Mbledhja e Këshillit të Qarkut të Fierit është zhvilluar sot paralelisht në dy salla me dy kryetarë, duke e thelluar edhe më shumë përçarjen e këtij institucioni.
Të dy pretendentët për kryetarë të këtij këshilli, Vangjel Ndreko i PS-së dhe Artur Shehu i PD-së mblodhën Këshillin, raporton Ora News.
Ndërsa mbledhja e këshilltarëve të majtë nën drejtimin e Ndrekos është zhvilluar në bashki, mbledhja e këshilltarëve të djathtë e drejtuar nga Artur Sheu është zhvilluar në një sallë konferencash ku ka marrë pjesë edhe prefekti Robert Bitri.
Ndërkohë “lufta” mes të djathtëve dhe të majtëve për zotërimin e qarkut prej 1 vit e gjysmë po mban peng aktivitetin administrativ të njësive vendore.
Kjo nisi pas rezultatit përfundimtar nga KQZ-ja të zgjedhjeve të 8 majit. Fillimisht u zgjodh kandidati i PS-së, Vangjel Ndreko, por të djathtët më 19 shtator 2011 e rrëzuan, duke shpallur si kryetar Artur Shehun nga Partia Demokratike.
…pse mbledhjet qe ben saliu ka ndonje ndryshim…mbledhje koti…pa kuptim…vetem tribune per te share saliu…te cilit i eshte mbushur mendja qe k/m i zoti eshte ai qe shan e krijon frantin e armik
Cdo shkelje te ligjit Saliu e ben ne funksion te zgjedhjeve dhe pushtetit te tij te perjetshem pre diktatori shpellar. Me ket bllokim mer 1 mandat ne Fier dhe 1 ne Kukes me levizjet e popullsise
.ore si eshte kjo pune …a eshte me vota ky keshill ,a fiton shumica sic eshte e drejta apo si !???kush e din -a ka gazetare qe lajmin ta japin te sakte – u bene dy mbledhje ku ne kete nga numri i pergjithshem i anetarve ishin pjesemarres kaq e ne tjetren ishin kaq dhe e ligjeshmja eshte kjo ku eshte shumica ???keshtu jepni lajmin.
Edi Rama sa te meret me fillozofira dhe mosvotime ti jape rruge ceshtjes se qarkut te Fierit ne menyre praktike. Te deklaroje publikisht se nuk e njeh keshillin e emeruar nga P.D,se do te pergjigjen ligjerisht ata qe financojne kete keshill me paga si dhe te nderprese financimin nga bashkite dhe komunat ku ka fituar P.S. Keto ti shoqeroje me denoncime ne prokurori.