INTERVISTA/ Milo: Na duhet fronti anti-Berishë bashkë me AK dhe FRD

18 Dhjetor 2012, 21:25Politika TEMA

Për të fituar zgjedhjet e ardhshme duhet një bashkim i së majtës, por edhe afrimi i forcave politike të krijuara rishtazi, si Fryma e Re Demokratike dhe Aleanca Kuqezi. Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, thotë se vetëm një front i madh opozitar, me parti që do të linin mënjanë bindjet politike, mund ta rrëzojë me votë qeverinë e kryeministrit Sali Berisha. “Ka ende kohë për t’u dhënë shqiptarëve mesazhin e madh të përgjegjësisë kombëtare, se është domosdoshmëri të hapet një kapitull i ri në historinë shqiptare të pluralizmit çalaman 22 vjeçar”, nënvizon ai për Klan. Mandej, shprehet ende optimist se Lëvizja Socialiste për Integrim mund të rikthehet “atje ku ka qenë”, pra në gjirin e të majtës, pavarësisht se deri tani ka refuzuar ofertat publike dhe private që i janë bërë.

Nga Renato Kalemi*

Zoti Milo, për fat të keq, Shqipëria dështoi për herë të tretë në marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Cila është arsyeja e këtij refuzimi sipas jush: mosmiratimi i tre ligjeve në Kuvend apo dëshira e ndërkombëtarëve për të ndjekur ecurinë e zgjedhjeve të vitit 2013?

Statusi mund të ishte marrë edhe pa amendimet e tre ligjeve që presin në Kuvend. E them këtë sepse në muajin tetor, kur doli progres-raporti, kishte tone optimiste se me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, Shqipërisë do t’i jepej statusi i vendit kandidat pavarësisht se mund të kishte ende diçka pa plotësuar nga standardet e kërkuara nga Komisioni Europian. Por, kjo nuk ndodhi dhe shkaku u kërkua thjesht tek mungesa e kompromisit midis mazhorancës dhe opozitës. Jashtë retorikës dhe akuzave publike reciproke për t’ia faturuar njëra-tjetrës përgjegjësinë e dështimit për herë të tretë, dy partitë e mëdha politike në vend kanë përgjegjësinë e tyre për çfarë ka ndodhur. Por, nuk do të isha korrekt nëse do t’i ndaja përgjegjësitë midis këtyre dy partive në përqindje të barabartë. Në çdo vend të botës, ku ka një qeveri të përgjegjshme që ka marrë mandatin e shumicës së popullit për të qeverisur, çdo projekt politik që nismohet nga shumica në pushtet bart mbi vete edhe përgjegjësinë e realizimit të këtij projekti. Kjo është një paradigmë e njohur e demokracive qeverisëse.

 

Por, ç’ndodhi në këto tre vjet, që ky projekt nuk u realizua?

E para, qeveria e PD-së nxitoi të bënte kërkesën për marrjen e statusit kandidat para fushatës zgjedhore të vitit 2009, pa pasur një konsensus me opozitën. Që në fillim, PD-ja dhe qeveria e saj e konceptoi marrjen e statusit si një pronë të sajën private që nuk donte ta ndante me opozitën dhe që u lexua hapur si një përpjekje për keqpërdorim elektoral. Kjo solli produktin e vet të natyrshëm në Shqipëri: zgjedhje të dyshimta, të manipuluara, që ngritën tensionin politik dhe çuan në dështimin e parë në vjeshtën e vitit 2010. Dështimi i dytë ishte rrjedhim i të parit, sepse klima politike në Shqipëri ishte e atillë saqë, jo vetëm nuk bëhej fjalë për konsensus, por përkundrazi vendi u zhyt në një krizë të thellë politike, e cila çoi në bojkotin parlamentar nga PS-ja. Rrjedhimisht u penguan jo vetëm plotësimi i kritereve politike, por edhe i reformave që ishin të fiksuara në progres-raportin për Shqipërinë. Në mënyrë të veçantë kontribuoi edhe ngjarja dramatike, njëkohësisht kriminale, e 21 janarit 2011, kur plumbat që dolën nga ndërtesa e qeverisë vranë katër qytetarë të pafajshëm. Dështimi i tretë është përsëri vijim i politikave manipulative që kjo mazhorancë i ka për zemër dhe që nuk arrin të shkëputet prej tyre. Çështja e Qarkut të Fierit, të cilën opozita e ka ngritur gjatë muajve të fundit, është vetëm maja e ajsbergut që dëshmon keqpërdorimin e pushtetit, denigrimin dhe nëpërkëmbjen e vullnetit të shqiptarëve, rrënimin e autoritetit të institucioneve të drejtësisë, mungesën e respektit për dokumente thelbësore të institucioneve ndërkombëtare, siç është Këshilli i Europës, për autonominë e pushtetit vendor. Të gjitha këto janë probleme të një rëndësie kapitale për një shtet që pretendon të quhet demokratik dhe që kërkon të marrë statusin e vendit kandidat për anëtar në BE.

Dështimi për herë të tretë është konkluzion logjik i sjelljes politike barbare nga pikëpamja e standardeve demokratike; është dëshmi e një qeverisjeje e cila, si filozofi politike ka paranojën e liderit të saj dhe jo parimet bazë të një demokracie europiane dhe të një shteti ligjor. Është në turpin e kësaj qeverie, por edhe të politikës shqiptare në tërësi, të jemi i vetmi vend në rajon që refuzohemi për herë të tretë. Kjo është nota që na jep BE-ja për nivelin e demokracisë që ekziston në Shqipëri, për nivelin e shtetit ligjor dhe qeverisjes që kemi.

 

– Në një nga daljet tuaja të fundit në media, jeni shprehur se Partia Socialiste duhet ta shpallë tani koalicionin zgjedhor me të cilin do të paraqitet në zgjedhjet e 2013-ës. A nuk është ende shpejt për këtë?

Zgjedhjet parlamentare janë aksioni më i rëndësishëm politik në një vend demokratik. Si i tillë, ato u imponojnë të gjitha partive politike përgatitje shumë serioze dhe në kohë për ta përballuar me sukses sfidën. Ka një përvojë të mirënjohur të vendeve demokratike, duke filluar nga SHBA-të, por edhe në vende të tjera europiane, ku fushatat elektorale fillojnë gati një vit para zgjedhjeve. Në Shqipëri, opozita ka përballë një mazhorancë e cila është jashtë standardeve demokratike të sjelljes europiane, që ka uzurpuar pushtetin dhe institucionet dhe kërkon t’i shfrytëzojë ato në mënyrë ilegale për të vijuar keqqeverisjen. Në këto rrethana, opozita duhet që të organizohet sa më shpejt që të jetë e mundur, të paraqesë një alternativë bindëse në program elektoral, strategji, taktikë, dhe në imazh. Opozita duhet të marrë iniciativën në jetën politike. Ajo duhet të diktojë axhendën politike të ditës dhe të perspektivës me aksion dhe debat politik, me një artikulim sa më të thjeshtë të alternativës së saj qeverisëse që të jetë e prekshme dhe e kuptueshme për shqiptarët.

Partia Socialiste nuk mund ta përballojë e vetme këtë sfidë dhe nismë shumë të rëndësishme politike. Zërat opozitarë duhet të bashkohen në një front të vetëm të fuqishëm, dominues, ku të ketë një ndarje të qartë të detyrave, ku secili të luajë rolin e vet. Nuk ka vend për protagonizëm dhe lidership absolut, të njëanshëm, por duhet që të nxirren mësime nga gabimet e vitit 2009, të vlerësohen të gjithë faktorët politikë që kanë një zë dhe të mos pengohet ky front i madh me xhelozi të sëmura për pushtetin që po vjen apo për disa karrige në Kuvendin e Shqipërisë. Për PS-në dhe gjithë opozitën është e rëndësishme që kjo mazhorancë të rrëzohet me votë popullore dhe pastaj, pasi të jetë kryer kjo, në përputhje me kontributet dhe meritat, të ndahen karriget dhe postet e pushtetit. Kam frikë se ende si para zgjedhjeve të vitit 2009, në segmente të caktuara të PS-së mund të ekzistojnë paragjykime të kësaj natyre që mund të pengojnë krijimin e atij fronti aq shumë të domosdoshëm, shumëngjyrësh, pa të cilin nuk mund të ketë fitore të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

 

– Por, a mund t’i fitojë opozita zgjedhjet kështu siç është? Pra, kur në koalicion janë parti si PDS, PSD, PBDNJ dhe PSV’91.

Opozita ka një përvojë në krijimin e koalicionit, siç në zgjedhjet për pushtetin vendor të majit 2011, ku u rreshtuan 23 forca politike. Vetë ligji ynë zgjedhor, një “perlë” e budallallëkut politik në Shqipëri, imponon krijimin e koalicioneve të mëdha nga pikëpamja numerike. Koalicioni i ardhshëm opozitar mendohet që të ketë po këtë numër partish (në mos edhe ndonjë apo dy më shumë), ku jo të gjitha janë apo do të jenë parti të spektrit të majtë. Opozita dëshiron që ky front të zgjerohet edhe me parti të tjera politike, veçanërisht me formacione të reja politike që janë krijuar gjatë muajve të fundit (Aleanca Kuqezi dhe Fryma e Re Demokratike). Ajo u ka bërë thirrje këtyre partive, por deri tani ato kanë refuzuar. Ama, nëse bëhet fjalë për të larguar nga pushteti një qeveri të korruptuar, për t’i hapur vendit një perspektivë demokratike dhe integruese, nuk duhet hezituar që të krijohet një front i madh opozitar, pa dallime bindjesh politike. Kjo është detyra parësore për të gjitha ato parti politike që sot nuk janë pjesë e kësaj mazhorance qeverisëse. Çdo sjellje tjetër, që ka vetëm llogari elektorale për vete, nuk do të ndihmonte as këto parti sepse, përtej entuziazmit fillestar dhe optimizmit të paprovuar që ato po dëshmojnë për mbështetjen e tyre elektorale, nuk ka gjasa të fitojnë ndonjë gjë të madhe mbështetur tek ky Kod Zgjedhor.

Prandaj, ka ende kohë për të reflektuar dhe për t’u dhënë shqiptarëve mesazhin e madh të përgjegjësisë kombëtare se është domosdoshmëri të hapet një kapitull i ri në historinë shqiptare të pluralizmit çalaman 22 vjeçar, që vazhdon ende të qëndrojë në këmbë me patericat e huazuara ndërkombëtare.

 

– A mund të jetë edhe LSI-ja pjesë e këtij fronti të madh opozitar?

LSI-së i janë drejtuar mjaft thirrje publike dhe private për t’iu bashkuar koalicionit opozitar. LSI-ja natyrshëm, për nga programi i saj, si parti e ka vendin në këtë koalicion. Por, për sa kohë ka një vullnet të sajin politik për të qëndruar në radhët e mazhorancës, thirrjet e opozitës kanë gjetur një jehonë të dobët në lidershipin e LSI-së. Ende ka shpresë dhe optimizëm se LSI-ja, një ditë, të rikthehet atje ku ka qenë.

 

– Ditët e fundit po flitet çështjen e shpërndarjes së mandateve të deputetëve dhe frikën e një manipulimi të ri. A i trembet opozita kësaj?

Mazhoranca është shquar gjatë gjithë viteve për ndërtimin dhe zbatimin e skenarëve të manipulimit të votës. Ajo ka konsumuar skenarë të veçantë të cilat, pasi u ka dalë kallaji, janë lënë mënjanë për t’u zëvendësuar me skenarë të rinj. Kështu po ndodh aktualisht edhe në përgatitjet që kjo mazhorancë po bën për zgjedhjet e 2013-ës. Nuk mund të përdorë më skenat manipuluese të vitit 2009 sepse ato u demaskuan hapur dhe disa shtigje u zunë me amendimet e Kodit Zgjedhor. Mendjet e djallëzuara dhe manipulatorët profesionistë në zyrat e pushtetit apo të PD-së, kanë muaj që mendojnë dhe punojnë për skenarë të tjerë të zinj, midis të cilëve është edhe ky i fundit, por që nuk është i vetmi, për shtimin e mandateve të deputetëve në një apo dy qarqe që mund të jenë të favorshme për PD-në dhe heqja e mandateve në ato qarqe që kanë prirje për të votuar për opozitën.

Ajo çka paraqitet si lëvizje demografike në Qarkun e Kukësit është një rast tipik manipulues i bërë në zyrat e pushtetit qendror në bashkëpunim me pushtetin lokal, ku qeveris PD-ja. Imagjinoni kur shumica e kuksianëve, jo vetëm gjatë viteve të shkuara, por edhe tani ndodhen në Bathore, Kamëz, Durrës e zona të tjera bregdetare të vendit, na del papritur se në Kukës ka patur një shtim të popullsisë. Qesharake dhe absurde! Dora e zezë e pushtetit ka bërë lëvizje fallco të njerëzve duke i marrë formalisht nga zonat ku kanë emigruar dhe i kanë çuar përsëri në regjistrat e gjendjes civile në disa komuna të rrethit të Kukësit, Hasit apo Tropojës, për të shtuar artificialisht numrin e votuesve që do të justifikonte shtimin e mandatit të deputetit.

 

– Pas festave për 100 vjetorin e Pavarësisë, kryeministrin Berisha ka rritur dozat e fjalëve nacionaliste, çka ka krijuar jo pak debate qoftë në Shqipëri, qoftë në vendet fqinje. Si do t’i komentonit ato?

Me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë ishte e natyrshme që të manifestoheshin ndjenjat e shqiptarëve në respekt të historisë, vlerave dhe traditave kombëtare. Ishte mëse e natyrshme të shpalosej krenaria dhe identiteti i fortë kombëtar, dashuria për heronjtë dhe kontributorët e kauzës shqiptare. Deri këtu ka një justifikim për atë frymë që u manifestua hapur, me entuziazëm, nga të gjithë shqiptarët.

Përtej këtij veprimi emocional të ligjshëm, çdo lëvizje tjetër që po bëhet veçanërisht nga partia në pushtet dhe kryeministri Berisha, është një spekulim i pastër politik dhe me synime elektorale. Duke qenë se PD-së dhe liderit të saj i kanë mbaruar fishekët dhe fishekzjarret politike, ekonomike, sociale, elektorale dhe u është djegur në duar karta joshëse e integrimit europian të Shqipërisë, u duhet tashmë një lajtmotiv për fushatën e ardhshme zgjedhore. Këtë e synojnë ta gjejnë tek nacionalizmi. Kjo kartë është përdorur deri në abuzim në mjaft vende europiane dhe fqinje dhe diku ka pasur edhe rezultat. Në çaste krizash politike e sociale, kur një popull zhgënjehet nga keqqeverisja dhe nga politika e vjetër, është dëshmuar që ai ngushëllohet me lugën e zbrazur të nacionalizmit që ofrojnë disa zhonglerë politikë, për të hapur vend e për të bërë karrierë në jetën politike.

Kali i nacionalizmit u duket më i lehtë për t’u shaluar dhe për të marshuar në fushën e betejës për pushtet. Kjo ndodh veçanërisht me z. Berisha, i cili në këto 20 vjet ka prodhuar një figurë politike kaq shumë konfuze, ku është kombinuar nacionalisti ekstrem me kozmopolitin absurd, me veprime që i ka shërbyer drejtpërdrejtë armiqve të kombit shqiptar si Millosheviçi, apo që kërkonte të falte sipërfaqe të tëra të ujërave territoriale shqiptare. Për të ardhur tek sjellja e sotme, kur në epokën e integrimit dhe globalizmit kërkon të ndërtojë Shqipërinë natyrale apo etnike me thirrje patetike dhe veprime spekulative populiste të denja vetëm për shekullin e XIX-të dhe fillimet e shekullit XX-të. Ky kombinacion karakterial e politik e ka vendosur Shqipërinë sot në fokusin e kritikave gjithnjë në rritje për rrezikshmërinë që paraqesin sjellje dhe qëndrime të tilla politike.

*Revista KLAN

26 komente në “INTERVISTA/ Milo: Na duhet fronti anti-Berishë bashkë me AK dhe FRD”

  1. linda says:

    Mazhoranca nuk i lë më asgjë rastësisë dhe krahas arsenalit tradicional të manipulimit të votës, po projekton risinë e rradhës teksa ajo nuk e prek votën dy herë njësoj. E ka filluar fushatën me gërshërën e inaugurimeve në xhep dhe së bashku me sondazhet e saj synon të përgatisë terrenin psikologjik për ‘fitoren’ e ardhshme që ‘lexohet’ në sytë e të gjithëve(!), alibi kjo për prekje eventuale të votës më pas

    Shpresën demokratike e rikthen vetëm një opozitë e bashkuar. Me ligjin zgjedhor aktual, nevoja për reforma, domosdo numra solid në parlament dhe spektër të gjerë ideologjik. Objektivi mbetet rikthimi i normalitetit demokratik ndaj një mazhorance që në 8 vjet pushtet i ka lëshuar vetes ‘tapinë’ për gjithçka. Që fitorja opozitare të mos jetë për ‘çelsat e kashtës’, bashkimi është me detyrim-përcaktim.

    Rilindja kërkon rilindas dhe misioni është bërja e historisë dhe jo ambicja kryeministrore. Historia nuk bëhet as vetëm, as me ‘krunde’ politike. Ajo parasheh frymëzim kombëtar që vjen me një ekip inspirues dhe një program që përfshin ‘patatet e nxehta’ të tranzicionit nga (a) hartimi i ligjit zgjedhor që promovon meritokracinë dhe besnikërinë ndaj elektoratit dhe jo liderit partiak, (b) kthimin e pronës tek i zoti dhe jo tek ‘më i zoti’ përmes rishikimit të ligjit 7501, (c) orientimin pa ekuivok ndaj SHBA dhe botës ango-saksone pa të cilët 28 Nëntori do të ishte nostalgji, (d) reciprocitetin ndaj fqinjëve, (e) zhbirimin e përgjegjësive për votën e vjedhur, Gërdecin, 21 janarin, financimin e Rrugës së Kombit, cënimin e sovranitetit kombëtar, piramidat famëkeqe etj, (f) investimin në kauzën e bashkimit kombëtar, (g) respektimin e vlerave të luftës, punës dhe disidencës shqiptare, (h) konsolidimin e kohezionit kombëtar të cënuar nga gjuha e urrejtjes etj.

    Partia Socialiste është një parti e madhe,por jo aq e madhe sa mund
    te fitoje e vetme, prandaj zoti Milo ka te drejte, duhet bashkim
    ne nje front te gjith se bashku.

    1. hysni dajaku says:

      Milo eshte i sakte ne ato qe thote!personalisht nuk jam dakort me LSI-ne si pjestare e opozites,pasi ne mes eshte gjaku i 21 Janrit”!Edi rama duhet te tregohet me zemer gjere me aleatet dhe per te zbutur efektin e LSI-se te nxjerri qe tani listen e deputeteve pasi eshte vone shume!!ku te perfshije gjith ata qe i qendruan me te ne opozite duke vendosur ne vende te sigurta qe nga Skender Gjinushi,Milo Ngjela,pse jo edhe Fatos Nanon!!per Nanon do ket edhe reaksione por llogjika e thjesht eshte se nese deputet do jet Sterkaj ne Shkoder!pse jo Nano ne Gjirokaster!!perderi sa u be Vangjel Tavo qe i la pendet,do ishte me mire te behej Nano!!pushteti duhet pare ashtu si eshte ne realitet,”privilegj”dhe keto duhen ndare ne menyre te tille qe te kenaqin sa me shume “faktore”!!mos te trejtojne marrjen e pushtetit sikur po cojne njerez per te sakrifikuar,ose sikur do marrin kazmen e do vijne te na punojne bahcen!!aleance e gjere nuk do thote te gjith mbas meje por te gjith bashk me mua!!Edi beri ate qe mendonte ne zgjedhjet e shkuara por nuk i tha rezultat !!eksperimenti i tij edhe me deputet te pasur qe mos ti blinte Berisha deshtoi si me Idrizin si me Tavon!!mungesa ne parlamebt e Gjinushit dhe te tjereve me ekspierience ka dhene efektet e veta qe duhen pranuar!!!perball Berishes duhet shume pune kete here,asnje vote e majte nuk duhet te shkoje dem per qefmbetje,Berisha e ka filluar vjedhien me kohe,ndaj opozita duhet ti beje mire llogarite kete here!!nese mendon se populli do ua japi atyre se nuk ka kujt ja jep do shkoje puna perseri si ne zgjedhjet e kaluara!!nese mendojne se Berisha eshte i ikur me cfare do marifeti qe te beje ,perseri eshte gabim!!!nuk ua kan borxh shqiptaret opozites qe ti lene ne kurriz Saliun duke u justifikuar se i takon popullit ta rrezoje!!!populli e ka rrezuar kur i eshte kerkuar,por ka qene politka qe e ka sjell peresi ne pushtet,ka qene naiviteti i gjith atyre qe u rreshtuan kundra Fatos Nanos ne 2005 duke menduar se Saliu le te vinte ne pushtet e e hiqnin sa hap e mbyll syt!!Hiqeni tani,pse se Hiqni,8 vjet!!!po te ishte se Saliu i do mandatet per te qeverrisur shqiperine me drejtesi hall ti ket!e mori mandatin e pare edhe vrau njerzit se e pan duke vjedhur ne Gerdec,mori mandatin e dyte vrau njerzit se e zune duke vjedhur ne televizor,mandatin tjeter do vrasi persri se do e zene duke shkerdhyer ne zyre se gje tjeter su ka lene shqiptareve pa bere!!! ai ka degjeneruar nje popull te tere duke i bere lesh e li,ku te llafosesh me intelektualin me te mire te duket sikur ben muhabet me pijanecin me te madh !!!opozita ka pergjegjesin e madhe dhe asnje justifikim nuk e lan dot me keto 8 vite sakrifice te popullit shqiptar!!!nese fitorja eshte e sigurte merrenui kete si lajthijen time edhe mos e rruani trapin fare!!

  2. Sum Gruda says:

    Duhet hequr nga fjalori i gjuhes shqipe “Mazhorance” duhet quejtur pakice e P Dse. Te vetmen teme e quajtur mazhorance eshte me LSI te bashkuar me Berishen nje satrape i cmendur “psikopat” qe tradhetoj
    me gjithe trupin e Ilir Metes. A mendone se ku ka vojtur Ilir Meta
    me tradhetine e tija per me shume leke, tradhetuar nje mori populli punetor qe duhej qe te mbrojte ajo shtrese e vorfer dhe te pa pune.
    Ilir Meta duhej qe te hidhej ne krahe te popullit socialiste, klases
    puntore. Berisha tradhetoj puntorin dhe fshetarin, bujqit e Myzeqese
    si Ahmet Zogu dhe bejleret dhe agallaret. Berisha i la ne gremine klasen malesore, la Kukesin e harroje Puken, Dukagjini, Mirditen, Kelmendin Shkrelin dhe Kastratin, harroje Lezhen dhe Tomorrin, harroje Vloren kryeqytet. Eshte mekat dhe per tu denua Ilir Meta per tradheti per pake leke. Duhet futur ne nje arke se bashkut me Berishen dhe hjellur nga lumi drine ne piken me te larte.

  3. Shkodrani says:

    SHUME E DREJTE Z.MILO ,AI DO TI MANIPULOJE PERSERI VOTAT,,VUCIDOLI VETEM PER KETE MENDON QE PREJ 2 VJETESH.

  4. Mark says:

    LSI-ja natyrshëm, për nga programi i saj, si parti e ka vendin në këtë koalicion.

    Programi i LSI eshte program i hajduterise. Burgu duhet te jete vendi per Meten e gjithe leshistat e tij e jo poste ne qeverine e ardhshme. Idiotesite e disa prej lidereve te opozites se sotme nuk kane fund.

  5. raimondi says:

    Po natyrisht qe Berisha do jA HYPI KALIT TE NACIONALIZMIT Shqiptar, se zotrote Paskali – fartaqis
    ke 22 vjet qe ja ke hypur kalit te Nacionalizmit Grek , ti bashke me kauret e opozites

    Nje historian medioker si ky spiuni i rendomte i grekut behet pjese e opozites ,
    atehere nuk ka kuptim ta votosh kete opozite .

    ….Eshte njelloj te ti besh vdekjen vetes me duart e tua , nqs voton per kete bastard
    te neveriteshem Antishqiptar, qe dite e nate na ben propganden e grekut duke shtremberuar historine tone

  6. kelmendasi says:

    Linda
    Te pergezoj per komentin.Besoj se je gruaja e Edit.Ishalla nuk ta bere Edi komentin dhe fut emrin tend.Hajt se mbas zgjedhjeve vjen divorci se per dy vjet ishte marrveshja.Tung budallice

    1. Nadia Shabani says:

      Kelmendas pse duhet ta ofendosh Linden more djale? Nuk ka te drejte Linda? Linda ka shume te drejte, Sali Berisha eshte nje rrezik i madh per te gjithe kombin shqiptar. Kjo u provua me vjedhjet e medha katastrofike qe ka bere familja e tij me 600 milion leke te ardhura ne vit vetem e bija pa futur fondacionin e Lirise dhe parate e vjedhura te Gerdecit nga shitja dh trafikimi i armeve deri te terroristet e Afrikes. Ka ardhur koha ti pastrosh syte Kelmend, vetem n.q.s ti je vet ndonje pjesetar i familjes se tij te takon te mbrosh pushtetin se te ikin parate e vjedhura ndryshe nuk e kuptoj pse duhet te mbrosh hajdutet qe po i pin gjakun popullit shqiptar.Sali Berisha dhe Arben Ristani po pregatisin skenare te rinj te zinj per vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve dhe vetem nje front i madh opozitar do ta demaskoje perfundimisht hajdutin e votave.Pse e mori Saliu Arben Ristanin ne ministrin e brendshme mendoni ju? Jo per te luftuar krimin jo por per te ndihmuar ne procesin e votimeve dhe te prodhojne menyra te reja te djallezuara per te vjedhur perseri votat. Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu nuk kane per te fituar dot aq shume sa te krijojne qeverine te dy keshtu qe eshte e domosdoshme edhe bashkimi i tyre me kualicionin e PS-se. Te gjitha keto do te ishin shmangur n.q.s se LSI-ja e Ilir Metes do te linte pushtetin sot para zgjedhjeve dhe zgjedhjet te beheshin nen udheheqjen e nje qeverie teknike. Bamir Topi nuk e beri nje gje te tille, edhe bertet kunder Sali Berishes por deputetet e tij votojne ligjet e Saliut, hajde ta marresh vesh kete pune.PS-ja Linda eshte parti e madhe dhe eshte ne gjendje te fitoje 64% sot por problemi eshte se Saliu i vjedh votat e saj se ai asnjehre nuk ka fituar por ka manipuluar qe ne vitin 1996 prandaj duhet nje koalicion i madh qe edhe po te vjedhin Saliu prape te mos jete ne gjendje te fitoje.

  7. Meleku says:

    Kali i Trojes u fut ne veprim. Pike. Misioni eshte i veshtire por jo i pamundur. Pike. Kujdes me AK. Pike. Mos ja vini veshin britmave te Spahiut. Pike. Aktivizoni Ndre Legisin. Pike.

    1. Rroni says:

      Duket qe je marr me raportime tere jeten. Je spiun i stazhonuar zotrote! Je nga ato fekalet qe pasi ka spiunuar per cdo lloj regjimi dhe pushteti te mundshem vazhdon ben sikur ka ideale dhe parime. Je si puna e atyre kurvave qe pasi skane lene njeri ne kembe pa shker…er vazhdojne sillen sikur e kane per here te pare!

  8. hydajet says:

    pse heshtet ju te temes se dhat fare konferencen e BE ,Apo sju pelqeu se keni nje jav qe na qat veshet se marrim statusit se kusht jan zgjedhjet .po tani qe ato e deklaruan hapur se vetem 3 ligjet jan kusht per marrjen e statusit .epo tani shqiptaret e kuptuan se kush po pengon shqiperin te marr statusin ai eshte 1 edi rama sigurisht edhe ju qe e ushqeni me perralla ne nat dimri .

    1. dymi says:

      O hydajet,a di te lexosh? Shiko,more qenie me qeliza gomari,editorialin e temes ne kete numer.Nuk te duket se i pergjigjet pikerisht asaj qe ti ke shkruar? Apo nuk ta tret dot stomaku i trurit tend? Kur lexon ndonje gje si ka mundesi qe nuk te mbetet gje ne mendje?

  9. ilda says:

    lsi nuk duhet te futet ne kualicion.ajo duhet te fundoset me pd dhe mos te ngreje koke asnehere.

  10. Spirro ( ose gjakdhjere-orthodoks) says:

    Zoti Milo eshte perfaqesuesi me i denje i rraces sone krenare…

  11. artiles says:

    Me nje fjale kur ky thote qe edhe LSI te kthehet aty ku ka qene, do te thene qe: “vari qillot 21 Janarit” ku u vrane 4 vete per te protestuar per bllokun e Metes!

  12. Shakaxhiu says:

    Mire mo Milo Hilua,po te pame nje here,na le me breke te xhveshura,prape do te na i heqesh te shkretat,te na thahen fare ato te
    shkreta koqe.Qesharaket ne kete shqiperi nuk kane te mbaruar genje per
    dite me nje tufe letra

    Lum ata qe te degjojne
    e te mbajne per krietar
    se kuptojne sepse rojne
    jane njerz apo gomare.

  13. atdheu??? says:

    RAIMONDI: vere syze se saliu berisha nuk i ka hypur kalit. AI i ka hypur gomarit te sanço panços. EDHE ju komrntues te tjere qe merreni me patriotizmin. PATRIOT nuk eshte ai qe gerthet me shume. SA me shume gerthet aq me patriot je???????????per çfare patriotizmi flisni ??? SHQIPERINE e bene patriotet.. PO qe se ju doni te beheni PATRIOTA detyra juaj sot nuk eshte te beni lufte, POR ta mire mbani shqiperine . TE gjithe ne jemi patriot me fjale.ESHTE sakrifice te mbash paster e mos ta besh pis vendin tende.kush E bene pis dhe e shkateron ai nuk eshte patriot.SHQIPERIA nuk ka nevoje per PATRIOTA blu o rose o kuq e zi..SHQIPERIA KA nevoje per doktore e jo per kasap siç eshte sali berisha.

  14. eleYΘeriskepsi says:

    Ne baze te kujt,dhe si mund te egzistoj platforme ideollogjike bashkepunimi ?!!
    Kjo do te ishte vetevrasje per ideollogjin qe perfaqesoni !
    Sfida e sotme eshte ekonomia dhe jo nacionalizmi shterp problematik !
    Nga nje ane kritikoni Berishen per retoriken nacionaliste,nga ana tjeter kerkoni nje koalicion me radikalet nacionalist .
    Nese sot kritikohet me nje ze te bashkuar nga jashte Berisha, eshte sepse ai perfaqesosn legjitimisht politiken shqiptare.
    Neser , nese vazhdohet me te njejten retorike dhe ne pushtet futen edhe nacionalistet radikal ,shqiperia te jeni te sigurt nuk do kritikohet thjesht, por do izilohet.
    Ajo qe i mungon te majtes eshte te dale jashte guaskes esostrefike, te krijoj prap lidhjet e sinqerta me popullin ,te mos ve thjesht ne dukje dhe te denoncoj problemet ,por te parashtroj dhe te hartoj plane strategjike makroekonomike.
    Retorika nacionaliste eshte per te hedhur hi ne sy popullit dhe per ti larguar dhe fshehur realitetin ne te cilen ndodhen!

    1. Ben Chicago says:

      Po edhe ti mo zoteri.zonje,me keto shkronja hireoglife,socialist -progresiste je????.Mund te na shpjegosh cfare e ke kete nick,dhe cfare gjuhe eshte.Se te pakten shqip,anglisht,frengjisht,italisht,i njoh keto nuk jane.Mendoj se Tema eshte bere nje gazete nderkombetare tani,komentojne edhe shume te huaj qe flasin “jo keq shqipp”lol.Une mendoj se PD nuk i ka keqtrajtuar pakicat jo-shqiptare ne vend!!!.Pse te gjitha keto pakica jane rrjeshtuar majtas????

  15. Ajet Delaj says:

    Te nderuar komentues a jam une gabim apo velai i sh. Milo eshte keshilltar i sh. Berisha. Amund t’me sqaroni per kete.
    Faleminderit

    1. Ben Chicago says:

      z.Delaj nuk mendoj se Petraq Milo eshte vellai i Paskalit.Sepse keshtu i bie qe edhe Paskali Milo te jete nipi i ‘Patriotit” Spiro Milo qe vrau e preu me dhjetra shqiptare gjate nje “lufte” te vogel ne Himare,,,dhe pasi beri detyren e tij( sic po e ben ky Paskali sot),vdiq si qen ne Athine.Keta socialistet-progresist greke,mund ta dine me mire historine,dhe mund te me korrigjojne.

  16. Erald says:

    AKZ nuk duhet te mirret me anti Shqiptare si puna jote Z. Milo, Blushi, Berisha, Marku dhe ai qerramani aromun Rama qe deklaron se bashkimi i Shqiptarve destabilizon ballkanin. Ju i shkoni prapa cdo pordhe te ambasadorve te huaj ku ne fakt ato nuk duhet te perzihen ne punet e brendshme dhe te jashtme te Republikes se Shqiperise. Poshte horrat 22 vjecar PD&PS. Rrofte gjaku i paster Shqiptare. Rrofte rinia Shqiptare. Rrofte Shqiperia e bashkuar dhe demokratike.

  17. EDI RAMA LARGOHU SA ME SHPEJTE says:

    ORE MILO EDHE NJE ANALFABET ME IMADHE E DI QE KOKEDERRI ANTISHQIPTAR RAMA ESHTE SHKAKTARI KRYESOR I MOSMARRJES SE STATUSIT TE SHQIPERIS.MOSAPROVIMI I TRE LIGJEVE ISHTE SHKAKU KRYESOR KETE EDHE FYLE E THA.KY ANTISHQIPTAR I NJOHUR I CILI ESHTE NE GJENDJE TA DJEGE TERE SHQIPERINE VETEM PER TU BERE KRYEMINISTER U VEREJT EDHE SI E FESTOI MOSMARRJEN E STATUISIT.THATE AFRIMIN ME ALEANCEN KUQ E ZI POR HARRUAT ORE I MJERE SE AJO NE PROGRAMIN E SAJ KA REFERENDUMIN PER BASHKIMIN ME KOSOVE E JU DHE KRYETARI JUAJ JENI ANMIKU NUMER NJE I KETIJ BASHKIMI,RAMA PO TE KETE MUNDESI DO I BENTE EDHE VIZAT NDAJ KOSOVES;AI E DINE SE NE KOSOVE DHE MAQEDONI ESHTE I PADESHIRUAR SEPSE ESHTE I NJOHUR SE ESHTE ME ORIGJINE VLLEH-GREKOFIL.

  18. lali says:

    ORIGJINE VLLEH-GREKOFIL.Eshte SHQIPTARE ti nga vjen o nastradin me shkronja te medha…

  19. Lirim says:

    Te gjitha partite qe deshirojne nje Shqiperi te lire nga mashtrimet, nje Shqiperi per shqiptaret, duhet te bashkohen, nuk ka alternative tjeter. Mashtruesi komuunist Berisha duhet te zhduket me cdo kusht, ndryshe Shqiperia nuk mundet te quhet nje vend i lire dhe demokratik. Shqiptaret duhet te gjejne forcen te bashkohen kunder nje krimineli te percmuar.
    Saliu eshte komunist dhe bir blloku, por eshte edhe shume mashtrues. Te gjithe ne front per ta zhdukur nga skena e Shqiperise. O sot o kurre. Te veprojme tani, shpejt se pastaj do te jete shume vone dhe do pendohemi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje