Gjykata zgjedh dy ekspertët shqiptarë për vrasjen e Ziver Veizit

17 Dhjetor 2012, 18:02Politika TEMA

Gjykata e Tiranës zgjodhi sot dy ekspertë të rinj për çështjen e 21 janarit. Mësohet se Dritan Zoto dhe Gani Elezi do të jenë ekspertët që do rivlerësojnë analizën për vrasjen e Ziver Veizit.

Edhe pse provat filmike kanë provuar se ai është vrarë drejtpërdrejt, një ekspert mjeko- ligjor, i quajtur Ndoc Çardaku, e rrëzoi këtë teori, duke thënë se plumbi ka bërë rikoshet.

Prokuroria kërkoi që kjo ekspertizë të rrëzohej, duke theksuar se Çardaku ka tejkaluar kompetencat profesionale.

Tani mbetet për tu parë se cili do jetë konstatimi i ekspertëve të rinj. Përvoja e ka treguar se ekspertët shqiptarë janë në gjendje të devijojnë ecurinë e të gjithë çështjes me ‘përvojën’ e tyre.

19 komente në “Gjykata zgjedh dy ekspertët shqiptarë për vrasjen e Ziver Veizit”

  1. alban4eva says:

    ..dhe komedia vazhdon…

    1. fl says:

      Ky do jete “suksesi” i pare i Adriatik Dhalles. Mbrojtja e ekpsertizes se ekspertit me fame Ndoc Çardaku, perkunder ekpsertizes te te pa-afteve te FBI-se qe kerkoi pucistja I.Rama.

      1. Shefqet Cela says:

        PO PERGATITET RIVRASJA E DESHMORIT TE VRARE NGA PUSHTETI.

    2. Mark says:

      Ne fakt eshte tragjedi. Familjare te viktimave mos u deshperoni e mos e humbni shpresen. Ndoc Çardaku eshte shpellari i radhes qe del vullnetar te pershurre mbi gjakun e te arfermeve tuaj.Drejtesia do te vihet ne vend nje dite.

  2. beso says:

    plumbi rikoshet humb fuqine dhe plagos,nuk te hedh dy metra tej.Jam kurioz per ekspertet,si do ta zgjidhin ate shenjen e drurit.pasi vetem ketu degjoj une qe plumb me shenje druri quhet vetem rikoshet.

    1. koke gozhde says:

      tek copa e drurit ku qelloi plumbi, ishte ngulur qe ne kohe te Enverit ne gozhde e madhe metalike me koke te madhe, nga ato ku vareshin pankartat “Parti-Enver jemi gati kurdohere” ne kohe parakalimesh dhe festash. Pikerisht tek ajo koke e madhe gozhde komuniste, goditi plumbi dhe beri rikoshete per tek koka e Ziverit te shkrete, duke marre dhe copat e drurit me vete me nje shpejtesi marramendese e pa i rene, por duke iu shtuar shpejtesia, pasi V=V+g, sipas ligjit te gravitetit jo komunist.
      Ja dhe ekspertiza eshte e bere, Ziveri pati ate fat qe pati dhe ky kokemadhi qe po mbahet me pa te drejte ne burg, me ne fund do fitoje pavaresine, se boll e zgjati Ina Rama me shoke ta mbajne mbrenda…

  3. Ben Chicago says:

    sa te jete saliu atje ku eshte era qen do ti vije ketij vendi

  4. Delli USA says:

    Me sa i njohe une keta dy persona jan berishist,keshtu qe eshte e siguret se do thone te njejten gje qe tha dhe eksperti Cardaku.Kjo tregon se FBI-ja nuk eshte kurgje para eksperteve qe kan bere shkollen e Saliut.

  5. e verteta says:

    Kjo ceshtje u mbyll qe pa u hapur.Vetem Leke Dukagjini ben fajde ne kete mesele

  6. ligji says:

    Pse garda te qellonte Veizin qe ndodhej aq larg e te mos qellonte ata qe kishin hipur mbi kangjellat e rrethimit dhe canin porten kryesore per tu futur ne kryeministri? Vetem pergjigja e kesaj pyetjeje e skjaron shkakun e vrasjes.

    1. koke gozhde says:

      Si mund te na skjarosh ti i ligjit qe gardistat nuk qelluan ata qe kishin hipur mbi kangjella dhe plumbi nuk u shkoi ne shenjester por shtrember e drejt e tek Veizi i shkrete e tek ata te shkretet e tjere qe ishin pas tyre? Kur arma drejtohet e qellon ne turme, nuk ka rendesi nese kap ne kangjelle apo pas kangjelles, apo jo ti i ligjit?

      Qe gardistat qelluan tek kangjellat e pame ne televizor se si njeri nga ata te shkretet u vra me duar ne xhepa pikerisht tek kangjellat e deres kryesore…

      Pergjigja e pyetjes tende dhe shkaku i vrasjes eshte i qarte si dita me diell per ata qe e shohin diellin pa syzet dhe ekspertet e Berishes, duke filluar qe nga matane oqeanit e deri tek familjaret e atyre te shkreteve qe u ben mish per top kot me kot per nje opozite qe gjuan me guraleca e trendafila…

  7. Rogner says:

    E ka marre ferra uraten kete vend ….. Sa te jete Ai i Madhi …….

  8. ajdin says:

    Te vriten te gjithe ata qe dyshoeshin per cadra me plumb.
    Te vriten ata qe kishin thika helmi.
    Te vriteshin ata qe mbanin lapsa pistolet.
    Keta i ka thene vete Sala.
    Kjo nuk eshte pergjigje e pytjes tende.
    Sa arme te tilla u gjeten?eshte pytja ime.!

  9. fjolla says:

    Ka njeri ne shqiperi qe nuk e di se nr Gerdec, ishte amerika.

  10. daku says:

    pershendetje te gjithe juve qe shkruani per te gjitha keto te keqia qe po i behen atyre njerezve .dhe ne funde te funit edhe pasi i vrasin i bejne edhe fajtor .prandaj me keqardhje e them por edhe per kete ceshtje te rrikthyer ne nje expertiz te re thom qe do dali si shume ceshtje te tjera ,pra do thuhet se eshte vrare nga nje plume rikoshet ,pra me pak fjal erdhi nga larte dhe nuk doli nga pushka e askujte.sepse po te dali e verteta a ketyre vrasjeve dote thote te shkoj deri te [KRYMINISTRI],me pak fjale urdheri erdhi nga late nga nalte mallnia iti shkelqesia SALI-RAM-BERISHA.prandaj kjo o te perfundoj ketu te pakten per keto kohe sa te jene ai ne krye te shtetit FLM

  11. Uarda says:

    Ka ardhur koha qe institucionet te jene te pa prekshme. Nuk mundet qe nje grup njerezish i kujtdo krahu politik te ngrihet per te rrezuar Qeverine kur ti teket. Garda beri detyren dhe i lumte! Per Ziverrin kam degjuar qe ate dite kur u nis nga shtepia per ne Tirane i tha plakes: Po iki ne Tirane plake. Sot do rrezojme Qeverine…
    Edhe e rrezoi Ziveri i shkrete Qeverine, e pate si e rrezoi?

    1. beso says:

      Uarda,i ndjeri Ziver mund ti kete thene plakes shume gjera,edhe qe do rrezonte qeverine,por REALISHT Ziveri i shkrete ishte me duar ne xhepa,i paarmatosur.Me duar ne xhepa rrezohet çdo lloj qeverie ne bote,se qytetaret e kane me kushtetute lirine e protestes.Mbusheni mire ne mendje kete te drejte themelore;çdo qeverisje eshte e rrezueshme.Tani,une dua qe TemA te interesohet se ku jane diplomuar keta ekspertet e rinj,se me rezulton qe Akademia Ushtarake eshte mbyllur,dega e armatimit ka mbi 18 vjet qe nuk ekziston(kursi i fundit daton 1994)ku jane diplomuar keta dhe ku jane bere eksperte?Nuk eshte problemi se une apo ndonje tjeter kemi qejf te akuzojme oficere ne hava,por rregullorja thote qe qellohet ne ajer dhe kur qellon ne ajer s’ka sesi te qellosh dege e drunj,e aq me teper keto te bejne rikoshete ne ate fare feje qe te vriten njerez.Une jam gati te gjej njerezit e duhur ti sfidoj realisht keta ekspertet,pa i paragjykuar,atjeter se frika ben ligjin dhe keta njerez heshtin se nuk duan te perfundojne pyjeve te Voskopojes.Versioni im eshte ky;qites armesh me preçizion(qe mund te hipotezohet Llupo ose ndonje tjeter,po ose jo i angazhuar ne forcat e armatosura,pasi mercenaret nuk perjashtohen)kane qelluar ne drejtim te Ziverit te ndjere.Rruges plumbi mund te kete kapur ndonje fije dege,qe gjithsesi nuk ka ushtruar force te devijoje plumbin,pra te ushtronte efektin rikoshete.Hap librat dhe lexo po deshe.Pra,copat e drurit ketu jane nje hollesi laboratorike,por nuk jane sufiçente si prove rikosheti,qe do te thote:ti gjuan majtas por nje siperfaqe metalike(jo druri)e devijon plumbin dhe e kthen majtas;dmth vrave pa dashje.Plumbi eshte si turjele me shpejtesi mbi 700m/s,qe e ha drurin me dhembe.Ketu flitet qe ushtaret duhet te gjuanin lart,ne qiell ose me e fundit,te plagosnin ne kembe ndonje shkeles te territorit te ruajtur.Mjaft qe Garda te zbatonte rregulloren,te evakuonte Saliun(ishte detyra e Gardes)dhe s’do ngjante asgje.Do thyheshin ca xhama,por ka siguracion per ate pune.S’do ngeleshin femijet jetime rrugeve.T’ju vije turp qe justifikoni vrasjet per arsyet shteterore.Harruat qe sulmuat ne’98 dhe Nano me mire preferoi tju lionte fshesen dhe koven tek dera sesa te qellonte njeri.

  12. Meleku says:

    Kete dhe ata te tjeret i vrau ngjala qe hengri Rama tek shtepia e Metes.
    Rama dhe PS ngriten tere lumpenin shqiptar kunder shtetit, duke u nisur nga videoinçizimi i Dritan Priftit.
    Pak muaj me vone Rama i harroi lotet e derdhur para femijeve te Ziverit dhe vajti per ngjala bashke me Meten.
    Sot eshte gati qe ti ulet ne gjunje atij vetem e vetem qe te bashkohet me “rilindasit”!

    Ziverin e vrau politika e ndyre qe mban peng shqiptaret.

  13. alban says:

    po per ate pune FBI te ne haje mune se plumbat tane o shoke nuk ecin ashtu kot me kot ,i kena te pajisur me gps ta gjejne adresen ku ta kesh nuk jane ‘lapanjoz bulevardesh’ qe ecin pa objektiv .tek ne plumbi vjen i bie ziles te shpis dhe po ste gjeti zbret dhe shkallet e te pret te cepi pallatit tu dredh cigare pa filter qe ta mbaj adrenalinen sa me larte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje