Ja çfarë krize e pret Shqipërinë

16 Dhjetor 2012, 23:29Politika TEMA

Kryetari i PS Edi Rama duke folur për  gjendjen dhe sfidat e ekonomisë shqiptare, tha se kriza shqiptare e ekonomisë nuk është vetëm një pasqyrë e krizës që ka prekur mbarë Europën, por është përkimi i krizës globale me fazën e shterimit të një modeli ekonomik rrënues për Shqipërinë.

Përpara një paneli të përberë nga ekspertë, sipërmarrës, akademike, studiues të shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare vendas dhe të huaj si dhe nga emra te njohur në institucione të rëndësishme ndërkombëtare financiare, kreu socialist tha se “në vend se të qeveriset për të shkuar përtej krizës, Shqipëria po qeveriset nga kriza duke përjetuar çdo ditë zgjerimin e pasojave të saj”.

 Nga Edi Rama

Lejomëni përsëpari ta falenderoj Rektorin e Universitetit Mesdhetar profesor Angjelin që më ofroi këtë mundësi të dyfishtë: Të flas për gjendjen e për sfidat e ekonomisë sonë përpara të ftuarish kaq të rëndësishëm si personalitetet që kanë ardhur nga vende të ndryshme këtu, por edhe të rrezikoj që të dukem jo real, jo bindës e jo i besueshëm siç duken qeveritarët e sotëm kur flasin për ekonominë. Është rrezik sepse nëse qeveritarët sot i përgënjeshtron përditë realiteti rrënues i ekonomisë, opozitës s’mund t’i mjaftojë qeveria si argument i rrënimit që përjetojmë dhe as mund t’i lejohet në këto kushte të rënda për gjendjen e ekonomisë rendja pas parafytyrimesh jo reale, jo bindëse e jo të besueshme për të nesërmen. Aq më pak mund të më lejohet kjo mua si kryetar i opozitës përpara këtij auditori, ku të ftuarit kanë vetinë e posaçme të njohjes së tyre të gjerë, të ekonomisë në tërësi por edhe të natyrës së problemeve të ndërlikuara ekonomike të botës së sotme në veçanti.

Ka edhe një detaj të vogël por jo të parëndësishëm për mua, përkundrazi, që ma rrit peshën perceptimit të rrezikut në këtë foltore për të bërë çmos që të mos dukem jo bindës. Sepse mes jush, është edhe një edhe një profesore ekonomie që është njëkohësisht edhe gruaja ime.

Unë besoj se kriza shqiptare e ekonomisë nuk është vetëm një pasqyrë e krizës që ka prekur mbarë Europën. Po është përkimi i krizës globale me fazën e shterimit të një modeli ekonomik rrënues për Shqipërinë. E jo vetëm kaq. Kriza shqiptare është rënduar edhe më shumë sepse pikërisht kur nisi ky përkim dramatik, qeveria shqiptare zgjodhi dritëshkurtësisht t’i sforcojë mekanizmat e amortizuar të ekonomisë sonë në një përpjekje kokëfortë për të mos e pranuar krizën.

Kështu, nëse çdo krizë është edhe një mundësi e veçantë për një fillim të ri, ne kemi plot tre vjet që përjetojmë djegien e kësaj mundësie në një mjedis të shurdhuar nga tam-tamet e propagandës qeveritare. Në vend të hapjes së një debati gjithëpërfshirës për modelin e zhvillimit të këtyre viteve dhe për rrugët e rimodelimit të tij, ne deri më sot kemi mbetur të kyçur në debatin ka apo nuk ka krizë. Në vend të ndarjes me njëri-tjetrin e me publikun të barrës së përballimit tërësor me krizën, ne deri më sot kemi mbetur të ndarë tërësisht mes qeverisë që thotë se jetojmë në të vetmin vend në botë që s’është prekur nga kriza dhe opozitës që thotë jo vetëm jemi prekur nga kriza, por po rrezikojmë përtej së llogaritshmes duke mbyllur me pahir sytë para krizës.

Shkurt në vend se të qeveriset për të shkuar përtej krizës, Shqipëria po qeveriset nga kriza duke përjetuar çdo ditë zgjerimin e pasojave të saj.

Ambicia ime është që të mos e djegim më tutje mundësinë e veçantë për një fillim të ri që na ofron kjo krizë e rëndë.

Të qeverisim duke shkuar përtej krizës me një vizion të ri për zhvillimin dhe përmes një rruge politikash të reja rritjeje që janë pafundësisht larg së qeni një fjalë goje në kushtet e sotme.

Politika e tyre e rritjes është thjesht të thonë që rritja po ndodh. Edhe pse ata e dinë siç e dimë edhe ne që s’është e vërtetë, kjo është e vetmja politikë që kanë.

Politika e tyre e punësimit është të thonë se po hapen mijëra vende pune. Edhe pse ata e dinë siç e dinë mbi 1 milionë të papunët e këtij vendi që s’është e vërtetë, kjo është e vetmja politikë që kanë.

Politika e tyre e reduktimit të borxhit është të thonë që do ta reduktojmë. Edhe pse ata e dinë siç të gjithë botërisht e dinë se borxhi po rritet përtej kufirit të së përballueshmes, kjo është e vetmja politikë që kanë.

Tani kryeministri thotë ekonomia vitin e ardhshëm do rritet 4%! Si do rritet? Ja kështu, si me magji. Por të gjithë e dinë që ai mund të jetë shumë gjëra, po magjia nuk bën pjesë ndër to. E teksa të gjithë po lodhen me truket e tij, kriza po thellohet duke rrënuar besimin dhe shpresën e njerëzve tek vetë politika.

Ambicia jonë për Shqipërinë sot është një Rilindje Shqiptare.

Një plan real për Rilindjen që duam kërkon realizëm të palëkundur. Për gjendjen e vendit. Për gjendjen e ekonomisë në vend dhe në botën ku jetojmë. Për çka mund të bëjmë dhe çka nuk mund të bëjmë.

Lejomëni t’ju them fillimisht çfarë unë nuk mund të bëj. Unë nuk mund të premtoj se ne do ta shndërrojmë ekonominë brenda natës. Do të na duhet kohë dhe vendosmëri. Unë nuk mund të premtoj se një votë për ne sot, do të garantojë punë për të gjithë nesër. Por mund të premtoj po, që nëse njerëzit do të na marrin ne në punë për të zgjidhur problemin e papunësisë së tyre, do t’i përkushtohemi me të gjitha fuqitë dhe eksperiencën, udhëheqjes së një procesi transformues të qeverisjes për një Rilindje Shqiptare.

Me të njëjtin përkushtim po punojmë bashkë me shumë të tjerë, në lidershipin e partisë, me shoqërinë civile, me botën e sipërmarrjes, për të zhvilluar një program të bazuar mbi vetëdijen se është koha e rishikimit rrënjësor të modelit të zhvillimit. Dhe, insistoj, është koha për të mos e humbur për fare mundësinë e posaçme që kriza na jep për të shkuar përtej saj.

Për shembull sot kriza na krijon mjedisin e duhur për të parë sa efikase ka qenë reforma e tokës në Shqipëri; Çfarë efekti ekonomik dhe social ka krijuar kaosi dhe korrupsioni me titujt e pronësisë; Cila është situata post privatizim e ndërmarrjeve; Çfarë siguruan privatizimet strategjike për sektorët nga pikëpamja e eficencës, investimeve, cilësisë së produktit dhe çmimeve; Sa kanë kontribuar reformat e njëzet vjetëve në arsim dhe çfarë kapitali njerëzor ka sot Shqipëria për të përballuar sfidën e zhvillimit të qëndrueshëm e të vetë integrimit europian; Po shërbimet e tjera publike, përsëpari shërbimi shëndetësor, si janë akomoduar në kornizën e kohës së re dhe si ka ndryshuar performanca e tyre në shërbim të njerëzve të zakonshëm; Si është gjendja e trashëgimisë natyrore e kulturore në Shqipëri; A është më e bukur, më e pastër, më e mirëmbajtur apo më e shëmtuar, më e ndotur, më e dëmtuar Shqipëria në pejsazhin e saj bregdetar e rural; Ku janë komunitetet urbane apo rurale të vendit nga pikëpamja e cilësisë së bashkëjetesës; Cila është gjendja e shtetit si tërësi institucionesh dhe korpus administrativ në zbatimin e ligjit e në disponibilitetin ndaj qytetarit; Po vetë qeverisja si proces a është bërë më efikase e transparente dhe çfarë modeli të sjelljes sociale inspirojnë qeveritarët e sotëm në komunikimin e në qasjen e tyre ndaj publikut e ndaj gjësë publike;

Besoj se për çdo njohës sado të sipërfaqshëm të Shqipërisë në këtë auditor, të gjitha këto që rreshtova nuk kanë nevojë për koment nëse duam të përcaktojmë mbi bazën e tyre notën për qeverinë e qeverisjen.

Por qëllimi i këtij enumeracioni nuk është të nxjerr në pah se qeveria ka qenë pjesë e inercisë së rrënimit të mëtejshëm, në rrugën e një modeli sipas meje të dështuar zhvillimi për Shqipërinë. Jo. Dua vetëm të nënvizoj se sot gjërat janë sa të qarta aq edhe të shtruara për një debat shumë serioz të munguar prej vitesh, lidhur me ardhmërinë e tyre.

Nuk është mëkat sigurisht që një i ftuar si unë të komplimentojë ata që e kanë ftuar, por besoj vërtet se kjo konferencë është tejet e dobishme për t’i dhënë jetë këtij debati.

Ambicia ime është që ne ta rilindim frymën e vdekur të debatit për çështjet madhore të zhvillimit. Për drejtimin e vendit. Për rrugën e rimëkëmbjes ekonomike. Për ripërtëritjen shoqërore. Për rivendosjen e demokracisë. Për ribashkimin me Europën.

Kriza e ofron këtë si një mundësi të posaçme për të dalë prej kthetrave të saj.

Unë besoj se nuk është qeveria që e vetme mund ta nxjerrë vendin nga kjo krizë. Është shumë më e madhe kriza sesa fuqia e cilësdo qeveri.

Por jam i bindur se në kushtet e krijuara sot, vetëm qeveria mund t’i rikrijojë premisat për rilindjen e frymës së debatit që i duhet njësoj si drita e syve vendit dhe shoqërisë sonë sot për drejtimin e vendit.

Sepse vetëm qeveria mund ta tërheqë mbrapsht fantazmën e frikës për të folur lirisht që ka kallur brenda gjithë rrathëve shoqëror. Brenda shkollës, universitetit, botës së medias, sipërmarrjes, kulturës e me radhë.

Vetëm qeveria mund ta hapë derën e saj për të ulur në tryezën gjithëpërfshirëse të konsultimit grupet e interesit.

Vetëm qeveria mund ta bëjë transparente vendimmarrjen e saj dhe real informimin e publikut për veprimtarinë e saj.

Kriza e sotme ka prekur të gjithë dhe përfshirë gjithçka. Prandaj për të shkuar përtej krizës qeveria duhet të impenjohet për t’i impenjuar të gjithë dhe për të rishikuar gjithçka.

 

Të nderuar pjesëmarrës!

Nga maja e dijes dhe eksperiencës së tij të spikatur profesori Justin Lin, të cilin e përshëndes me mirënjohje për ardhjen deri këtu, propozon një model të pranuar teorikisht e të provuar praktikisht për rimarrjen e rritjes në vendet në zhvillim.

Ekspertët tanë thonë se ka vend për ta shqyrtuar këtë recetë edhe në funksion të rritjes në Shqipëri.

I besoj. Por modestish besoj se nuk mund të mbërrihet në konkluzione solide mbi rishikimin thelbësor të modelit të zhvillimit pa një rishikim serioz të së gjithë rrugës së tranzicionit. Të pikënisjeve e të pikëmbërritjeve, duke i parë këto të dytat jo kuantitativisht në raport me ku ishim, po kualitativisht në raport me ku jemi sot në hartën ekonomike, sociale, demokratike, mjedisore e kulturore të Europës.

Pashë fjala vjen entuziazëm të madh në komentet e zëdhënësve qeveritarë për censusin lidhur me numrin e madh të shtëpive të ndërtuara në Shqipëri. Është një entuziazëm që e kemi parë edhe më parë në fjalimet e kryeministrit. E paharrueshme fraza e tij përpara popullit të Bathores: Askush në historinë e civilizimeve nuk e ka bërë mrekullinë që ju bëtë në vetëm 15 vjet duke ndërtuar një qytet nga hiçi pa i marrë leje askujt!

Sigurisht që nëse e shohim këtë pikëmbërritje kuantitavisht në raport me ku ishim në pikënisje, s’ka asnjë farë dyshimi se krahasimi është thjesht i pamundur. Por nëse shohim se me çfarë kostoje kualitative ka ndodhur kjo “mrekulli e tetë e botës”, atëherë me siguri ka shumë arsye për t’u shqetësuar për të ardhmen. Qoftë në planin ekonomik – ku më e pakta që mund të thuhet është se ku ndërtim i kudondodhur dhe gjithëpërfshirës ka sjellë humbjen e një sasie të konsiderueshme të tokës së bukës dhe një kosto të jashtëzakonshme për urbanizimin. Qoftë në planin social – ku më e pakta që mund të thuhet është mungesa e kushteve për të krijuar komunitet dhe kostoja e jashtëzakonshme e dhënies së shërbimeve publike e sociale për shkak të fragmentimit marramendës territorial. Qoftë në planin demokratik – ku më e pakta që mund të thuhet është humbja e të drejtës së pronësisë nga një pjesë dhe kostoja e jashtëzakonshme e shlyerjes së kësaj humbjeje për të akomoduar pjesën tjetër. Qoftë në planin mjedisor – ku më e pakta që mund të thuhet është erozioni shumë serioz dhe dëmtimi i rëndë i pejsazhit. Qoftë në planin kulturor – ku më e pakta që mund të thuhet është rënia në një hulli zhvillimi pa fizionomi europiane.

E le ta themi troç, në asnjë nga këto plane kjo “mrekulli” nuk është as europiane as e lehtë për t’u absorbuar në rrugën e ndërtimit të Shqipërisë Europiane.

Ka pasur edhe “mrekulli” të tjera, relativisht më të vogla se kjo e sektorit të ndërtimtarisë që kanë ndikuar në rritjen ekonomike “mbresëlënëse” të Shqipërisë apo në të ardhurat e siguruara prej shtetit për të realizuar vepra në infrastrukturë. Por fatkeqësisht ky nuk ka qenë asnjëherë një model zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, social e territorial. E sot në këndvështrimin tim ne përjetojmë shterimin e këtij modeli “rritjeje” pa punësim e as shërbime dinjitoze dhe jetojmë domosdoshmërinë e një Rilindje me fokus punësimin e shërbimet publike sipas nevojës jo sipas xhepit.

Por fakti është se sot edhe kjo lloj rritjeje, sidomos pas vitit 2008 po tretet me shpejtësi drejt nivelit zero duke rrezikuar ta çojë në recesion të thellë ekonominë tashmë të rrënuar të vendit tonë.

Sigurisht kjo tretje e rritjes është reflektuar dukshëm në rënien e të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore në raport me GDP. Të dhënat dëshmojnë se rënia e të ardhurave shpenzimeve buxhetore në raport me GDP po rikthehet në nivelin e gati 10 vjetëve më parë.

Për shumë vite, remitancat në raport me GDP kanë qenë në nivelet nga më të lartat në botë. Në vitin 2007 arritën të ishin 1.2 herë më të larta se eksportet. Madje 2 herë më të larta se investimet e huaja direkte. Ndërsa sot rënia e ndjeshme e remitancave prej tre vitesh, për shkak të krizës që ka mbërthyer veçanërisht Greqinë dhe Italinë, është një faktor shtesë i rënies së konsumit dhe të GDP.

Sot gjendemi në situatën kur ka një sfumim të faktorëve strukturalë të rritjes së GDP. Kështu, ndërtimi që siguronte rreth 17- 18 %  të GDP sot gjendet në një krizë të thellë financiare duke rrudhur ndjeshëm kontributin e tij në ekonomi.

Dhe të mos harrojmë, që me këtë sektor janë të lidhur rreth 160 profesione, që përfaqësohen nga rreth 5000 kompani të cilat janë të ”prangosura” nga zinxhiri i borxhit dhe përdorimi i kleringut. Hija e falimentimit është sot pas derës së shumicës prej tyre.

Sektori financiar i gjendur në kurthin e pasigurisë për shkak të rritjes së ndjeshme të borxheve të këqija (23.5 përqind aktualisht, apo 3 herë më shumë në krahasim me tre vjet me parë apo pothuaj 5 % më shumë se një vit më parë), po shmang kontributin në ekonominë reale dhe po e orienton portofolin e vet në investime me më pak fitim por më të sigurta në kuadrin e politikës së investimeve të diktuara nga kompanitë mëmë.

S’po zgjatem këtu duke cekur fshatin dhe gjendjen e bujqësisë e të blegtorisë, të papunësisë, të varfërisë dhe të mjerimit kulturor në fshat që realisht është në kushte mesjetare. Mungon ujitja, mungon sistemi i kullimit, kostoja e papërballueshme e naftës dhe e inputeve, rrugëve pa rrugë të tregut të prodhimeve bujqësore.

Sot çështja e borxhit publik, është shndërruar në temën e ditës në Shqipëri. Prej kohësh borxhi e ka kaluar nivelin mbi 60% të GDP-së këtu flasim për borxhin publik zyrtar (duke i shtuar ”borxhet e fshehura” ai ka kaluar 100% të GDP) duke rrezikuar të shndërrohet në një humnerë të thellë për perspektivën e vendit. Pasi për 3-4 vjet rresht, Qeveria, manovroi duke fshehur ose zbutur nivelin real të borxhit. Ndërsa sot jemi në kushtet kur çligjëroi ruajtjen e nivelit të borxhit, duke ”fshirë” kufirin nga ligji përkatës. Pa as më të voglin dyshim është minimumi që ne të rivendosim një kufij cilido qoftë ai.

Çdo shqiptar, madje edhe çdo foshnjë që do të lindë në vitin e ardhshëm, do të ketë një borxh 3 mijë dollarë në vit, apo tri herë më të lartë se në vitin 2005 dhe çdo familjeje sot i duhet të paguajë 800 mijë lekë në vit vetëm për shërbimin e borxhit, pra më shumë se për konsumin e ujit dhe energjisë marrë së bashku.

Pabarazia galopante është një kurth për çdo vend në zhvillim ku mungojnë institucionet dhe ku pasuria anon rrezikshëm në drejtim të një pakice gjithnjë e më të vogël ndërsa një shumicë gjithnjë e më e madhe s’e kapërcen dot nivelin minimal të jetesës.

Sot më pak se 5% e shqiptarëve zotërojnë më shumë se gjysmën e pasurisë së depozituar në këtë vend. Por ende më rrënqethës është polarizimi territorial dhe ende më tërheqës në kuptimin negativ është fakti se në katër qarqe të veriut, aty ku praktikisht votohet më shumë qeveria, në Kukës 70 % e familjeve jetojnë me ndihmë ekonomike që është 40 mijë lekë të vjetra në muaj. Në Dibër gjysma e familjeve jetojnë me ndihmë ekonomike, në Lezhë e Shkodër 1 në 4 familje jeton me ndihmë ekonomike.

Qeveria nuk e botoi kapitullin e Censusit që lidhet me shifrat e papunësisë. Ne e paralajmëruam prej ditësh këtë fakt dhe të gjithë informacionet tona flasin për një shifër që qeveria brenda filozofisë së vet e kishte të pamundur ta publikonte. Një shifër shumë më të lartë se shifra zyrtare e papunësisë që edhe ajo ka kaluar 14%.

Ndërsa varfëria sipas Bankës Botërore këtë vit ka shënuar 62.1% (e matur me fuqinë blerëse të popullsisë).

Por mjafton të vizitosh dyqanet e ushqimoreve dhe të ballafaqohesh në çdo banak me librat dhe fletoret e borxheve për t’u takuar me varfërinë.

150 milionë euro është borxhi i ushqimeve që familjet shqiptare kanë në dyqanet e ushqimoreve. Që japin ushqimet duke shënuar emrin e borxhliut në listë dhe ndërkohë janë në borxh me distributorët e mëdhenj.

Sot duhet të jemi të vetëdijshëm që 450 milion dollarë më pak do të vijnë nga remitancat, pra 625 dollarë më pak për çdo familje dhe sigurisht rënia e remitancave është një nga faktorët themelor të kësaj rënieje marramendëse të fuqisë blerëse.

Pa dashur të zgjatem më tutje në fakte e shifra të panumërta për gjendjen e rëndë ekonomike e sociale të vendit, dua të nënvizoj katër aspektet më të rëndësishme të vizionit tonë për një Rilindje Shqiptare:

Së pari, një model ekonomik zhvillimi që rrit punësimin dhe investimet prodhuese duke ruajtur përmasën e gjelbër të zhvillimit të qëndrueshëm.

Së dyti, një model social zhvillimi që prodhon një sinergji të re mes një sistemi të ri taksimi të ndershëm dhe politikash të reja sociale.

Së treti, një model demokratik zhvillimi që rrit kapitalin njerëzor e social të vendit.

Së katërti, një model i integruar zhvillimi rajonal që shfrytëzon potencialet e paqes në rajon dhe adreson perspektivën europiane të rajonit me një qasje të re në projektimin e së ardhmes.

Do doja të ndalesha në pikën e dytë dhe të katërt përpara sesa ta mbyll.

Në pikën e dytë që ka të bëjë me një pyetje që e dëgjojmë shpesh: çfarë do të thotë një sistem taksimi i ndershëm. Dhe që pastaj shoqërohet me një tjetër pyetje, që vjen kryesisht nga biznesi i madh, mbi hipotezën e vendosjes së një takse progresive në vend të taksës së sheshtë pas 23 qershorit 2013. Shpresoj që është një rast i mirë për të sqaruar pak këtë çështje. Duke e nisur nga taksimi i të ardhurave nga puna. Sot jemi në kushtet kur mund ta masim pa asnjë vështirësi që barra fiskale e njerëzve që jetojnë me të ardhurat nga puna nuk është ulur, është rritur. Nëse përpara vendosjes të taksës së sheshtë për 100 lekë të ardhura nga puna paguheshin 32 lekë, sot për 100 lek të ardhura nga puna paguhen 38 lekë. Pra pretendimi se taksa e sheshtë e ka ulur barrën  fiskale së paku për të gjithë ata që jetojnë me të ardhurat nga puna është thjesht një mit propagandistik. Përkundrazi e ka rritur. Dhe taksa e sheshtë ka bërë vetëm spostimin e barrës nga korporatat tek njerëzit që jetojnë me të ardhurat nga puna.

Për shumicën dërrmuese të shqiptarëve që jetojnë me të ardhura nga puna barra është rritur me 14%.

E kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e vendosjes së taksës së sheshtë.

Ashtu sikundër sot, vendosja e taksës së sheshtë:

•    nuk solli rritje më të lartë ekonomike, përkundrazi.

•    nuk solli rritje të punësimit, përkundrazi.

•    nuk solli ulje të varfërisë, përkundrazi.

•    nuk solli ulje të borxhit publik, përkundrazi.

•    nuk solli as ulje të barrës fiskale apo lehtësim në pagimin e taksave, përkundrazi.

Për ne taksa e sheshtë është një instrument mashtrimi që pengon rritjen e shtresës së mesme dhe mbyt shtresën e varfër.

Ne s’mund të pranojmë që një furrë buke të paguajë më shumë taksa se një fabrikë çimentoje. Që një ushqimore të paguajë më shumë taksa se ky hotel ku jemi mbledhur në këtë mbrëmje të këndshme. Apo që mësuesi e polici të paguajnë më shumë taksa se ministri i arsimit apo ministri i brendshëm. Pa llogaritur faktin se të gjithë njerëzit që jetojnë me të ardhura nga puna paguajnë më shumë taksa se kryeministri.

Por lejomëni t’ju ilustroj me grafikë ç’kuptojmë ne me sistem taksimi të ndershëm dhe pse unë besoj që sistemi ynë është sistemi që jo vetëm biznesi i vogël, por edhe biznesi i madh duhet ta mbështesin fuqimisht.

Së pari, le të flasim për biznesin e vogël. Sot biznesi i vogël tatohet në mënyrë antikushtetuese dyfish. Ka një taksë të biznesit të vogël ka edhe një tatim fitimi, taksa e sheshtë që i është mbivendosur taksës së biznesit së vogël. Nga grafiku mund të shikoni sesi në 5 vjet është rritur barra fiskale e një biznesi të vogël dhe është eufemizëm sot të flasësh për biznes të vogël se këtu flasim për shqiptarë të vetëpunësuar, familje të vetëpunësuara përmes një sipërmarrje që nuk garanton asgjë më shumë sesa një jetesë në kushte modeste. Ajo që ne propozojmë dhe do të bëjmë në 100 ditët e para është që gjithë katin e parë, nëse i referohemi grafikut, do ta heqim dhe do të rishikojmë peshën që ka kati i dytë dhe i tretë. Tatimi mbi të ardhurat dhe TVSH-ja. Sigurisht duke mos refuzuar idenë që të bërit subjekt të TVSH-së të të gjithë biznesit është një zhvillim në vetvete pozitiv.

Do të doja të kaloja tek biznesi i madh. Kam sjellë këtu një sërë shembujsh konkretë, biznesmenësh të mëdhenj, ku taksa e sheshtë është vetëm një simbolikë në krahasim me shumën e përgjithshme të parave që ata nxjerrin nga xhepi për llogari të shtetit, duke llogaritur taksën e korrupsionit, duke llogaritur taksën e kohës, duke llogaritur edhe gjobat më shumë sesa arbitrare të dhunshme, të cilat janë denoncuar hapur së fundi edhe nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.

Ky të cilin po ilustroj këtu është një biznes i produkteve tekstile dhe normalisht duhet të kishte nxjerrë nga xhepi për shtetin vetëm 1.46 milion, por është detyruar të nxjerri 36.46 milion. Taksa reale e tij sot është 250%.

Ky biznesi tjetër është një subjekt kompani e huaj e ndërtimit të rrugëve. Tatimi mbi të ardhurat, taksa e sheshtë i impononte një pagesë 270 mijë euro. Por taksa reale ka shkuar 25%, 667 mijë euro me vendosjen e gjobës tërësisht arbitrare.

Tjetri është një biznes shitjes me pakicë. 20% i ka shkuar taksa dhe nga 3.7 ka paguar 7.4.

Tjetri është një biznes restorant. Shikojeni taksën reale, 130%.

Tjetri është një biznes shoqëri sigurimesh. Taksa reale 30%.

Një tjetër shoqëri sigurimesh, taksa reale 35%.

Një biznes produktesh ushqimore me shumicë, taksa reale 350%.

Një biznes tjetër produktesh ushqimoresh me shumicë, taksa reale 350%.

Pra për të mos u zgjatur, shembuj të tillë janë të panumërt. Nëse sot sipërmarrjes i thuhet që ne do të ndërtojmë një sistem taksimi të ndershëm së pari kjo nuk nënkupton grafikun e progresivitetit klasik që ngrihet përpjetë për të shkuar në fund dhe për ta asfiksuar biznesin e madh. Por një skemë të bazuar mbi vlerën e progresivitetit pa asnjë dyshim.

Nga ana tjetër nëse kjo nënkupton që përveç gjithë këtyre taksave të korrupsionit, të kohës e të arbitraritetit do të paguajnë edhe një taksë më të madhe se 10%, atëherë pa asnjë dyshim, çdo biznes duhet ta refuzojë programin tonë. Por e vërteta dhe aspirata jonë është krejt ndryshe. Ne besojmë që së bashku mund ta ulim drastikisht taksën e korrupsionit, duke mos patur pretendimin që brenda natës ne do zerojmë çdo të keqe të këtij vendi, sepse nuk e kemi një shkop magjik për ta bërë një gjë të tillë. Duke premtuar që do ta ulim drastikisht taksën e kohës dhe duke premtuar që do ta zhbëjmë praktikën e dhunës përmes gjobave. E atëherë sigurisht unë besoj se çdo biznes i madh është i interesuar që të krijojë një mjedis garancish dhe sigurie duke kontribuar më shumë për këtë vend.

Pika e katërt ka të bëjë me bindjen që shterimi i modelit, kriza që ka një peshë të jashtëzakonshme dhe në përgjithësi bindja se rrugët e vjetra janë në një masë të madhe të ezauruara kërkojnë një model që të përmbajë dhe fuqinë për t’u integruar dhe për të integruar një zhvillim rajonal që shfrytëzon potencialet e paqes në rajon. Dhe ne duam të marrim rol në shfrytëzimin e këtyre potencialeve të paqes në rajon.

Sigurisht marrëdhëniet me Kosovën në radhë të parë duhet dhe do t’i ngremë në një stad të ri për ekonominë e shqiptarëve këtej e andej kufirit.

1.    Një sistem i unifikuar arsimor

2.    Siguria energjetike e shqiptarëve këtej dhe andej kufirit

3.    Një ofertë të njehsuar turistike

4.    Një hartë të rajonalizimit të prodhimit bujqësor

5.    Bashkim doganor midis dy vendeve

Por po ashtu duhet të ngremë në një stad të ri për ekonominë respektive edhe marrëdhëniet me të tjerët në kuadër të perspektivës europiane. Për projekte rajonale në infrastrukturë hekurudhore e portuale. Për projekte bashkëpunimi komunitar në nivelin ekonomik, social e kulturor. Për një projekt për mbrojtjen me marrëveshje shumëpalëshe te minoriteteve si ura lidhëse e jo si ura zjarri mes vendeve të rajonit.

Të shkojmë përtej krizës. Me fuqinë e imagjinatës dhe pasionit për një Rilindje Shqiptare, që nuk është vetëm e domosdoshme, por është edhe plotësisht e mundshme.

 

 

Fjala e Kreut te opozitës u mbajt gjatë darkës së organizuar pas Konferencës shkencore Ndërkombëtare  “Shqipëria dhe kriza, çfarë vjen pas”, e organizuar nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë.

32 komente në “Ja çfarë krize e pret Shqipërinë”

  1. safeti says:

    Llafi jot ne vesh te perendis. Ishalla vujn shum shqiptaret qe sdun me t’votu ty o i madhi Edvin.

    1. raimondi says:

      Une mendoj se ekonomia shqiptare rregullohet ne menyre rrenjesore vetem duke u bashkuar me ekonomine e Kosoves

      Nuk e lexova te gjithe kete qe ka shkruajtur Edi, se po shof nje ndeshje futbolli, por sipas organizmave nderkomebtare ekonomia shqiptare nuk eshte ne krize , perkundrazi ekonomia shqiptare eshte ne ritje, por jo aq sac thote Sala, por eshte ne ritje

      Ne fakt kjo ritje e ekonomise shqiptare eshte mbi shpatullat e familjeve te varfera –

      -Dmth nqs te ardhurat e kesaj ritje do shkonin per familjet me te arhdura te pakta ,….( ashtu edhe sic duhet bere, sepse eshte turp t e jesh ne Europe, dhe te mos kesh buke per te ngrene )…..per te luftuar varferine
      dhe atehere do duket qe nuk ka ritje ekonomia shqiptare, prose ka nje tendence pozitive te ekonomise sone ..

      Tani , cfaredo qe te beje Opozita me programin e saj , nuk mund ta regulloje gjendjen aq shume sac pretendon ajo , sepse shumcia e aseteve te ekonomise sone ose jane shkateruar nga privatizimet e brendeshme
      ose i kane marre te huajt _-Keshtu qe opozita edhe po te vije ne pushtet nuk ka shume asete ne duar qe te regulloje gjendjen ne menyre rrenjesore ,
      megjithate ndryshimi i pushtetit eshte i mire dhe i dobishem si gjithmone ……..

      ___Por qe sic thashe , nqs ne Bashkohemi me Kosoven , atehere Ekonomia jone do ritet
      ne menyre te menjehreshme me hapa gjigande , sepse edhe te ardhurat nga taksat do shumefishohen . dhe per shkak te gjeografise se madhe qe krijohet nga bashkimi ,
      kjo do krijoje mundesine per Investime serioze te firmave te medha te huaja ,
      resurset natyrore do jene te shumefishuara, shkembimet tregetare do riten shume fish ,
      tregu do ritet ne menyre te jashtezakonshme…… etj etj

      Vetem Bashkimi me Kosoven e rregullon ekonomine e Shqiptareve ne menyre rrenjesore ….
      !

      _-Ruga jone per ritjen e mireqenies kalon nga Kosova , kjo ben qe edhe ruga jone
      me e shpejte per ne EU te kaloje nga Kosova……

  2. feniks says:

    Ja kush eshte KRYEMINISTRI I ARDHESHEM I SHQIPERISE!!!
    Krahasoni ULURIMAT e shpellarit Sali Berisha me argumentet e ARSYEVE TE PLAGEVE TONA EKONOMIKE,qe jep Edi Rama!!
    Berisha:
    -“ME KA TREGUE BABA,SE E KA DASHTE SHUME IZRAELIN”
    -“TA BEJ FYTYREN ME TE ZEZE SE KEPUCET E TUA”
    -AS PER 30 VJET NUK VINI NE PUSHTET”etj!!!

    1. crown says:

      +ulu ne toke o mole

    2. Tani says:

      Arsyet e plageve populli i di me mire se edi qe rrin e tregon perralla nga maja olimpit,por ti nuk e kupton kete sepse duhet te jesh per vete ndonje nga ata qe i qendron afer ketij njeriu kaq te madhe fizikisht por kaq te vogel politikisht. Na tregon per saliun a thua se saliu po qendron vete. Eshte pikerisht ky edi yt qe po e mban akoma ne pushtet per 8 vjet njeriun me te degjeneruar ne politik. Eshte politika prej frikacaku dhe tere pazare e edit qe na e ka len vendin me nje kryeminister si ky. Dhe mos na bej krahasime mes te dyve a thua se jane te gjithe aq idiot sa ty qe te mos kuptojne se nuk ka vetem dy opsione, ose edin ose salen. Ka edhe te tjere. Te fala kryetarit

      1. akrepi says:

        Dmth. qenka fajtor,sipas teje, Edi Rama per gjendjen e krijuar ne ekonomin shqiptare ,per Gerdecin per vrasjet e 21 janarit etj. Po te kujtoj Skecin e Luftar Pajes:PO hajduti more nuk ka faj fare????

        1. Tani says:

          Keto pislliqe nuk kane ndodhur brenda nje dita apo nje jave, ka 8 vjet qe sali plehra vetem vjedh,vret dhe poshteron. Po edi cfare ka bere?! Per gerdecin kush i ra shpatullave saliut?! Per 21 janarin, si per ironin tende ke artikull sot ketu te tema se si Dhalla saliut shkarkon nga detyra prokuroret e 21 janarit. Por si shpjegohet fakti qe ky palaco u mbeshtet dhe nga edi pasi si figure ishte ok por thjesht nuk ishin dakort per proceduren?! Atehere cfare ka bere edi me pak se ata ushtaret e degjeneruar te sales brenda pd? Tek e fundit edhe ata nuk kane bere gje me shume vecse jane perkulur para sales duke i bere rruge mbi te cilen mund te vazhdoj sali krimineli. Morali ne lidhje me skecin tend nuk eshte a ka faj hajduti, por eshte “… mire hajduti qe do vrar,po edhe ketij rrojes qe eshte vjedhur 40 here iu dashka q… Rropt e shpis!

        2. raimondi says:

          EDI RAMA nuk eshte fajotr per gjendjen tone ekonomike, sepse nuk ka qene asnjehere ne pushtet, por ai eshte fajtor qe nuk perdor rugen Patriotike per te rezuar Sales, por mundohet ta rezoje Salen neprmjet ruges ekonomike

          Dhe piekrisht ketu eshte gabimi i Edit qe po na e perjeteson Salen ne pushtet,

          Ekonomia jone mbahet gjalle nga emigrantet , jo nga politkat ekonomike te Sales, mirpo Edi nuk do qe t akuptoje se duke perdorur rugen ekonomike per te ardh ne psuhtet eshte krejtesisht gabim, sepse shqiptaret eknomine e kane zgjidhur me rugen e tyre …EMigrimin per keto 22 vjet, dhe tani nuk ju ben pershtypje fare ,
          keto qe thote Edi…….Ndaj Edi do humbi ne zgjedhjet qe vijne , dhe kam pershtypjen qe edhe ai vete e di kete fakt

          Ndersa po te perdorte karten e aptriotizmit , Edi do i fitonte zgjedhjet menjehere , sepse keto kohe demokratike te pas vitit 1997 ,
          i kane bere te gjithe shqiptaret patriote dhe te gjithe e shikojne dhe ekuptojne se Greqia eshte armiku jone me i eger ….

          Edhe shqiptaret qe jane ne Greqi jane absolutisht kunder grekeve , sepse e shikojne armiqesine e pafund qe kane greket karshi nesh, porse ata e kane zgjidhur problemin e tyre , duke e quajtur veten greke atje, dhe Grekut po i the qe je voriopeirotis , te ben vella

          Mirpo opozita , megjtihse e shikon kete urrejtje kaq te madhe te hstetit grek ndaj Shqiperise , dhe biles kete agresion te shumaneshem q eben Greqia kunde rnesh, …….dhe Opozita ne vend qe te dali hapur kunder ketij agresioni grek ndaj nesh , qe te fitoje votimet e ardheshme, ajo ben flirte me njerezit e grekut , duke ju treguar shqiptareve se pushteti i Sales eshte ne regull kur flirton me grekun…….

          Mirtpo Sala megjtihse ne pushtet nuk e harron patriotizmin, ndaj edhe do i fitoje ketozgjedhje , sepse opoizta ka frike nga patriotizmi

          Dhe ketu del edhe nje pikpyetje e madhe : Si mund te drejtoje Shqiperine nje opozite e tille servile e Greqise , kur dihet se gjithe lufta jone per existence eshte me Greqine ????

          C’eshte kjo opozite qe nga frika e Greqise nuk pranon Bashkimin me Kosoven ?

          Nuk ka asnje konflikt bashkimi me Kosoven, dhe Pozita bashke me opizten duhet te bejne nje strategji te perbashket per Bashkimin tone ,
          dhe mbi bazen e saj duhet te punoje diplomacia jone ne USA dhe ne EU ….

          Ne shikojme Greqine , q e ka nje fshat te qelbur si Himara me pese nujq kokepalare qe vijne era qen i ngordhur dhe don te na rrembeje shtetin tone….

          Ndersa ne kemi 2 milion shqiptare ne Kosove qe jane komplet njerezit tane, velelzerit tane te nje gjaku dhe ne druhemi te themi se duhet te bashkohemi, duke gjetur justifikime bajate se nuk dashka Eu, apo USA ….

          Helloooooo ! Opozita po ju del boja fare …

          Kjo opozite , me keto mendje q e ka po te vije ne pushtet do na ktheje ne krahine autonome te Greqise …..Kjo eshte opozite skandaloze

          Le pastaj kur leaderhsipi i saj fyen elektoratin e tij dhe i thote qe ….Anastas Angjeli po harton strategjine e fitores ..???Hellooooooo !!!

          Anastas Angjeli nje spiun i deklaruar i grekut do na beka strategjine e fitores

          Anastas Angjeli duhet flakur jashte nga Shqiepria si person i padeshirueshem per Shqieprine dhe duhet cuar per ndjekje penale per korupsionin qe bente kur ishte ne pushtet

          Prokuroria duhet t ehapi dosjet e tij gjate kohes qe ai ishte drejtues ne qeverine e Nnaos dhe te shikohen shkeljet e tij skandalzoe antiligjore …..

          Nejse varja , por kjo opozite me gjarprinj te tille greke nuk duhet votuar

  3. homeri says:

    —-Sa ndryshon nje qytetar nga nje fshatar, e pa imagjinushme te pranohet ky lloj komunikimi nga tribalet. —nuk ka ulerima , nuk ka rrena , je i pa pranushem EDI RAMA —o zot beju nje elektroshok tribaleve qe mbeshtesin regresin

  4. CIU-CRRRRR says:

    HA PIKTORI DERRKUC NA U BE EKONOMISTE PO KY ISHTE VETE KRYETAR BASHKIE DHE TAKSA ME LARTE ISHTE NE TIRANE .

  5. drini says:

    Safet mirru me ate shizofrenin Sali se edin ti edhe nuk paske kapacitet qe te kuptosh.

  6. nastradini says:

    I MAJTE PER FUKARAIN APO I DJATHTE PER BIZNESIN ESHTE EDI YNE?

    Nuk morem vesh asgje nga ky shkrim i gjate se cili eshte PROGRAMI ekonomik i Edi Rames. Si do te perballoje krizen me fjale shkurt dhe kuptueshem. Nuk e degjuam Edi Ramen si do te krjoje 300 mije vende pune ne kohe krize ne nje kohe qe biznesi po i mbyll ato. Kur ne te gjitha vendet perreth po mbyllen vendet e punes, qe duket edhe nga renia e remitancave qe pranon edhe Edi vete. Nuk e degjuam Edi Ramen si do te kujdeset per te vorfnit dhe mjeranet pa biznese, kur Edi Biznesmeni do te ZEROJE taksen e fitimit per zengjinet e tezgave. Nuk e degjuma Edi Ramen si do te zbuloje fitimin e Biznesit dhe si do t’i nxjerre nga brimat e miut ku jane futur si uurithe per ta tatuar kete Biznes me pas me taksen famoze PROGRESIVE. Por me e cuditshmja eshte se nga ky shkrim PATRIOTIK nuk e morem vesh se cfare eshte Edi Rama i majte per fukarain apo i djathte per biznesin?

  7. realisti says:

    Konciz, i kthjellet, i sigurte, bindes, shpresedhenes!!!

  8. Ilarguari says:

    Me te thene e me te bere i ndan nje mal i tere ,keshtu thote populli,mendoj se ne zgjethjet e ardheshme do te fitoni pikesepari se ky popull e urren Berishen dhe jo se vlereson meritat tuaja.Ju z Rama do te kini shancin te beheni “profeti” qe do ta nxirreni popullin tone nga erresira shekullore apo do te zgjidhni te jeni nje zgjatim i vuajtjeve te kombit tone ,Mendoj se eshte priviligj per ju qe u jepet ky raste dhe une kam shprese se ju nuk do te zhgenjeni kete popull qe te vetmen arme per te arrirre shpetimin ka durmin Zoti te dhente force

  9. sherifi says:

    Shume sakte si leksion,plote shprese per shqiperine dhe shqiptaret.
    Por shqiptaret kerkoin dhe nje gje te rendesishme nga juve;
    A do rishikohen te gjitha mekatet,vrasjet,vjedhjet e pasurise kombetare,privatizimet,koncensionet,vendimet e padrejta te te gjitha gjykatave,rikthimi i ceshtjes se rruges se kombit ku u vodhen 250 milion euro,gerdecit,21 janarit,komisionit qendrore per shkelje te ligjit,kolegjit zgjedhor per shkeljen e ligjit,gjyqit te ilir metes,
    oh,sa shume jane per tu pare dhe vetem at’here mund te mari formen e duhur per nje rilndje kjo shqiperi e shpartalluar nga barbaria dhe kusaret qe e kane qeverisur.

    1. Rroni says:

      E ke degjuar gjekundi te flase per keto ti edin?! Nuk e sheh qe tani merret vetem me ekonomi?! Ato pika te nxehta qe ti me te drejte shtron, edi i ka ” harruar” qe tani pa ardhur ne pushtet e jo me kur te vij ( po arriti ndonjehere te fitoj, pasi une vete i pari nuk ia jap me voten nje mashtruesi frikacak si ai, thjesht se perballe ka nje kriminel dhe vrases)

  10. martin says:

    Vetem mos harroni Edi Rama po flet per njerez per ato qe kane veshe e degjojne dhe force te veprojne dhe jo per kafshe qe skllavojne.

  11. na ishte nje here.. says:

    Perralle nga e kaluara… Jetojme ne….ku nje tabele e shtremet thote.. Mire se erdhet ne…. 50 vjet mrapa te tjerve,dhe disa 50 vjet anash nesh…eshte film i pare dikur.eshte me fat jo me inat..ky eshte dhe fati i kombit tone.jemi nen drejtimin e dy kapiteneve…njeri qe gezon respektin e nje varmirresi dhe kurrsesi te nje doktori mirberes, tjetri as basketbollist mjeshter dhe jo ndonje piktor pervec se monalizes se perkryer..jetojme ne…ku nje tabele e shtremet thote mir se erdhet ne… Kur lulka eshte mbi qazim mulletin,kur edushi ben nostradamusin,kur inami kthehu nje nendetse 405 per skrap…cmund te presesh nga heroi yne doktor qe thote,ne femijeri pash vec debore,ne pleqeri shikoj vec pucista…..Burrel,spac,326,numrohen me gishtat e dores burgjet per njerzit kundra sistemit..sikurse, gazeta koha jone dikur,mjafti per nje moment lozonjar dikur,tema sot..nuk ka rendesi ku jetoj pasi akoma ndiem krenar qe jam shqiptar,por sinqerisht me erdhi keq kur nje bari po shtynte kopene,dhe nuk thonte yyyyy delet e mija,por yyyyyy shqiptaret e mi.sali protopapa i shkret kerkoj vec dashin qe prin kopen,ky tjetri,nuk do biere pa marre njemij qingja te virgjer…ne te ishte tip berluskoni i bohej hallall,po ky i ngrati tregon vec filmin dhe ne malett me debor ka jete.dhe pa e jetuar kete menyre te jetuari, nuk e kupton dot kete llogjike qe evropa kerkon nje lloj reagim lluksi nga ne.ne nuk jemi fuci baroti,por fuci…,njeri krah perdori fshesen,tjetri krijoj otranton,tjetri genocidin kosovar,dhe ne mendojme se evropa nuk tallet me ne.

  12. IliriTirane says:

    NQS keto shifra jane te verteta eshte alarmante, kemi te bejme me nje bande dhe jo qeveri, e frikshme….

  13. financjeri says:

    Demagogji e paster me shifra te stisura.Do ta shohim si do ti rregullojsh ti keto pune ne ardhsh ndonjehere ne pushtet.Vete ti asqe e ke haberin ne problemet financiare dhe ekonomike,por ti kan pregaditur me sherbet te bollshem propogantistik “ekonomistet”qe ke perreth,si z.Beqja,i cili i tregoi aftesite e tija ne xhvatjen e nje dore te mire nga shoku i idealit ne bashkine e Durresit.

  14. artisti says:

    nga e nesoi ekonomine Edka?? ai as djepe nuk di te pikturoje, apo mer leksione turn i trete nga linda??

    1. studenti says:

      Sa te shqetesuar jane keto artistetet mediokre te akademise se arteve per njohurite dhe suksesin e Rames!

      rri me artist a artiste cfare je, vazhdo futi nai gote raki tek klubi se nuk ke per ta kuptu ndonjeher ramen ti!

  15. studentja says:

    Zt. Edi Rama nder te tjera thot “Prej kohësh borxhi e ka kaluar nivelin mbi 60% të GDP-së këtu flasim për borxhin publik zyrtar (duke i shtuar ”borxhet e fshehura” ai ka kaluar 100% të GDP) duke rrezikuar të shndërrohet në një humnerë të thellë për perspektivën e vendit.”
    Shpresoj shume qe “Rilindja Shqipetare” mos te mbesi vetem nje perralle treguar shqipetareve perpara zgjedhjeve.

    1. nastradini says:

      Shume vete shpresojne tek Edi Rama. Edhe nastradini shpresonte do kohe me pare, por kohet e fundit LIDERI opozitar mafifeston corroditje maksimale. Nga ana tjeter Edi Rama premton te hape 300 mije vende te raja pune. A ka dallkauk qe i beson? Se njerezit noramle do te qeshnin me ze te larte per magjistarin Edi Rama qe premton SEZAME ne nje kohe qe Kriza ekonomike po ben kerdine ne Botes dhe ne vendet fqinje. Ne TV nastradini mesoi qe Edi Artisti tani e ka kthyer pllaken dhe i eshte neshtruar realitetit duke u bere me pragmatist pa premtime boshe dhe PERRALLA alla “Rilindje Shqiptare” si dashuri ne kohen e MURTAJES. Sepse nga kjo “Rilindje” mund te lindin vetem CYRYKE qe vlejne vetem per vota dhe per asgje tjeter.

  16. bela says:

    Ky Zoteria nuk e ka idene fare se cfare eshte taksimi po erdhi ne pushtet ky do te beje nje rremuje qe zoti e di si do te ngaterrohen gjerat .

    1. plaku says:

      bela,
      A ka mundesi, te lutem, te na spjegosh ti kjarte, ketu ne forum se, cfare eshte taksimi ??!! A ka mundesi te na spjegosh, me fakte, nga shkrimi lart i Edi Rames se, pse po erdhi ne pushtet Edi Rama do te beje remuje ?
      Mos fol ne pergjithesi por fol konkretisht se, vetem keshtu do behesh bindes dhe jo nje llafazan i mjere qe, flet shume dhe nuk thote asgje.

    2. Adoleshent says:

      Ti sdi ca flet o bela, Edi Rama nuk do e bej vet programin e taksimit por ka profesor dhe njerez ekspert ne fushen e ekonomise.
      Bej gjellen se po te digjet mos rri duke shkruajtur ne Tema si llafazane grua pa kuptim.

  17. bela says:

    Pse nuk i percillni komentet e mia asnjehere ku qendron arsyeja ne gazeten tema nuk paraqiten komentet pse???????

    1. a says:

      bela: Komentet e tuaja duhet te mesosh si percillen? .E po te jen pa vlere normale qe gazetari nuk e she te arsyeshme .Heren tjeter mendohu te jesh me e arsyeshme e jo e nje aneshme ,por te pasqyrosh realitetin pa remuje( Berishiane)”e ne mos, shko ke 5 pesa dikur ka qene spitali psiqiatrik???…P.S.ka akoma njerez me vlera qe ti i perçmon me fodullekun tend prej adolishente duke lexuar prallat e nastradin tellallit te islamit …Nastradini nuk shpreson ke P.S.se ka mesuar librin qe ben vetem budallej,organizimi eshte me i thjesht se remuja,por do besim ke njeri tjetri….Duhet SHteti i fort ,ligji i pa aneshem dhe policia e pa implikuar ne politik dhe idologjit e ndryshme.Nastradini kutin e tij duhet ta bej brenda mureve te lejuara nga ligj i shtetit SHqiptar laik…

  18. xhemajl says:

    Eshte shume e veshtire kur e sheh hajduti se po numron ditet per ta humbur poziten sociale. Krejt normale per te quajtur nje vizionar Nostradamus, se nuk do te ndodhe asgje edhe nese dashte zoti se do ta qeverise Kete vend Edi. Keto arsyetime te te “mencurve” te Sales, sipas tyre duhet bere vetem ashtu sic mendojne te permendurit. Pse, sepse ata e dine se vertete jane shpenzuar tej mase. Doktori edhe pse kishte shume pak vizion, tani po e sheh se ka zbatuar nje politike teper te gabuar, por po tenton te kapet per fije kashte, si cdo i fundosur. E vertet edhe per Edin nuk do te jete e lehte ti pastroje plehrat e Doktorit,por patjeter duhet bere rotacioni per qeverisje. Eshte vone dhe ndoshta koha e fundit per te vepruar te gjithe se bashku kunder kesaj te keqe qe ka mberthyer vendin ne krize te thelle.

    1. tirana says:

      Qe ky popull eshte naiv as vehet nw dyshim ,se ndryshe me nje popull tjeter
      te kulturuar dhe jo kaq primitiv qe e hajne sapunin per djathe ,do te ishte shqiperia
      ne BE me kohe .
      Po kur lexon shkrimet e sipatizanteve te Edvinit cuditesh , te hiken petlla
      nga budallalleku i tyre.
      O POPULL MUTI O QENA BIRI QENASH , DEM VETES TUAJ DO TI BENI

  19. cercizi says:

    Shqiptare te majte dhe te djathte:
    Po te shkojme me mendimin se Saliu nuk ben ,Edi nuk ben dhe ku ta di une nuk ben atehere?””
    Popull, e djathta eshte kjo qe eshte qe ne qellimin e saj ka pasurimin e vetes,te familjes dhe te bythlepirsave,hapjen e luftrave ne te gjitha rajonet po te kete mundesi. Kjo vjen nga çnjerzelleku i tyre,nga injoranca,nga fallciteti,korupsioni,mosndeshkushmeria,mos pranimi i ligjeve mbi veten e tyre etj.
    Popull, e majta ne te gjithe boten eshte ekujlibruse,njeh shtresat,njeh ekonomine ne teresi njeh çdo pjestar te kombit te vete,njeh aftesine dhe mundesine e tyre,njeh ekonomine e tyre nderton politika ne favor te tyre dhe jo ne favor te te pasurve qe nga shtati jane pyll dhe nga mendja jane fyll.
    Popull, perkraheni njerzellekun,dijen,kulturen,prespektiven,merruni mbas rrenjeve dhe jo mbas degeve.
    Per sa lexova ndoshta jo vetem per mua por per mbare popullin shqiptar Edi Rama justifikon dhe motivon plotesishte pse duhet te jete k/minister i shqiptareve.Une kam 22 vjete qe jo analiza te tilla por edhe fjale te tilla te thjeshta dhe te kuptushme nuk kisha lexuare dhe degjuare.Nuk jam partiak por njerzor dhe dua qe te gjithe njerzit te jetojne ne paqe dhe mirkutim,jo ne lufte dhe armiqesi,te perdorim ura lidhse midis vellezerve motrave,midis familjes,midis shoqerise,midis fiseve,miqesive dhe kurre te mos perdorim urat e zjarrit per tu djegur te gjithe ne te.Kombi ,atdheu duhet mbajtur,dashur,respektuare dhe punuare gjithe jeten per vete dhe per keto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje