Shumë biznese të konsoliduara dhe profesionale të Dhomës Amerikane të Tregtisë, po përballen me një fushatë gjobëvënie nga inspektorët e taksave dhe tatimeve në këtë fundvit, duke keqinterpretuar kuadrin ligjor dhe duke vendosur gjoba selektive. Dhoma Amerikane e Tregtisë, e shqetësuar nga kjo klimë në raportet e biznesit me qeverinë, i ka kërkuar sot kryeministrit Sali Berisha ndërprerjen e kësaj fushate, e cila ngjan e motivuar politikisht.
Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë David Anderson, vuri theksin tek fakti se klima e biznesit në vend është dëmtuar nga mungesa e dialogut mes biznesit dhe qeverisë dhe sjelljes abuzive të administratës.
Ai solli raste konkrete të sjelljes joprofesionale të inspektorëve të taksave, mandati i të cilëve duket se është për të vendosur gjoba. Kjo situatë është larg premtimit për një klimë të mirë për biznesin, tha David Anderson, President i DHAT
“Një fushatë e ashpër e zyrës së taksave është vënë re atje ku inspektorët e taksave ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme interpretimin dhe zbatimin e ligjeve, duke përfshirë edhe gjoba të mëdha për një aktivitet për të cilin është kryer më parë një inspektim. Dhoma Amerikane e Tregtisë ka shembuj të sjelljes joprofesionale të inspektorëve të taksave, mandati i të cilëve duket se është për të vendosur gjoba, pavarësisht se bizneset i kanë bërë pagesat sipas ligjit ekzistues. Kjo situatë është larg premtimit për të krijuar një klimë të qëndrueshme për biznesin”, deklaroi David Anderson, president i DHAT.
Berisha i pranoi kritikat si reale, por nuk mori ndonjë angazhim konkret për çështjet e ngritura. Ai premtoi më shumë vëmendje në zgjidhjen e shqetësimeve të biznesit në përgjithësi, dhe në rishikimin e mënyrës se si dizbursohet TVSh në veçanti.
Kryeministri pranoi se bëhen padrejtësi nga tatimorët, dhe theksoi se rruga më e drejtë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve është gjykata.
“Unë nuk mund të them se mund të ketë mbrojtje të plotë nga arbitrariteti i autoritetit tatimor, që megjithëse është dëshirë shumë e madhe, është e pamundur, por ka një sistem të shqyrtimit të ankesave dhe ky sistem do të shkojë duke u përmirësuar. Nuk mund të jetë ndryshe, përveçse reformimi dhe konsolidimi i pushtetit gjyqësor dhe institucioneve të tjera”, deklaroi Berisha.
Ditët e fundit dhjetëra biznese të mëdha, përfshi anëtarë të Dhomës Amerikane të Tregtisë janë gjobitur deri në 500 mijë euro, me gjoba abuzive për shkak të nevojës që qeveria ka për të ardhura urgjente, por dhe distancës që disa prej tyre kanë me qeverinë.
sali kodoshit i do dhene fund politika e tij, nje dore ne revani nje ne bakllava.
ankohuni tek arvizu ? sala eshte burr shteti , apo ju zoti arvizu ?
Berisha deklaroi “Unë nuk mund të them se mund të ketë mbrojtje të plotë nga arbitrariteti i autoritetit tatimor, që megjithëse është dëshirë shumë e madhe, është e pamundur, por ka një sistem të shqyrtimit të ankesave dhe ky sistem do të shkojë duke u përmirësuar. Nuk mund të jetë ndryshe, përveçse reformimi dhe konsolidimi i pushtetit gjyqësor dhe institucioneve të tjera”.
Po or mashtrues eshte e mundur qe ta mbrosh biznesin nga arbitrariteti.
-Lejo ti dhe Ridvani qe sistemi i apelimit administrativ te jete vertet i pavarur.
-Penalizo ti dhe Ridvani te gjithe tatimoret aktet e te cileve rrezohen nga gjykatat.
-Mos coni ti Ridvani dhe langojte e tjere lista me subjekte qe duhen kontrollu dhe penalizu. Diku per te godit kundershtaret, diku per te vene gjoba per xherpat tuaj. Kete pune jeni duke bere.
Mos i tregoni biznesit te shkoje ne gjykata per tu mbrojtur nga arbitrariteti i tatimoreve te tu se gjykata eshte kosto e paperballueshme per biznesin. Sugjerimi qe i ben ti eshte qe rrota te vazhdoje te lyhet nga fillimi ne fund, por ai qe paguan eshte biznesi.
C’KA THENE NAPOLONI?
***********************************************
S’ishte saliu ai qe duhej te drejtonte kete cope shtet,kjo po vertetohet c’do dite qe kalon.
saliu ishte i gatuar ne kovacanen komuniste per te mare stafeten ramkes per te vazhduar neokomunizmin ne demonkracine e allbanise.
saliu vertetoi c’behet kur nje doktor tip adhamudhi pasi studion mjekesi,ben zanatin e politikes.
Me kete teori,dhaskali behet politikan,aktori behet politikan,fizikanti politikan,historiani politikan,ekonomisti politikan,ata me kurset e partise politikane,agronomi politikan,kapter-oficeri President,antari i partise kryeminister,avukati politikan,mesusi i matematikes nenkryetar bashkije, keta paolpolitikane drejtojne vendin me te koklavitur te globit allbanistanin.
Kur dihet qe politika ju takon P O L I T O L O G E V E jo me junivesritetin e jenverit pa diplome por me Universitete te nivelit te Harvardit.
Si te jete mjelli behet lakrori thote populli.Palopolitikanet tane 22 vite kane nje “mjell” te skaduar ne kokat e tyre me synim vetem te pasurohen.
E ka thene Napoloni:Me mire te kesh nje ushteri me gomere ta drejtoje nje luan,se sa te kesh nje ushteri me luane ta drejtoje nje gomar.