Drama me një akt “Palltoja”, me autor Ilir Pajën, u shfaq në mjediset e Muzeut Etnografik të Durrësit, duke i ofruar publikut një mbrëmje të veçantë kushtuar dramaturgjisë shqiptare.
Leximi skenik u interpretua nga aktorët Xhejni Fama, Jaho Guma dhe Alesia Xhemalaj, nën kurimin artistik të regjisores Andia Xhunga.
Autori Ilir Paja u shpreh se vepra lindi si një shtysë e brendshme krijuese, ndërsa theksoi se simbolika e dramës lidhet me metamorfozën e njeriut në shoqërinë e sotme.
Aktorja Alesia Xhemalaj e cilësoi një kënaqësi promovimin e dramaturgjisë shqiptare përmes këtij leximi skenik, duke vlerësuar atmosferën e veçantë që ofron oborri i Muzeut Etnografik për aktivitete të tilla kulturore.
Ky aktivitet është pjesë e kalendarit artistik veror të Durrësit, i cili edhe këtë sezon do t’u ofrojë qytetarëve dhe turistëve një program të larmishëm me shfaqje teatrore, koncerte, ekspozita dhe aktivitete kulturore në hapësirat më të veçanta të qytetit. A.K./TemA
Lini një Përgjigje