Ministria e Ekonomisë hapi zyrtarisht ofertat për shitjen e 4 hidrocentraleve të vogla, dy Bistricat dhe Ulëz Shkopetin.
Në tenderin e parë që përfshinte shitjen e dy hidrocentraleve të Bistricës, u paraqitën shtatë oferta, por çmimin më të lartë e ofroi kompania ‘Kurum’, raporton Top Channel.
“Oferta financiare e ‘Kurum’ është 52 milion euro,” tha zëvendësministri i Ekonomisë Sokol Dervishaj.
Edhe në tenderin e dytë, atë për shitjen dy hidrocentraleve të tjerë, Ulzës dhe Shkopetit, çmimi më i lartë ndër 4 ofertat e paraqitura u ofrua sërish nga kompania ‘Kurum’.
Komisioni po shqyrton dosjet dhe do të shpallë fituesin mbi bazën e një sistemi pikëzimi që përfshin ofertën financiare dhe atë teknike në një proces që zgjat minimumi një javë deri në një muaj pas mbledhjes së ofertave. 4 hidrocentralet e nxjerra në shitje kanë një kapital të regjistruar prej rreth 10.7 miliardë lekësh.
Kjo është hera e dytë kur Qeveria tenton të shesë këto katër hidrocentrale të ndara në dy shoqëri të veçanta. Herën e parë tenderi dështoi sepse në të nuk u paraqit asnjë ofertë, çka e detyroi Qeverinë të ndryshonte Ligjin e Privatizimeve, duke dhënë më shumë garanci për blerësit, përfshirë dhe një çmim më të lartë me të cilin ata do e shesin energjinë e prodhuar tek Korporata Elektroenergjetike. Përfundimi me sukses i tenderit, do t’i mundësojë Qeverisë që në total të arkëtojë rreth 110 milionë euro nga shitja e këtyre hidrocentraleve, para të cilat pritet të përdoren si investime në muajt e parë të vitit të ardhshëm, përpara se vendi të shkojë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Në Ligjin për Buxhetin e Shtetit, qeveria i ka dhënë të drejtë vetes që t’i përdorë paratë e privatizimeve pa miratimin e Kuvendit, çka shkaktoi debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës.
Shume mire. Do ti shporrim surreterit e kalbur te Ps-se bashke me ate pallen piktor. Qani komunista qani. Jo 100 milione por edhe 500 milione euro te tjera do hidhen ne fushate dhe ju skeni oer te fituar kurre. Ahahahhahaha mbani fort deshtakun piktor. E duam edhe ne shume Edin se vetem nje palle si ai eshte aq gomar sa te na e leje neve fitoren. 8 vite e hengret. Do ta hani dhe 8 vite te tjera
NDAL GRABITJES SE SHQIPERISE DHE SHQIPTAREVE!
NESER DO TE JETE SHUME VONE!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/albania-is-not-for-sale.html
Komunikaten e dezhur “Gjinit”-INJORANTIT ketu te “Tema”, e lexuam!
Mos ia humni prirjen e avenirin: dergojeni ne ndonje linje autobuzi qe ka kallabllek shume, qe t’i bije njehere unazes (me briske ne xhep) dhe t’u vjedhe udhetareve te shumte te fundvitit (oh, shyqyr qe shpetuam nga profecia maya!) ndonje dore lekesh!
Turp, ndyresira, çorapegrisur te lumtur nga mjerimi njerezor, te verber nga shkelqimi i rreme, shurdhe ngaqe s’ua mbajne me veshet te degjoni idiotesira nga k/idioti qe ju grazhdon!
me fal se po ju them;mor kurva ne kemi problem energjine dhe ju shisni hidrocentralet. cfar rrace jeni ju politiokan antishqiptar. nuk late gje pa shitur. por cfar efekti ekonomik ka. shitet albtelekomomin ,shitet amc shitet metalurgjikun ,rafinerin e ballshit 70%te albpetrolit dhe cfar fitimesh patem si popull. sherbimi pertok,u hodhen punetoret tane ne rruge u rriten cmimet e produkteve te tyre. ju ta nxirrni me zor te keqen ptu kurva dhe antishqiptar . ju jeni sidomos mete te gjithe per burg por do ju vij dita. kompanite qe kane privatizuar nuk paguajne as taksa.