LSI bashkon votat me PS për hetimin e listave të votuesve. Naço: Ka rritje fiktive në Kukës për efekte elektorale

21 Dhjetor 2012, 10:42Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim ka bashkuar votat me opozitën për ngritjen e komisionit hetimor “Për hetimin e veprimtarisë së organeve shtetërore mbi lëvizjen e popullsisë në disa njësi vendore të Qarkut të Kukës gjatë periudhës qershor-nëntor 2012”.

Edhe pse kërkesa e opozitës mori 69 vota kundër, 62 ishin pro dhe 1 abstenim, ranë në sy votat pro të tre deputetëve të LSI, Ilir Meta, Nasip Naço dhe Lefter Koka.

Me anë të një njoftimi për mediat, drejtori i informacionit në LSI, Emiliano Aleksi, bëri të ditur se: “LSI është pro nismës së komisionit sepse LSI gjithmonë ka qenë pro transparencës, ndaj edhe në këtë rast LSI tregoi që për shpërndarjen e mandateve të kishte më shumë transparencë. Më e argumentuar, më e plotë dhe më transparente duhet të ishte mënyra se si ishte bërë mbrojtja e kësaj shpërndarje mandatesh. Njëkohësisht LSI gjykon se heqja e një mandati nga Berati do ulë vëmendjen ndaj këtij Qarku për të thithur investime”.

Sipas deputetit Nasip Naço ka rritje fiktive të popullsisë në Qarkun e Kukësit dhe se kjo gjë bëhet për zgjedhje.

“Personalisht po. Kam bindje se ka një rritje fiktive të votuesve. Kam bindjen se bëhet për efekte elektorale”, ka deklaruar Naço për GSH.

Ndërsa për abstenimin e Vangjel Tavos, Naço pohon se Tavo është deputet i LSI-së, por është edhe ministër.

3 komente në “LSI bashkon votat me PS për hetimin e listave të votuesve. Naço: Ka rritje fiktive në Kukës për efekte elektorale”

  1. zogu says:

    Po keta loqe, pse nuk organizohen.

    Edhe me LSI bashke nuk i bene dot votat. Po PDIU si votoi, pse mungojne deputete qe duhet te votojne. Hahahahaha

    Hahaha, PS te kete kujdes, se kjo eshte nje skeme per te corientuar PS.

    Se po te kishin deshire i kishin gjet votat, po kjo eshte nje skeme e LSI per te krijuar idene qe edhe mund te bashkepunojme.

    Po ne fund te fut gishtin.

    Ilir Meta seshte idiot. Eshte shume i zgjuar bile dhe PS sduhet ta haje kete loje te LSI.

  2. NUK DUHET BESUAR GRYKESISE POLITIKE TE ILIR METES.!

    Une e di qe per te mundur kete kafsh qe emrin e ka Berish duhet te punosh edhe me djallin.Pore me sa duket bashkpunimi me Ilir Meta shume e konsiderojne si domosdoshmeri ndersa une e cuaj nje gafe te madhe te Partise Socialiste te shqiperise ne se mashtrohet edhe nje here nga Ilir Meta.
    Grykesia politike e Ilir Metes nuk njehe asnje parim baze te nje bashkepunimi me faktorin e majte.
    1. Ilir Meta erdhi si depiutet me votat e Partise Socialiste dhe sa garantoi mandatin si deputet menjeher i kethej kurrizin Partise Socialiste.
    2. Ilir Meta deklaroi se bashkepunimi me Ramen sjell vetem Kriza politike dhe me Berishen nuk ka krize. Ne te vertet Ilir Meta duke mbajtur Berishen ne Pushtet ai per kater vjet rrjeshte vetem kriza solli deri edhe vrasje te demonstruesve.
    3. Ilir Meta deklaroi se une po shkot teke Berishe per te mbrojtur te majten shqiptare. Ne te vertet Berisha jo vetem qe nuk e mbrojti te majten shqiptare pore edhe e vrau te majten shqiptaree dhe me ne funde e cuajti kokepalare.
    4. Ilir Meta deklaroi se une po shkoi tek Berisha per te mbrojtur interesat e Kombit.Ne te vertet Ilir Meta aty teke Berish i futi thiken Kombit duke e shitur ate bashke me Berishe , problemet e Jugut te shqiperis kane gishte edhe tek Iliri Meta.
    Te gjith keto behen nga nje grykes politike qe brenda njezetakater oreve ndrysholn si kemelioni her behet feudal, her behet borgjes, her behet Marksiste, her behet Enveriste, here behet zogiste her behet socialiste pore mbi te gjitha Ilir Meta eshte Grykes politike dhe kte grykesi politike ja dha qe teke vjedhja e floririt i cili tani kerkon ta mbroj por jo vetem kete vjedhje pore edhe ato me bllok ne dore. Me vjet keq per te majten shqipotare qe ka nje elektorat solide dhe politiken te tipi Ilir Meta lozin ne kurriz te tyre si te doje inetersate personale te tyre.

  3. tirana says:

    LSI DHE PS KA KOHE QE E KANE HEDHUR KETE IDE TE PERBASHKET ,
    VOTAT E LSI JANE PER SALI BERISHEN . ILIRI ESHTE ME I ZOTI SE
    GOMAR IDIOT EDVINI .
    NJE RRUMPALLA MADHE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje