Cilët janë emrat në listën 1.3 miliard dollarëshe? (dhe një kryeprokuror që fle)

20 Dhjetor 2012, 20:38Politika TEMA

Publikimi i një raporti nga agjencia “Global Financial Integrity”, ku thuhet se 1.3 miliard dollarë kanë dalë nga Shqipëria gjatë qeverisjes Berisha, ka ngritur shumë pikëpyetje nga njerëzit se kush qëndron pas kësaj shume.

Për më tepër ky dyshim shtohet kur në raport theksohet se të dhënat janë marrë nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

A ka Shqipëria një listë ‘Lagarde’, nga ajo që ka tronditur Greqinë, që nuk e dimë?

Opozita kërkoi në Kuvend llogari nga për këtë listë, duke kërkuar emrat.

“A ka mundësi t’i kërkosh Fondit Monetar Ndërkombëtar emrat, kontot, shifrat e të gjithë qytetarëve shqiptarë që kanë para të padeklaruara jashtë Republikës së Shqipërisë. Sot bëj kërkesë zyrtare në emër të Qeverisë së Shqipërisë që të gjithë kontot bankare të padeklaruara, emrat e tyre, shumat e tyre të të vijnë ty si ministër i Financash në dorë, 1.3 miliardë dollarë,” tha deputeti socialist Arben Ahmetaj.

Ministri i Financave Ridvan Bode tha se qeveria ka institucionet përkatëse që merren me këtë çështje.

“Shteti ka institucione dhe absolutisht as FMN-ja dhe as BB-ja nuk mund të kenë listën e depozitave nëpër banka apo të trafiqeve që mund të ndodhin. Ne kemi ngritur një institucion, i cili funksionon dhe ka lidhje me të gjitha agjencitë botërore sepse është anëtare e saj për Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave që komunikon me ta dhe ka informacione edhe këtu në Shqipëri, i ka deponuar edhe në Prokurori, edhe ne gjykata janë bërë disa herë të dukshme,” tha Bode.

Por ish-ministri socialist i Financave Arben Malaj thotë se qeverisë i mungon vullneti për të gjetur zyrtarët e korruptuar që pasurohen me aktivitete të jashtëligjshme.

“Zoti ministër kërkoje në mënyrë zyrtare, siç e bëjnë ministrat e vendeve që duan t’i japin kredibilitet vendit të tyre, kërko zyrtarisht cilët janë personat që janë përfshirë në këtë listë dhe pasi ta kërkosh në mënyrë zyrtare ndihmoje këtë vend, që nëse disa politikanë janë krimbur deri në grykë, nuk ka përse të bëhet pis e gjitha politika shqiptare”, tha Malaj.

Raporti i “Global Financial Integrity” vëren se fluksi i parave të pista që dalin jashtë Shqipërisë arriti rekordin në vitin 2008, ku nga vendi u transferuan 405 milionë dollarë nëpër parajsat fiskale.

Ndërkohë, kryeprokurori i ri i Shqipërisë, duket më shumë si një inatçor, që ka ndërmend të bëjë spastrime në prokurori, duke u shprehur madje se i di kush janë prokurorët e korruptuar sepse i dinë të gjithë.

Po a di ky kryeprokuror gjë për këtë listë? Meqë ka drejtuar edhe Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, a ka dijeni ai për pasuritë e transferuara jashtë?

Për këtë gjë ai hesht, edhe pse tani ka në dorë një institucion të fuqishëm.

Shumë njerëz mendojnë se një listë e tillë nuk do bëhet kurrë publike. Kurse Rivdan Bode flet për institucione. Për të qeshur.

29 komente në “Cilët janë emrat në listën 1.3 miliard dollarëshe? (dhe një kryeprokuror që fle)”

  1. Tani nga Londra says:

    kete liste i takon shtypit ta rrjedhe

    hajde mero, veri ne pune cerrat e tu, per ca i ke

    1. Turp e faqja e zeze! says:

      Une kembengul qe duhen kontrolluar te gjithe pa perjashtim. Shumica e zevendesve jane thjesht mbajtesit e thesarit te krye hajdutave.
      Gjithashtu, duhet kontrolluar pasuria e baba Mondit ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/baba-mondi-i-ka-dhene-provat-qe-eshte.html

    2. sorge says:

      Pervec Sali Berishes,kelysheve te tij e Lirise,le te kontrollohen edhe llogarite bankare te DORIS PACK-ut,GROSSRUCKUT,DAMIR FAZLLIC-it,Eugen Volfart i OSBE-se etj!!!

  2. bani says:

    NUK FLE KRYEMINISTRI juve flini ai eshte atje

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Filloni me Qipron se do dalin xhevahiret..

  4. Landi says:

    tekne edhe po doli kjo liste prape e nxjerrin te pavlefshme mos kini merak,ja moren doren tani.
    Te zezen e bejne te bardhe dhe te bardhen te zeze.

  5. KASAPI says:

    keta jane depozitimet e fitimeve te minierave fabrikes se cimentos apo atyre qe komandojne naften pra te gjitha ndermarjet e medha qe zdihen kush i ka ne te vertete… thjesht fakti se 2008 ka qene rekordi i daljeve koicidon me para zgjedhjet e 2009-tes pse ky rekord fare e thjeshte pd-ja nuk ishte e sigurte qe do fitonte dhe vuri ne siguri te gjitha fitimet e paligjshme emrat e llogarive jane por ajo qe mungon eshte personi qe do i kerkoje keto emra!!!

  6. Devolliu says:

    Gjysmat e këtyre pareve i ka sala me lilin, me gitën e me zenin, kështu që nuk e sqarron dot këtë punë ritka i Rakickës.
    Pastaj edhe vetë ritka i ka dërguar ca pare në Qipro.

  7. Thanas shtrengo rripin says:

    “Filloni me Qipron se do dalin xhevahiret…”

    Mos valle e keni fjalen per vilen-keshtjelle, a keshtjellen-vile te Ilir Metës, qe e viziton…

  8. mergimtari fv says:

    Per te hapur nje numer llogarie duhen ca para , sefte ne ngarkim te ketij konti ka kontribuar Luli vocerr me 200 milion euro , te tjeret vijne pas me rradhe sipas fuksionit e takatit ne rrjepje te shqiptareve , Qipro per hir te ketyre parave do na jape statusin e leshit sido qe te behen zgjedhjet .

  9. Radio Brukseli says:

    PSE SALIU DO TE MESOJE GJUHEN KINEZE?
    Sot ne tre istitute Berlin,Amsterdam e Sanpjeterburg po studjohen e botohen tonelata doreshkrime te pa para te Marksit.Nne 2020 do dale vepra e 224 e tij.Shkencetaret kineze me te interesuarit per vepren per tu bere superfuqija e pare ne Bote.
    KJO TREGON SE SALIU NUK E SHANTE MARKSIN SE:
    -Ai ish komunist si Saliu,Marksi nuk ka qene komunist,Saliu e shante se kerkon taksen progresive ne shoqerine kapitaliste e kush ka para si XENI TE PAGUAJE ME SHUME TAKSA.
    BODEgardit pse nuk i behet njepyetje ne parlament:KUSH ESHTE MENDIMI EKONOMIK QE UDHEHEQ ‘POLITIKAT EKONOMIKE TE KETIJ VENDI TE MALLKUAR’ E PO QE SE NUK ESHTE AI I MARKSIT QE KA ZHVILLUAR DIKUR AMERIKEN E LINDJEN E MESME MENDIMI I KUJT ESHTE?I PETRO DODES APO LAL KROSIT?

  10. SKENDER BEU I VJETER says:

    PER TE PATUR LLOGARI OF SHORE MUNDET TE VESH NE BANKAT PRIVATE NE ZVICER,AUSTRI,QIPRO,MALTE DHE SE FUNDI KANADA ,DHE TE HAPESH NJE LLOGARI TE THJESHTE SEVING,PASTAJ BEN DEPOZITIMET NE TEDHE BANKA NE KETO VENDE NUK JEP INFORMACIONE SE KUSH I KA DEPOZITUAR,SEPSE KETO JANE BANKA QE I MBRON VETESHTETI I TYRE DUKE MOS LEJUAR INFORMACION NE MBESHTETJE TE PRIVACISE.KETO ZAKONISHT JANE NE KESHTJELLA TE VECUARA DHE KUR KA SHUMA TE MEDHA DEPOZITUSI MUNDET TI BLEJE KESHTJELLAT BANKE.KESHTU VEPROJNE MAFIOZET E MAFIOKRACISE,POR KESHTU KANE VEPRUAR DHE SALIU DHE ILIRI,NUK PO FLAS PER NEXHMIJEN DHE PER RAMIZIN ME PERPARA.POPULLI PUNON ,UDHEHEQESIT E TIJFSHEHIN PARET E VJEDHURA NE BANKA OF SHORE.PER SIGURI TANI PERDORIN DHE KORPORATAT ME ANE TE KLUBEVEQE KANE STATUTIN E TYRE PER TE RUAJTUR PASURINE.KETO STATUTE JANE SHTYLLAT OSE SI I QUAJNE PILLARET PER TE RRUAJTUR PASURINE DHE PER TE DHENE INFORMACION SE SI MUND TE SHTOHET DUKE PERCAKTUAR MENYREN E LEVIZJES SE ASETEVE NGA POTOFOLET STATIKE NE PORTOFOLE DINAMIKE.POLITIKANET BEJNE GAM ,GAM POR ASGJE NUK BEJNE SE JANE TE LYER GERI NE GRYKE.BILE KANE LYER DHE HALLKAT E SHTETEVE GJYKATAT ,PROKURORITE DHE ORGANET KONTROLLUSE.RITVANI ESHTE AI QE I KA ZBATUAR I PARI KERKESATE TYRE DHE PAS TIJ KANE MESUAR TE GJITHE HAJDUTET POLITIKANE ME GJITHE CIZMET QE KANE.KOOOOORRRUUUUPSION.

  11. Pilo Lala says:

    Lista:
    Sali Berisha
    Liri Berisha
    Argita Berisha
    Shkelzen Berisha
    Taci i Benxines dhe i Lirise.
    Kunati i Lulezim Bashes.
    Kunati i Sali Berishes.
    Baxhanaku Berishes (pas vdekjes vazhdon te transferoje para nga varri).

  12. Besmiri nga Luari says:

    I them te nderuarit Ministrit te Financave te Republikes se Shqiperise se Institucionet e Shtetit qe u takon te merren me kete çeshtje nuk jua mban te merren me ate qe u takon por merren me ca te ashtuquajturit kambist qe lypin ne mes te Tiranes per kafshaten e bukes ku i mberthejne si kriminele, i fotografojne dhe i dergojne ne prokurori.

    Jo zoti minister, keshtu nuk ecet me, por ju mire na e beni se kur ska zot ky vend, kur ska opozite keshtu kemi per te vuajtur ne, por une dua qe nepermjet kesaj dritareje sado te vogel t’i beje thirrje Prokurorise se Tiranes dhe ne veçanti Prokurorit qe ka çeshtjen e atyre njereve te fotografuar me leke ne dore nga Oficeret e Policise se Krimit Ekonomik te Tiranes te vere drejtesi dhe t’mos marre meqafe njerezit qe mezi nxjerrin buken e gojes me pretendimin se nje person i fotografuar me leke ne dore afer Bankes se Shqiperise u marrka me kambizem. Kjo seshte gje tjeter por veçse nje paragjykim.
    I lus edhe nje here Prokurorise se Tiranes qe te vere drejtesi mbi keta njerez te pafajshem dhe t’mos i ngarkoje me pergjegjesi vetem e vetem se disa injorant (polic)duan te mbulojne diellin me shosh.
    Faleminderit.

  13. shqiptari says:

    Greqia-Australi-Austria-Gjermania Ish nje Minister.Depoziton Miliarda si ne shqiperi te Investuara ne mbi 15 Firma,po ashtu dhe ne keto shtete te Evropes.Jane neper Bankat e Dhogarise ne emrat e Familjareve te tije.
    Le te durojme,se do te dalin me emra.

  14. tarasi says:

    vetem plumbi i nxjerr emrat

  15. Arjan Seseri Boston says:

    1.3 miliarde eshte vetem maja e ajzbergut..maloku ka bere kerdine ne 20 vjet..po ashtu do ti vjelli

  16. cimka says:

    Ja si eshte puna.
    Emrat e implikuar ne keto para 1,3 miliard dollare jane te tille qe ka mundesi te vene para gjyqit edhe njeres te caktuar nderkombetare qe praja i ka koruptuar,ndersa nga tiranistani kryesori eshte saliu,plus bishtat palopolitikanet.Doktori e ka bere kete mekat per egot e tij te zgjate sundimin sa te munde me shume.
    Kjo pune per ta zbardhur kerkon BURRA te vertete plus kurajo,sepse drejtesia i ndihmon me fuqine e saj.

  17. nastradini says:

    A KA VULLNET DHE DESHIRE QEVERIA TE MESOJE PER KUSARET E SAJ?

    Sepse nuk e morrem vesh nga pergjigja alla “fol shume mos thuaj asgje” e ministrit Bode. Listat me llogarite bankare te KUSAREVE albaneze hapen nese kete gje e kerkon ZYRTARISHT shteti shqiptar. Zvicra ishte shteti qe kurre ne jete nuk i kishte hapur dhe bere publike llogarite bankare te klienteve te saj. Por me ne fund j’u nenshtrua presioni nderkombetar dhe miratoi me ligj hapjen e llogarive bankare, kur kete e kerkon shteti perkates per investigimin e krimineleve. Sot ne Bote nuk ka shtet te civilizuar qe te refuzoje hapjen e llogarive bankare te firmave apo personave private te dyshuar per veprimtari kriminale. Shembuj per kete jane ngjarjet e fundit ne Greqi, apo zbulimi i vjedhjeve te ish-kryeministrit kroat qe vijoi me prangosjen e tij. Ka shume raste te tjera Egjypti, Libia, Tunizia, Kina por edhe ne Japoni dhe SHBA te gjitha vendet i kane zhbiriluar vete KUSARET e parave dhe fondeve publike ne dallim nga vendi yne qe eshte bere si tabele qitje dhe objekt investigimi nga Bota. Per TURPIN dhe REZILIN e shqiptareve te gjithe patriote te frymezuar, per TURPIN dhe REZILIN e Adriatik Llalles ne postet drejtuese te Investigimit, per TURPIN dhe REZILIN e Opozites Dallkauke qe e miratoi si personi FEBEL i Saliut. Shqiperia don t’i bashkohet BE-se por sillet si nje fis afrikan ZULU qe e mat antarsimin me USHKURIN e parave qe do vjedhe nga Evropa dhe jo me ATE qe do t’i jape ketij komuniteti. Kete teori HAJNASH Saliu e ka mesuar ne Partine e Punes nga Enver Hoxha, qe tere jeten i vodhi sa deshi MIQTE e tij komuniste dhe shqiptaret duke mbushur llogarite bankare te familjes si askush tjeter ne Bote. Kete teori HAJNASH Saliu e perfeksionoi ne vitin 1997 kur vodhi LEKAT e shqiptareve me Piramidat e Bodes dhe ja hodhi fajin Opozites. Kete teori perdori Saliu ne bashkepunim me Fatos Nanon dhe Hashim Thacin prej Kosove kur grabiten si te papare Armatimin e Ushtrise shqiptare nen petkun e Luftes se Kosoves. Kete teori perdori Saliu ku hypi ne pushtet per here te dyte me votat e kanibaleve shqiptare ZULU kur vazhdoi te vjedhe ne aferat monstruoze Durres-Kukes, Gerdec, Bulqize, HEC-e, Armo, Albpetrol, Lazarat e Kanabis, Ilir Meta e Fatmir Mediu, import plehrash e ku ta di nastradini lista eshte e gjate nuk ka pike te ekonomise qe te mos jete kafshuar nga VAMPIRI komunist Sali Berisha. Prandaj 1,3 miliarde USD te vjedhura nga shqiptaret nuk jane te ekzagjeruara sic deklarojne dallkauket dhe servilet, por jane pak. Sepse shuma reale eshte me e madhe, shume me e madhe. Sepse ky eshte MALLKIMI i Zotit per shqiptaret qe kane mese 70 vjet qe nuk dine te zgjedhin drejt BOSIN e tyre. Sepse ne fund nastradini don ta mbylle shkrimin e e tij;

    SEPSE NE SHQIPERI MUNGON PREJ KOHESH KULTURA E NDESHKIMIT!

  18. TROJA says:

    Qe te nxjeresh emerat e maskarenjve,hajduteve,krimineleve,qe kane keto pasuri,te cilat nuk jane reale se shifra mund te jete edhe me e madhe,duhet te kesh:
    1.Gazetare profesionaliste,trima,patriote,e gazetare qe te mos varin jetesen e tyre dhe familjeve te tyre nga roga qe i jep botuesi i gazetes,apo i televizionit.
    2.Duhet te kesh popull te qyteteruar e jo popull qe ti turet tortes si ujqerit e uritur,e te pa ngrene prej javesh e muajsh.
    3.Duhet te kesh opozite te ndershme,qe te udheheqe masen me te emacipuar ne protesta,te cilat te sjellin,perbysje dhe konfiskime,si ne Egjypt,Tunizi,etj,te konfiskohen pasurite si Kadafit,Mubarakut,ministrave,e pushtetareve qe kane rjepur popullin.
    E kete opozite ne nuk e kemi.Korbi korbit nuk ja nxjer syte thote populli.Pra mbetem me teorine se sot nuk ka kushte,per emera e mbiemera,perveç se i nxjer UIKILIKSI.

    1. LORA says:

      Une mendoj se mjafton nje gazetar i kalibrit te gazetarit grek,qe ja beri te ditur gjithe opinionit publik te Greqise e me tej listen e shushunjave
      qe sollen rrenimin e Greqise.Koha qe po jetojme, do te na e tregoje nese edhe ne e kemi nje te tille.
      Jam plotesisht dakord me sentencen”Korbi,korbit nuk ja nxjerr syte”. Dua te shtoj se eshte detyra jone tua nxjerrim syte korbave te panginjur,per 22 vjet duke na shqyer xhepat e duke na marre erzin.Pershendetje TROJA.

  19. Nadia Shabani says:

    Gazetare te Shqiperise kudo qe jeni, jo ju qe i mbani kandilin Berishes kur vjedh, jo Fahri Balliu, jo Blendi Fevziu, jo spiunet gazetare te Berishes por gazetaret e ndershem, si Mero Baze, Mustafa Nano, Andrea Stefani,Sokol Balla, Skender Minxhozi, Marin Mema, Blendi Mane, Adrian Thano etjer e tjer,zhbironi dhe investigoni, zbuloni se kush i ka vjedhur ato para qe jane jashte shtetit, ashtu sic do te bente nje gazetar i BBC-se. Shkoni dhe gjeni listen nga FMN-ja se nuk eshte shume e veshtire per tu zbuluar, eshte detyre e tyre ti jape informacion medias se nje vendi te korruptuar ku Shqiperine e drejton nje kaste e korruptuar dhe e zhytur deri ne gryke si Kadafet dhe Assadet e lindjes se mesme. Ne e dime listen se kush jane por me mire eshte qe kjo liste te botohet e plote pa dallim, kushdo qe ka vjedhur, te majte e te djathte duhet te pergjigjen para ligjit.Nuk kemi shtet ligjor por te pakten te demaskohen para opinionit publik.Shkoni dhe kerkoni se do ju a japin informacionin se edhe ata jane lodhur me korrupsionin e shteteve diktatoriale, mos kujtoni se FMN-ja nuk e di se cfar po i ben Berisha Shqiperise. Gazetare bashkohuni te gjithe dhe kerkoni drejtesi per Shqiperine se media eshte ajo qe e shkaterron cdo diktature n.q.s ben demaskimin e krimit.

  20. e verteta says:

    Ja,i zbulojne keta vigjilentet e partise pa pasur nevoje per asnje lloj hetimi.Interesant eshte fakti qe vetem Malaj,nga PS-ja e ngrene zerin,ay qe ka dicka edhe me te vetet…

  21. Baca says:

    MOS kerkoni me mir se mos gjeni curies te medha ne bank at e huaja.mund te gjeni shume me chalets blu.

  22. br8s says:

    Kjo(lista me emrat) duhet te jete sfida e shtypit investigativ ne Shqiperi. Perndryshe do beheni te gjithe gazetaret te tipit Sonila Meco

  23. shpatar says:

    Dje tek Top Stori Patozi deklaroje se K/Ministri shqiptare eshte nga me patriotet qe ka njohur historia e ketije populli.Dhe une kam besim se ky potriot do ti gjeje hajdutet e Shqiperise dhe do ti veri para drejtesise. Jo me kote thone :Plumbi del me plumb .Hajduti del me hajdut.Per kete nevojitet qe ne shqiptaret trushkulur ti japim pa hezitim voten PD.Per kete na garantoje Patozi se e treta eshte e verteta e shqiptarve.Ne nuk lodhemi duke Qeverisur.Perkundrazi u shpreh ky pinjoll 2 metra kallemb i Saliut radhen e ka populli te trashet me para.
    Mos u lodhni te gjeni se ku kane shkuar keto 1.3 miljard$.Sa i gjeti populli grek do ti gjejme dhe ne .Shpetimi eshte ti pritet koka kesaje kucedre qe i ka te gjitha ne dore.

  24. Horri i Bulevardit says:

    Me demokraci, parate nuk gjinden se te kujt emer jane, megjithese ne si popull i dime shume mire se kush ka depozituar, dime edhe ete pjese te ajsbergut qe eshte nen uje.
    Une per vehte nuk shoh ndonje metode efikase, per te zbuluar vendin e sakte dhe emrat e sakte, pervecse metodes se Enverit.
    Gjyqe te pabera te tipit Basha dhe Mehdiu e Meta, ste sjellin asnje rezultat, por metoda enveriane eshte metode qe i sjell popullit 120% te parave te vjedhura.

  25. Baca says:

    Mos kerkoni me mir se mos gjeni cudira te medha ne bankat e huaja.mund te gjeni shume me xhaketa blu,do te detyrohen te akuzojne opoziten se e kan ber per inat te opozites.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje