Rama: Sot njerëzit e kanë problem themelor sigurinë. Profesionistët e larguar nga policia, do rikthehen

19 Dhjetor 2012, 22:48Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një takimi të zhvilluar me ish- ushtarakë dhe ish- policsë, deklaroi se vendi është në një situatë ku siguria është më e ulëta pas vitit 1997.

“Sot vendi është në një situatë ku gjendja e ligjshmërisë dhe e rendit është më e ulëta që Shqipëria ka përjetuar ndonjëherë, sigurisht pas kolapsit të vitit 1997. Jetojmë një kolaps të një natyre tjetër, por është fakt që sot siguria hyn ndër problemet kryesore të çdo familjeje të zakonshme.

Ne bëjmë anketa të përmuajshme për të kuptuar më mirë opinionin publik, për të kuptuar më mirë shqetësimet e qytetarëve. Më besoni që në anketat tona grafiku i rritjes së shqetësimit të njerëzve për sigurinë është gjithmonë e më në kulm. Sot njerëzit kanë problem themelor sigurinë. Sigurisht, që ne jemi të vetëdijshëm për këtë,” tha kryetari i PS.

Kryetari i PS ka premtuar se të larguarit nga policia do të rikthehen në punë.

“Mediat përcjellin çdo ditë lajme me përmbajtje shpeshherë tepër të rëndë. Por ju e dini shumë mirë që siguria nuk është vetëm një çështje që lidhet me sa u vranë, sa u plagosën, apo sa u vodhën. Por, është një çështje që lidhet me gjendjen e përgjithshme psikologjike të shoqërisë dhe sot kjo qeveri ka humbur sfidën e rendit dhe sigurisë. Ka humbur sigurinë dhe e përjeton këtë humbje sigurie kudo. Kjo është pasoja e një politike tërësisht të verbër në raport me institucionet e sigurisë, institucionet e rendit publik. Humbja në mënyrë të vazhdueshme, dhe besoj edhe kundër çdo interesi kombëtar e publik, e nivelit të profesionalizmit në polici nuk ka se si të  mos sjellë këtë pasojë. Pra, e para, që ne besoj duhet të ndajmë bashkërisht është domosdoshmëria për të rivendosur meritën në gjithë strukturën e Policisë së Shtetit, dhe sigurisht edhe në të të gjitha strukturat e sigurisë. Sepse kemi një problem të humbjes së çdo vlere të bazuar mbi konkurrencën, mbi meritën, mbi profesionalizmin, dhe të gjitha të tjerat, edhe në ushtri. Vendosja e meritës në themel të qasjes sonë ndaj strukturave të sotme dhe të nesërme të sigurisë, besoj është një gur themelor për të rindërtuar besimin dhe për të rikthyer sigurinë,” tha Rama.

“Së dyti, pa asnjë dyshim të gjithë ata profesionistë në polici dhe gjetkë në administratën publike, që janë larguar forcërisht me përdhunë nga vendi i tyre i punës dhe që kanë fituar me gjyq të drejtën për t’u rikthyer në punë, do rikthehen në punë. Do rikthehen në punë mbi bazën e një të drejte të sanksionuar me ligj dhe me gjyq. Por, më e rëndësishme akoma është që i gjithë ky proces duhet të jetë një proces që na jep mundësinë të kapërcejmë nga një epokë në një tjetër. Nga një epokë rrënimi të vazhdueshëm, degradimi të mëtejshëm, në një epokë rilindjeje, por në kuptimin më të thjeshtë të fjalës, duke u nisur nga disa vlera themelore pa të cilat një shtet nuk mund të funksionojë, pa të cilat një polici shteti nuk mund të funksionojë, asnjëherë,” vijoi kryetari i PS.

Rama komentoi edhe raportin e një organizate në SHBA në lidhje me largimin e 1.3 miliard dollarëve nga Shqipëria.

“Sot një institucion fort i rëndësishëm për sigurinë në rend botëror, për sa i përket disponimit të informacionit, lidhur me integritetin e financave globale, me qendër në Uashington, ka publikuar se në këto vite të qeverisjes së atyre që sot e kanë çuar Shqipërinë në rrugën e një rrënimi të pandalshëm kanë ikur nga Shqipëria 1.3 miliard dollarë. 1.3 miliardë dollarë, të ndara në 60% evazion, 35% kriminalitet dhe 5% korrupsion,” tha Rama.

14 komente në “Rama: Sot njerëzit e kanë problem themelor sigurinë. Profesionistët e larguar nga policia, do rikthehen”

  1. ja ja kryeministri says:

    policia ,ushtria , dhe shkollat duet te japesh perparesi .

    1. Zef Shtjefni says:

      Ti je mosmirnjohs zotri Rama. Flamur Noka asht tuj ba tan ato sakrifica per mbrojtjen e Atdheut nga krimi
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/12/lajmi-i-fundit-nga-kabineti-berisha-xxl.html

      1. flo says:

        Siguria eshte ne nivel 0. ne nje vend ku mafja udheheq e mafjet e tjera sorollaten rrugeve ske cpret. kjo eshte politika e krijuar nga mafjozet qe qeverisin me ne ktye serbin handemadh

        1. gerti says:

          Ne momentin qe ve ne krye te sigurise lloj lloj qene qe te lepihet ne kembe e veren te pasurohet me vjedhje e paligjshmeri e ku sondon ligji i dhunes e jo respekti ndaj ligjit, jemi jo te sigurte por te vdekur

        2. rita says:

          ca behte mer jahu ca behet.. thertore vendi.. po skane faj joooooooooo, se se zbato ligjin i pari vendit e te gjithe bejne si shohin.. ah duhet shtet i forte qe populli te zere mend se me vrases secet para..

    2. leshofagos says:

      keto thuajani popullit tone shume te zgjuar,plot me katundare dhe punetore,,,hhahahahahh

      1. tigri says:

        antiplumb kryevrasesi, plumb per popullin.. ky eshte sali berisha

  2. Melko usa says:

    Orkestra simfonike e politikes shqiptare prezanton koncertin 2013 ne rolet kryesore luajn

    – Idrizi caameria – daulle tenxhere dajre
    – Sala mrekullia bllokimiiii shtetsia – kontrabas me llastik brekesh
    – Rama taksa progresive biznesit peensjonistat ushtaraket policat
    – Spahiu kufinjt shqipria e madhe kosova – kitar elektrike/ska drita
    – Meta integrimi evropian bashkpunim – tromb e pordh
    – Dule greqia greqiaaaaa – kllarinet fyell

    urojm shikim te kendshem

  3. fl says:

    Sa mire qe flet mer e marte e mira.

  4. Mark Gjonaj says:

    Shikojeni me vemendje shprehjen. Te larguarit nga Policia, PS-ja me te ardhur ne pushtet, do t’i ketheje!

    Edhe kjo propagande eshte e vjeter dhe e perseritur qe nga Nano, Meta, Majko, Berisha dhe ja perseri Edi ne rolin e Fatosit…., premton, se do shkele rregullore, urdhera dhe udhezime si dhe ligjine mobilizimit dhe te lirimit te nepuneseve te policise. Te pakten, me doza te shkreten genjeshter, qe te cilsohet qe ata qe ka larguar kjo qeveri dhe qe kane fituar gjyqet dhe nomenklatura e dikasterit, nuki i rikthen perseri ne pune. Pra Rama, shpalos fushen e hakmarrjes qe me ardhjen e tij ne pushtet, do te largoje ushtarak te sotem te policise(ska rendesi, edhe nese punojne mire). vetem me kete koncept Rama, nuk duhet te jete kryelider i qeverise, dhe nese do te ishte, duhej te dorhiqeshe per rivenger man! Ketu, nuk behet fjale per te drejtuar punet edhe me mire ne te ardhmen, por per ndryshim karikesh mafioze! Shikojne cfare evoluimi ka bere Rama, dikur paralajmeronin se po shkeleshe Kushtetuta dhe po i mbanin rastet shenim, dikur thoshte se berisha me kliken e tij do te pergjigjen dhe pat marre shume perkrahje nga e majta dhe populli mbare. Tani, nuk i permend fare keto, d.m.th, se ai ka folur pa baza,, ka shpifur per shume gjera, se e kupton tani duhet “kethyer pllaka” dhe eshte e sigurt se do te veproje si Fatos Nano! Pra, Edi, do t’i harronte shume shpejt, Gerdecin, germadhat, ushtrine e vdekur, do ta quante te ezaurur 21 Janarin, ceshtjen Meta, ceshtjen SHISH, ceshtjen prokuror te pergjithshem dhe shume e shume shenime te mbajtura! Une do te thote Ai pergjigjem per ato qe ndodhin gjate menaxhimit te tij! Me gjithe mend kujtoni se Rama do te sjelle sigurimin e rendit publik qe i mungon atij vendi?! Kurr, vetem me kete situate dhe kete rend behet e mundur qe edhe ai si paraardhesi te pasurohet dhe te kaloje ne ato shtigje, ku i kane shtruar te huajt ne bashkpunim me mafien e vendit! Le t’ja leme kohes!

  5. sherifi says:

    “mer nga dhit dhe bej zabit”
    Shkoi shefi i furnizimit te gardes te komandanti dhe i tha qe policeve nuk u mjafton ushqimi,duhet tu’a rrisim dhe pake normen e ushqimit.
    komandanti i thote; nuk kemi mundesi,nuk ka fonde me per rritjen e normes se ushqimit, po ti shiko ndonje marifet or burre, ja p.sh. ne mengjez qumeshtit hidhi pak uji. “jooo se jane te gjithe cobenj dhe e njohin qumeshtin”.

  6. dulla says:

    Kan sigurin dhe urin zoti Rama,dhe egersou pak se je ber shum i but,nuk e tremb ujkun duke e pergedhelur.

  7. doda says:

    Sala shiste qumshtin tek policia per policet, nje dit njeri nga policet i tha sales mos i hudh uj qumshtit,jo i tha sala se ju te gjidh barinj jeni dhe kuptoni.

  8. dino says:

    Po ku i kishte mbledh te gjithe spiunat dhe sigurimsat e enverit.
    Do ti kete mbledh celula e gramoz rucit.Tamam si mbledhjet e frontit demokratik me dyer te mbyllura.
    edi rama ishte shum i qarte ne fjalet e tij.Votoni per mua qe tju fus ne pune prap.Pra po fitova une do heq hasanin nga puna dhe do fus qerimin.
    Keshtu do shkoj shqiperia.nuk behet ai vend nekrofil.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje