Toyota rifiton titullin e prodhuesit më të madh në botë

26 Dhjetor 2012, 20:09Lifestyle TEMA

Toyota pretendon se ka rifituar titullin e prodhuesit më të madh të makinave në botë në vitin 2012.

Një vit më parë, Toyota kishte rrëshqitur në vendin e tretë.

Firma japoneze bën me dije se ka pasur një rritje prej 22 përqind të shitjeve në vitin 2012, duke arritur në 9.7 milion mjete në mbarë botën.

Pjesa kryesore e tyre, 8.68 milion mjete vijnë nga vetë marka Toyota dhe Lexus.

Në vitin 2011, Toyota humbi vendin e parë, të cilin e zuri General Motors i SHBA. Në vend të dytë u rendit Volkswagen i Gjermanisë.

Shkak i rënies ishte cunami në Japoni dhe përmbytjet në Tajlandë.

Më përpara Toyota ka mbajtur për tre vite kurorën e prodhuesit më të madh të makinave në botë.

Vitin tjetër kompania pret një rritje prej 2 përqind të shitjeve. Ata shpresojnë tek një ecuri e mirë e markës Hino, që prodhon kamionë.

2 komente në “Toyota rifiton titullin e prodhuesit më të madh në botë”

  1. OLSI D. says:

    SUPERFUQI DHE POPULL PER TU ADMIRUAR. MENJEHERE E RIMEKEMBEN JAPONINE PAS CUNAMIT, PA FJALE PA ZHURME E BUJE.
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/11/blog-post_19.html

  2. sokol says:

    Alamet makinash per fukarenjte;hallall nje te tille kam dhe jam i kenaqur mbas 400 000 km

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje