Rama me të rinjtë vlonjatë: Më 23 qershor do përmbysin botën e vjetër

21 Dhjetor 2012, 20:56Politika TEMA

Të rinjtë vlonjatë i janë bashkuar manifestit “Unë jam FRESSH”, duke mbushur Sheshin e Pavarësisë.

Sekretari për Rininë në PS, Erion Veliaj u ka bërë thirrje të rinjve të bëhen protagonistët e ndryshimit të 2013. Duke shfrytëzuar simbolikën e sheshit të Pavarësisë, ai ka theksuar se “ashtu si 100 vjet më parë Shqipëria kishte nevojë që njerëz të përgjegjshëm të merrnin fatet e vendit në dorë, edhe sot kur shteti ynë mbushi 100 vjet ka nevojë që të rinj të aftë, të përgjegjshëm dhe me energjitë e duhura t’i japin forcë ndryshimit, drejt të ardhmes europiane të vendit”.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama nuk e ka fshehur aspak entuziazmin dhe kënaqësinë e një pjesëmarrjeje kaq masive të të rinjve vlonjatë në këtë nismë. “Në 23 qershor ne do ta përmbysim këtë botë që na është imponuar përmes votave të vjedhura, përmes padrejtësish të përditshme, përmes mungesës së plotë të vizionit, të projektit, të ideve dhe të aftësive për ta çuar Shqipërinë aty ku meriton, në Familjen Europiane, si anëtare me të drejta të barabarta të asaj familjeje. Për t’i dhënë mundësi të rejave dhe të rinjve të këtij vendi që nesër të mos jenë qytetarë të dorës së dytë të Bashkimit Europian. Por, të jenë europianë mes europianëve të shkolluar, të stërvitur, të gatshëm që të përballojnë rrugët e gjera të konkurrencës jo vetëm brenda Shqipërisë, po kudo nëpër gjithë Europën. Dhe, jo vetëm të detyruar që ta braktisur atdheun për t’u bërë europianë të aftë në Europë, por duke qëndruar në Shqipërinë e përbashkët të mund të përballen me sfidat e Europës së Bashkuar, pa asnjë kompleks inferioriteti, pa asnjë mangësi”, u ka thënë të rinjve vlonjatë kreu i PS-së.

Kryetari Rama ka theksuar se në 23 qershor bota jonë, bota shqiptare, do të ndryshojë që Shqipëria të shkojë në drejtimin e duhur. “Për ta bërë Shqipërinë europiane këtu, në çerdhet, në shkollat, në universitetet tona. Për ta bërë Shqipërinë europiane këtu në qendrat shëndetësore tona, në spitalet tona. Një Shqipëri Europiane që të ketë punësim real, jo rritje të papunësisë”, është shprehur lideri i opozitës. Sipas tij kontrasti midis asaj që do të bëjnë socialistët në qeverisje me atë politikat rrënuese të qeverisë aktuale është shumë i madh. “Një Shqipëri ku të ketë mbështetje për çdo ide për të bërë biznes dhe jo shkatërrim të biznesit në emër të një grushti klientësh të pushtetit. Një Shqipëri që të ketë taksim të ndershëm dhe jo taksë të sheshtë që bën që mësuesit të paguajnë më shumë taksa se ministri arsimit, apo polici të paguajë më shumë taksa se ministri i brendshëm. Një Shqipëri ku shërbimet merren sipas nevojave jo sipas xhepit, ku gjithkush që ka nevojë për kujdes shëndetësor ta marri atë kujdes dhe pse mund të jetë i papunë dhe për pasojë i pasiguruar. Apo dikush që dëshiron të shkojë më tutje, të arsimohet më shumë  të mund ta bëjë këtë edhe sikur familja e tij të jetë e varfër, sepse arsimimi nuk është një e drejtë që blihet, po është një e drejtë që garantohet për të gjithë. Për të gjithë ata që duan të shkojnë përpara, që kanë talentin e nevojshëm pavarësisht se mund të mos t’i kenë paratë e nevojshme. E pra, një Shqipëri ku ne të gjithë së bashku të mund të themi; Po ishim ne të gjithë së bashku që kthyem një faqe dhe hapëm një faqe të re në historinë tonë”, ka përfunduar angazhimin e tij kreu i Partisë Socialiste.

13 komente në “Rama me të rinjtë vlonjatë: Më 23 qershor do përmbysin botën e vjetër”

  1. Dede Kola, New York says:

    Ishalla ve dore ZOTI i Madh qe eshte ne qiell, se SALA nuk ka as Din e as Iman.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/albanian-halloween-signature.html

  2. luis says:

    Te gjithe njerezit e ndershem dhe atdhedashes e presin diten fatlume qe ne krye te shtetit te kene njerun e perkushtuar dhe qe do i sjelle paqe mes njerzve dhe rritjen e nivelit te jeteses.
    Mjafte me percaresin dhe hajdutin e ketij vendi.
    Berisha e ka vendin ne koshin e plehrave te historise.
    Zoti Mero Baze me keqardhje verej se gazeta jote nuk po eshte ashtu sic ishte deri para dy ditesh.Dikush po ben lojen e dikujt tjeter ne stafin e gazetes tende sepse edhe komentet kunder pushtetit sikur po fshihen edhe aktivitetet e opozites po jepen si lajme te dores se dyte.
    Pres reagimin tend te menjehereshem.

    1. Urgjenca says:

      Pergjigju urgjent Mero ketij morracakut te kuq. Ka hall se po i dalin si lajme te dores se dyte traplluqet e Edit. Ahahahahhahahaha. Po ku e rruan Mero per ju kuqalashet more. Meroja ca ti beje qe ka inat Salen se po te ishte per Meron ju morrat e kuq as kishit per te komentuar fare tek Tema se Mero i ka urryer gjithmone komunistet edhe palluqen Edushka Raumushka. Sa per aktivitetin e Rames ska per te ardhe kurre dita fatlume. Te siguroj une qe do hash mut ti megjithe Ramen o Luis palla ne qershor.

  3. edi says:

    Me ke do ta permbysesh boten e vjeter ti mo shoku me sekretarin e partise shokun gramoz apo me shoqen arta ?

  4. tomori i beratit says:

    Mos u gufos o kryetari yne.O EDI RAMA.Leri fjalimet por ngri popullin ne kembe,sensibilo gjith opinionin nderkombetar,gjith perfaqsit diplomatike se:NE 23 qershor saliu do vjedh MASIVISHT voten ,diten me diell dhe pa ju trembur syri.Oguri i zi ka filluar me listat e zgjedhesve ne Kukes,me situaten ne Fier dhe me venien ne kontroll te te gjith sistemit te drejtesis.Ti o KRYETARI yn keshtu na the edhe ne 2009 qe mos u merakosni se vota nuk preket dhe E PAM QART se çfar u be.Ne zgjedhjet e pushtetit vendor per Tiranen u shprehe-Nuk ka njeri te ver dor mbi voten e lire-Fare hapur dhe perpara TV ti vodhi e te talli.Ti prap Hiç.Sot po bredh fshat me fshat (mir ben)por me par MBLIDH RETH PS GJITH SHQIPTARET e thjeshte te çdo force politike qofshin,krijo nje ALEANC gjithperfshirese me moton-saliu para drejtesis-.Mos shiko majtas,djathtas,komunist,ballist,zogist,frpdist,aleancist,socialist,lsist,çam,rom,rumun,bullgar e çdo lloj race e kombi qe ekziston.Per permbysjen e sali vrasesit duhet nje OPOZIT E MADHE qe mos ti lej asnji shteg ketij psiqiku qe te permbys rezultatin e votes qe dihet eshte e gjitha kunder sali qenit.Pra BEJ DETYREN O KRYETARI YN SOT se neser do jet von.

    1. E dua shqiperin, por pa plehrat PD/PS/LSI says:

      Perse duhet te vini ju te PS-se ne pushtet ? Juve keni treguar veten me mbi 2o vjete ne politik, partija e juaj ka qene dhe ne pushtet dhe c’fare te mire i keni sjelle vendit ? Asnje te mire. Ju s’jeni aspake me te mire se PD-ja. Ju dhe PD-ja jeni si ajo bajga qe ndahet ne dyshe kur mbi te kalon nje makine. Une ju pyes juve te PS-se, cila pjese e ”mire” e bajges jeni ju ?
      Nuk arrije te kuptoje se si ka mundesi qe te rinjt shqipetare( apo dhe te rriturit) akoma ketyre genjeshtareve(qe vetem pushtet dojne) ju shkojne pase. E pa besueshme, por per fate te keq nje e vertete shume e hidhur.

      p.s. bajga, bajge ngelet. Por perse ore njerez te mire e duani bajgen? A se beni dote pa te?

  5. isuf says:

    Per çfare Evrope e ka fjalen zoti Rama.te votonte 3 ligjet qe Shqiperia te mirte statusin.te keqen na e ben ne refugjateve qe do punojme sa te vdesim dhe nuk do vemi ne pension(skemi vjetersi)n.q.s Shqiperia sfutet ne Evrope.

    1. tirana says:

      O EDVIIN PALLA QE FLET BUDALLALLIQE PERPARA KETYRE IDIOTAVE SHQIPERAR ,QE I KE BERE LESHKO ME RRENA . PO CFARE BOTE DO TE PERMBYSESH MORE RAMUSH KARABUSHI .
      SA U PERMBYS BOTA NGA KALENDARI I MAJES AQ DO TE PERMBYSESH DHE TI.
      O RAMUSH IDIOTI TI NUK PERMBYS DOT GJERA ME TE VOGLA NE KETE VEND.
      E VETMJA AFTESI QE TI KE ESHTE TE PENGOSH SHQIPERINE DREJT !!!!!!!!!!!!!!!
      DIL PERPARA POPULLIT ME VEPRA KONKRETE DHE THUAJ CFARE KE BERE GJATE KETYRE VITEVE
      SI KRYETAR OPOZITE , CFARE TE MIRA KE SJELL . ZEROOOOOOOOOO
      MOS E MASHTRO POPULLIN ME PLANE PER TE ARDHMEN ????????????????????????
      SOT NE BOTE NUK PO BESOHEN POLITIKANE SHUME ME TE NDERSHEM , SI MUND TI BESOJ
      POPULLI KETIJ LEKURKUQI ????????????

  6. Kela says:

    Edi ftoje per debat televiziv Saliun. Nuk ja mban se sdi te flase shqip dhe e di qe do te deskrititohet. Dihet qe nuk do te vij por ti ftoje,keshtu ja shkaterron nervat idiotit qe nuk formon dot nje fjali. Asnjehere nuk e kemi pare ne debat televiziv kete monster. Dihet qe ai nuk e di se ceshte debati.

  7. Skela says:

    Per mendimin tim zgjedhjet e 2013 do te jene kopje e zgjedhjeve te vitit 1996. Partia Socialiste edhe atehere u pregatit por nuk beri asgje. Rama duhet te ngreje popullin ne rebelim nuk ka asnje alternative tjeter te rrezohet ky monster.

    Dhe rasti me i mire do te jete ne se PS fiton. Jam i sigurt qe do te heshtin sepse do te vijojne te vjedhin vete. Hajduti nuk e denon hajdutin.

  8. EDI RAME DERRKUCI LARGOHU SA ME SHPEJTE says:

    HAHAHA BOTE E RE ME RRUCIN,GJINUSHI,NGJELEN.

  9. fshatari says:

    Si do te duket bota e re?do te thote qe PS do te riformohet dhe asnje nga ata bashibozuket qe jane brenda saj qe nuk kane mundesi si te fitojne rrogen vetem me politike do te hiqen dhe do zevendesohen me te rinj?ide e mire por ata nuk do jene dakort vetem me pensjonin dhe pa pushtet keshtu qe nuk funksjonon!Por edhe mund te funksjonoje sepse nje pjese e popullit qe ta jap voten fatkeqesisht eshte ,,,,,,bageti dhe beson ne perrallat tuaja.Mendoj se ky popull do te piqet politikisht vetem kur ta kuptoje se politika e te gjitha ngjyrave ne Shqiperi eshte armiku i tij.

  10. Din Kruja says:

    O Rama ti vete ben pjese ne eliten e botes se vjeter, pra i takon qe te permbysesh vetvehten. Bravo Edi jepi se aq mend ke o zvarranik. Kur te jesh zhdukur nga politika do te jete sukses i madh per kete popull, vecanerisht per elektoratin e majte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje