Doktorët në Britaninë e Madhe kanë shpëtuar jetën e një burri duke përdorur një trajtim të pazakontë- ata futën alkool neto në arteret që furnizojnë zemrën.
Sipas BBC, Ronald Aldom, 77 vjeç, nga Portishead, kishte një ritëm të pazakontë të zemrës, të quajtur takikardi ventrikulare që mund të jetë fatale nëse nuk kontrollohet.
Mjekët provuan që të përdorin metodat standarde, por dështuan.
Atëherë ata vendosin të përdorin metanol të pastër për të provokuar një atak zemre të kontrolluar për të vrarë disa nga muskujt e zemrës. Kjo mundëson që zemra e tij të rikthehet në ritmet normale.
Pacienti tani është shumë mirë. Ai kishte këmbëngulur se nuk do largohej nga spitali nëse nuk do bëhej diçka për të.
ky nuk perben lajm, eshte dicka qe perdoret shpesh per te kuruar hypertrophic obstructive cardiomyopathy-n e cila nje nder simptomat ka dhe takikardine ventrikulare. procedura quhet ablacion me alkol i septales se pare, dicka qe behet jo pak ne vendet e zhvilluara