Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, kërkoi që të zhbllokohet situata në KQZ në lidhje me shpërndarjen e mandateve dhe ngritjen e Zonave të Administrimit Zgjedhor.
Vasili tha se standardet e zgjedhjeve janë jetike, ndaj nuk duhet humbur kohë.
“Mendimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim është ky: Administrimi zgjedhor dhe realizimi i standardeve të zgjedhjeve nuk kanë nevojë për protagonizëm politik nga cilido krah që ai të vijë. Ka nevojë për për rikthimin në memorie të atyre zgjedhjeve me probleme të cilat e kanë penalizuar Shqipërinë dhe integrimin e vendit dhe besoj se nuk ka nevojë më për asnjë nevojë për një shpjegim të mëtejshëm për të treguar rëndësinë e tyre dhe për realizimin e tyre me cilësi. Kështu që përfundimisht kjo situatë duhet të zhbllokohet në mënyrë të menjëhershme,” tha Vasili.
“Këto zgjedhje, siç dihet, kanë për të qenë dhe do të jenë një element shumë i rëndësishëm në vlerësimin politik të Shqipërisë edhe nga Europa lidhur me çështjen e integrimit europian.
Pra duhen parë edhe në këtë optikë tepër të rëndësishme të këtij integrimi që përbën dhe kryeobjektivin politik të politikës shqiptare në tërësi por edhe të popullit shqiptar në tërësinë e tij.
Kështu që thënë e gjithë kjo Lëvizja Socialiste për Integrim nga ana e saj do të vihet në dispozicion plotësisht dhe nuk do të luajë në asnjë rast rolin e bllokuesit apo të pozicionit destruktiv. Do të vazhdojë të jetë një kontribuuese konstruktive në Parlament por edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Dhe ftojmë edhe të gjitha forcat e tjera politike, përfaqësuese në këtë komision, të mbajnë të njëjtin pozicion konstruktiv për të zhbllokuar sa më parë situatën,” vijoi nënkryetari i LSI.
December 22, 2012
ZGJEDHJET LEGJITIME SI GARANCI INTEGRIMI APO MASKARADEN E RADHES TE VAZHDIMSISE.
E para e punes organizimi i zgjedhjeve ne nje system demokratik e legjitim ka per mision vlersimin e qeverisjes aktuale dhe marrjen e mandatit legjitim qeverises per kater vitet e ardhshme.
Per mendimin tim as pushteti ekzistues por as klasa politike ne tersine e saje nuk eshte e interesuar per keto dy parime themelore te sistemit demokratik e pluralist.
Vete fakti i kompromisit te ndertimit militant te KQZ e Kolegjit Zgjedhor bipartisan jasht sistemit te drejtesise dhe menyra e njejte e propozimit te kandidaturve me list ate mbyllura tersisht ne duart e pashallreve partiak ne te “majte” e te “djathte” vertetojne faktin se pushteti dhe politika kane mission vazhdimsine dhe jo implementimin e demokracise ne Shqiperi.
Pafytursia ,imoraliteti dhe natyra kriminale e pushtetit shkon deri atje sa deklaron se vjedhja e 1 Miliard e 3 qind milion Dollar eshte me pak se sa kane vjedhur praardhesit tane pra jemi me te pastert.
E para si guxojne dhe e pranojne hapur vjedhjen e kesaje shume sikur te jete nje karamele dhe e dyta sa eshte shuma e percaktuar ne kodin penal te Shqiperise z Minister i financave per te shkuar ne burg.
Reagimi i squllet i opozites para nje fakti te tille dhe moskerkesa per dorheqje te ministrit te financave se bashku me Kryeministrin si minimum por edhe i disa krereve te institucioneve te tjera kushtetuese eshte nje tregues skandaloz I bashkejeteses se krimit jo vetem me pushtetin por edhe me politiken “opozitare”.
Ne nje sistem demokratik e pluralist gjeja me normale eshte legjitimiteti i pushtetit i mbeshtetur ne voten e popullit por kete kerkese themelore te shoqerive te lira a e ka realizuar politika shqiptare ndonjehere ne 22 vjetet e fundit ? JO.
Pra Shqiperia nuk eshte as shoqeri e lire e as sistem demokratik e pushtet legjitim.
Te tere sistemi i ngritur me KQZ e kolegje zgjedhore jasht sistemit te drejtesise edhe ashtu te shkaterruar nuk jane bere ne funksion te zgjedhjeve te lira e te ndershme e ne funksion te ngritjes se pushtetit legjitim por ne sherbim te maskarades se radhes.
Pushteti i legjitim do te thote ngritje te strukturave legjitime ne sherbim te shoqerise e natyrisht ndeshkim te paudhsive te ketij pushteti. A mendojne shqiptaret se ky pushtet eshte i interesuar per zgjedhje te lira e te ndershme? Une personalisht nuk besoj por po ashtu besoj se edhe pjesa dermuese e shqiptareve besojne si une.
Meqe populli shqiptar, pushteti aktual e politika ne pergjithsi e ka quajtur antarsimin ne NATO fitore hstorike ashtu sic ne te vertete eshte atehere une mendoj se ketu duhet kerkuar edhe shpresa.
I bej thirrje gazetes “Tema” si gazeta me madhe shqiptare ne internet qe te organizoje nje MEMORANDUM popullor drejtuar Aleances Politiko Ushtarake te Atlantikut te Veriut ku Shqiperia eshte antare qe te interferoje drejteperdrejte ne zgjedhjet e 2013 ne krijimi e nje pushteti legjitim ne Shqiperi.
Pjesmarrsve ne firmosjen e ketij MEMORANDUMI tju krijohet mundesia e vendosjes e Emrit, Mbiemrit, Datelindjes, Numrit te passaportes shqiptare apo vendit ku ata jetojne.
MEMORANDUMI mund te perdoret edhe ne drejtim te institucioneve Amerikane ne Washington e atyre Europiane ne Bruksel.
E mira do ishte qe ky MEMORANDUM te organizohej firmosja e tije ne kuader te nismes se Institucioneve Amerikane te shpllur nga Ambasadori Amerikan Honorable Arvizu “ACT NOW”.
Une nuk mendoj se nje MEMORANDUM i tille me NJE MILION apo me shume nenshkrues nuk do te sensibilizoje mjaftuesem miqte tane perendimore e nuk do te ndikoje mjaftueshem ne jeten politike shqiptare e vendosjen e legjitimitetit te pushtetit me te tera hallkat e tije te mbeshtetur nga vota e ndershme dhe e patjetersuar e shqiptareve.
Mungesa e votes se lire per shqiptaret eshte burimi dhe fillimi i tere fatekeqesive qe kane perjetuar shqiptaret ne te kaluaren ashtu sic eshte vota e lire nje fillim i ri dhe mjeti me i mire sic ka thene i madhi Linkoln per sherimin e pushtetit e legjitimitetit te tije.
MEMORANDUMI mund te shpallet edhe si thirrje publike per shoqerine shqiptare, partite politike , shqiptaret ne tere hapsirat Ballkanike pasi legjitimiteti i pushtetit ne Shtetin Shqiptare eshte jetik per tere shqiptaret pamvarsisht se ku jetojne ne Diaspore, Ballkan apo vete Shqiperine.
AJET DELAJ
NEW YORK