Flamur Bime: Censusi është qesharak, formularët u plotësuan nga militantë të PD

21 Dhjetor 2012, 12:36Politika TEMA

Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Bime, shprehet se shkurtimi i buxhetit për bashkitë dhe komunat ka të bëjë me “sjellje politike”.

“Me sjellje politike nënkuptoj që meqë këto janë bashki të majta, pushteti qendror mendon t’i vërë në konflikt me qytetarët, për të bërë të mundur moskryerjen e shërbimeve. Si dhe për të na vënë në konflikt me vetë administratën, sepse ne kemi bërë shkurtime në administratë pasi sivjet, pikërisht nga shkurtimi i buxhetit u detyruam të bënim shkurtime, pasi ishte e pamundur që të mbaje njerëz në punë me këto fonde. Por grantet e pakushtëzuara janë kthyer në grante të kushtëzuara, pasi qeveria i prek kur t’i dojë qejfi, siç i preku ato për ujësjellësit, apo siç i bllokon për çdo lloj fature që ka të bëjë me qeverinë. Dhe, për këto arsye këto grante janë minimale. Duke u nisur nga Gjirokastra, sepse Gjirokastra është qytet në UNESCO, është krejtësisht e papranueshme kjo situatë”, deklaron për Shekullin Bime.

Ndërsa për sa i përket censusit, Bime shprehet se: “Unë së bashku me familjen time nuk jemi regjistruar, pasi ishte qesharake. Ai census që u bë në vitin 2011 ishte krejtësisht qesharak. Shifrat e publikuara nga INSTAT-i janë krejtësisht të pasakta dhe shumë larg realitetit në vend. Janë shumë familje në Gjirokastër të cilat nuk janë intervistuar nga punonjësit part-time që u përdorën në atë proces. Edhe në atë periudhë që u zhvillua censusi kemi bërë me përfaqësuesit e INSTAT-it luftë të fuqishme për mënyrën se si po realizohej, që nga drejtoresha e INSTAT-it, por sugjerimet tona ranë në vesh të shurdhër”.

Sipas Bimes intervistuesit ishin militantë të partisë të pakualifikuar.

“Në bazë të ligjit në fuqi, këta persona duhet t’i vendosja unë si kryetar i bashkisë, por as më pyetën fare, pasi ata u caktuan në atë detyrë politikisht. Ishin të gjithë militantë të PD-së, që të plotësoheshin të gjithë me rroga 3 mujore. Ndaj u shkel që në fillim ligji për regjistrimin e popullsisë, pasi lista që çuam ne, me listën që ata të INSTAT-it emëruan, ishin krejtësisht të ndryshme”.

13 komente në “Flamur Bime: Censusi është qesharak, formularët u plotësuan nga militantë të PD”

  1. geno says:

    Shyqyr qe foli njehere publikisht ky Bime-bashi i Gjirokastres qe e ke katandisur Gjirokastren ne germadhe, madje ne kohen e Bimbashit turk ka qene qyteti me i paster i Shqiperise

  2. Mihal Haxhiu 'Χατζημιχαλης' says:

    Ikni o Bime se na cate trapin censusi censusi,shume mire qe ishte qesharak ashtu duhej iku u mbyll ai muhabet

    1. lavdi te drejtes says:

      Haxhimihal ; Nga Siria komenton,c’kemi amdej .Ruaju se te merr mdonje sacme dhe gjynah, do na marri malli .

  3. Ben Chicago says:

    edhe atje ku shkonin regjistruesit shkruanin me laps
    saliu manipuloi votat qe ka komisionere nga parti te tjera
    kurse regjistrimin e beri si ja donte interesi
    dhe nuk ka kush ta kontrolloje

  4. Lili i vocërr, talebani i rrënimit says:

    Thashe, ku e kam pare kete vajze, ku e kam pare.
    – Nje buke 40-she dhe nje panine!- i thashe shiteses se re te bukes te njeres prej rrugeve ne Tirane, qe mban emrin e nje rilindasi te shquar, ne mos me i shquari.
    Dy-tre dite keshtu, mirepo, pasi lexova kete interviste te Flamurit, u kthjellova dhe e pyeta, drejt per drejt, pasi nuk pajtohesha dhe me nenqeshjen e saj, ironike, shkak e pa shkak dhe pertalljen e saj me ndonje klient, sidomos te moshuar, kur pyeste per emrat e embelsirave qe ishin shtuar ne banak.
    – Moj vajzë, – vajzuke, thone ne Shkoder, shtova, – mos je ti, qe ke qene ne shtepi time, per censusin?
    E pa se isha kthjelluar mire dhe s’kishte nga t’ia mbante.
    – Po.
    – Mbaruat me të?
    – Po.
    – Po buke po shet tani?
    – Po.
    – S’gjete ndonje pune tjeter.
    – Jo.
    – S’di ndonje pergjigje tjeter.
    – Jo.
    – Askush tjeter?
    – Po, e dine ata, qe me kane çuar ketu per te punuar.
    – Cfare dine ata?
    – Vjen shpejt, 23 qershori i 2013-es?
    – Ç’ne, perse nuk ti di tashti une mendimet tuaja? Ti arrite me i thEne Saliut ne sy tim perbindesh.
    – Jo, s’kam thene une.
    – Po, ti ke thene, tashti s’te njoh vetem une, po te gjithe NE…

  5. ALpini says:

    paska pamje budallai,tamam si Maks Hasani deputeti komunist i Beratit………..

  6. tourkofagos says:

    …ishin te gjithe militant te PD-se,ishin te gjithe korrake……pune korrakesh!

  7. Gerti says:

    Ky Bimja ben mire te japi llogari per shkaterrimin e qytetit me te bukur te Shqiperise, te tregoj se si firma e tij e ndertimit po ben pallate vend e pa vend. Te japi llogari se si po i ze rruget me pallate, pastaj te flasi. dhe eshte fshatar i ardhur ne gjirokaster. ka qene sekretar i pare i komitetit te rinise ne fundvitet 80, pasi bashkefshatari i tij u be kryetar komiteti

  8. plaku says:

    Hajde kryetara bashkie, hajde. Flit me shifra se behesh me i besueshem more zoteri. Thuaj se ne vitin 2009 busheti per Gjirokastren ishte, ne vitin 2010 ishte, ne vitin 2011 dhe ne vitin 2012 ishte kaq dhe aq.
    Mos fol ne pergjithesi por me shifra.
    Mire thone se cdo popull meriton qeverine qe ka.

    1. tourkofagos says:

      plako,ndonje cam ka ne Argyrokastro…?????
      apo nuk kishin bithe,qe te rrinin prane grekeve…………..

      1. Ervini says:

        Gjuha vete aty ku dhemb dhemballa, te ka dhene dhimbje te medha ndonje cam ty, turkosucker.

  9. redi says:

    Po ky ca e ka Hysni Milloshin sa i ngjan fiks fare.megjithese keta
    komonistet nje prerje kane ngjan mavria edhe me ate Baftiarin e Fierit.
    Vari lesht pune mocaloresh.

  10. i krishteri says:

    realitet alla shqiptar.
    Shqiperia ke qene eshte e do jete kufiri ku perplasen turqit me te krishtret, c’do pune qe behet ketu te dy keto ryma kerleshen nen dhe mbi rogos.
    Censusi vertetoi intrigat e turqve kunder kaureve ngaqe kane frike qe kauret mos jene mbi 50% se ju kapin fronat e sulltanerise.
    Janullatosi i terbon,por ne fakt pa te, ortodokset po i varoste komunizmi 45 vite,duke ngritur edhe xhami mbi kishat tani ne demon-kracine alla turka.Janullatosi e rinoi ortodoksine,tjter pune se mazllemet shemtohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje