Miratohet në tërësi buxheti për 2013-n, rrëzohen propozimet e opozitës

17 Dhjetor 2012, 13:42Politika TEMA

Kuvendi ka miratuar gjatë ditës së sotme në tërësi buxhetin për vitin 2013, ndërsa është duke diskutuar nen për nen të këtij buxheti. Opozita e ka kundërshtuar në disa pika këtë buxhet, ndërkohë që ka bërë edhe propozimet e veta, të cilat janë hedhur poshtë nga mazhoranca.

Deputetja e PS-së, Mimi Kodheli, është shprehur se neni 9 i projektbuxhetit i jep të drejtë qeverisë të administrojë të ardhurat nga privatizimi i Albpetrolit, pa marrë më parë një miratim nga Kuvendi.

Ne jemi kundër nenit 9 të projektbuxhetit, ku janë të përfshira edhe të ardhurat nga privatizimi i Albpetrolit. Këto para përbëjnë 10 përqind të GDP-së dhe s`mund të përdoren nga kryeministri pa marrë miratimin e parlamentit. Kjo për opozitën është anti-kushtetuese. Qeveria nuk i ka të vetat paratë dhe paratë e privatizimeve janë të qytetarëve dhe është detyrimi i kësaj qeveria të marrë miratimin në Kuvend. Eksperienca na mëson se djalli fshihet pas detajeve këto, prandaj themi që këto të ardhura do shkojnë për asfalt e makijazh elektoral, nuk do ulin varfërinë për aq kohë sa neni 9 do vazhdojë të jetë i shkruar siç është”, tha Kodheli, duke shtuar se duhet një plan i ri buxhetor për përdorimin e të ardhurave.

Ndërsa ministri i Financave, Ridvan Bode shtoi se ky nen është hartuar në bazë të një standardi të përdorur edhe më parë.  “Formulimi në nenin 9 është standard i përdorur edhe nga qeveritë e majta dhe të djathta. Paratë e privatizimeve përdoren nga qeveria për rritjen e investimeve publike dhe për uljen e borxhit. Ato që propozon opozita janë pjesë e këtij neni”, tha Bode.

6 komente në “Miratohet në tërësi buxheti për 2013-n, rrëzohen propozimet e opozitës”

  1. plaku says:

    Mendoj se, keto diskutime per nenîn 9 jane zhurme per asgje. Le te marrim rastin kur, perdorimi i te ardhurave nga privatizimi i Albpetrolit te jete objekt miratimi nga Kuvendi. Edhe ne kete rast perdorimi i ketyra parave do te vendoset nga shumica, m.q.s. ajo ka shumicen. Pra kesaj i thone te rafesh uje ne havan. Shumica eshte shumice dhe sipas demokracise cfare ajo vendos behet.
    Kujtoni ju lutem luftes qe, u be ne Itali kunder qeverise se Berluskonit. E majta dhe qendra bente bla bla bla kot sepse, Berluskoni edhe kur nuk e kishte shumicen e krijonte ate duke blere deputetet, krijonte nje shumice te re dhe behej gjithmone ajo qe desh ai.
    Eshte nje parim i njohur ne demokraci qe, behet sic thote shumica pamvaresisht se ajo ka te drejte apo jo. Diskutime pro dhe kunder po por, ne fund te fundit vendos shumica.
    Nuk kuptoj se, pse shumica nuk pranon propozimin e PS dhe kur te vije puna e votimit se si do harxhohen leket e provatizimit kuptohet se, do te harxhohen si te doje shumica edhe pike muhabetit.
    Shumica eshte shumice dhe basta. Ne se ajo qe propozon “shumic” nuk ka shumicen e votave ne parlament atehere, kjo shumice nuk eshte me, dhe atehere qeveria bie dhe behen zgjedhjet e reja per te patur nje parlament pra nje shumice te re qe, do te jete produkt i zgjedhjeve te reja.

    1. Heron says:

      O po nqs 51% vendos te vjedhe 49% sipas teje jane ne rregull meqense qenkan shumice???? KUSHTETUTA E SHQIPERISE lexoje mbase meson edhe ti ndonje gje! Kushtetuta eshte ligji themeltar e para saj ska shumice !

    2. plaku says:

      Heron,
      Une jam ne kete forum sepse kam shume kohe e lire (pensionist) dhe se dua te mesoj nga anetaret e forumit. Une shkova ne Wikipedia dhe ne lidhje me shumicen ne parlament gjeta kete materjal .

      Ne gjuhen gjermane :
      Konkurrenzdemokratie
      aus Wikipedia, der freien Enzyklopädie
      Wechseln zu: Navigation, Suche
      Die Konkurrenzdemokratie, teilweise auch als Mehrheitsdemokratie, Wettbewerbsdemokratie oder Alternanzdemokratie bezeichnet, beschreibt recht unterschiedliche politische Systeme innerhalb der Demokratie, die vorwiegend durch Parteienwettbewerb geprägt sind.
      Grundvoraussetzungen für Konkurrenzdemokratie sind Pluralismus und das Mehrheitsprinzip. Der Pluralismus gewährleistet eine möglichst breite und differenzierte Parteienbildung, so dass die unterschiedlichen Meinungen innerhalb des Volkes wiedergegeben sind. Diese Parteien stehen im gegenseitigen Wettbewerb, zum Beispiel um die Regierungsmacht. Der Begriff Mehrheitsdemokratie, der häufig mit Konkurrenzdemokratie gleichgesetzt wird, hebt die Entscheidungsfindung durch den Mehrheitsentscheid hervor. In Folge dieses Mehrheitsentscheides besteht die Regierung eines Staates mit Konkurrenzdemokratie aus einer Partei, welche die Mehrheit im Parlament besitzt oder einer Koalition von wenigen Parteien, die zusammen meistens knapp die Mehrheit stellen. Die Parteien, die nicht in die Regierung eingebunden sind, werden als parlamentarische Opposition bezeichnet. Diese Opposition überwacht die Tätigkeit der Regierung, äußert Kritik und bietet Alternativen an. Sie kann außerdem versuchen, die Regierung mit Hilfe von Misstrauensanträgen zu stürzen und die Macht zu übernehmen. Dabei ist die Opposition jedoch nicht in der Lage Regierung im Wartestand zu sein.
      Vorteile
      • hohe Effizienz der Regierung
      • schnelle Entscheidungsprozesse
      Nachteile
      • Ignorierung der Minderheiten
      • meistens niedrigere Legitimität und Akzeptanz

      Perkthimi ne gjuhen shqipe :
      Demokracia konkuruese
      Demokracia konkuruese, nganjehere e quajtur edhe demokracia e shumices, ose demokracia e alternances, pershkruan sistemet e ndryshme politike brenda demokracise, te cilat ne pjesen me te madhe i referohen konkurences partiake.
      Kushet baze per demokracine konkuruese jane pluralismi dhe principi i shumices. Pluralizmi siguron nje pasqyre politike mundesisht sa me te gjere dhe te ndryshme, ne menyre qe te pasqyrohen sa me mire mendimet e ndryshme te popullit. Keto parati jane ne konkurence me njera tjetren, per shembull per formimin e qeverise. Termi demokracia e shumices, i cili eshte i njejte me termin e demokracise konkuruese, percakton marrjne e vendimeve nepermjet vendimit te shumices. Si rjedhoje e ketij vendimi te shumices qeveria e nje shteti formohet nga nje parti, e cila ka shumicen ne parlament ose nje koalicjon i disa partive, te cilat formojne shumicen ne parlament. Partite qe nuk perfshire ne qeveri, quhen opozita parlamentare. Ky opozicjon kontrollon veprimtarine e regjimit, ushtron kritike dhe ofron alternativa. Opozita mund edhe te tentoje te rrezoje qeverine me ndihmen e kerkesave per mos besim karshi qeverise dhe keshtu te mari fuqine.
      Te mirat e demokracise se shumices. :
      – Qeveria eshte shume eficente.
      – Procesa te vendimeve te shpejta.
      Te metat e demokracise se shumices :
      – Nuk merr parasysh pakicat ne parlament.
      – Ka nje legjimitet dhe akceptance te ulet.

      Heron, nuk pretendoj se perkthimi eshte perfekt.
      Pershendetje.

  2. Bato Mokra says:

    Nisur nga fjala e urtë, qe Plakut (komentuesit te mesiperm) po…et mos ia degjo, fjalen po, i shkova deri ne fund koment-apologjise, ose fetishizimit (ndryshe rrini urte) te shumices. Natyrisht, duket se eshte me i kualifikuar se ca komentues-ithtare, qe sic rezultojne nga komentet ne fb, me Salih Berrishen, me pare pranojne 21 dhjetorin e supozuar, se te ndahen prej Saliut.
    Po le te kthehemi te “koha e pare”-apologji per mazhiorancen. Ne kushtet e nje demokracie te vertete, funksionale, te dala nga zgjedhje te lira e te ndershme (me votim me laps, si b.f ne Danimarke)Plakut kishim me ia degjue te dyja, si e nisem kete koment. Po kjo magiorance, dihet se si ka dale dhe sa e vertete eshte “i pari qytetari”. Ka dale nga disa pale zgjedhjesh politike e lokale TE VJEDHURA, TE GRABITURA nen mbikqyrjen e MIKUT TE MADH ARVIZU dhe te ambasadoreve te tjere te Evropes, kane dale nga nje KoQeZEZE e Ristanit, kushedi se me cfare merret tani per llogari te 2013 (sinjalet e para te mbipopullimit te tokave, fshatrave e komunave thuajse teresisht te shkreta tashti jane evidente dhe ka nisur fushata elektorale mbi padrejtesine, me “gjethin e ri” te hajnise te Poneve, Ristanit, Mustafes, Kosovrastit dhe nje çete hajduterish te tjere elektorele posacerisht, qe pushimet ne mes te oreve i kalojne te Klubi i Aleances se kryemafiozit te saj, N. Ceka dhe me gjate ne mejhane-pedonalen e Tiranes te Toptanet.
    Plaku, i cili duket se i ka do mende dhe s’mund t’i jap te mijat, pasi ai kete supremaci te magiorances aktuale, rreh te na e theksoje, te demotivoje opoziten, progresistet (se ata jane ketu ne komentet se larvat dhe vete ushtria e magiorances tash do te jene duke numeruar fitimet e dites, duke bere planet dhe grabitur c’ka mbetur, ose duke shkuar me dashnoret/dashnorët, duhet te vere ne spikame konfigurimin dhe “rezistencen” e kesaj magiorance, e cila realisht, edhe ne parlament eshte rrezuar jo pak here, po CUDITERISHT eshte ngritur, ka vazhduar nga e para sikur tabela elektronike e votimit, te ishte loder kalamajsh.
    Magioranca mbahet, – dhe ky nuk eshte zbulimi im, – mbahet nga purteka e Ilir me t’Metes, armikut me te eger, pas Salih Berrishes, te demokracise e te atdheut tone, qe gjoja do te na integroje neper kasen e tij, qe sic eshte thene i xhiron 700 mije $ ne ore; mbahet nga merkatoja e paftyrysise se Kac Islamit, Sh. Idrizit e te 70 ushtareve te mires Saliste, qe si ne monizem u eshte allciosur dora, me jo pak fitime, pjese e 50 miliardereve anonime; mbahet nga mentaliteti katundarhane i mercenareve te cdo ngjyre.
    Ma merr mendja se Plaku ka per te dale prape ketu, le te shpresojme te mos i degjojme me po…dhe, po ndonje mencuri tjeter. Se cfare duhet bere “para afatit” per te rrezuar kete klike antishqiptare, qe e ka rroposur kete vend si mos me keq. Se te kthehet ne “ngjarje” shtrengimi i duarve ne mes te Topit (te heshtjes ose heshtja e Topit) dhe Edi Rames, perpara ketij realiteti qe vecsa e pervijova sadopak, VETEM NE KETE VEND KAM PARE, vetem me kete klase politike te degjeneruar e TE PAPERGJEGJSHME mund te ndodhe>

  3. plaku says:

    Bato Mokra,
    Se pari te falenderoj per shkrimin civil. Me fal, por dukesh qe, ti je i ri ne forum dhe nuk e di se, une jam i majte ( kam me se dy vjet ne forum ). Jam shume dakord per ate qe, ti shkruan se, si jane bere zgjedhje ne Shqiperi dhe se, cfare bejne militantet e partise se Sales dhe Ilirit.
    Me vjen keq, ne mund te bejme bla bla bla sa te duan ne lidhje me zgjedhjet.Anglezet thone : What is done cannot be undone. ( Cfare u be nuk çbehet me.)
    Eshte fakt qe, shumica ne parlament eshte e perbere nga PD, LSi partia çame etj. dhe se PS eshte ne opozite. Faktet flasin me ze me te larte se sa fjalet.
    Une kam mendimin se, per sa kohe Shqiperia te kete votues si ky poshte ( shif linkun ) ne te dy mund te bejme bla bla ketu ne forum sa te duam dhe prapa Sala do fitoje :

    http://www.youtube.com/watch?v=4aM5rEjpUt8

    Mendoj se, te kritikosh nuk do te thote se, je kunder. Perkundrazi te ndihmon qe, te mos kalosh ne lojra politike dhe ne populizem. Prandaj fola me siper edhe per bla bla blate qe, ben PS ne parlament ne lidhje me artikullin 9.
    Per sa kohe qe, PD ka shumicen ne parlament ajo do beje sic do vete, fjalet e shumta jane fukarallek dhe humbje energjie. Salen nuk e heqin bla bla blate pa buke ne parlament por vota e popullit ne qershor 2013.
    E kam thene disa here, ketu ne forum se, SOCJALIZMIN REAL e shkateroi ekonomia. Ekonomia do jete ajo qe, do nxjere ne pension Salen.
    Prandaj PS duhet te perqendrohet ne ekonomi dhe me fakte dhe argumenta serjoze te tregoje se, cfare duhet permiresuar .
    Berthold Brecht ( gjerman ) ka thene se BARKU vjen perpara bla bla blave.
    Pershendetje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje