Skënder Tufa: Policia nuk na lejon të kalojmë pranë institucioneve

17 Dhjetor 2012, 12:42Politika TEMA

Agjentë civilë të gardës dhe policisë mbajnë në vëzhgim disa ish- të përndjekur, personat që janë shfaqur më agresivë, duke i monitoruar lëvizjet e tyre, ndërsa në momentin që afrohen afër institucioneve apo vendeve ku kalojnë eskortat e zyrtarëve të lartë, këta ish- të përndjekur shoqërohen në polici. Mbahen në komisariat deri në momentin që përfundon aktiviteti dhe lihen “të lirë” pasi mbahen në qeli për më shumë se 10 orë.

“Isha duke ecur në rrugë dhe dy policë më ndaluan pa asnjë motiv. Më kërkuan që të shkoj me ata drejt komisariatit nr.2. u kërkova llogari për ndalimin që më kishin bërë, por askush nuk më dha përgjigje. Atje më mbajtën dy orë dhe e vetmja pyetje ishte se përse unë kisha kaluar përpara kryeministrisë dhe Kuvendit,” deklaron ish- koordinatori i grevës së urisë së ish- të përndjekurve politikë, Skënder Tufa.

Ai deklaron se po i shkelen në mënyrë flagrante të drejtat e  tij, duke treguar se prej ditësh dy policë të veshur civilë nuk i ndahen asgjëkund.

“Prezenca e tyre ka terrorizuar familjen. Nuk jam në gjendje të takoj të afërmit e mi sepse përndiqen nga policia për shkakun tim. Dua të di arsyen se përse po ndodh kjo gjë me mua”, apelon Tufa në gazetën Shqip.

10 komente në “Skënder Tufa: Policia nuk na lejon të kalojmë pranë institucioneve”

  1. dhembeli says:

    Njerezit e ndershem mbeten gjithnje te persekutuar ,nuk futen dot ne llumin e te ndyreve .

    1. fl says:

      Luftoni dhe 6 muaj o burra se fshesen do hane ata qe ju ndjekin sot

  2. sociologu says:

    Ne Shqiperi vecan ne tirane jane ne fuqi antivlerat.

  3. Baro Corrogjafi says:

    I nderuar Skender !Nuk besoj te kesh mbetur pa e lexuar librin e te madhit Rexhep Qosja, ” VDEKJA ME VJEN PREJ SYVE TE TILLE “,ku Danieli i Sherkos e ndjek kudo :Ne shtepi,ne rruge,ne kafene , bile edhe ne WC.Te persekutuar ne kohen e diktatures hoxhiste,te persekutuar dhe ne diktaturen e re Saliste Berishiste.I drejti,gjithmone i persekutuar do te mbetet.Mashtruesi,hipokriti, demagogu,i korruptuari,hajduti… eshte gjithmone triumftor.

  4. Ben Chicago says:

    kesaj i thuhet te jetosh si i pushtuar por ne ndryshim nga pushtimi nazist jemi te pushtuar nga te paguarit prej serbit

  5. koli says:

    Ahhh,ky personalitet i rendesishem vetem per Imerin dhe PS.

  6. albani says:

    E shkruajta edhe pak me pare por moderatori nuk e botoje..I nderuar moderator,beni me dije edhe Z Mero qe ta kuptoni se Berisha nuk rrezohet me fytyra te tilla si ajo e Skender Tufes,por duke mbledh rreth vetes njerez te ndershem(sepse ne jemi ato qe kritikojme Saliun se ka rreth vetes njerez maskarenje)te paster me vizion te qarte program te lexushem, te realizushem, me nje kualicion ku te perfshin te gjithe ata qe nuk njolla te zeza,me nje program te perbashket dhe te pranuar nga te gjithe pjesmarrsit, ku ne qender te vemendjes te jene hallet e njerzve te thjeshte (dhe jo deshira e njerit apo tjetrit per tu bere kryeminister)te atyre qe ushqehen me djersen e ballit,dhe jo ti jepet spacio personave si Skender Tufa!!te cilet nuk kontribojne ne kauzen tone te perbashket,por largojne njerzit i ndershem te cilet nuk deshirojne te kene ne “luften” tyre per largimin e Saliut njerez te tille..I nderuar moderator ju lutem te me kuptoni keto nuk jane vetem mendimet e mia por dhe shqetesimet e disa bashkeatdhetarve te mi ne emigracion ne Itali(udine)te cilet sebashku me mua po pregatiteshim qe me 23 qershor te organizuar te vinim ne vendin tone per te votuar(PS),por duke i dhene rendesi nje paçavurje qe kerkon te beje Tufa,na lindin dyshime ….me respekt Albani.

  7. Horri i Bulevardit says:

    Zoti Tufa, ti e di shume mire se sigurimi i shtetit ka patur njerezit e vet neper burgje, keta ish te burgosur surrogate, qe u denuan si armiq, ne fakt ishin syri i PPSH neper burgjet politike dhe jane pikerisht keta qe sot nen urdherat e Salut, kane bere percarjen e madhe, ndermjet ish te burgosurve politike.
    Ata edhe sot jane ish te burgosur politike me te gjitha te mirat qe u jep pushteti komunist e Berishes, dhe jane te kenaqur me ate jete si ish spiune, panvaresisht se Berisha i ka dosjet e tyre, per ti perdorur si shantazh, ne rast se e dredhin bishtin.
    Pranda hapja e dosjeve eshte nje detyre e antikomunisteve dhe duhet kerkuar me force, hapja e dosjeve duhet cuar si problem ne instancat europiane, per te gjetur zgjidhje, jo te lihet ne dore te PD dhe PS dhe partive bija te ish PPSH.
    PD-ja ska ndermend ti heqe titujt Enver Hoxhes, per kete duhet ti behet presion PS-se asaj pjese te moderuar qe bashkepunim me ish te perndjekurit politike, duhet te kete vetem atehere kur kjo force politike, te tregoje se eshte force demokratike me standarte europiane, duke denuar krimet e komunizmit dhe figuren e Enver Hoxhes, publikisht dhe te beje perpjekje ne parlament qe ti hiqen titujt e pamerituar Enver Hoxhes.

  8. pelivan says:

    Eh,c’mu kujtua nje kenge e laberise kenduar vite me pare,por efektet e saj jane dhe sote!

    Sote ne kohen tone,
    ne dymije e kater,
    ubeke me prone,
    nese mbron te prapen…

    Shkon ne burg njeriu,
    se vjedh nje kulet!
    Vodhe ter’fabriken,
    behesh deputet(!)

    Mjer kush paska thene
    gjithnje te verteten!
    Lumthi kush ka vene
    ne themel genjeshtren(!)

  9. Devolliu says:

    Kjo tregon se Sali Geddaf Gërdec Gërdallës, këtij krimineli e tradhtari të Kombit, i ka hyrë frika në palcë.
    Ka mobilizuar me qindra kuliçër për ta ruajtur por fundin e ka të pashmangshëm, atë të Geddafit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje