Një britanike e re u dënua me 400 sterlina gjobë pasi i ra përtokë një bustinë me kripë.
Laura Howells, 24 vjeç, punonjëse në një zyrë, i ra bustina e vogël 2.5 centimetër me 2.5 centimetër, ndërsa ajo po largohej nga restoranti KFC.
Një oficer i zbatimit të ligjit për mbeturinat, i dorëzoi asaj një gjobë prej 75 sterlinash.
Howells tha se nuk e la përtokë bustinën.
“Nuk mund ta besoj,” tha ajo. “Ishte thjesht një bustinë”.
Por kur ajo nuk e pagoi gjobën, u detyrua që të dalë përpara gjykatës, që e dënoi atë me plot 400 sterlina.
Jim Jones, nga Këshilli për Mbrojtjen e Mjedisit, tha: “shpresoj që ky vendim të shërbejë si paralajmërim për të tjerët. Pastrimi i rrugëve nga këto gjëra na kushton 2.2 milion sterlina në vit. Të hedhësh mbeturina është kundër ligjit, po ashtu nuk lejohet të hedhësh mbetjet e cigareve apo të pështysh çamçakëz në rrugë”.
ca dmth “bustine”…???
qese te vogla, zakonisht si prej letre, ku futet sheqeri neper lokale, ose bustina caji per shembell
bustine-Italisht zarf i vogel…..sa fjale tjeter qe idiote kemi marre nga pepinot, facoleta
bustine nga italishtja, priz nga frengjishtja, komshi nga serbishtja, dynja nga turqishtja…..nuk ekziston asnje gjuhe qe eshte 100% e paster, ska ekzistuar asnjhere e jo me sot ne kohen e globalizimit.
Bad Luck
Te gjitheve na ka rene ndonje gje nga dora ?
http://fashionguests.blogspot.com/2013/01/apple-store-fifth-avenue-nyc-usa.html
“””““tampone””“““
Po hajde o hidh ne shqiperi cfare te doje shpirti dhe uranium po deshe se shqiperia eshte kthyer e tera ne kosh plehrash
Londra ne fakt ishte shume me e piset se ce mendoja,sa per fjalen bustine’seshte faji yne qe ne si popull skemi fjale per nje gje per te cilen se kemi perdorur kurre per gjithe ato vite izolimi
ne shqiptaret i marrim bustinat sidomos te sheqerit dhe i cojme ne shtepi ,kurresesi nuk i hedhim ne toke kjo eshte nje nisje e mire domethense e shoqerise shqiptare
Nje gje me ben pershtypje .Te krahasojme madhesin gjeografike dhe nr e popullsise se Anglise me te Shqiperise ,dhe ne nje vend te atille jo vetem qe te kapin por edhe te denojne per nje gje kaq te vogel ,ketu tek ne , po importojme mbeturinat toksike te gjithe botes , sheh te rinj e te vjeter qe peshtyjne ne toke apo qe hedhin qyrret , se me mbetjet e kafsheve ,etj etj dhe gjithcka eshte ne rregull.O ne Angli o “ketu” , dicka nuk shkon.