“1.3 miliard dollarë të nxjerra jashtë Shqipërisë? Shifër e ekzagjeruar”

20 Dhjetor 2012, 11:26Politika TEMA
“1.3 miliard dollarë të nxjerra jashtë

Pas publikimit të raportit “Global Financial Integrity” për Shqipërinë ku vihet re “rrjedhja” e 1.3 miliard dollarëve, kreu i Drejtorisë së Pastrimit të Parave, Arben Doçi e konsideron të ekzagjeruar shifrën.

“Së pari, më duhet të them se raportin që përmendni nuk e kam ende në dorë dhe duke mos e ditur se çfarë lloj transaksionesh analizon “Global Financial Integrity”, e kam të vështirë të jap vlerësimin përfundimtar mbi shifrën që serviret. Ajo që mund të them në pamje të parë, duke iu referuar vetëm shifrës prej 1.3 miliard dollarë, më duket mjaft e ekzagjeruar. Gjithsesi, më duhet të kuptoj fillimisht se cilat janë llojet e transaksioneve apo transferimeve të parave, të cilave u referohet raporti”, deklaron për GSH Doçi.

Sipas tij, bëhet fjalë për volume shumë të ekzagjëruara monetare.

“Institucioni ynë merr në shqyrtim transaksionet e dyshimta dhe lëvizjet kesh mbi një prag të caktuar, por gjithsesi pa hasur në asnjë rast volume të tilla”, pohon ai.

Doçi i qëndron një vlerësimi të bërë nga FMN-ja institucionit që ai drejton dhe shprehet se vlerësimi i tyre ishte pozitiv dhe as që janë përmendur volume të tilla parash.

17 komente në ““1.3 miliard dollarë të nxjerra jashtë Shqipërisë? Shifër e ekzagjeruar””

  1. coku says:

    po ku ju lene syzet blu juve te shihni. u vrane njerez me plumba live dhe ju nuk i pate, as gjykata nuk i pa e jo me lek. mjere ne kush na rruan nga te keqinjte.

  2. doçi i Doçit says:

    Ne fakt shifra eshte shume me e larte,por “bjeri shkurt se do te kesh lehtesira!”

  3. dritani says:

    Kreu i Drejtorisë së Pastrimit të Parave flet si Opinionist!!!
    Filozofia Lubonjane:
    “Une nuk jam ekspert i fushes por sipas mendimit tim…”

  4. Xhozi Plehra says:

    jo po prit edhe pak, te te vijne hajdutet te ti tregojne vete se ku i kane cuar paret.

    o ti xhaxhi i “pastrimi te parave” !!! keni 12 vjet agjensi me gjithe ate staf, merrni nje mal me leke rroga e trajnime nga taksat e ketij populli qe i mohohen edhe sherbimet baze nga shteti.

    A na thua : CILIN PESHK TE MADH KE KAPUR ME PARE TE PISTA PER 10 VJET ?

  5. e veteta says:

    O kukull, kur nuk e ke lexuar me mire mos fol, apo keshtu te thane?
    Vazhdo merr ate rroge se te ka rene per pjese.
    Administrate muti.

  6. dada says:

    Ekzagjeruar por nuk e mohoni importin e parave?

  7. dyshimja says:

    Ky qeka doc i docave.Paska nje fytyre qe i ngjan qenit bulldog.Para kane dale more doc mos na bej budallenj me zor.Parate jane ne USA kryesisht por edhe ne vende te tjera te Europes e Qipro.Ne Usa keta kriminele kane blere shtepira dhe kane njerzit e tyre neper banka e te tjera insitucione bankare qe menaxhojne parate ,dmth i investojne poshte e lart.Here pas here “bankieret: e qeverise bejne udhetime “pune” per te pare nga afer si vene investimet dhe per te pare mundesi te tjera ku ti pastrojne parate e qe i kane vene me gjakun e popullit.Mos u gezofshi dhe helm ju befshin ju dhe gjithe soj e sorollopit tuaj,aty ku dhemb me teper !
    Ky esht urimi i popullit per ju.Amen

  8. saliheqenefi says:

    paska folur doci i docerve me ate fytyre primitive

  9. malsori says:

    PO EDHE SIKUR TI DISH ZOTERI I NDERUAR,TI DHE INSTITUCIONI JUAJ NUK MUND TE BENI ASGJE.MOS PRIT QE PARAT TI NXJERRIN JASHTE NJERZIT E THJESHTE OSE BIZNESET E NDERSHME.KAPITALIZMI SHQIPTARE KA LINDUR NGA POLITIKA DHE AJO ESHTE QE PASTRON PARA.PRANDAJ ,ME MIRE ISHTE TE MOS FLISJE FARE,PASI ATYRE TE POLITIKES TI SKE SE CFAR I BEN D,SE TE LENE PA BUKE.

  10. sherifi says:

    Njeher ky nuk eshte serioz, po pse del dhe thua qe nuk e kame pare materialin, a nuk ke mundesi ta lexosh dhe pastaj te dalesh te komentosh ne media?
    dhe me e rendesishmja eshte qe ato para i ka nxier helita si puna e saliut me gjithe femijet,iliri apo dikush tjeter dhe ku te lene ty ata te besh gek mek.

  11. Tayson says:

    Hahaha cfar behet …jane duke i bere analizen “shifres” se halese berisha ,sikur mos te dijne qe shashkat e berishes jane thjeshte tymse idiotesh.
    Vazhdoni therrisni ne ndonji studjo e perdoreni si teme te saj hahaha cbehet ,popull idiot keni nje pasion te papare per njerezimin .

  12. teuta says:

    or tej Doc,si ortak i kesaj pune ,po tej sa ke nxjerr jasht per vete?

  13. Rezi says:

    Ky eshte “dhenderi” i Ridvanit, ka marre nje mbesen e tij, keshtu qe nuk e di se cfare prisni ju njerez te bej ky, ai prandaj eshte vene aty…………….

  14. VIGU says:

    Si po shohim keto vitet e fundit edhe mendimet apo vrejtjet e te huajeve ndaj qeverise se SALI Berishes , nuk jane te besueshem per te. Te besueshem e dashamires jane vetem kur flasin mire per Saliun e qeverine e tij apo me te besueshem jane kur kritikat u drejtohen opozites.
    Eksperti amerikan qe kreu ekspertizen per “aksidentin ” e Kosta Trebickes ishte i besueshem e shume i sakte,kurse ekspertet anglez,e amerikan edhe pse dhane te njejtin konkluzion ishin te pa besueshem e jo te sakte.Po keshtu edhe FMN e BANGA BOTRORE jane te pa sakte persa i perkete rritjes ekonomike. Edhe ky raporti i ” GLOBAL financial’ qenka jo i sakte per shifren e parave te dala jashte shqiperise. TE verteten e thone vetem miqte e jashtem te Saliut ,kurse te tjeret mashtrojne. Po fshati qe duket duk do kallaus thot populli.
    apo NUK fdhihet minareja ne thes,prandaj ti Doci nuk na e mbush dot mendjen se je me ata miqte e Saliut qe vijne e hane thone nje fjale te mire qe SALIU E TE TJERE TE MBURREN dhe te puth halla ne dy faqet se buke ke ngrene.

  15. F.Ylli says:

    ky njeri qe nga mbiemri DOC kuptohet c’mut eshte.

  16. pirati detit says:

    po sa jane o Doç? na jep ndonje numer …

  17. Bamka says:

    Nje here, ne nje bisede me tim’bir, i them, se personi per te cilin po bisedonim eshte nje njeri, qe pasurine e ka bere ne menyra te jashteligjshme, me droge, femra dhe ku di une cfare rrugesh te tjera te pista. Por nuk kam per ta harruar kurre menyren se si me veshtroje dhe me pas tha: Habitem me ty babi. I kam besuar verberisht mendjes tende dhe shiko se cfare degjoj. Pastaj vazhdoj: Po si mendon ti, jane me te ligj ata djem, qe vene koken ne rrezik dhe kalben burgjeve te Europes, dhe parate te cilat fitojne i sjellin dhe i investojne ne vendin e tyre, apo politikanet e ketij vendi, qe vjedhin dhe nuk u lene qofte edhe nje leke ne xhep fukarenjeve te ketij vendi, duke i cuar me pas parate e vjedhura ne bankat e huaja?

    Heshta. Ishte hera e pare qe vura re se sa shume me ishte rritur djali…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje