Partia Socialiste ka vazhduar të denoncojë pasuritë e familjes së kryeministrit Sali Berisha.
Deputeti Taulant Balla, pasi u mor me pasurinë e Argita Berishës si pedagoge dhe si qeradhënëse, kësaj here deklaroi se edhe i shoqi i saj, Jamarbër Malltezi, fiton miliona si mësues.
“Nëse Argita Berisha në një vit ka përfituar plot 146 milionë lekë nga mësimdhënia, nuk mbetet prapa as bashkëshorti i saj. Plot 70 milionë lekë për Jamarbër Malltezi, sipas deklaratës së tij të pasurisë, të fituara po ashtu nga mësimdhënia, gjatë një viti. Për ta bërë sa më të qartë për të gjithë shqiptarët, çifti Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi në një vit janë paguar 216 milionë lekë si mësues, ndërkohë që fitimet e tyre vjetore janë plot 313 milionë lekë,” tha Balla, duke shtuar se ata janë çifti më i paguar i bllokmenëve blu,
“Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi, të cilët në një vit kanë fituar 313 milionë lekë. Nëse zonja Argitë fitonte në vit njësoj sa zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, për çiftin që fiton 313 milionë në vit është e pamundur të gjendet një krahasim,” tha Balla.
Ajo që habit është se ky çift bën miliona me mësimdhënie, që është e habitshme për një vend kaq të varfër si Shqipëria.
“Vlen të ndalohet një çast mbi këtë çift arsimtarësh oborrtarë, të cilët duke dhënë mësim arrijnë të mbledhin midis tyre një shumë që kalon buxhetet e shumë shkollave publike. Deklarojnë se merrkan plot 216 milionë lekë nga mësimdhënia. E duke qenë se kjo nuk është një fushë abstrakte, të dy bashkëshortët duhet të përgjigjen publikisht për ti bërë me dije publikut se sa është tarifa që ata paguhen në orë. Dihet publikisht se çdo orë mësimi në fakultetet shtetërore paguhet maksimumi 10 mijë lekë dhe në fakultetet private paguhet maksimumi 30 mijë lekë,” tha deputeti socialist.
“Pas një llogarie të thjeshtë, sipas kësaj tarife, del se Jamarbëri jep me këtë tarifë 2333 orë mësim, ndërsa Argita thyen çdo rekord duke rezultuar se jep 4867 orë mësim në vit. Me këtë llogari mjaft të thjeshtë na rezulton se zonja Argita Berisha, në 223 ditë shkollore në total, jepka mësim gati 22 orë në ditë, pavarësisht në është ditë apo natë. A mund të besohet kjo? Mendoj se ka ardhur momenti që zonja Berisha të shpjegojë vetë shifrat që ajo ka deklaruar si individ i lirë,” vijoi deputeti socialist.
po mire mo i dalin.
22 ore mesim ne dite dhe dy ore i ka plot per nje kafe te shkurter.
Ca behet keshtu, ajo merr milionat dhe perseri asnjeher nuk shkon ne universitet qe te japi qofte edhe nje ore mesim….
Ja keto dosje vuloste si te rregullta Adriatik Dhalla….qe sot do na luftoi korrupsionin
30$ (pak a shume) eshte pagesa per ore e mesuesve te USA, hiqi edhe taksat, shkon poshte e me poshte.
Keta surratmuter, duan te justifikojne 313 e mije $ te vjedhura, me gjoja ore mesimi ne albanistan?!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-nr-1.html
Zoti Balla, keto qe thua ti tani, populli i di me kohe, biles di dhe pjesen e ajzbergut qe eshte nen uje, ate 3/4, qe ti ose si di ose i di por sdo me i nxjerre.
Ne si popull, qe skemi shpija, duam te dime se ku i kane jo vetem familja Berisha, por te gjithe bllokmenet e rinj adresat e shpijave dhe vilave, qe kur ty shporrim kete gjeme qe na ka zene, te pakten te fusim aty ato familje qe shofim te Fiks-Fare, qe skane buke me hengur, qe hane buke misri trediteshe me krype, te pakten te bejme sevap, per nje pjese te ketij realiteti, kemi mundesi qe me ato banesa qe i kalojne dy apo treqind kuadrate, te shtrehojme dy ose tre familje, e neper vila edhe me shume dhe tja u japim me tapi.
Se cfare kane vjedhur keta bllokmene te rinj, e dime shume mire, por ajo qe e ploteson kete hetim duhet te jete edhe ajo pjese socialiste qe vodhen sa munden.
Nuk mund ti bejme te gjithe njelloj se e duam kapitalizmin e tregut te lire, por sdo te thote qe eshte kapitalizem vjedhja, vjedhja denohet ne cdo sistem dhe vjedhja qe i eshte bere ketij populli qe kurre spa nje dite te mire, i kalon te 45-miljarde dollareve.
Krahas denoncimit, duhet te jepni me shkrim dhe me noter, jo fjale ne ajer per vota, se kur te vini ne pushtet, do ti coni keta hajdute para gjyqit dhe do tja sekuestroni te gjitha vjewdhjet, do ti lini ashtu sic ishin para vitit 90-te, atehere do tju besojme se ju jeni ndryshe dhe do tju votojme masivisht.
Ore ata e rregull e kan halli yne.. He mo se tani qeshte Tik LLALLI tani e zbulon haha. Po Argitaa prandaj qenka investu e ka vene veton tek ai
Dalin akoma kshu si familje e lumtur kto neper rruge? Apo fshihen pas xhamave te erret.
Kur shohin nje femije pa corape, rroba te grisura ne gjith kete ftoht mbyllin syt? Si nuk ju vjen zor, a kan gjak ne fytyr kto njerez, cdo i trashegojn femijeve?
Nuk kam fjal
313 milione LEKA do te thote afro 313’000 USD te ardhura ne vit, qe nga ana tjeter do te thote 31’300 USd tatime mbi te ardhurat qe familja e goces se Saliut duhej t’i kishte paguar ne shtet per vitin paraardhes si te gjithe shqiptaret. A e ka bere kete gje? Kete duhet te investogoje Taulant Socialisti se nastradini eshte i bindur qe s’ka paguar ASGJE. Sepse te urdherosh Universitetet Private te paguash femijet e tu eshte KORRUPSION shteteror, por te mos paguash tatimet ne shtet eshte KRIM alla Al Kapone. Dhe Al Kaponet albaneze duhen kapur dhe DENUAR. Nuk mjaftojne vetem “zbulimet” por edhe “ndeshkimet” si prevence mijeravjecare e krimit dhe Taulant Investigatori duhet t’ja thote BOSIT te vet opozitar Edi Rama qe te fuse ne PROGRAMIN e vet rilindes edhe kete pike te NDESHKIMIT te krimit. Se ndryshe nuk ka asnje garanci qe kjo histori Universitare, por edhe shume te tjera si kjo nuk do te vazhdojne me tej me BOSA te rinj.
dalin si nuk dalin dhe as qe iu vjen keq kur shohin te varfer. atyre u kenaqet shpirti me vuajtjet e shqiptareve. ata jane shpirtzinj qe nuk kane frike nga Zoti, Argita akoma s’e ka kapercyer dot kompleksin qe e ka surratin e shpifur prandaj nuk ngopet duke vjedhur qe tu thote bukurosheve ‘une jam me e zonja se ju’
a i beni dot ish pronare edhe keta o Balla apo ja futni kot edhe juve se nje rrace jini.
Balla,ne emre te PS,ka filluar te lexoj deklarimet e te ardhurave te familjes se Berishes.Une mendoj se ai duhet te jap te dhena se ne cilat universitete ka dhene mesim Argita,te marre dokumenta nga keta universitete,per pagesat e saj,ti ballafaqoje me ato qe deklaron Argita dhe pastaj do te dalin konkluzionet.Deri ketu eshte vetem hapi i pare qe duhet te bej PS.Ajo qe eshte me kryesorjasi do te behet?Si do veproj Ps per ti ndeshkuar grabiteit.Cila eshte rruga ligjore qe do te ndjek Ps qe tani ne opozite?Cfare thone juristete e saj?Perse nuk behen kallezime ne gjykate.Nqs Ps mjaftohet vetem me leximin e deklaratave te pasurise,me mire ta lere fare,sepse keto te gjithe qytetaret i lexojne vete,pa ndihmen e Taulantit.
O Balla, di gje kur do ti hape greku, depozitat ne Qipro,atje jane miljonat ne euro.
Nuk eshte e vertete…. sepse ai DHALLA (llalla) ka qene kryetari i vleresimit te pasurive dhe detyren e ka bere shume mire prandaj edhe president shapllamadhi e vuri kryeprekuror.
Paska te drejte Bodyguardi.
Malltezi i shkrete punon dite-nate se gjysmen e rroges e ha Bodyguardi.
Malltezi nuk do i beje te gjitha punet. I ka ndare me Bodyguardin. Vete ka marre me te lehtat, atij i ka lene me te veshtirat, te kujdeset per Argiten
Epo kta thone se topi eshte i tyre dhe do gjuain vet te paret.
keto jane te deklaruara,po sa jane pa deklaruar ?
Po ju jeni vete te korruptuar po I vendosni pasurite ne emra te tjere….njesoj jeni vetem ngjyren e keni ndryshe.Kujtoni se hame bar ju shohim qe nga veshjet firm ato ….si tha Shalsi tel top Chanel kujtojeni gafen e tij hajde ta jeni te gjithe edhe ti qe na krekosesh si gjel o katunar.