Plot 15 milion njerëz në mbarë botën i nënshtrohen operacioneve plastike në një vit.
Në krye të listës është Koreja e Jugut, që mban rekordin. Një në 77 njerëz aty i nënshtrohet ndërhyrjeve për t’u zbukuruar.
Të dhënat janë marrë nga Shoqata e Kirurgëve Estetikë dhe janë për vitin 2011.
Në vend të dytë janë grekët dhe më pas vijnë italianët.
Por habia më e madhe është me Korenë e Jugut.
Vjet, 20 përqind e femrave nga 19- 49 vjeç në kryeqytetin Seul iu nënshtruan operacioneve.
Një nga operacionet më popullore është reduktimi i lëkurës së tepërt në qepallën e sipërme, për të bërë sytë që të duken më të mëdhenj dhe më “perëndimorë”.
Këngëtari i famshëm koreanojugor, PSY, thotë se shtëpia e tij diskografike e ka urdhëruar që të bëjë një ndërhyrje kirurgjike.
Madje edhe Miss Koreja 2012, Kim Yu-Mi (në foto), pranoi se kishte hyrë në thikë për tu bërë e bukur.
Dhe sa bukur qe duken me ta shpif :p
Shikoni yllin e TV amerikan Heidi Montag dhe disa nga nderhyrjet plastike me skandaloze
http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/heidi-montag-before-after-ph-video.html
http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/celebrity-plastic-surgery-disasters.html
Per te ardhur keq ?
Gjithe ato para te cuara dem.
Gjithe ato dhimbje per deformime te tilla.
Po rrini o te shkrete si ju ka bere ZOTI
Te besh me lekuren , si me nje cope ,shtoji priti futi tengel,prite shtoje serish etj , eshte nga gjerat me deshperuese .Jam shume dakort , te besh ndonje rregullim ,por te ndryshosh gjithe tiparet e fytyres tende dhe te shnderrohesh ne nje monster pas ca vitesh eshte per te te ardhur keq.Dhe akoma me keq , per moshat e reja qe po i bejne keto nderhyrje .Shteti , dhe absolutisht shoqeria duhet te nderhyje ,pasi eshte kjo e fundit qe po i shtyn njerezit te kthehen ne monstra.