Vasili: Qëndrimet tona nuk janë kundër Berishës, por kundër Aleancës Kuq e Zi

21 Dhjetor 2012, 12:13Politika TEMA

Vota e LSI pro kërkesës së PS për ngritjen e komisionit hetimor për verifikimin e mandateve në qarkun e Kukësit, nuk ishte votë kundër aleatit bashkëqeverisës, por një mundësi ofruar opozitës për heqjen e dyshimeve. Kështu ka thënë zëvendëskryetari i LSI-së, Petrit Vasili, njëherësh edhe nënkryetar i bashkisë së Tiranës.

“Çdo forcë politike merr vendime të bazuara në bindje të saj, nuk influencohet nga mjedisi politik që e rrethon. Këto hamendësime që mund të kishte opozita merrnin një përgjigje. Po të ndiqni kronologjinë e disa votimeve tona, ka qenë ftohtësia e arsyetimeve politike. S’kemi pse të qëndrojmë në llogore. Komisionet janë mekanizma që mund të përdoren për të hequr çdo lloj dyshimi që mund të ketë një palë. Mazhoranca votoi kundër sepse besoj që ka menduar që në këtë që bën opozita, ka më tepër synimin e një protagonizmi politik, një takticizëm që do të krijonte humbje kohe, çfarë e bëri dhe ta refuzojë një kërkesë të tillë. Këtë e them nisur nga ajo çfarë është deklaruar deri më tani nga deputetët e mazhorancës”, tha Vasili për Ora News.

Vasili ka sqaruar edhe deklaratat dhe qëndrimet e fundit, në dukje kundër PD, si ato lidhur me nacionalizmin. Ai tha se ato kanë qenë më tepër kundër segmenteve të reja politike, sesa vetë kryeministrit Berisha. Megjithatë, ai shtoi se LSI është kundër çdo lloj nacionalizmi, ngado që vjen, i cili e kalon masën dhe bëhet i dëmshëm për vendin.

“LSI ka folur dhe ka mbajtur një qëndrim shumë racional ndaj gjithë nacionalizmave, s’kemi pasur nacionalizma të theksuara nga Berisha, por nga segmente të tjera. Politika shqiptare në të gjitha krahët ka një mundësi të madhe të shprehjes patriotike, jo nacionalizmit. Patriotizmi më i madh është që kjo Shqipëria të jetë e europianizuar. Ndaj të votojmë ligjet për integrimin, vetëm kështu mund të jemi më të fortë. Opozita mund ta tregonte fare mirë patriotizmin me votimin e tre ligjeve. Besoj që reagimi i parë i menjëhershëm erdhi nga një shtet fqinj, që në momente  të caktuara ka përvijuar raporte jo shumë të mira me Shqipërinë. Ne e dimë shumë mirë vokacionin e një vëmendje artificialisht të rritur që vjen nga Greqia, s’kemi ndonjë surprize,  e cila tregohet tepër nacionaliste për të kaluar atë hall të madh që ka me krizën në vend. Nacionalizmi ngado që të vijë, që e kalon masën  dhe bëhet i dëmshëm nuk është i mbështetur nga LSI. Nuk kemi kohë t’u bëjmë shërbim eficencave të tilla. Jemi në një krizë ekonomike që kërcënon vendin. Çdo shkarje në anakronizma të tilla do të thotë të tërheqësh vëmendjen nga problemet parësore dhe të merresh me probleme dytësore”, theksoi Vasili.

13 komente në “Vasili: Qëndrimet tona nuk janë kundër Berishës, por kundër Aleancës Kuq e Zi”

  1. loni says:

    ju jeni kunder vetes tuaj o hajdut vasili,,,do ikni pa asnje deputet ne qershor,,ju jeni partia me hale e shqiperise…

  2. fi says:

    Kjo tregon se LSI ka frike nga AK derisa nuk ja permend emrin dhe duke qene se sipas parashikimeve ak do te nxjerre ne pension partine me hajdute dhe me ordinere qe ka njohur sistemi politik pluralist shqiptar. Edhe PD nuk ja ka me nevojen asaj mjafton te lexosh mesazhin e grupit parlamentar te pd-s ne lidhje me aleancen me lsi per zgjedhjet e ardhshme

  3. Mjek says:

    Ky do te mbahet mend si Ministri i Shendetesise me pleher.

    Kur flet ky per europianizim!!!

  4. nastradini says:

    Ky VEMJE gjirizi i paftyre prej LSI-je e do votimin e tre ligjeve per te vjedhur BE-ne sic po vjedhin sot Shqiperine, me tefter ne dore. Sic e pame LIVE ne videon e VEMJES tjeter krimb haleje Ilir Meta. Por VEMJET i kane bere hesapet pa hanxhine. Sepse hanxhiu BE ka siguruar mjaft uje ne rezervuaret e tij dhe i shpelan shpesh WC-te e tij nga VEMJET albaneze te tipit LSI, qe duan t’i integrohen me dinakeri kusari.

  5. Mjeku says:

    Ke te drejte koleg, Petrit Vasili eshte ministri me plehre qe ka pare Shendetesia ndonjehere.

    Eshte i pakrahasueshem ne nivel dhe fisnikeri me

    Te mrekullueshmit Alushani, Solis, Shehu dhe Anila GODO, me teknokratet moderne dhe te ndershem te tipit Pistoli apo Cikuli,me masoviket si Brokaj( qe ka nje faj te vogel qe e ka mbajtur afer kete qelbesire).

    Bile kam degjuar te thone qe edhe elektroauto Ndoka ishte shume me pozitiv se Vasili.

  6. fatmiri says:

    Te theme dhe une dy llafe se ma pruri ne shteg ky Vasili:As mish e as peshk..te verifikosh nje dyshim , humbje kohe (ketyre nuk u premton koha…). Lsi qendrim racional per nacionalizmain. Dua te pyes se ç’eshte nacionalizmi dhe ç’eshte patriotizmi, kete as e kam kuptuar e as e kuptoj? Ka ndonje qe ma thote shqip komplet ta kuptoj dhe une i varferi qe nuk di? Une di vetem qe nacinalizem nuk eshte fjale shqip dhe perkthehet kombtare, ndersa patriotizem me duket shqip (nashti e kemi keq se dhe akademiket e gjuhes jane spostuar e merren “juristet” me gjuhen shqipe). Pyetja del: a duhet ta mbrojme kombin?! dhe ata qe e mbrojne (qe te gjithe e mbrojne, perveç politikes tone) perse fjalen “nacionalizem” ose “kombtare” e quajne gje te keqe?! Apo ne kushte te tjera fjalen nacionalizem e perkthejne edhe shteterore! Ka njeri ti dije shqip keto, por pa shume analiza se keto na merzisin. Theme perkthim, jo interpretim. Ju uroj gezuar krishtlindjet dhe vitin e ri me ato qe keni, por me shume dashuri!

  7. sabri says:

    Matrapaz e dallkauk me te madh se ky njeri skeni per te gjetur ndonjehere. Mjafton ta shohesh si flet dhe si perdridhet, per te kuptuar qe eshte komplet delenxhi dhe legen.

  8. SHKODRANI says:

    Paske dale edhe ti dashnoruci i sonjese se leshkos ore hajdut me cizme ore dylberi i ilir buces,po mundoheni qe ti ngjiteni P.S. tashti se e shihni se po ju vjen fundi ore funderrina,por mos harroni 21 janarin bashke me ate vucidolin,dhe po beri gabim EDI te beje koalic me ju edhe ai ka per te humbur,nuk do dalim fare ne votime.more bucat e derrit.

  9. fiku says:

    Pervecse nje ndyresire dhe njeri qe shkaterroi mjekesine kur ishte minister shendetesie ky ka edhe nje rrenje nga ish regjimi pasi eshte nipi i manush myftiut, pra nje nga ish nomenklatura qe eshte ne qeverine gjoja demokratikase qe kemi

  10. Fotina says:

    Qirje Vasillaqis,
    Te jesh kunder Berishes do te thote te jesh kunder Greqise, mbasi Krieministri allvanos eshte miku me i ngushte i qirje Janullatosit dhe i Vasil Bollanos. Berishi i ka dhen fjalen qirje Samarasit se ne korrik te vitit ters 2013, pasi te kete vjedhur zgjedhjet ne fund te qershorit, do organizoje perseri gjakderdhje ne Shqipiri, si ne vitin ’97. Keto vepra te Berishes na duhen ne qirje Vasillaqis, degjo Fotinën

  11. kuksjani says:

    Na doli prape loni,mos u frikeni.Komente loni!

  12. brace says:

    Ju hajdutet e grupit te flliqur te lsi,se bashku me pk te plakut nga vicidoli,AK i merrni te keqen,ajo parti do tju qije ne bythe ju plehrave,antishiptare te vertete.Deri me 23 qershore mundeni te luani me shqiptaret,ne saje te mashtrimit qe bete,se koke lopa juaj,k/hajduti i shqiptarve theriste e bertiste,te bashkohemi te largojme komunistin,diktatorin e fundit ne rajon,hajdutin e vrasesin e shqiptarve,komunistin kriminel nga vicidoli.Prandaj edhe ju po shkoni ne pi… te motrave te tuaja me 23 qershore 2013,o vasil hajduti.

  13. kuksjani says:

    Jepi loni,te dhjesha shpirtin.Jepi bir k….v

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje