A do të marrë fund bota nesër?

20 Dhjetor 2012, 11:45Politika TEMA

Interneti ka qenë plot thashetheme se bota do të marrë fund, ose të paktën do të transformohet, të premten më datë 21 dhjetor kur përfundon kalendari 5125-vjeçar i fiseve Maya. Por arkeologët thonë se thashethemet janë pa bazë: Mayat e lashtë nuk parashikonin ndonjë një apokalips. Në muzeun e arkeologjisë së Universitetit të Pensilvanisë në Filadelfia, një ekspozitë synon të sjellë të vërteta lidhur me kalendarin Maya, si dhe me perceptimin e kohës nga ana e tyre, raporton VOA.

Ekspozita Maya 2012 përshëndet vizitorët me imazhe imagjinare të apokalipsit.

Loa Traxler është kuratore e ekspozitës dhe specialiste e qytetërimit Maya.
Ajo thotë se tërmetet, përmbytjet dhe ngjarjet e tjera kataklizmike ndodhin dhe do të vazhdojnë të ndodhin, por…

“Asgjë e tillë nuk është parashikuar nga Mayat e lashtë për 21 dhjetorin.”

Zonja Traxler thotë se parashikimet janë në të vërtetë produkt i një shqetësimi të kohëve moderne rreth fundit të botës.

“Autorët dhe blogerët sot duan të pohojnë se ekzistonte një urtësi e lashtë dhe profeci të lashta të popullit Maya para pushtimit spanjoll, që na tregojnë se fundi është pranë, se këto gjëra dramatike dhe shkatërrimtare do të ndodhin së shpejti. Por Mayat nuk bënë asnjë lidhje mes këtyre dukurive dhe cikleve të tyre kalendarike.”

Ajo thotë se ata thjesht pëlqenin t’u jepnin kuptim numrave.

“Ata krijuan një sistem kalendarik shumë të sofistikuar dhe shumë të përqëndruar tek paraqitja e kontekstit për historitë dhe biografitë e tyre si dhe për ngjarjet e tyre të përditshme.”

Koha matej me baktunë, që janë cikle prej 400 vjetësh. Baktuni i fundit është duke përfunduar tani. Por arkeologia Traxler thotë se kalendari thjesht fillon përsëri.

“Është si rrugëmatësi i makinës. Numërimi nis nga fillimi.”

Sipas një ankete të kohëve të fundit, 2 për qind e amerikanëve janë të shqetësuar prej apokalipsit të popullit Maya. Ne të tjerët kemi kohë deri më 13 janar për ta parë këtë ekspozitë.

18 komente në “A do të marrë fund bota nesër?”

  1. genti says:

    Mendoj qe Jo.Ate e di vetem zoti qe e krijoi dhe jo njerzit parahistorik
    Pse jo dje,pardje apo pasneser.

    1. Maya says:

      Ata njerez parahistorik dinin me shume per universin se sa nje njeri i zakonshem sot me teknologji moderne. Nuk po them se do ndodhi gje por mendoj se njerezit athere ishin me me dije per prejardhjen e njeriut se sa ne sot.

  2. Selim Rroshi says:

    Ishalla me saliun e gjith skoten e tij se boten ska per ta gjet gje se dihen gjith mundesite e zhdukjes se globit dhe asnjera prej tyre seshte after.

  3. popolo di Tirana says:

    Kujt i ka mbetrur ndonje lek ne xhep ose ne banke, ta prishi sa nuk eshte ende vone …

    1. nini says:

      ke shume te drejte. se shpejti do te kete kolpas ekonomik boteror.

      1. anticensurë says:

        nini,ti si ekspert që je për profecitë!
        kur do të jetë shkatërrimi i tokës,në kapërcyllin ndërmjet 20 dhe 21 dhejtorit apo ndërmjet 21 dhe 22 dhejtorit???
        nini,ma merr mëndja se majat kanë zgjedhur dhjetorin për shkak të emrit!jo për numrin dhejtë që përfaqson ai por për procesin pothuaj të përditshëm njerëzor!jashtëqitjen!

    2. anticensurë says:

      o popòlo di tirana,
      mirë ata që kanë lekë e duhet ti prishin,po ata që do ti marrin për çfar i duan??????
      mund të ma shpjegosh një gjë të tillë??
      mëndja më thotë se po qe se shkojmë në të sëmës të gjithë,atëherë nuk i hyn askujt në punë paraja!?
      apo jo???

  4. Ndërsa disa presin për njoftime te reja nga NASA per ngjarjen e neserme (Ne se ka diçka të vërtetë interesante dhe historike për të komunikuar?),te gjithe presin diten e neserme te 21 dhjetrorit ,si diten e fundit te botes. (kohë mashtrimesh). Ne kemi hyrë në oret e fundit te 21 dhjetor të vitit 2012.

    Në teori, ngelen edhe 23.30 ore nga sot ne se diçka e rëndësishme do te ndodh. Drejtesia, thonë ata, mund ta gjykojë e përfundojë botën me 21 dhjetor,dhe c’eshte e verteta e thone ata që kurrë nuk kanë dëgjuar për këtë datë. Gjithsesi, unë po ju jap disa këshilla se si ”të mbijetojmë” (dhe çfarë të bëjme) para, gjatë dhe pas përfundimit të botës.

    1) Lexoni interpretimet e atyre që kanë studiuar mbishkrimet e Mayave: duket se nuk ka pasur referencë për profecinë e thene,dhe kjo konstatohet vetëm në dy mbishkrime. Në të parën është thënë se në vitin 2012 do të prezantohet ose cfaqet Perendia Yookté Bolon, një hyjni per të cilen ne dimë shumë pak (vetem ne se di Sali Berisha me shume si studiues i gjithanshem), në rastin e dytë,ate dite do të jetë një festë (kuptohet,jo si ajo e 100 vjetorit te shtetit tone me torta gjigande)

    2)Libri i famshëmi “Count Long” i Mayave,(Numrimi i gjate),ne paragrafin e dyte nuk sjellë parashikime te tmerrshme për të ardhmen, por i eshte referuar veçanërisht të kaluarës. Duket se numërimi i gjatë nuk do te zerohet më 21 dhjetor 2012. Numerimi kalendarik do të shkojë pas 22 dhjetor dhe më tej per rreth 4500 vjet te tjera,kjo nga nje zbulim i ri po ne vete kalendaret Maya.

    Prandaj: të jemi të gatshëm të paguajnë dhe taksat e tjera,si TVSH-ne akcizën,taksen e ambjentit dhe sigurimet shoqerore, dhe që unë mendoj se keto taksa do te na shoqerojne deri në fund të jetes tone (vdekja jone do jete edhe fundi i botes).

    3) Mos bëni si Marian Keech, një amvise nga Çikago e cila pretendoi se ishte rrëmbyer nga ALENET. Miqtë e Kosmosit i kishin thene asaj se ata ishin të bindur tek një përmbytje e re ne vitin 2000,qe do të shkatërrojë Tokën dhe vetëm besimtarët e thekur do të shpëtojne nga nje anije kozmike.

    Kur asgjë nuk ka ndodhur, vajza dhe grupi qe e mbeshteste pohoi se nga gjithesia kishte rrezatuar dritë aq shumë,sa që “Perëndia e kishte ruajtur këtë botë.” WoooUUU, por alienet c’hyjne per kete date?

    Megjithatë, shumë mallra po shiten dhe pak biznese po fitojne e shume te tjera po shkaterrohen dhe gjithçka gati,per për nje udhëtimin ndëryjor per boset e Rendit te Ri Boteror(s’eshte cudi qe tek ky grup te bejne pjese dhe superboset tane qeveritare)…~?

    4) Përkundër gjithë kësaj, ju vazhdoni të besoni tek Alienet se me 21 dhjetor ata do pushtojne token, aq më tepër nëse ajo është tashmë ceshtja tuaj. Dhe keto pretendime janë ne fakt dengla te pastra.Mendoj se ata nuk do te zbarkojne në tokë ditën e 21 dhjetorit, ata nuk do te arrijne kurrë se pse 21 dhjetori nuk eshte dita e nje “show qiellor”,por është prova se ata nuk ekzistojnë.

    5) Sonte me 20 dhjetori,ftoni për tu grumbulluar një grup shoqëror sa më të madh,kryesisht ata që besojnë tek fundi i botës më 21 dhjetor.Bëni shpenzime kolosale për të ngrënë dhe për tu dëfryer…dhe në fund lerni të paguajnë faturën milionëshe ata që presin fundin ditën e nesërme.

    Shihni se si do të reagojnë,do jenë të gatshëm në pagesën e kripur…? Në se hidhërohen atehere na ngelet neve të besojmë se ata nuk besojnë,por janë viktima të shantazheve botëre të mirëkordinuara.

    http://www.enigmaexplorer.com/t928-21122012-ekstaze-apo-katastrofe-dhe-pak-dite

  5. anticensurë says:

    me afrimin e ditës së “fundit”unë po përpiqem të vë bast me mbrojtësit e profecisë së majave!ose më mirë të them me besuesit e saj!
    basti është i thjeshtë:
    një darkë në një rrestorant të mirë!
    kushtet janë:
    nqs nuk vërtetohet “profecia maja për 21 dhejtorin 2012″ai duhe të paguaj darkën!
    nqs vërtetohet kjo profeci,paguaj unë!
    por është punë muti,pavarsisht se besojnë deri në shkuarje në psikiatri,asnjëri nuk pranon të vërë bast!
    nuk duhet të jenë aq budallenj sa duken në të vërtetë!

  6. paskuqani says:

    PO kjo esht tja fuç vrapit ne vend qe te shqetesohen politikanet hajdutet e kombit se po bejn nje jet te mrekullushme ne kurriz te atyre njerezve qe nuk kan buk te han,shqetesohen kta te fundit, hajde popull hajde.

  7. nuk eshte ne doren time says:

    O popull fundi i botes per shqiptaret ka filluar ti japi shenjat qekur ne krye te PS u ule Edi Rama,dhe gotitjen finale do ta merrni(larg qofte dhe mos ndodhte kurre)ne qershore me Ramen kryeminister(e perseris mos ndodhte kurre)dhe rikthimin e fantazmave(altro che apocalisse),femijeve, niperve dhe mbesave,e atyre qe per 45 vjet e poten trasvormuar vendin ne nje ferr te vertete.Po te ishte ne doren time(shyqyr zotit nuk eshte) do ti jepja fund neser qe endrra e kuçedres zeze te mos realizohej kurre!!!!
    hahahaha e çuditshme edhe ketu nuk rrime dot pa u marre me politike,njerz te çuditshem jemi,mos u beni merak se nuk do te ndodhi asgje,,por edhe sikur do te shpetojme nga “fukaralliku” qe na mbyt..

  8. BERISHA LARGOHU, KURSE VOTA PRO BERISHES ESHTE ANTI SHQIPTARE DHE KRIM. says:

    Nuk do te kete fund bote, prandaj jetoni te lumtur dhe mos degjoni te depresuarit qe deshirojne fundin e botes. Edhe bibla nuk flet per daten ose oren per fundin e botes, as edhe nji person nuk mund te imagjinoje dhe te pretendoje se gjoja ka lidhje me perendine ne lidhje me fundin e botes. Ne te gjith kemi fund, por bota do te vazhdoj te jetoje per brezat qe vijne per te jetuar. Happy Christmas and wish you the best in the future!

  9. Belisarius says:

    Hahaha. Fundi i Botes! Hahaha ?

  10. Ben Chicago says:

    shqiptaret mos te kene frike
    ne jemi 100 vjet prapa botes

  11. tefta says:

    e mira e fundit te botes eshte me ne fund do kete drejtesi te gjithe te barabarte para vdekjes si te pasurit dhe te varferit ne nje dite NE NJE MOMENT CAO

  12. maya says:

    mayat nuk gabojne kurr ose do te kemi keqkuptar daten ose apokalipsi do te ndodh

    1. anticensurë says:

      kjo është përgjigje e saktë!
      një ditë do të ndodhë!
      kështu mund të parashikojë çdo njeri të gjitha ndodhitë që mund të ndodhin!

  13. fshatari says:

    Ilir Meta dhe Dritan Prifti te hane mire per here te fundit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje