Apokalipsi planetit do i vijë nga mungesa e antibiotikëve

24 Janar 2013, 19:24Lifestyle TEMA

Rritja e ndjeshme e infeksioneve që janë rezistente ndaj ilaçeve është e krahasueshme me kërcënimin nga ngrohja globale.

Kështu bëri të ditur kryezyrtarja për mjekësinë në Angli, Sally Davies.

Sipas BBC, Davies thotë se bakteret po bëhen rezistente ndaj ilaçeve aktuale dhe ka shumë pak antibiotikë për t’i zëvendësuar.

Përpara një komiteti deputetësh, ajo tha se edhe një operacion rutinë mund të bëhet vdekjeprurës për shkak të kërcënimit të infeksionit.

Ekspertët thonë se është një problem global dhe ka nevojë për më shumë vëmendje.

Antibiotikët kanë qenë një nga sukseset më të mëdha në historinë e mjekësisë. Megjithatë, bakteret janë një armik që adoptohet shpejt dhe gjen rrugë për t’i rezistuar ilaçeve.

“Është e qartë se ne ndoshta nuk do e shohim kurrë ngrohjen globale, por skenari apokaliptik është se unë pas 20 vitesh mund të vdes nga një infeksion i zakonshëm për shkak se nuk kemi antibiotikë”.

Ajo solli si shembull faktin se për trajtimin e gonoroeas ka mbetur vetëm një antibiotik i vlefshëm.

10 komente në “Apokalipsi planetit do i vijë nga mungesa e antibiotikëve”

  1. I larguari says:

    Fundi botes do te vije i sigurt nga Mekati ku po rritet ne propocin te madh sa shume njerz e mbrojne ne emer te drejtave te njeriut keta njerz duan qe natyra te ece me ligjet e Zotit nrersa jetesa e tyre te ete e pa varur nga ligjet e TIJ

  2. ligji i ri. says:

    Shtetet do te zbatojne ligjin:Dy prinder te pa afte te mbajne normalisht veten e tyre per jete, ndalohen te lindin femije.

  3. x says:

    More po ku eshte “Apokalipsi” qe komentonte here pas here ketu???

    1. anticensurë says:

      osht martu me motrën alpiniste!

      1. anticensurë says:

        janë tuj bo mujin e mjaltit!

  4. Lexoni një shkrim shumë më të detajuar, lidhur kësaj teme delikate:

    Gjatë dhjetë viteve të fundit, prodhimi i antibiotikëve të rinj është ulur jashtëzakonisht: nga 1940-ta deri në vitin 1962 janë zbuluar 15 klasa antibiotikësh, por që prej asaj kohe e deri më sot, këtij zbulimi i janë shtuar vetëm 3.
    Siç duket, e kishte parashikuar Jack London në romanin e tij ”The Scarlet Plague”, botuar për herë të parë në “The London Magazine” më 1912-n. Një murtajë e tmerrshme shfaros njerëzimin.

    Read more: http://stopinjorances.blogspot.com/2012/11/kriza-e-antibiotikeve-dhe-revolucioni.html#ixzz2IvLl392T

  5. mirel says:

    Kjo gje eshte deklaruar me force nga biologet qe ilacet dhe antibiotiket do te jene ineficente ndaj luftes kunder mikrobeve dhe bota do te kete plage-ose epidemi te tmerrshme.
    Sepse vete bakteret ndryshojne strukture dhe behen rezistente me kohen sipas ilacit qe i lufton.
    Eshte kerkuar me force qe shoqerite duhet ti aplikojne mjetet natyrore te luftes kunder baktereve, po pa sukses.
    Duke prishur ekuilibret e natyres, po zhduket dhe kultura e mjekimit “popullor”, me bime dhe produkte natyrore.
    Dhe per pasoje gjithcka eshte lene ne dore te ilaceve qe me teper jane kthyer ne biznes i madh fitimi per prodhuesit se ne investim shkencor te kombinimit te burimeve natyrore me ato industriale.

    1. Roberta says:

      E the sh mire Mirel. Si per perfitimet e kompanive nga shitja e medikamenteve si edhe faktin qe njerzit jane tashme larguar nga mjekimi popullor me bime mjeksore.
      Jam alergjike ndaj antibiotikeve dhe antiinfiamatoreve. Qe kur e zbulova nuk i marr me dhe ne racionin tim ditor kam shtuar bime mjeksore qe te me forcojne imunitetin dhe kuptohet bej sh sport. Kam 5 vjet dhe nuk e di c’eshte gripi. Ne mes te tifos ne Kongo, isha para dy vjetesh dhe as me ndodhi gje.
      Bimet mjeksore apo ato qe kane veti te ndihmojne sistemin imunitar jane zgjedhja me e mire, me e shendetshme dhe ekonomike.
      Qofsh mire

      1. anticensurë says:

        si për mirelin dhe për robertën,
        evolucioni na tregon se mbijeton ai që përshtatet me ambjentin!njeriu si qënje e zgjuar ndryshoi rrjedhën e natyrës!si në gjithë degët e tjera dhe në mjeksi!këto ndryshime nuk e kanë bërë imun nga rreziqet natyrore!që janë shumë më të fuqishme se ai!
        ju të dy jeni të bindur se “mjekimi popullor”është zgjidhja e gjithçkaje!bile roberta e propagandon dhe me përvojën e saj personale!nuk jam kundër por nuk ka forcën e mjekimit”jo popullor”!
        antibiotikët kanë 70 vjet që janë prodhuar,me fillimin e përdorimit të tyre kemi një ngritje cilësore në kurimin e infeksioneve.për pasojë një ngritje të shpejtë dhe të konsiderushme të jetgjatësisë!këtu mund të fusim dhe të gjithë ilaçet e tjera jo “popullore”që në shumicën e rasteve nuk rriten nëpër pemë!
        100 vjetët e fundit jeta e njeriut ka ndryshuar rrënjësisht falë dhe kësaj mjeksie,por një gërshetim i të dyjave do të ishte shumë më i mirë.kuptohet gjithnjë profesional dhe jo sharlatan!
        sa për “ilaceve qe me teper jane kthyer ne biznes i madh fitimi per prodhuesit”ke shumë të drejt miral.por duhet të dish dhe tjetrën se kështu ndodh dhe në çdo fushë tjetër të ekonomisë!gjithashtu duhet të dish se pjesë e këtij shkatërrimi jemi dhe vet ne!si unë,ti dhe roberta!mos harro se ne për paratë që depozitojmë në bankë,për partë që investojmënë një firmë,për aksionet që blejmë në bursë kërkojmë më shum fitim!asnjëherë nuk pyesim se ku investohen dhe si vjen fitimi!në këtë rreth vicioz ne biem shpesh viktima të vetvetes!

  6. G says:

    qeke besimpar i devotshem ti. sic transformohet struktura e bakterieve do dali dhe nevoja e antibakterieve. kot me pyt kur mendon do jete, se 21 12 12 kakoji?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje