Presidenti italian, Giorgio Napolitano ka shpërndarë të shtunën parlamentin në Romë.
Vendimi i Napolitanos pason deklaratën e dorëheqjes nga kryeministri Mario Monti të premten.
Gjatë ditës Napolitano ka pasur disa takime me drejtues të partive për këshillime në lidhje me hapat e mëtejshëm për zgjedhje e reja.
Monti dha dorëheqjen të premten pasi partia e ish- kryeministrit Silvio Berlusconi tërhoqi mbështetjen ndaj tij.
Dorëheqja e kryeministrit Monti ka shtuar shqetësimet se mund të thellohet më tej kriza e borxheve. Ish- komisioneri i BE vlerësohej jashtë vendit të tij si një garant në mënyrë që Italia të vazhdonte rrugën e kursimeve. Por në popull ai kishte ardhur duke u bërë gjithmonë e më i padëshiruar.
Në lidhje me të ardhmen e Monti-t ka spekulime. Nuk dihet nëse ai do të kandidojë. Monti ka bërë të ditur se do japë një konferencë për shtyp të dielën.
Ekonomisti pa parti mund të garojë në krye të një koalicioni të qendrës kundër Berlusconi-t.
Berisha e ka idhull Berluskonin,ndoshta edhe Milo Gjukanoviç!
Berluskoni esht shembulli tipik se si mund te shperdorohet Demokracia perendimore.
Nuk funksjonon ndryshe Demokracia ne Europen juglindore!?
Fle ne çdo njerin nga ne pak Berish dhe Berluskon!
Gjithesesi,nese mentaliteti jugor ka defekte per tu ndrequr,familja e ka te veshtire kete mision pa ndihmen e kultures arsimore me orientim perendimor.
Kesaj radhe fiton Bersani i P.D.Pra qendra e majte….