ_AUoAA&biw=1163&bih=619

  5. Ligor Luarasi says:

    KA O S’KA DREJTESI SHQIPERIA?
    ********************************************
    Ne se drejtesia ne Tirane per pasoje dhe ne Shqiperi ka ndryshuar,kete e verteton frenimi real i familjeve politikane per te mos u pasuruar si deri me sot.
    Ndryshe drejtesia e Tiranes vazhdon te jete fallco.
    Lufte pallateve,(Vilave)paqe kasolleve(shtepive te renuara) shkruante
    i pa vdekshmi Henrik Hajne.

  6. Zbulimi dhe denoncimi i akteve të tilla është një punë e lavdërueshme,që bëjnë depudetët e PS,dhe së fundi edhe aktivistë dhe drejtues të AKZ…Është vepra më e mirë që mund të bëhet në këtë kohë të vështirë për demokracinë në vend…Sepse dihet se institucionet nuk funksionojnë për hir të sistemit,por për qejf të kryeministrit dhe interesave ekonomike dhe politike të tij…Ajo që shqetëson qytetarët shqiptarë(të cilët duhet ti bashkohen denoncimit të rasteve të vjedhjeve dhe abuzimeve me pushtetin…)pra,është nëse kur në pushtet të jetë me gjasa kjo parti:A do ta gjykojë dhe dënojë sipas kodit penal dhe drejtësisë apo do jetë harruar deri atëherë..Ndërsa sot,duket si një show,nesër në pushtet,do zbulohet vlera e së vërtetës me vjedhje,dhe abuzime në emër të[ pushtetit dhe nepotizmit të lidhur mew të…Shpresoj që edhe kjo zonjë të mos ja ”mbajë”me valixhet plot euro,lira angleze dhe dollarë në ndonjë vend të botës…atje ku ka depozituar floririn..Siç bëri edhe zogu,kur tradhëtoi dhe iku si një munafik i pabesë…Atëherë kur vendi kish më shumë nevojë për udhëheqje dhe përkrahje…

  7. geno says:

    kjo nuk vuan per pasuri, por vuan shpirterisht pse eshte kaq shume e shentuar dhe e ha marrazi perbrenda

  8. eshte shume e çuditshme sa u ecen bisnesi femijve te KRYEMINISTRIT??????????????????????SI ka mundesi qe rrogat i kane nga 1.000 euro e pasuria vlersohet me miliarda??????????’EDHE ju thoni qe enveri ishte diktator?????enveri e beri SHQIPERINE. KURSE saliu , iliri e fatosi e vodhen .I jane turur me legena per ta rrjepur shqiperine.

  9. mirel says:

    bravo goca bravo.
    Po i ben mire detyrat e babit.

  10. fl says:

    Keta jane bllokmenet e rinj. Oborri i Saliut me Fevzirat e Sandrat e me radhe. Shpresoj qe gjendja te rendohet ne ate pike sa te detyrohen te mbyllen tek vilat e tyre. Aty ti zeme si miu ne cark.

  11. ATILA says:

    Berisha po pastron parate e pista qe i ka vjedhur ketij populli duke e e larguar ne per bote nga syte kembet duke i vjedhur pasurine e pronen duke e mbtytur e vrare. Po mos harroje Ai se harrami s’behet hallall c’fare ben gjyshi e pin kelyshi.E mjere ata qe do i vine pas Sali vrasesit se do e paguaje brez pas brezi me kuc e me mac fatkeqesite qe i ka sjelle ketij populli.Pushtetaret mos harrojne se jo vetem ne kete jete por edhe ne ate jete do japin llogari jo vetem per veten por edhe per menyren se si e kane ushtruar pushtetin.

    1. sokoli says:

      Aq sa po paguajne kelyshat e Enver Hoxhes

  12. Argita_B says:

    Ose hidheni ne gjyq per shkelje ligjit shqiptar ose nuk ka prova e boll me llogje.

    1. plepi says:

      Boll me llogje more plehre,se ka njerez si ju qe i mbroni dhe votoni prandaj keta nuk kane frike dhe nuk i hyne gjembe ne kembe.po me keq u katandiste ky popull me kete mendje qe ka.ju qe mbronit dje bllokmenet dhe fusnit njerezit neper burgje dhe internime,sot mbroni bllokmenet blu,fare e keqe paskit qene ju komunistet e saliut.

  13. shpatar says:

    Kam ndjekur me vite menyrat e sjelljes te atyreve qe na kane komanduar.Ajo qe bie ne sy eshte hajdutlleku.Ne asnje vende te botes nuk ka rrojtur kaq shume hajdutlleku sa ne Shqiperi.Fenomen qe shoqeron vendet e varfera brez pas brezi.
    Zogu denonte poshte dhe i lejonte vehtes te bente cte donte me pasurine kombetare.Hoxha e parandaloje se dhe per nje pule te fuste ne burge.Rrojti me seren e tije komuniste shume here me mire se populli por i hengri te gjithe dhe la gjalle tipa si Ramizi e me keq si Saliu qe sote po na pine gjakun.
    Te socmit.Te ngresh duarte e te marresh arratine.Rron ne se ngre kartonin partiak.Kemi share Ballin qe hanin nga nje pule dhe nuk varim ne litare keta qe sote vjedhin hapur me ze efigure.Cfaje ka Argita qe noton me bollekun qe i ka ofruar pozicjon i babes.
    Keshtu ka qene ne te shkuaren dhe keshtu do vdesi mendja e shqiptarit.Koke ulur para Sulltanit,Pashajte ,Beut,Agait,Diktatorit ,Pushtetarve ,shoferit te K/Ministrit ,te Ministrit ,Zonjes se pare ,te dyte ,te Kryetarit te partise,te shokut Xhemale ku ta di se ku perfundon zinxhiri i koke poshtve.
    Neqofte se nuk dime ta sherojme kete semundje cna duhen deklaratat qe jane bere pa vlere .Thote populli:Mos i bjere fyellit ne nje bire.Bjeri atje qe ti shohesh hairin.Ja te shohim cdo beni kur te merrni pushtetin.Do beni ate qe tha Fatosi.Ne burge ata qe kane abuzuar me djersen e popullit.Rrezik se ska mbetur me zemer kaq e forte te ndeshkoje hajdutet.

  14. I plasi says:

    I plasi bytha ben qikagos. Motra vet I ka fituar

  15. I-lir says:

    Ore ky papagall qe e ka zene frika dhe po pshurr ne breke nese do te jete apojo ne liste per deputet, ka mare deklarimin e pasurise edhe na e lexon, e po na e shet sikur cfare ka zbuluar. Po motra dhe vellai yt qe jane te lidhur koke e kembe me AMC e grekeve a kane ndonje lidhje me surratin tend, po vizat qe i nxirrje per ne Greqi tere katundareve te librazhdit nje dite parazgjedhjeve me sekser Nin Memen shoferin tend personal per pislliqet qe ben ne Librazhd, a kane ndonje lidhje me ty. Duhet te kesh surratin tend te nxirre, moralin tend mashtrues dhe ordiner te dalesh edhe te flasesh.

    1. Truzhavorri says:

      O Raimond , o truzhavorr, mos dil me nick name I-lir. Ti s’mbush mire. Punon tre. Te eshte lagur kandelja. Po nje kandele nuk ta fal Argita, o i shkrete? Po ku do ti coj gjithe ato pare, sepse dhe kater dite jete ka… Me 21 shkaterrohet bota…

  16. lindi says:

    Plasi duke thene i ati i kesaj Argites , jo bllokmenet e bllokqenet.
    Po keta i marrin te keqen bllokmeneve te vjeter o vellezer e motra shqiptare.Ata as me dylbi nuk i kishin pare pasurite familjes berisha……

  17. Drejtesia e Zotit says:

    Eh sa lodhen kot o njerez ! Ne mos dhenshin llogari ne kete jete per gjakun qe po i pine njerezve, nje gje eshte e sigurt, po e sigurt fare. Drejtesise se Zotit ne boten tjeter nuk do i shpetojne dot. Do japin llogari per çdo vjedhje qe i kane bere popullit.Çuditem si e anashkalojne kete Argita e Shkelzeni se sikur deklarojne se jane besimtare!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  18. ILIRET says:

    Me gjithe keto leke, kushedi sa dashnor do te kete kjo….
    Me duket se u gjeten leket per ti demshperblyer te perndjekurit….
    Pith somet…. Disa hane sa dhjesin, te tjere nga uria vdesin…

  19. kapo says:

    Po si nuk u fryne mor aman qe mos i hongshin. Po 1 stomak kane dhe kta me ja qifsha ato robt po pse ne nuk e paskemi te drejten minimale te pakten per 1 jetese me te mire apo jemi qener.

  20. Horri i Bulevardit says:

    Po pse cuditeni o shqiptare, jane pare qe i ka futur ne biznese te ligjshme me paret qe ju ka vjedhur shqiptareve, se ne Shqiperi si kerkon njeri llogari se ku i gjete gjithe keto pare, se mesa dim ne Ram Berisha ka rujt vetem dy koke dhi, ska patur ferme dhe Saliu pervec rroges ka marre dhe 80-lekshin si ish sigurims jasht orarit te punes.
    Ju thoni se Enveri ishte burr i mire, te kish qen burr i mire sna kishte len kete qen permbrapa me na e bo me zi se ai.
    Patsaj pse habiteni, a nuk folnim me ze te ulet se goca e Enverit shkonte ne hotelet me te shtrenjta ne Paris dhe u lajte atje cullak me regjizoren shoqen e saj qe sot punon ne TV KLAN dhe TVSH, gruja e Timos qe me vjen keq tja permend emrin me kete rast.
    Edhe Argita po i njejti soj eshte, njona ble vetem fustanin 7000 euro, sa do ti mjaftonin Lirak Bejkos, te kishte pak shprese per jeten e vet, tjetra, po mundohet qe te deklaroje sa me shume te ardhura sa eshte i jati ne pushtet dhe kane me gjykata e prokurore te tyren, qe kur te iki babi nga pushteti, te thote se une i kam deklaruar keto pse me kerkoni llogari tani, gjykata eshte shprehur njehere qe jam e pakorruptuar dhe e ndershme.
    Vetem beni llogarite sic tha nje komentues, merrni adresat dhe kur ta kpusin qafen, shkoni dhe vini parrullen bathoriste, osht e xonme.
    Vetem ate vilen ne New Mullet, mos beni gabim me e morr se e kam xon une, e kam shkrujt parrullen osht e xonme dhe kam pikturu dhe vehten me flok pa xhel ashtu sic i kam pas te nrejtme si furce dhe me nji kallash ne dore. Punova 40-vjet dhe se bera nji shpi temen, tani ishalla e thy qafen Saliu dhe po behem me vile blloku. Mtako se kam shkrujt shum ktu dhe kam ber opozit me shume se Edi Rama me ata te vetet.

  21. TOR says:

    Hec mo PS PD mos na cani koken. Keto jane shifra qesharake. Duhen shumezuar me nje faktor se paku ndermjet 3 dhe 10 qe te dali ne pah shifra e vertete mujore, pa mare parasysh asetet qe keni nepermjet familjareve tuaj neper USA, Greqi, EU, Kanada e tutje. Plehra. Ka shkuar borxhi i vendit mbi 65% e nuk eshte ndertuar asgje, akoma pa drita e pa uje. Te pakten te tjeret me borxh edhe bejne dicka, por ju more ju shpelafte ajo mortja ku i keni cuar ato biliona ndihma e leke nga emigrantet qe mos pafshit hajer ndonjehere more politiqener te ndyre.

  22. Adoleshent says:

    Ju sjeni njerez se po te ishit do e shikonit ato femije qe po vdesin urie cdo dite si ne Afriken e larget me km por e afert me jetesen e nje shumice te mire, vetem njerez sjeni ju, vetem ai plumb do ju vije hakut sic i lat ato femije pa buke dhe jetime do ti leni dhe ju tuat, por ato qe do vijn sdo jen aq PERBINDESHA sa ju, do ja plotesojn kushtet minimale femijeve tuaj.

    Dita ndeshkimit afron.

  23. Robert says:

    O Balla
    Meru me Nanon e bizneset e miliardat e tij dhe lene Argiten
    Asgje nuk harron shqiptari, fiksoje mire kete plako

  24. Tironci Lugano says:

    Zoti Balla
    Di qe ti i lexon shkrimet ne Tema.Perse flet lart e poshte beri kete e ate’?Beji nje kalllzim penal ne Prokurori meqe paske dhe fakte.Sju mungon besoj asistenca Juridike etj etj.Filloje me Argiten.Ne te kundert mos dil e te besh fjale kot.

  25. Shqiptari says:

    Une ne emrin tim personal dhe ne emer te miqeve te mij jam i mendimit ti poropozojme shqipetareve te vertete se te gjithe ato familje qe bejne pjese ne Bllokun e ri bllokmen mbas qershorit te vitit 2013 tu rezervohet nje kampexh ne SPAç ose ne Burrel.Pashaportizimi i tyre aty te behet sipas funksionit dhe moshes.Propozojme qe hyrjen e pare ta marre çifti Sali Liri Berisha dhe pastaj me radhe deri tek bythelepiresi me i fundit i ketij sistemi gjakatar dhe vrases per gjithe kombin shqiptar brenda dhe jashte kufirit.Te behet kujdese me te ashtuquajturit ministra se ata kane edhe nga 2-3 gra dhe dashnoret ti kene me vete se ju duhen si tani ne kohen e sundimit dhe aty ne kohen e denimit.Shqperia do shpetoj dhe do marre fryme thelle deri ne ngopje maksimale,vrulli i punes do shpertheje dhe mirqenja do trokas shume shpejte ne dern e çdo shqiptari.Pastaj do bertasim vertete RROFTE LIRIA E POPULLIT SHQIPTAR,ne kete feste nuk do mungoje edhe shampanja e vertete per çdo dere shqiptare.Poshte tradhetaret e ketij kombi te shumevuajtur.Ju qofte i lehte dheu te gjithe atyre te rinjve dhe te rejave qe me gjakun e tyre kane sperkatur çdo pellembe toke shqiptare te genjyere poshtersishte nga diktatori ekstremist dhe antishqipari me i madh i koherave moderne Sali Berisha.Kete mendim kemi edhe per seren e Fatos Nanos qe edhe aty ti bejne karshillek njeri tjetrit.

  26. timo says:

    Zoti Balla për të gjitha çfar thoni keni të drejtë veç për një gjë jo, nuk keni aspak të drejtë. Përdorimi “neo bllokmenët blu ” është fare i pasaktë. Ai është një refleksion i përdorimit “bllokmenët e kuq” që, në përmbajtjen që ju e fusni ska asgjë të krahasueshme. Pra është i pa saktë. Të gjithë bllokmenët e kuq, vilat që banonin, nuk i kishin të tyret.Ato ishte pasuri shtetërore. Rrogat e tyre ishin aq sa për të jetuar pa kokçarje. Rrogëtarë me rroga më të mëdh se të tjerëve por jo për të vënë miliona mënjanë.

  27. ROBERTIT DHE TIRONCIT NE LUGANO ROBERT !ME VJEN CUDI SI KA MUNDESI TE JEMI KAQ TOLERANTE NE SHQIPTARET ME POLITIKANET TE CILET PO I PIJNE GJAKUN ME PASURINE E FEMIJEVE TE SALES,NJE FJALE THOTE KU KA ZA SESHT PA GJA ;PROBLEMI QENDRON TEK NE PERSERI KUR PERFAQESUESIT E POPULLIT QE JANE DEPUTETET SI PSHM ZOTI BALLA,ZOTI TAHIRI ( TE CILIT XENIA ME ARGITIN I JANE VERSULUR DUKE E XHVATUR ME ANE TE GJYQEVE DHE AVOKATEVE TE PUSHTETIT VETEM SEPSE ATA KANE DENONCUAR VJEDHIEN) ROBERT TI I DREJTOHESH Z BALLA PER TOSIN;BALLA KA QENE PUNETOR E PARIMOR AI ISHTE NJE NGA TE PARET QE U DISTANCUA NGA TOSI . ME GJITHESE NUK ISHTE SI VUCITOLI NE KOHEN E NANOS NJEREZIT ISHIN 100x ME MIRE SE TANI :MILITANTIZMIN E SEMURE LERENI ME NJE ANE .DICKA KISHA ME TIRANCIN E LUGANES .ASHTU SI JU UNE JETOI NE NJE VEND AFER JUSH SHTET DEMOKRATIK ME LIGJE KU I PA FAJSHEMI KUSH DO QOFTE MER DREJTESINE ; PO KU MUND TE NDODHE NE NJE VEND HAJNASH, VRASESISH, KRIMINELE LUGANO PO JU THEM LIDHUNI ME SHUME ME VENDIN TUAJ DHE DO SHIHNI QE KORUPSIONI KA BLLOKUAR ARTEIET KRYESORE TE JETES ;PD DREJTOHET NGA NJE QEFLI PUSHTETI QE I KA HYP GOMARIT MBRAPSH.

    1. Tironci Lugano says:

      gamori mrapsht
      Mundohu te kuptosh ate qe kam shkruajtur.

  28. shqiptari says:

    Nuk kam ndegjuar ndonjehere,apo Lexuar.Qe gjithekush qe ka pervetesuar nga djersa e popullit.Dhe nuk ka mare denimin si nga Zoti apo nga Drejtesia nje dite.

  29. nastradini says:

    KUR SHQIPTARET DO TE PRANGOSIN AL KAPONEN E TYRE?

    Do te ishte edhe me e lavderueshme sikur zoti Balla ta conte deri ne fund investigimin e tij per gocen e Kryeministrit. Fjala eshte neqoftese Argita fiton 3000 EUR/muaj x 12 muaj = 36’000 EUR/vit. Tatimi mbi te ardhurat per qerane eshte 10 %, pra Argita duhet te kete paguar per vitin 2011: 36’000×10% = 3600 EUR tatime ne shtet. Po te shtojme ketu 14’400 EUR tatime nga mesimdhenia ne Universitetet Private, deri ketu del se Argita ne baze te investigimit te Balles duhet te kish paguar 14’4000 + 3600 = 18’000 EUR rrumbulak per vitin 2011 per ato te ardhura qe ka zbuluar Taultant Balla. Se mund te kete edhe te tjera. A i ka paguar Argita ne shtet tatimet mbi te ardhurat si gjithe shqiptaret e tjere? Kjo eshte ceshtja thote nastradini, sepse eshte i bindur qe nuk ka paguar asnje qindarke as ajo, as vellai i saj famoz sic nuk kane paguar edhe banditet e tjere te Saliut qe dalin ne video kur ndajne LEKAT midis tyre. Do te ishte mire qe kete pune ta bente Adriatik Llalla ose Ridvan Bode, por meqe ata nuk jane bere te gjalle per te mbledhur tatimet ne shtet, por meqe MEDIA shqiptare nuk behet e gjalle fare per te investiguar miliarderet me pushtet, i ka mbetur dopio gjashta Taulantit te PS-se. Per t’u kujdesur per Buxhetin e Shtetit. Por i ka shkuar punes deri ne gjysem. Sepse te jesh i pasur nuk eshte mekate, nderkohe qe te mos paguash tatimet ne shtet je si Al Kapone.

  30. enofieraku says:

    boboooo sa e shpifur, sikur ka ber karambol me rosakun .

  31. zyber says:

    Natyrisht qe do ta falenderoja Argiten dhe babain e saj Saliun per ato qe jane duke i bere Shqiptareve. Mira ta kemi neve shqiptaret , kur neve i lejojme ata te bejne keshtu.E dini se cfar do te ndodhte nese do te kishim nje situta te ngjashme si kjo e shqiperise ne perendim.? Populli do te ngrihej si uragan. Ne shqiperi te gjithe konstatojme.

  32. shtjefni pri gremine says:

    Duhet me u thane qe; Fatos Nano ka ba burg per hajn, tuj vjedh bizelet e gjroshet e nihmave per Shqiptaret. Sala e fali at, ene ai ja shperblen. Njaj ka shperdoru pushtetin qe i dhane Shqiptaret. Haram paret e Shqiptarve qe po i prish neper bote. Fatos Nano ka shperdoru besimin qe i dhane socialistat e thjeshte. Fatos Nano asht nji monster e shperfytyrume, po aq sa Sali Berisha. Mallku qofte ai ene gjithe horrat e tjere pseudosocialista qi u majmen padrejtsisht n’pushtetin e tij e qi vazhdojn t’kerkojn besim ke Shqiptaret.
    Suksese Edi Rames, stafit t’rinjve dhe te pakompromentumve ne realizimin aspiratave te shqiptarve !

  33. kola says:

    qente le te lehin , karvani te hece perpara , hec aty argita , tregoju se te fitosh leke duhet punuar e jo te rrish e te besh geg meg ne internet e kafe ,ariu nuk trembet nga zhurmat , te hane m,,,

  34. edi says:

    o shoku balla mos ngaterroni punen private me rrogat e shtetit.

  35. KU ESHTE FSHEHUR ROBERT PAPA.?

    Kur filluam demokracine ne ato vite Robert Papa nje papagall i Berishes ne ate kohe, i ftonte te gjith teleshikuesit se do te ndiqeni nje lajme interesan .! Kemi zbuluar dicka te „madhe“ ne vilen e Enverit . Dhe teleshikuesit ne ate kohe te gjith syte ne oren 20 te mbremjes i kishin teke TV Tiramna dhe cfare zbulimi kishte bere Robert Papa. Kishte zbuluar nje pishine te vogel ne oborrin e Enver Hoxhes. Pra lufta kunder bllokmenve vazhdonte me nje veske, me ndonje kafe qe kishin pier me njerze te ndryshem dhe kaq ishte diapazoni ekonomik i bllokmenve. Ne te vertet edhe ato vila ishin prone shterore dhe sote e veja e Enver Hoxhes jeton ne nje banes te thjeshte sikur te gjith qytetaret.
    Po bllokmenet e rije Cfare kane.? Ja i ka renditur mire edhe Mero Baze dhe deputeti Balla dhe plote te tjere. Te ben pershtypje ku jane sote keta gjujtes te bllokmenve te vjter qe gjuanin dhe vazhdojne te gjuajne edhe sote bllokmenet e vjeter, duke mos bere zhuirme fare per bllokmenet e rije. Bllokmenet e rija kane privatizuar gjysmen e shqiperis dhe gjysmen ua kane falur te tjerve jasht shqiperise.
    Keshtu qenka then te luftosh bllokmenet e vjeter per tu leshuar vendin bllokmenve te rije pore me nje pasuri marramendshe e cila nuk munde te behet fjal per nga permasat me ato qe kishin bllokmenet e vjeter.
    1.Ata kishin vila shterore, dhe kur ikte nga posti vilen e merrte nje tjere .
    1.1 Bllokmenet e rije vilat i kane te perjetshme por nuk kane nje e dy pore me dhjetar e me
    2. Bllokmenet e vjeter ne bregdet kishin vila shterore ku edhe sote ato jen te tille,
    2.2Bllokmenet e rije kane bere vila te tyre po jo nje e dy pore nge 3-4.
    3. Bllokmenet e vjeter nuk ishin toke ne perdorime.
    3.3 Bllokmenet e rije kane toka, pyje , minejera ndhe toka me vler turistike.
    4. Bllokmenet e vjeter nuk kishin toke ne bregdete.
    4.4 Bllokmenet e rije kane jo pake por gjysmen e bregut te detit.
    5. Bllokmenet e vjeter nuk kishin banka ase brenda vendit ase jashte vendit.
    5.5. Bllokmenet e rije kene plote madje jo ne emrin e tyre pore ne emer te te tjerve.
    6. Bllokmenet e vjeter nuk kishin prona ne universitete.
    6.6 Bllokmenet e rije ken nga nje univeristet privat ku marrin te ardhura nga ato.
    7. Bllokmenet e vjetr nuk kane shitur toka te atdheut ton asnjeher.
    7.7. Bllokmenet e rije kane dhen toka madje edhe detin 355 milje dete.
    8. Bllokmenet e vjetr nuk kishin shitur kurre copa te atdheut me 1 euro.
    8.8 Bllokmenet e rije ua shesin te hujve shqiperin nje euro dhe pastaj behen aksioner me ta.
    9. Bllokmenet e vjeter luften e klasave e kishin ne kushteture.
    9.9 Bllokmenet e rije e hequr fuften e klasave ne kushtetut dhe e zhvillojn ne praktik pa kushtetute
    Te gjitha keto pore qe nuk jane vetem keto ka edhe te tjera qe bllokmenet e rije luften kunder bllokut e perdorin per fasade ose per te hutuar njerzit qe vete te veprojne lirishten ne misionin e tyre te pasurimit me cdo cmim.
    Keta bllokmen qe kur ju drejtuan pushteti ne vitin 1992 dualen me parullen, „ti shponsojme komunistet“ Ne te vertet komunistet ishin te shpronsuar pora ata kishin hallin te pasurohen vete, pra te vishen me prone. Ashtu sic u veshen me pasur dhe pron pa asnje limite. Shprehja e tyre bllokmente eshte e turpshme dhe ky ballafaqim keta bllokmen te rije i ben diskretituar para opinionit shqiptar dhe natje te huaj. Do te kisha shume deshire qe Robert Papa tan inga Radiaon “Nacional”ta degjonio se cfar sublimes ben ky idito ndaj bllokmenve te rije.?

  36. realiteti says:

    R.Papa nje bythelepires i saliut,kur edhe vete papa e di sakte qe saliu ishte dhe eshte nje komunist me kollaro blu.

  37. JUZEFIDHJA says:

    KA RA PARJA NE DOR TE HORRIT,I THON SHKODRANT E NDERSHEM,,,PO PIN GJAK POPULLI CDO DIT E ME SHUM,A MENDOJNE KU I GJEN KY POPULL KETO LEK ???QE ESHTE I GJITHI PA PUN !!!!MENDOJ SE NUK E KAN PROBLEM FARE,DUKE PARE XHEPAT E TYRE QE FRYHEN NE MENYRE DRESTIKE,KETYRE NUK KE CA JU BEN,VETEM LEJU ZOTIN TE MARRI HAK,PO ZOTI VONON PO KURR NUK HARRON……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje