Policia e Vlorës ka sekuestruar sot 300 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Sipas informacioneve, droga e vendosur në disa çanta është gjetur në një skaf të braktisur në bregdetin e Himarës.
Dyshohet se mjeti lundrues ka ardhur nga territori italian në territorin Grek (Ishujt e Fanit), por për shkak të detit të trazuar dhe rrymave të forta detare, është braktisur nga trafikantët dhe ka dalë në ujërat tona territoriale.
Ndërkohë, Policia e Vlorës po bashkëpunon me organet ligjzbatuese në vendet fqinje për hetimin e ngjarjes dhe identifikimin dhe arrestimin e trafikantëve të drogës.
KAQ PAK 300 KG?? EJANI NJE HERE KENDEJ NGA LAZARATI TE SHIHNI SE CFARE BEHET….ESHTE QELBUR VENDI,CDO LAZO I MADH E I VOGEL QELBET ERE HASHASH,KQA SASI EDHE ME SHUME KA VETEM NJE KULTIVUES KETU NE LAZARAT… DIL NJE HERE KENDEJ O SHTET, TE QELBESH EDHE TI ME SHUME SE C’JE QELBUR….