“Përgjegjësinë për dështimin e CEZ e ka edhe qeveria. Pasojat do i vuajnë shqiptarët”

19 Dhjetor 2012, 21:50Politika TEMA

Në një kohë që CEZ Shpërndarje ndodhet në një krizë të thellë dhe kur CEZ dhe qeveria kanë nisur një betejë të fortë edhe ligjore, ekspertë të energjisë thonë se divorci mes dy palëve tashmë është i sigurt.

Duke u shprehur në të njëjtën linjë, ish-zëvendësministri i Energjetikës, Gjergj Bojaxhi dhe eksperti i energjisë Gjergj Simaku thonë se përgjegjësia për këtë dështim është jo vetëm e CEZ, por edhe e qeverisë.

“Një ent rregullator i fortë dhe i saktë që në fillim të këtij procesi do të kishte pasur mundësi t’i jepte një drejtim tjetër privatizimit. ERE sot po menaxhon një problematikë që ka nisur 3-4 vjet më parë”, deklaron Bojaxhi.

“CEZ nuk ka performuar minimalen që një kompani do të bënte dhe për këtë është faji i atyre që nënshkruan dhe monitoruan kontratën. ERE sot përbëhet nga xhaketa partiake, që nuk u intereson shumë se ç’bëhet”, thotë Simaku.

Ndonëse kanë qëndrime të ndryshme sa i përket shkallës së përgjegjësive, zoti Bojaxhi dhe zoti Simaku bashkohen te fakti se faturën në fund do ta paguajnë taksapaguesit shqiptarë.

“Për sa kohë parashikon kontrata se arbitrazhi do ta zgjidhë këtë çështje, të jeni të sigurt se atë do ta fitojë kompania dhe pasojat do t’i paguajnë shqiptarët”, nënvizon Simaku.

“Barrën më të madhe e ka CEZ-i me keqmenaxhimin që ka bërë”, vlerëson Bojaxhi.

Por pavarësisht kësaj, zoti Bojaxhi mendon se privatizimi i sistemit të shpërndarjes është zgjidhja më e mirë dhe se ky proces nuk ka qenë i nxituar tre vite më parë.

“Nuk do të thosha që privatizimi ka qenë i nxituar. Kushtet institucionale sot, krahasuar me 3-4 vjet më parë, nuk janë më të mira”, thotë Bojaxhi./TCH

11 komente në ““Përgjegjësinë për dështimin e CEZ e ka edhe qeveria. Pasojat do i vuajnë shqiptarët””

  1. tourkofagos says:

    zulute duhet te vuajne,sepse ate meritojne……erresiren!

    1. MONDA SELIMI says:

      Mortja qe s’i ha, e rropen per se gjalli kete vend dhe shajne Enver Hoxhen, kur akoma po mbahen duke shitur pasurite e Shqiperise qe u ndertuan me djersen e popullit shqiptar nen rregjimin diktatorial te EH.
      1/100 e dulles te kishit bere o plehra, as sa shurra e tij nuk vleni.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/darka-e-fundit.html

    2. Tarrasi says:

      Une mendoja se ishe veshur me rrobat e motres dhe tentove te hidheshe nga shtylla para ca ditesh. Ik nga Athina se me 21 do plasi kanibalizmi.

  2. Landi says:

    Tani nuk duhet te themi qe meqe doli vajze te rruat apo jo???????????????????
    QEVERIA?????????????????????????????
    Po kur vrapoi shefi qe te merrte formularin e statusit per europe …………………….ja sa na kushtoi……….
    S e ka per here te pare shefi edhe me piramidat kerkoi falje pas disa vjetesh dhe ………… u fal e krijoi piramida te reja…………………po shefi s di te terhiqet e te thote qe une s qenkam per kete pune se kusuret i paguajme ne…………..

  3. shqiptari says:

    Rrumpalle vend, ky eshte pikerisht ai qe e beri privatizimin me CEZ e na mburrej me te, sot jep leksione. Pika qe s’ju bie!

    1. elton says:

      Puna eshte se privatizimi na doli me keq sesa kur e kishte shteti ne dore. Po ky rast pse nuk mesohet ne librat e ekonomise?

  4. zum zum says:

    ne eresire jetoni me mire ,tju roje berisha, spahiu , idrizi ,qe e bene shqiperine parajse ,e meritoni o popull karkalec

  5. N. Rakipi says:

    Me komunistet o pjellat e tyre gremina eshte e sigurt.

  6. Takutaku says:

    CEZ eshte fajtor, po sa rendesi ka kjo per ne, se kuptoj une.

    Ne populli do ta hame, se ka as shteti as pushtetaret. Faturat ne do paguajme dhe te jen te qarte qe do rriten.

    CEZ te jeni te sigurte qe do e fitoje albitrazhin, nese shkon puna aty do na rrjepi neve qe paguajme.

    Fajtori i vetem eshte ERE qe nuk ka ushtruar kontroll pothuajse per 3 muaj ne kete kompani dhe ska bere nje vleresim te gjendjes se saj dhe vleresimit te investimeve te parashtruara ne kontrate.

    Normale derisa heq profesioniste dhe ve militante.

    Specialistet te mos flasin brockulla per interesa te cakruara, duke barazuar fajin e shtetit me CEZ.

    Ka apo ska faj CEZ del e qarte ne arbitrazh dhe nese shteti fiton gjygjin, merr demshperblimin perkates, nese CEZ e fiton, atehere ska faj sa do shkelje te kete bere dhe faturen do e hame ne.

  7. ncuk says:

    DEGJOVA SOT SE MRTE DEKLARON SE DEMI QE KA SHKAKTUAR CEZ ESHTE I NIVELIT 1 MILIARD DOLLARE.
    Cfare behet me nje qeveri e cila lejon qe popullit te cilin mendon se drejton ka lejuar ti shkaktohet nje dem prej 1 miliard dollare.
    idem. = Cfare behet me bariun qe ujku i ka ngrene tere tufen.
    idem 2 = Cfare ndodhi me piramidat te cilat i shkaktuan vendit dem te njejtit nivel.
    Ndoshta METE duhet te riformuloje deklarimin e saj.
    Ne fakt ajo ka thene te verteten por duhet te genjeje per interesat e veta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje