Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka deklaruar se 1.3 miliard dollarë, që sipas një institucioni shumë serioz ndërkombëtar me qendër në Uashington për integritetin e financave globale, janë “arratisur” nga Shqipëria. Ajo çka e rëndon më shumë këtë është fakti se janë 1.3 miliard USD para të shqiptarëve dhe një nga arsyet kryesore se pse po rrënohet dita ditës ky vend. Gjatë një konference për shtyp kreu i PS-së ka theksuar se këto para të “arratisura” jashtë vendit janë paratë që paguajnë përditë shqiptarët, për rrugët e lëna përgjysmë apo borxhin gjithmonë në rritje.
Rama ka akuzuar qeverinë se në rastin më të mirë ka mbyllur sytë dhe në rastin më të keq është pjesë e lidhjeve kriminale, të cilat Departamenti i Shtetit, në raportin vjetor i cilëson si lidhje, që bashkojnë rëndom botën e krimit me zyrtarët e lartë shqiptarë dhe pjesë e korrupsionit që sot e ka katandisur Shqipërinë jashtë Europës.
DEKLARATA
Dje të gjithë e dëgjuan, unë jam këtu për ta nënvizuar, se sipas një institucioni shumë serioz ndërkombëtar me qendër në Uashington për integritetin e financave globale, nga Shqipëria përgjatë qeverisjes së Partisë Demokratike janë arratisur 1.3 miliardë dollarë. 60% nga evazioni, 35% nga lidhjet kriminale dhe 5% nga korrupsioni, është përbërja e burimeve të këtyre 1.3 miliardë dollarëve. Por, ajo çka është me rëndësi themelore është se këto 1.3 miliardë dollarë janë paratë e shqiptarëve. Ja pse rrënohet Shqipëria ndër të tjera.
Ja ku ikin dhe paratë e borxheve që kryeministri i merr për rrugë dhe rrugët pastaj i lë përgjysmë.
Ja si ndodh që borxhi publik rritet në kurriz të shqiptarëve të zakonshëm. Sot një familje e zakonshme shqiptare paguan 800 mijë lekë në vit për borxhin publik. Ndërkohë, që nga borxhi shqiptarët “përfitojnë” vetëm rënie të fuqisë së tyre blerëse dhe asgjë tjetër.
Ja çfarë fituan njerëzit e zakonshëm të këtij vendi nga “duart e pastra” të Saliut në vitin 2005.
Ja se si e paguan një popull vjedhjen e votës.
1.3 miliard dollarë të “arratisura” nga Shqipëria, përmes një evazioni përpara të cilit qeveria në rastin më të mirë mbyll sytë, në rastin më të keq është pjesë nga lidhjet kriminale, të cilat Departamenti i Shtetit, në raportin e vet vjetor i cilëson si lidhje, që bashkojnë rëndom botën e krimit me zyrtarët e lartë shqiptarë dhe nga korrupsioni që sot e ka katandisur Shqipërinë jashtë Europës. Jo vetëm si e fundit, por dhe përtej çdo parametri të pranueshëm të korrupsionit në Europë, në shoqëri me Nigerinë dhe me Etiopinë, simbole të korrupsionit botëror.
Ja pse buxheti i shtetit, që kryeministri e quan buxhetin më të madh të shekullit, s’ka lekë për personat me aftësi të kufizuar. Kanë muaj që nuk paguhen; S’ka lekë për pensionistët dhe as për transportin e mësuesve në fshat; S’ka lekë për spitalet ku njerëzit shkojnë me batanije me vete; dhe për pastrimin e Shqipërisë nga plehrat e kudondodhura; S’ ka lekë për qytetin. Sot bashkitë e Shqipërisë janë thjeshtë paguese rrogash dhe shërbimesh minimale; S’ka lekë për fshatin. Sot fshati i kthehet gjithmonë e më rëndom parmendës, sepse qeveria nuk bën dot asnjë politikë. Është tërësisht e dorëzuar përpara problemeve të vendit, sepse është tërësisht e fokusuar tek hapja e shtegut të arratisjes së parave. S’ka lekë as për ujësjellsat e kanalizimet.
Ja pse u trefishuan taksat e biznesit të vogël. Që 1.3 miliard dollarë të ikin jashtë vendit.
Ja pse nuk u jepen paratë të përndjekurve apo nuk kompensohen pronarët. Që 131 milionë dollarë në vit të shkojnë në strehat fiskale “off shore”. Në ato të ashtuquajturat parajsat fiskale ku fshihen të gjitha paratë e krimit dhe të korrupsionit nëpër botë.
Ja pse nuk paguhen kompanitë e punëve publike, apo pse qeveria së fundmi nuk paguan as shërbimet nëpër restorante kur shtron dreka e darka për miq të huaj, apo për veten e vet. As ato nuk i paguan. Restorantet e Tiranës kanë fatura të tëra borxhesh të qeveritarëve që nuk paguajnë. Çfarë fatkeqësie, që në këto kushte, ky popull të jetë i detyruar të dëgjojë ato që dëgjon përditë, nga një qeveri që e vetmja punë që di të bëjë është të thotë me fjalë që po bën punë. Me fjalë të mëdha se po bën punë të mëdha. Me fjalë pa fund se po bën punë pa fund. E, që sigurisht nuk lë asnjë fjalë pa thënë për opozitën, kur opozita bën vetëm punën e saj.
408 milionë dollarë kanë ikur, janë zhdukur në vitin 2008. Të mos harrojmë është viti që i parapriu fushatës, që solli rikonfirmimin e një qeverie që deri atë ditë ishte aty me votë dhe që është aty me vota të vjedhura. Një fushatë e sunduar nga paratë e korrupsionit. Një korrupsion që i shkoi deri në palcë procesit zgjedhor, duke deformuar votën e popullit, duke bërë që fitorja e përcaktuar nga populli të humbiste kuptimin dhe në qeveri të qëndronin ata që ishin duke mos e lënë popullin të zgjedhë.
E pra, ja pse 2013 do të jetë viti i ndryshimit! Kjo nuk është më një çështje mes dy alternativash. Kjo është realisht një çështje mes një kaste, e cila ka sot një përgjegjësi më shumë, jo një përgjegjësi të vogël më shumë, por një përgjegjësi shumë më të madhe më shumë, për 1.3 miliard dollarë të “arratisura” nga vendi përpara syve të mbyllur, apo përmes duarve të saj dhe alternativës së një Rilindjeje Shqiptare. Në Shqipëri ka një sërë forcash politike. Në Shqipëri nuk ka vetëm një opozitë të madhe, siç është Partia Socialiste. Ka edhe të tjera forca opozitare.
Hajde o Rama se edhe ti do e kesh cuar ndonje thes ne Qipro!
Po Gonxhes ne Spanje si i shkojne punet?
te gjithe te baltosur keshtu te ka porositur doktori ty. po ta kape se nqs rama nuk ka ci ben doktorit pa i dhene mandatin populli, coktori e ka mandatin dhe le ta denoje ramen, po u ben 8 vjet dhe ai slevizi asgje ne kete drejtim. te pakten ato fjalimet e ti j ne opozite por i ka sot ortake mamuthet e korrupsionit, prandaj mos e helmoni me kete popull.
Nje shifer marramendese,qe e bene cdo njeri
qe i ka vjedhur,te nderonte Planet e jo me vende
brenda komntinentit tone.
Dhe Saliu yne,familjarisht,jane bere protagoniste
te ketj lloji krimi.Sot keta jane ne nje gjendje
te alarmuar.Ndonse te gjitha institucionet,po
bejne Gardhin e Oborrit… Jo se ata nuk e kuptojne,
por edhe atyre ju eshte lene nje Dore e lire,qe ti
sherbejne vehtes.
Kesisoj,kjo katastrofe,jo vetem i ka tejkaluar parashikimin,
por kane bere gjoja sipas tyre,te sigurte edhe te ardhmen.
Ne fakt,kjo gjendje ka prishur te gjitha ekujlibrat normale.
Situate kjo qe ka vulosur pasigurine dhe Varferine Kombetare.
Sot nuk ka me asnje vlere te Deklarojme Fakte te reja,.
pasi ato jane aq shume sa nuk ka Dige ti perballoje
verrshimit te tyre,por,Sot duhet treguar Fati atyre,
te grupit dhe te seksereve qe te gjoren Shqiperi e kane
kthyer ne nje Miniere per pasurim…
Kjo gje ka mbetur per tu bere,pasi asgje nuk humbasim,
vec fitojme.Pra fitojme duke e shkaterruar me rrenje
kete plantacion me “amorphophallus”,kjo lloji
Lule me eren e mishit te prishur…
qe ne shqip i thuhet Kerrma!apo ushqim Sorrash.
ti ore driton ironiku .Gonxhen e ke ketu ne tirane po te duash mund te te le nje takim qe ta pyesesh personalisht . Sa per dieni punon e jeton prej vitesh ketu ne tirane. Dhe nese e ke merak i thuaj atij carit tend sbr qe ta futi ne burg nese eshte e vertet ajo puna e spanjes.
ti e ke thene qe diten qe u vodhen votat por a degjon ky popull i vene nen narkoze. uroj qe ne qershor te hete ndryshe. nuk e di cdohet bere qe keta njerez te zgjohen nga gjumi letargjik 8 vjecar. nuk duhet te diskutohet me me kete qeveri.
…gjithmon shifrat e publikuara jane shume here larg nga realiteti…
Te verten e shohim nga menyra e te sjellurit e te vepruarit te saliut…..sado qe ai te doje pushtetin..ai e di qe nje here do te largohet…AJO qe i mbetet e perhereshme eshte super pasuria qe vjedhur..Ne shohim nje sali qe genjen e vret pa merak…vjedh sa te doje…e tallet me te gjithe te huajt qe monitorojne vendin..Ai ka bere aq para sa te bleje me te mirin e te trashegoje nje familje milioneresh…sa per dinjitet ..moral etj..jane dokra ..ai vjen nga HICI
Jane 45-miljarde, jo 1,3 miljarde.
Po te investigohet ne banken e familjes se Milloshevicit ne Qipro, aty eshte shuma me e madhe dhe pjesa tjeter eshte ne Ishujt Kajman.
Sakte!
Interesant,i nje mendje me Bazen,edhe per vjedhjen e votave edhe per vjedhjen e parave.Sidoqofte qe te dyve te mos ia mohojme aftesite:E zbulojne dhe e kapin ne ajer “te verteten”.Vetem nje gje te vockel nuk e bejne: te na skjarojne pak me shkoqur edhe neve si u vodhen votat dhe si e kush i vodhi dhe i nxori jashte parate?Se te mendojsh qe mund te besohet qorrazi e cdo alibi e fantazi,ne mos qofte naivitet nga ana juaj,eshte percmim per shqiptaret.Sepse njerezit me pak llogjike mund te mendojne ndryshe per keto probleme.Ja si mund te mendojne:
Per votat:Habiten kur degjojne akuzat tuja te parreshtura per vjedhjen e tyre,pasi iu kane degjuar vete juve te mburreni per faktin se keni fituar bashkite e qyteteve kryesore te vendit.Si mund te spjegohet vjedhja e votave ne kete rast?Si mund te shpresoni se shqiptaret mund ta besojne kete alibi?
Per parate:Nga e vertetohet se ato para te nxjerra jashte vendit qenkan te qeveritareve apo”familjareve”te tyre te sotem?Keshtu,me nje te thene do ta besojne njerzit kete akuze?Pse mos te besojne ate qe ka me shum te ngjare te kete ndodhur,se pas 2005 kane nxjerre para jashte,pikrisht ata qe e lane pushtetin,apo ata bisnese te dyshimta e grupe kriminale qe egzistuan gjere ne ate kohe,nga frika se qeverija e re qe erdhi ne me parullen e tolerances zero do t’ua zbulonte?Nje llogjike e ftohte dhe e shendoshe ne kete perfundim te con.Ndersa kjo ngutje juaja mund te quhet perpjekje e nxituar per ti dale te keqes perpara…Sidoqofte llogjika te thote se duhet pritur paksa,pasi per kete problem mund te dalin edhe hollsi te tjera…
Ketu perfshihen edhe paret e tua qe bere me 20% kur ishe kryetar bashkie.
Turpi per ne si komb, tall bolet nje plak shemtaraq me nje komb te tere, nje malok skizofren, nje njeri psikopat qe cdo dite me shume fundos ate vend, turp per ne si popull jo per Edin
Nuk eshte nevoja te na tregosh dicka qe e dime vete; ate ta kemi tregu ne ty zoti CiuCiu! Ti cfare bere per kete, pervec urave te njepasnjeshme qe te kalonte lumin saliu sa here qe haste ne veshtiresi?