INTERVISTA/ Llalla: Përparësia ime, lufta ndaj korrupsionit. Përgjegjësit e 21 janarit dhe Gërdecit do ndëshkohen

17 Dhjetor 2012, 21:56Politika TEMA

Intervistë me prokurorin e përgjithshëm të Shqipërisë, Adriatik Llalla

Bisedoi: Ilirian Agolli, VOA

Zoti Llalla! Urime për detyrën e re si prokuror i përgjithshëm i Shqipërisë! Ju për shumë vjet keni drejtuar Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Sa mendoni se do t’ju ndihmojë kjo përvojë në punën e re për të ndëshkuar kriminalitetin?

Faleminderit për urimet dhe këtë intervistë! Është kënaqësi për mua që intervistën e parë në detyrën e prokurorit të përgjithshëm ta përcjell përmes valëve të “Zërit të Amerikës”, i cili më ka mbështetur në punën time të mëparshme. Besoj se kjo mbështetje do të vijojë edhe për periudhën që unë do të drejtoj këtë institucion. Periudha kur drejtova Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive është vlerësuar pozitivisht për arritjet që pata si nga faktori vendas edhe nga ai ndërkombëtar. Besoj se ajo përvojë drejtimi do të më shërbejë shumë edhe në periudhën time këtu.

Ju vazhdimisht nga Inspektorati keni thënë që shumë dosje mbi pasuritë e pasakta ose mosdeklarime të pasurisë që keni konstatuar atje, janë shuar kur kanë ardhur këtu në prokurori. A do t’i jepet fund kësaj praktike të mos-hetimit të pasurive të dyshuara?

Ky është një fakt, të cilin unë e kam ngritur shpesh në media, në Kuvendin e Shqipërisë, në prokurori, kudo ku kam pasur mundësi. Mjaft dosje të kallëzuara prej nesh për zyrtarë të niveleve të ndryshme të akuzuar për korrupsion të gjetura nga ana jonë në ILDKP, me fakte provuese se ata kishin kryer vepra penale në fushën e deklarimit ose mosdeklarimit të pasurive të krijuara në mënyrë të ligjshme, janë pushuar në mënyrë të padrejtë nga ana e prokurorisë. Dosjet e kallëzuara nga ILDKP-ja dhe nga institucione të tjera shtetërore dhe joshtetërore, kur bëhet fjalë për korrupsionin, do të hetohen me përparësi dhe do të kërkohet ndëshkimi i gjithë shkelësve të ligjit në bazë të dispozitave që parashikon Kodi Penal.

Pasuritë e shtuara dhe pasuritë e dyshuara të politikanëve janë vazhdimisht në vëmendjen e qytetarëve dhe është krijuar përshtypja se sapo nis të ndriçohet diçka, hetimet ndalojnë menjëherë. Çfarë hapash do të ndërmerrni përballë pasurive të pajustifikuara, që ka të dhëna që disponojnë zyrtarë të të gjitha niveleve, nëpunës të vegjël apo zyrtarë të lartë?

Korrupsioni është një problem shqetësues për shoqërinë shqiptare. Kjo u evidentua edhe nga të dhënat e fundit të publikuara nga Transparency International, ku Shqipëria renditej disa vende më poshtë. Nuk e themi vetëm ne këtë fakt. Gjatë drejtimit tim të këtij institucioni do të punoj me përparësi, që rastet e korrupsionit të hetohen në mënyrë të plotë e të gjithanshme dhe fajtorët do të ndëshkohen me forcën e ligjit në çdo rast.

Qytetarët kanë një perceptim shumë negativ për cilësinë e punës në sistemin e drejtësisë, gjykatësit, prokurorët, avokatët. Kryesisht ky perceptim vjen prej faktit se nuk dënohen zyrtarë të lartë.

Ky është një tjetër problem shqetësues për shoqërinë tonë. Unë do ta filloj punën time me reformimin e institucionit të prokurorisë. Në institucionin tonë ka mjaft prokurorë që nuk e meritojnë që të jenë prokurorë, që nuk duhet të gëzojnë statusin e prokurorit sepse janë vetë shkelës të ligjit. Unë do të punoj për evidentimin e tyre dhe largimin nga radhët e institucionit të këtyre prokurorëve, për arsye se kjo pakicë prokurorësh njollosin emrin e institucionit, si dhe pengojnë pjesën më të madhe të prokurorëve të cilët janë të përkushtuar ndaj punës, pra punojnë në mënyrën e duhur.

Si do ta bëni këtë vetëpastrim? Keni thënë që në ditët e para të këtij dekretimi të punës së re, që do të pastroni radhët e prokurorisë.

Gjykoj se nuk është një punë e vështirë. Evidentimi i këtyre prokurorëve është i lehtë, aq më tepër në shoqërinë tonë ku këta njihen nga vetë trupa e prokurorëve. Mbi bazën e informacioneve, unë do të nxit publikun e interesuar, që ka punë me prokurorinë, që të denoncojnë pranë zyrës së prokurorit të përgjithshëm të gjithë rastet e prokurorëve që kryejnë shkelje të ligjit. Këta prokurorë do të hetohen nga zyra përkatëse e prokurorit të përgjithshëm. Po ashtu, qysh nesër institucioni ynë do të hapë një adresë të postës elektronike, ku gjithë qytetarët do të denoncojnë rastet e korrupsionit si në radhët e prokurorisë ashtu edhe gjithë sistemin e drejtësisë, edhe më tej. Të gjithë rastet normalisht do të hetohen në mënyrë transparente. Në përfundim të hetimit gjykoj se një pjesë e madhe e tyre do të ndëshkohen ose do të largohen vetë nga radhët e prokurorisë.

Presidenti Nishani në fjalimet e para të tij në Këshillin e Lartë të Drejtësisë i sapo zgjedhur president dhe në krye të KLD-së, ka thënë që do përpiqet të kthejë besimin në sistemin e drejtësisë prej vetë njerëzve të drejtësisë. Ai ka konstatuar që shumë gjyqtarë dhe aktorë të tjerë të sistemit të drejtësisë punojnë pa dëshirë dhe nuk kanë besim tek ky sistem, ose janë shumë passive, ose punojnë me frikë në goditjen e kriminalitetit dhe ekziston një mendësi e përgjithshme në Shqipëri, që krimi është më i fuqishëm se shteti. Si do t’ua ktheni ju kurajon e prokurorëve që ata vetë të besojnë tek sistemi i drejtësisë?

Së pari do të largoj nga institucioni ynë ata prokurorë ata drejtues të prokurorisë në qendër ose në rrethe, të cilët nuk justifikojnë qëndrimin tyre në institucion. Duke motivuar personat e përgjegjshëm në Shqipëri në bazë të ligjit. Në sistemin e drejtësisë ka shumë punonjës, gjyqtarë dhe prokurorë të përkushtuar në punën e tyre, të cilët demoralizohen për shkak se një pakicë e tyre janë vetë të përfshirë në veprat penale. Ata që njollosin emrin e drejtësisë së shtetit në Shqipëri, e cila do të reformohet, e them me siguri se do të reformohet shumë shpejt.

Si do të bëhet specializimi i strukturës së prokurorëve, prokurorë ekspertë në krime te reja moderne? Bota e krimit zhvillohet me shpejtësi, po bashkëpunimi me institucionet e tjera ku është?

Do të vendos marrëdhëniet e parashikuara në ligj, marrëdhënie të mira bashkëpunuese me të gjithë institucionet përgjegjëse të luftës kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Duke filluar nga policia e shtetit, Shërbimi Informativ Shtetëror, Kontrolli i Lartë i Shtetit, ILDKP, doganat, tatimet, dhe gjithë institucionet e tjera përgjegjëse në këtë fushë. Më pas edhe me zyrat e shteteve homologe si Italia, Greqia, Anglia etj, pra, me vendet me të cilat kemi më shumë punë, sepse krimi i shtetasve shqiptarë është më i përhapur se sa në vendet e tjera. Është shumë i rëndësishëm edhe trajnimi i stafeve të prokurorëve. Një pjesë e madhe e trupës së prokurorëve vijnë nga shkolla e magjstraturës dhe nga shkolla të perëndimit, duke sjellë risi në punën e institucionit tonë. Unë mbështes këtë pjesë të prokurorëve.

Cilët janë krimet që mbizotërojnë në Shqipëri, kundër pronës, kundër personit dhe cilët prej tyre janë përparësia juaj?

Përparësia ime do të jetë lufta kundër korrupsionit. Korrupsioni është një dukuri e përhapur në Shqipëri dhe nxit të gjithë qytetarët, mediat, opinionin publik dhe të gjithë të interesuarit që të denoncojnë në prokurori dhe në zyrën e prokurorit të përgjithshëm të gjitha rastet e korrupsionit. Do të hetohen pa dallim të gjithë rastet e veprave penale, por përparësia ime do të jetë lufta ndaj korrupsionit.

Zyrtarë të lartë civilë dhe ushtarakë janë të përfshirë në procese gjyqësore si ai i Gërdecit. Si e mendoni vazhdimin dhe mbylljen e kësaj çështjeje?

Unë jam në ditët e para të marrjes së detyrës. Jam duke grumbulluar informacionin në lidhje me këto çështje të rëndësishme dhe të ndjeshme për opinionin publik. Do të mbështes punën e prokurorëve të bërë deri tani lidhur me hetimin dhe gjykimin e këtyre rasteve, dhe po ndjek me përparësi ato. Po kështu, lidhur me hetimet që kanë mbetur pezull lidhur me dy, me një pjesë të aktorëve të ngjarjes së Gërdecit, po ashtu edhe të 21 janarit.

21 janari është një tjetër ngjarje flagrante që njerëzit e panë drejtpërdrejt në televizion. Shumë qytetarë mendojnë se drejtësia është e pafuqishme të dënojë zyrtarë të lartë të përfshirë në ngjarje të tilla, apo edhe politikanë të lartë të akuzuar nga mazhoranca apo nga opozita. Pse vonohet drejtësia në ngjarje kaq flagrante, kur protagonistët janë në vendngjarje, lënë gjurmë të shumta aty?

Hetime të tilla janë të rëndësishme të kryhen si duhet qysh në çastet e para. Ne do të veprojmë me përparësi në ngjarje të tilla dhe unë synoj që të gjithë përgjegjësit e këtyre ngjarjeve do të hetohen dhe ju siguroj se do të ndëshkohen sipas ligjit.

Puna juaj e re do t’ju vendosë përballë presioneve të reja. Sa të parapërgatitur e ndjeni veten për t’u përballur me presionet politike?

Nisur nga përvoja e mëparshme në ILDKP, e them me bindje të plotë, që nëse drejtuesi i një institucioni nuk i afrohet politikës, por kryen detyrën e parashikuar nga ligji, asgjë nuk ndodh. Kam bindjen që politika nuk do të guxojë t’i bëjë presione institucionit të prokurorisë. Ky është një institucion i rëndësishëm shtetëror. Ligji i ka dhënë kompetencat e duhura që të mbajë qëndrimin e duhur ligjor, pa u bërë palë ose pa u nënshtruar nga politika. Kam bindjen që politikanët nuk do të guxojnë t’i afrohen pozicionit të prokurorit të përgjithshëm për t’i bërë presion, ose ndërhyrje në forma nga më të ndryshmet.

A do të nisni ju vetë hetime kryesisht bazuar në të dhëna për krim dhe korrupsion? Edhe qytetarët shqiptarë edhe Bashkimi Europian kërkojnë që të dënohen zyrtarë të lartë të përzier në korrupsion.

Kjo është një nga risitë që synoj të sjell në punën e prokurorisë; stimulimi i qytetarëve, medias dhe të interesuarve që të denoncojnë çdo rast për vepra të ndryshme penale. Nga nesër në institucionin tonë hapet një adresë elektronike postare, ku kushdo mund të denoncojë çdo rast të veprave të ndryshme penale, të cilat do të trajtohen me përparësi nga institucioni ynë. Një përparësi tjetër është rritja e masës së dënimit. Konstatohet se autorë të ndryshëm të veprave penale dënohen me masa minimale dënimi. Trafikantët e bimëve narkotike dënohen me masa qesharake, apo armë-mbajtja pa leje. Këtej e tutje prokuroria do të kërkojë që ndaj tyre të mbahet një qëndrim më i ashpër për masën e dënimit.

Është krijuar edhe një zakon i keq, që politikanë dhe zyrtarë të lartë nuk i përgjigjen në kohë kërkesave të prokurorëve për hetime. A do t’i jepni fund praktikës së mosardhjes së politikanëve dhe zyrtarëve në prokurori për t’ju përgjigjur hetimeve?

Ligji ka të përcaktuar saktë detyrimin që ka çdo shtetas, çdo zyrtar, përfshi edhe më të lartin, për t’u paraqitur në zyrën e prokurorit për të dhënë shpjegime, ose sa herë që thirret prej tij. Askush nuk guxon t’i shmanget kësaj përgjegjësie, sepse ligji parashikon masa nga më të ndryshmet për ata që refuzojnë. Prokuroria ka të gjithë kompetencat që të thërrasë, të kryejë hetime lidhur me çdo zyrtar pa përjashtim, duke përfshirë qysh nga Presidenti i Republikës dhe deri tek qytetari më i thjeshtë. Gjatë kohës që unë e drejtoj këtë institucion askush nuk do të guxojë nga zyrtarët që t’i shmanget ligjit, duke mos ardhur për të dhënë shpjegime këtu. Parlamenti ka hequr imunitetin çdo zyrtari, duke shprehur vullnetin e tij, por fakti që deri tani ndaj askujt nuk është filluar as edhe një hetim tregon për një dobësi të institucionit të prokurorisë. Jemi të gjithë të vetëdijshëm se krime të natyrës së korrupsionit zyrtarët shqiptarë kryejnë çdo ditë. Do të ndjek personalisht çdo informacion nga qytetarët, do të hap hetime kryesisht për çdo rast mbi dyshimet për korrupsion lidhur me çdo zyrtar. Secili, kur të bëjë një krim në fushën e korrupsionit, duhet të mendohet mirë, sepse ky institucion ka për ta ndëshkuar me forcën e ligit.

Pra, vitin tjetër – 2013, drejtësia shqiptare do të ketë një cilësi dhe një pamje të re?

Unë kam ardhur këtu me vullnetin e pothuaj të gjithë politikës shqiptare. Kandidatura ime është mbështetur nga pothuaj të gjithë faktorët politikë. Kjo më vë përpara një përgjegjësie të madhe përpara faktorit politik vendas dhe atij ndërkombëtar. Është një mbështetje dhe një përgjegjësi që unë do ta justifikoj në mënyrën e parashikuar në ligj. Kam bindjen se do ta përmbush në mënyrën më korrekte këtë detyrë që kam marrë përsipër dhe që më është ngarkuar nga ligjvënësi.

25 komente në “INTERVISTA/ Llalla: Përparësia ime, lufta ndaj korrupsionit. Përgjegjësit e 21 janarit dhe Gërdecit do ndëshkohen”

  1. emer says:

    hirre hirre jo llalle. As hirre jo po ujti kembeve te saliut e rames je

    1. A se ka votue Xhuzepina a? E kam dhi mu ne kandidature, i mut ka me ba

    2. NISHANI 2 says:

      KY ESHTE SI JARI 2, PALACO I PAFYTYRE. SEMUNDJE E BUTE.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/hashashi-bujar-nishani.html

  2. Goni says:

    As qe e lexova intervisten sepse nuk kame nevoje, por do ti thosha ketij llallucit qe ti je i tredhur qe ne veze, se po te ishte per te zbatuar ligjin ke nje mal me ceshtje te hapura per tu perpunuar dhe cuar ne gjykate per tu gjykuar. Koha do ta tregoje se sa do kesh fuqi te dalesh nga radha e te tredhurve!

  3. saimir says:

    a mund te me sqaroj ndonjeri se kush jane politikanet qe kane vajtur nga ILDKP-ja ne prokurori se nuk me kujtohet ndonje. FLM
    Gjithashtu mund ta pyei njeri kryprokurorin, ose nese ai e lexon vete kete te pergjigjet, per ato problemet qe jane pushuar dhe nuk jane hetuar si rruga durres-kukes, 21 janari, gerdeci, djali i berishes, dosja e genc rulit etj etj do te hetohen apo jo

  4. Shoku shpati says:

    Bast qe eshte e kunderta. Nuk e lufton dot vehten , qeverine dhe opoziten mor djale. Eh, vaj vatani e mjere mileti.

  5. BARDI says:

    KUR LEXON INTERVISTEN E ZOTRIS TENDE THEMI TELUMET NE SE SE FUNDMI DO SHKOJE HAKA TE I ZOTI ,POR KUR MENDOJME PUNEN QE KE BERE ME PARE ,”KESHTU E KANE KETO PUNE”STHEMI GJE TJETER PO TE MJERET NE.MIRE THOTE AI ME SIPER QE AS HIRREN NUK DO E PRANOJNE NGA TYPO DHALLEN NUK DO E BESHE KURRE.
    BARDI

  6. ona says:

    edhe une nuk jam duke e lexuar interviste,mos kini merak se ky zotnia shkelqeu aty ku ishe duke denancuar me rradhe gjithe te koruptuarit dhe i ngeli rradha ketu.jere ti mo i mjere qe e more kete detyre se do ikesh i turpuruar ,se sala eshte ne gramat e fundit.

  7. Delli USA says:

    Mos u bene naiv,Adriatik Llalla eshte tip qe as te q…e as te leshon,pikerisht nje tip i tille i duhej Saliut,ne menyre qe te mos hetohen zyrtaret e qeverise dhe jo te denoj opoziten si me Alush Dragoshin 92-97.Adriatik Llalla ja ploteson kete objektiv Saliut,te mbylli dosjet qe ka neper duar si Gerdeci dhe 21 Janari dhe mos te hapi te tjera.

  8. Llalla says:

    O Zotni po ti nuk je komandant skuadre ne polici po je Prokuror i Pergjithshem a di gje c’a je tu fole?Pastaj per ty thuhet qe nuk je aq TRIM se ne TRE raste te ka rene te FIKET!Kur thua per presione politike e ke fjalen vetem per politikanet e OPZITES!

  9. marjon gorica says:

    mERO E KE GABIM TITULLIN. aI THOTE “21 JANARI IKU, DUHEJ HETUAR QE NE CASTET E PARA. kUR TE NDODHIN PRAPE NGJARJE TE TILLA DO HETOJME – THOTE..LEXOJE MIRE

  10. kitara e thyer says:

    po i bere keto qe thua, e meriton qe te jesh presidenti i ardheshem i shqipetareve, dhe te besh histori si nje profesionist qe shqipetareve ju ka munguar nga hera, pra jashte interesave te partive me vizion grabitjen e gjithshkaje dhe te kujdo.

  11. Meleku says:

    Suksese ne pune dhe uroj qe te mbash qendrim korrekt ndaj ligjit dhe te mbahesh mend si kryeprokurori i pare i vertete i Shqiperise.

    Do ta kesh shume te veshtire me te gjithe, pa perjashtim, mirepo do te kesh mbeshtetjen e plote te publikut shqiptar, qe pret drejtesi.

  12. tirana says:

    Falenerojme ambasaden amerikane she departamentin qe na caktoj prokurorin e pergjithshme.

  13. Nadia Shabani says:

    Melek jam dakord me ty por nuk besoj se e ke edhe per Argita Berishen dhe te gjithe ata pushtetare qe kane vjedhur, ti e ke fjalen vetem per deputetet e opozites.

  14. martin says:

    Une po i them zotit Adriatik Llalla qe kete intervisten tuaj te pare do ta ve si faqe screen ne desktopin tim dhe do te krahasoj arritjet e tua me kete interviste.Ne fund te mandatit tend do te qesh me te madhe ndersa e di qe ti do te kesh futur ne xhepat e tu miliona dolllare.Uroj qofsha i gabuar dhe ju uroj Juve te realizoni jo me shume por vetem 50% te atyre cka thua dhe do te shohesh qe do te jesh i respektuar nga populli yt.Tregohu burrre si ishpresidenti yne i nderuari Alfred Moisiu qe edhe sot po te votohet ne popull fiton pa diskutim.

  15. Sum Gruda says:

    Drejtesia i mungon Shqiperise, ne cdo gje mundesh me preke por jo
    Berishen dhe Jozofinen Faqe zeze me shoke hajdute dhe kusare milionesh ne dollare. Berisha do jape doreheqje po preke ne xhepin e tyre te
    korruptuar dhe Shkezenin qe martoi nje Serbe me femije te rritur, do i beje shqiptar dhe u jep gjyshi pasaporta te gjitheve. Rgita konsullente nuk do pranoje qe te hetohet, cdo parti politike perfeshi Partine Socialiste nuk e kundershtojne dhe e mirepresin nje gje te tille ata kane dhene heqjen e imunitetit Ina Rames.
    Jane gati opozita per bashkim te shqipetareve ne perputhje me ligje kombetare dhe nderkombetare.

  16. krosi says:

    Z. Llalla,

    Ndofta shpresojme qe te japesh shenja se do te kerkosh drejtesi – dhe te respektosh mbiemrin e familjes dhe ja ta deformosh ne DHALLA…

  17. Skrapari 2 says:

    Do ta luftosh sipas deshires se Saliut. Sigurisht do mundohedh
    te vesh nen kembe opoziten.Do kapesh ca cironka e do ti tundesh ne ere si fitore te madhe. Korrupsioni eshte trashur aq sa do te quhet korrupsion shekullor e duhen 100 sharra e 200 sharrexhinj dhe a do mundin qe ta rrezojne. Po te jesh i vendosur fillo hetimin e te ardhurave te familjes se kryeministrit qe keto dite eshte habitur bota se si nje pedagoge marrka 12 milion leke ne muaj! E heton dot? po te jesh burre hetoje dhe thuaj popullit te verteten. Po nuk e ben dot,prandaj ha sa te hash edhe ti ne ate vend pune e mos u mburr se do luftosh korrupsionin.Po te ishe per te luftuar korrupsionin e beje duke deklaruar dhe emrat e qeveritareve qe kane fshehur deklarimet ,po na nxore ca cironka te opozitez. Llalla ,populli ,edhe pse nje pjese nuk e ngopin barkun me buke,nuk marin dote ilace ,por nuk ha bar. Frika se te nesermen u iken shtepia ,koka e katandia nuk flasin ,se po folen e pesojne si MERO BAZE qe denancoi nje bizezmen . Edhe pse ishin 3-4 deshmitar edhe me profesion gazetar,per ju si prokurori,polici e gjykata nuk kishte prova qe kishte goditur Meron edhe pse ishte shtruar
    ne spital ,u munduat te beni te kunderten ,qe Mero na kishte goditur
    bizesmenin. Ja keshtu do ta vini drejtesine ne rruge te mbaresipas
    modelit tuaj.

  18. eli-tiv says:

    …ky njeri nuk eshte emeruar prokuror…por per te “mbushur” vendin e prokurorit…Ai ka qene me detyre kryetari i….e per ate qe s’ka bere e realizuar u quajt i pershtatshem te “mbushe” vendin
    Pa demokraci funksionale te gjithe keshtu do te sillen..demokracia wshte sistem e nuk nuk ndretohet me “trima”..PA VOTE TE LIRE…s’kemi fituar asgje e nuk shkojme asgjekundi..

  19. tani says:

    Ketij ja kane tregu gabim detyren. I kane thone qe eshte drejtus i SHKB, qe flet gjith kohen si do godasi prokuroret. O zoti boza, prokuroret punojn qe ti bin te tjerve, jo ti bin mrena vetes njoni tjetrit. Kush eshte i korruptum te hiqet, po ka procese normale disiplinore per ket pun, nuk bohet si e ke menjen ti. Dhe ajo puna e postes elektronike shume e mir. Nga i ke keto idete e komunizmit ti vllai. Apo kontroll puntor. Populli shkruan ti heq. Ik o fshatar, mbyll ato pese vitet qe ke per te myll, dhe shpreso mos te bi nonji kriz epilepsie kur je ne nonji takim. Maj me vete gjona te ftofta, ti kapesh me dore kur te nodhi gjo. Hajt tung

  20. Edi says:

    Pirdh pirdh se lirohesh,po kujdes se te ngel bytha hap.

  21. Beni says:

    Komentues te nderuar, shikon pak drite ne tunel! Intevista eshte e perkryer, premtimet jane te mrekullueshme, nuk kemi cfare kerkojme tjeter. Te presim e te shohim se sa do te mbahen keto premtime. Duken si utopi, por nuk do te thote se nuk mund te ndodhin. Padyshim qe te gjithe jane te lodhur, zhgenjyer nga drejtesia dhe presin te behen ato qe thote Llalla.

  22. nastradini says:

    PSE KRYEPROKURORI FLET ME GJUHEN E PRESIDENTIT?

    Sepse po te lexosh e tij intevisten ne VOA te duket si intevista e Jari Presidentit ne VOA. Te gjitha klishe COPY_PASTE te gateshme te pergatitura me pare nga BOSI i tyre Sali Berisha. Sepse te dy jane DORDOLECE per te trembur laraskat e pabindura te vendosura nga dinaku Sali Berisha. Qe keto finte DORDOLECESH i ka mesuar nga Enver Hoxha. Cfare mesuan shqiptaret nga kjo interviste alla e zotit Llalla “Fol shume mos thuaj asgje!” Jua thote nastradini:
    – Ne radhe te pare zoti famoz Llalla e ka ndergjegjen te qete qe si kryetar i ILDKP-se nuk ka bere ASGJE per te prangosur HAJDUTET milionere me pushtet te fondeve publike si edhe femijet e tyre Rokfelere albaneze. Qe nuk kane pasur MORALIN te pakten te deklarojne te ardhurat e tyre ne shtet dhe te paguajne si mjeranet e tjere tatimet e detyruarve mbi te ardhurat. Dhe se nuk ka ndermend qe t’u kerkoje falje shqiptareve per kete rezil shperdorim posti. Ne vend te kesaj ja hedh fajin Prokurorise se Ina Rames perseri me urdher te Saliut si nje FEBEL besnik i Mafies me pushtet. Por Prokuroria e Ina Rames u quajt “Lavire Bulevardi” vetem pse urdheroi prangosjen e krimineleve xhelate te Saliut per kerdine e 21 janarit more zoti Llalla-Perralla dhe u denigrua si mos me keq me Komisione Hetimore me kryetare DORDOLECE si puna e Lalles-Perralles. Kjo eshte njesoj sikur zotit Llalla kriminelet t’i perdhunojne gruan ne syte e tij dhe ai te quaje fajtore dhe te ndeshkoje gruan e vet dhe jo kriminelet. Prandaj nastradini i thote zotit Llalla te mos tregoje Perralla. Nese i ka mbetur nje pike MORALI le te mbroje prokuroret e Ina Rames dhe te filloje te ndeshkoje kriminelet me pushtet, si e KEQJA e madhe e Vatanit. Se prokuroret e vertete nuk i gjen ne rruge me urdher Partie.
    – Ne radhe te dyte me kete interviste TRA-LA-LA zoti Llalla duket qe s’ka ndermend te rihape dosjen e Remzi Hoxhes dhe te hetoje ne detaje per “zhdukjen” e tij enigmatike. Nuk ka ndermend t’i kerkoje Interpolit kerkimin nderkombetar te FEBELIT te Saliut, Kafeshes se Londres Ilir Kumbaro dhe te kerkoje ekstradimin e tij per ne shqiperi nga Brima e Miut ku eshte fshehur. Nuk ka ndermend te rihape as dosjen e Kosta Trebickes per te akuzuar direkt Ina Ramen me te drejte, pse firmosi vdekjen e tij si aksidentale pa u kryer me pare hetimet e Prokurorise shqiptare per kete vrasje 100% politike. Por u mjaftuan me mashtrimet e nje polici rrugor nga Teksasi, i paguar nga Saliu. Zoti Lalla nuk permend fare ne intervisten e tij, qe tregon se nuk ka ndermend te rihape dosjen e aferes monstruoze te rruges Durres-Kukes me vjedhje ne miliarda ne EUR nga Lulzim Basha dhe BOSI i tij. Kjo rruge, qe duhet te quhet si rruga e ANTI-KOMBIT duhet te ishte puna e pare e Kryeprokurorit te ri me precedence maksimale duke patur parasysh interesin publik dhe permasat e ABUZMIT financiar nga pushteti. Ner vend te kesaj degjojme zotin Lalla te tregoje Perralla per xhepaxhinj dhe drogaxhinj, ndofta i ndihmuar edhe nga pyetjet prej amatori te amerikanit albanez Ilirian Agolli nga VOA.
    – Se treti dhe me pas zoti Lalla le te mos tregoje Perralla ne media, por t’i kerkoje SHBA-s, Pentagonit dhe personalisht Bush-Djalit demshperblime serioze per mjeranet e Gerdecit dhe familjet e tyre, sic kane bere Kryeprokuroret ne vende te tjera ne raste te ngjashme, bile shume me te lehta. Ne SHBA Deveroli u ndenua nga LIGJI, ne Shqiperi akoma nuk eshte denuar ASKUSH. Prandaj le te akuzoje zoti Llalla direkt kriminelin Mediu, pas tij edhe Saliun per VKM-te e tij, me pas te therrase ne Prokurori Shkelzenin per te dhene spjegime, sic e kerkon detyra e prokurorit dhe e Organit te Akuzes. Sepse behet fjale per vjedhjen makaber te Armatimit te Ushtrise shqiptare nga firma private Saliu&Son, vjedhje alifmatrake nga amatore me lakmi dhe tahma miliardieri, qe shkaktoi edhe BUMJEN fatale ne Gerdec. Kryeprokurori Llalla do te bente mire te kerkonte paraqitjen ne Prokurori per te dhene spjegime edhe te ish-Presidentit shqiptar Bamir Topi dhe ta pyeste pse ja kishte futur me gjume AI dhe SHIK-u i tij kur po i vidhej Armatimi i Ushtrise dhe per tragjedine e Gerdecit. Sepse vete deklaron qe para ligjit edhe Presidenti eshte i pafuqishem. Zoti Lalla do te tregonte GUXIMIN e tij pakompromis po te therriste ne Prokurori edhe ish-ambasadorin amerikan Withers per te spjeguar pse shkoi me Fatmir Mediun ne Rinas per te hequr etiketat kineze nga arkat me fisheke per ne Afganistan. Para se te vinte ne Tirane gazetari i Nju Jork Tajmsit. Dhe te tregoje pse Sekretari i Pare i Ambasades dha alarmin per implikimin e zyrtare te larte te kesaj ambasade ne aferen e Gerdecit. Po t’i beje te gjitha keto zoti Llalla nuk do te tregoje vetem Perralla, por do te fitoje besimin dhe respektin te populli i tij qe nuk eshte vetem VEGEL apo DORDOLEC i Saliut dhe nastradini nuk do te pyeste me me frazen e tij:

    PSE KRYEPROKURORI FLET ME GJUHEN E PRESIDENTIT?

  23. egoisti says:

    nuk eshte se nuk kam besim por historia shqiptare na ka mesuar se anjehere nuk jan marre parasysh hallet e popullit ky nuk eshte vetem nje ushtar me shume ne luften sistematike per uzurpimin e te gjitha hallkave istitucionale poshte komunistet me sekretarin ne balle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje