Policia: Koordinatori i FRD u plagos për hakmarrje

21 Dhjetor 2012, 11:33Politika TEMA

Pas plagosjes së koordinatorit të Frymës së Re Demokratike me armë zjarri në një lokal të Kavajës, polici ka shpjeguar edhe motivet e ngjarjes, të cilat janë konfirmuar edhe nga i plagosuri Fatbardh Belba, i cili vazhdon të jetë i shtruar në spital.

Sipas policisë, ngjarja e ndodhur e djeshme lidhet me një plagosje të ndodhur 18 vite më parë, në vitin 1994.

Në këtë vit Fatbardh Belba ka qenë me detyrë punonjës policie i Komisariatit të Kavajës dhe pas një sherri të momentit ka plagosur me armën e shërbimit shtetasin Dashamir Aga, i cili tashmë është 39 vjeç.

Përgjatë këtyre 18 vite vëllezërit Aga i kanë shmangur përballjet me Belbën, por ditën e djeshme janë gjendur në një lokal dhe kanë risjellë në vëmendje ngjarjen e ndodhur më parë.

Siç shkruhet në Panorama autori dhe i dëmtuari kanë nisur të debatojnë me fjalët “pse më sheh”, më pas debati është bërë më i ashpër dhe Durim Aga ka qëlluar me armë zjarri Belbën dhe është larguar me makinë.

Tashmë autori është i identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje