I vuri flakën komshiut, më pas u ul në divan duke qeshur

18 Dhjetor 2012, 10:56Politika TEMA

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Hotolisht të Librazhdit. Dy net më parë, Servet Poçi, bashkë me një shok të tij, ka shkuar për vizitë në shtëpinë e bashkëfshatarit të tyre, Jashar Hoxha, i cili i ka mbajtur për darkë.

Pasi kanë ngrënë e pirë, Jashar Hoxha ka thënë se do ta digjte Servetin, por ai duke mos e besuar, vetëm kishte qeshur. Më pas Hoxha ka dalë jashtë dhe është kthyer brenda me një bidon benzinë dhe ka spërkatur fytyrën e 25-vjeçarit dhe i ka vënë flakën.

Ndërkohë shoku i shokuar ka marrë një batanije për të shuar flakët, kryefamiljari ka ndezur një cigare dhe është ulur në divan duke qeshur.

Kjo ngjarje i ka terrorizuar edhe familjarët, teksa kanë transportuar me urgjencë të riun drejt spitalit të Elbasanit, ku më vonë është transferuar në Tiranë në repartin  e djegieve.

Më pas 55 vjeçari Hoxha është vënë në pranga dhe policia ka pohuar se është një konflikt prone strumbullari i gjithë ngjarjes.

Por sipas deklarimit të banorëve për gazetën Shqip, Serveti ka pasur një lidhje me vajzën e Hoxhës dhe i gjithë ky sulm barbar ka ndodhur për tu hakmarrë.

4 komente në “I vuri flakën komshiut, më pas u ul në divan duke qeshur”

  1. sherifi says:

    edhe ne mesjete nuk ndodhnin te tilla gjera,e fton tjetrin ne shtepi dhe i ve flaken.
    shqiptari nuk e ka pas tradite,biles edhe hasmi po ti shkonte ne raste fatkeqesie ne shtepi,i jepte doren,e percillte,dhe e vriste ne nje rast tjeter dhe jo ne shtepi.

    1. lavdi te drejtes says:

      O sherif , akoma s,e kemarre vesh se ata nuk jane shqiptare por MUTRA qe la Turqia kur e perzume .

  2. Nemo says:

    maloke te pacivilum shpellare

  3. ALpini says:

    U legalizua djegia me benzine e legalizuan te “”perndjekurit” duke marre shishe te mbushura plot e perplot me benzine pa plumb nga deputetet socialiste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje