Biznesi: Viti 2012 do mbahet mend si më i vështiri (VIDEO)

17 Dhjetor 2012, 17:53Politika TEMA

Viti 2012 do të mbahet mend si viti më i vështirë për biznesin shqiptar, rënia e shitjeve nga njëra anë dhe ulja e prodhimit në shumë sektorë të vendit kanë bërë që bilancet financiare sipërmarrjeve private të rezultojnë si më të përkeqësuarat gjatë dekadës së fundit, raporton Vizion Plus.

Sipas shoqatave të biznesit, sektorët që kanë vuajtur më tepër krizën gjatë muajve të fundit janë ai i ndërtimit, tregtisë, shërbimeve dhe dega e agroindustrisë, e cila lidhet drejtpërdrejt më rënien e konsumit.

Por edhe pritshmërinë që sipërmarrësit kanë për vitin e ardhshëm janë të pakta. Përveç pagesës së detyrimeve të prapambetura që qeveria i ka shumë ndërmarrjeve, përmirësimi i shitjeve për biznesin do të varet shumë edhe nga situata në eurozonë.

Edhe sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, sektorët të cilët e kanë ndjerë më tepër krizën ekonomike janë industria dhe eksportet, ku vetëm ndërtimi për 6 muajt e parë të këtij viti shënoi rënie në vlera negative afro 19%, nga ana tjetër edhe ministria e financave ka pranuar se periudha e dytë e këtij viti ka pasur një performancë të dobët, gjë e cila detyroi qeverinë që para disa ditësh të shkurtojë buxhetin.

6 komente në “Biznesi: Viti 2012 do mbahet mend si më i vështiri (VIDEO)”

  1. WEB says:

    Rezultati i 8 vjeteve te administrimit te shokeve te ramy malo-shkemborit dhe bathoristeve te tjere ,shpellare dhe barinj te dhive

  2. financa says:

    C’na cuditet ! Bisnesi ne kete kohe krize eshte bere i veshtire dhe ne Gjermani e ne Amerike e jo me ne Shqiperi.
    Ndersa ti WEB,
    mos e prish gjakun,ashtu sic e ke te prishur edhe gojen.Ktheje pak koken pas te kujtohesh ku i ka lene jot ate opingat,se origjina e shumices se shqiptareve si dhee gjithe popujve te botes andej nga dhite e derrat eshte…

  3. WEB says:

    Financa e ke emrin po finance nuk di te besh ,krahason krizen dhe biznesin ne gjermani dhe amerike me mesjeten e shqipetareve ,te pakten nje lajm i mire ,edhe amerika eshte ne krize pale ne te tjeret ,hajde bylo hajde ,ne akoma nuk kemi drita 24 ore , rruge e uje ,ti po me thua amerika dhe gjermania ,edhe ty te ka ndikuar klima e zhvillimit ekonomik si vendi i dyte mbas norvegjise simbas deklataratave te salehut ,ktheje koken mbrapa thua ti ,po kaluan 20 vjet akoma do shikoj mbrapa une ?

  4. xoxo says:

    hahahaha web me shkrive ,,po kaluan 20 vjet akoma mbrapa do shikoj un??na iku jeta duke pa mbrapa ,,,per te qeshur e per te qare,,,,

  5. i says:

    skeni pare 2013 sa mir ka per te qene

  6. financa says:

    WEB,
    Me zure keq,more mendje ndritur per financat,por pikrisht ajo mesjeta qe i late ju ketij vendi kerkon kohe qe te shkulet.Te pakten ta bera qejfin qe edhe Amerika eshte ne krize,por mos e ki merak t’ia qajsh hallin “imperjalizmit Amerikan”. Mos i transformoni fjalet sic e keni zakon.P.sh.eshte thene se Shqiperija ka rezerva ujore qe mund te krahasohen me te Norvegjise ej e jo ashtu sic thoni ju.Edhe rilindasit shqiptare kan enderruar per nje shqiperi si zvicra e si Europa e qytetruar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje