Bukuroshja që shkruan fjalimet e kryeministrit britanik (FOTO)

25 Janar 2013, 13:01Lifestyle TEMA
Bukuroshja që shkruan fjalimet e kryeministrit britanik (FOTO)

Deri përpara gjashtë vitesh, ajo shiste akullore me një makinë nëpër Guildford.

Por tani Clare Foges është femra që merr përgëzime pasi ka përgatitur atë që është quajtur fjalimi historik i kryeministrit britanik, David Cameron për Europën.

Ajo ka shkruar frazën që flet për referendumin për qëndrimin në Europë.

Edhe pse është vetëm 31 vjeç, ajo është shkruesja kryesore e fjalimeve në kryeministri.

Ajo është gjithashtu poete, që ka këndvështrimet e saj të forta në lidhje me fjalimet publike. Ankohet se retorika po bie dhe debati publik po sterilizohet, duke thënë se kështu po varfërohet politika dhe ndoshta po rrezikohet vetë demokracia.

Ajo thotë se politikanët e profilit të lartë duhet të thonë fjali të qarta kur flasin në publik.

Ajo është për fjalimet me ngjyra, impulsive dhe me përmbajtje.

Për shkrimin e fjalimit për Europën iu desh ca kohë. Tekstin e rishkroi disa herë.

Ajo i kupton instinktet dhe fjalorin e kryeministrit britanik, sa disa kolegë thonë se ajo është si laringu i David Cameron.

10 komente në “Bukuroshja që shkruan fjalimet e kryeministrit britanik (FOTO)”

  1. kulmaku says:

    Po nonji gje tjeter bejne ato pervec fjlimeve…

    1. raimondi says:

      Ndersa ne Shqiperi nqs di te besh hartime behesh politikan __Ja ne Britani kjo vajza vertet eshte inteligjente dhe di te shkruaj shkelqyer, por nuk mund te jete politkane

      Ne Shqiperi , tani ka dale moda qe politkani quhet i afte nqs di te shkruaje mire , dhe o burra vijne ketu tek Tema per te bere hartime -editoriale

      Politkani ka idete per zgjidhjen e problemeve qe dalin , kjo eshte vetia kryesore e politkanit

      1. fl says:

        Edhe me mbrojt bijen, djalin apo aleatin e kualicionit kur kapen me vjedhje apo vrasje eshte cilesi e politikanit?

        1. raimondi says:

          Ehu, ju jeni te semure vella

          …._Nuk e mbroj aspak, as vajzen as djalin , mbroj vetem te verteten…qe ka rastisur te jete ne anen e tyre

  2. Tonini says:

    Hej

    Krahasoni Clare me Erla Mehillin.

    Clere e lire ne shpirt dhe ne jete (se ka pas per turp te shesi edhe akullore) ndersa Erla tu honger topin e mutit qe ja ka servir Saliu.

    Pale ta krahasosh me Selvien dhe Vorpsin. O nene o nene…

  3. x says:

    Sa mire!? nga shitese akulloresh pregatit fjalime per largimin e UK nga EU. Kurse ajo tjetra nga mjelse lopesh u be ministe e kultures.

  4. Ramy says:

    Edhe kjo Clare do e sulmohet nga komunistet e temes sikur Vorpsin e PD-s

  5. gled says:

    Kjo dmth i beka ushtrimet orale kryeministrit.;)

  6. fshatari says:

    Neqoftese do te bejme krahasim per bukurine Erla jone shqiptare eshte me e bukur se anglezja pa shikuar bindjet politike!

  7. DinPaku says:

    Ketu tek ne është ndryshe, Kryeministri shkruan fjalimet e zëdhënseve të Pd.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje