Ministri i Financave në Zimbabve: Kemi vetëm 217 USD në arkë

30 Janar 2013, 19:26Lifestyle TEMA

Dikur u bë e famshme shprehja e Ylli Bufit se kanë mbetur vetëm shtatë ditë bukë.

Tani është ministri i Financave i Zimbabveve që ka deklaruar se vendi ka vetëm 217 dollarë në arkën e shtetit.

Ai tha se kaq para kanë mbetur pasi janë paguar nëpunësit e shtetit.

Megjithatë ai shtoi të nesërmen hynë rreth 30 milion dollarë të ardhura.

Ai tha për BBC se i ka bërë këto deklarata për të treguar se vendi nuk ka mundësi të financojë zgjedhjet, por jo se ka falimentuar.

Zgjedhjet do të bëhen këtë vit dhe presidenti Robert Mugabe do të sfidojë ministrin e Financave, Tendai Biti.

Zgjedhjet do kushtojnë rreth 200 milion dollarë, përfshi edhe një referendum për Kushtetutën e re.

Analistët thonë se qeveria e përbashkët mes mazhorancës dhe opozitës ka arritur njëfarë stabiliteti ekonomik.

Megjithatë vendi është në gjendje shumë të vështirë ekonomike.

4 komente në “Ministri i Financave në Zimbabve: Kemi vetëm 217 USD në arkë”

  1. 6 dite buke says:

    … fotot e atehershme, burrat shqiptare, ne rradhe treshe njeri mbi tjetrin, bene xhiron e botes ?
    Por, tani eshte me keq, se KM deklaron Se jemi vendi i 4-rt ne Bote …
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/modeli-financiar-ekonomik-salibode.html

  2. G.Rapi says:

    Zoti Biti ajde ne Tirane te te jape saliu borxh sa para te te duhen,me tej edhe i.meta te jep me shume se saliu.

  3. Papa Jani says:

    hahahahahahaa epo dhe burazeret tuaj greke aq kane sa juve.

  4. Nikiu says:

    Te pakten, per nje dite te vetme ne jete, une kam ne arken e kursimeve me shume lek se sa nje shtet i tere…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje