Kryebashkiaku ndërton stacionin pranë bizneseve të tij, dënohet

3 Shkurt 2013, 17:14Lifestyle TEMA

Kryebashkiaku i qytetit francez Mont Saint-Michel është dënuar me gjashtë muaj lirim me kusht dhe 30.000 euro gjobë, pasi ka vendosur që të ndërtojë një stacion autobusi me paratë e taksapaguesve, për të favorizuar bizneset e tij.

Ai është në krye të bashkisë që nga viti 1983 (ndërsa ka munguar në periudhën 2001-2008) dhe zotëron  biznese të mëdha, të cilat i sjellin miliona euro në vit.

Në vitin 2012, kryebashkiaku Eric Vannier vendosi për përmirësimin e kushteve për turistët, ndërsa hapi edhe një linjë autobusësh, përmes së cilës turistët udhëtojnë nga parkingu deri te ishulli.

Mirëpo, në vend që stacioni të vendosej në afërsi të parkingut, ai gjendet rreth një kilometër larg, duke i detyruar turistët që të ecin në këmbë pranë dyqaneve dhe restoranteve që zotëron Vannier. Ashtu siç ndodh në Shqipëri, kur rrugët devijohen nga qeveria për të favorizuar biznesmenë dhe qendra tregtare.

5 komente në “Kryebashkiaku ndërton stacionin pranë bizneseve të tij, dënohet”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Tek ne do te merrte ndonje medalje trimerie nga presidenti handikapat, natyrisht duke paguar tre perqindshin tek kryeministrja Argite.

  2. Z.G. says:

    Per nje stacion autobuzi duhet te gjykohet dhe kane shume te drejte.

    Po keshtu edhe ne Shqiperi do e bejme qe Familja Mafjoze e Shqiperise qe vjedh miliona Euro te investimeve per Shqiperine dhe ben krime e vret per te grabitur shqiptaret do ta cojme ne burg te perjetshem e te lidhur me pranga te renda e te hekurta ne duar e kembe.

  3. Djaloshi Mergimtar Kosovo says:

    Cdo lajme cdo ngjarje ne bot keni me nderlidh me qeverin e Shqiperis a thua pse redaksi e nderuar ? jeni me PS apo me AK apo edhe me ?????? po se paku respektoni qeverin pa marr parasshe se kush e drejton qeverin sepse eshte e shtetit shqiptar e kryeminitrat skan qare pa u nderru por me sa po e shof ju redaksi e nderuar nuk keni lidheje me punen e gazitaris por jeni nje organizat qe i sherbeni disa njerzeve personalisht mendoj qe me mire eshte me qen gazetar te sinqert e te shkeruhet qka eshte e vertet edhe mos i nderlikoni ose mos i lidhni ngjarje qka ndodhin ne bot me Shqiperin por punoni drejt sepse fitoni atehere edhe populli eshte me juve nese punoni drejt e jo me genjeshtra edhe me da p oe shof nuk keni tradit te punes me vjen keq.

    1. Horri i Bulevardit says:

      O llapaqeni Saliut, cka ska te vertete ne kete lajm?

  4. Genti says:

    Na fal ti ne o “Djaloshi Mergimtar Kosovo”
    Me sa duket ti nuk e kupton qe komentet i bejne njerezit qe lexojne lajmet jo gazetaret qe i shkruan.Po ti duhet me dit fort mire dicka tjeter qe:keto njerez qe shkruajne komente nuk kane lidhje me partite por me jeten qe jetoje perdite.Qeveria aktuale ja ka nxire the po vazhdon t’ja nxije.E dine shqiptaret e shqiperise ma mire se ti se si ta respektojne nje qeveri qe punon per ta.Le te mundohet kjo qeveri vetem 1% per hallet e tyre (qe s’kane te mbarura) dhe cilido do ta shohi se si e respektojne ligjin e qeverine e car te duash ti zotni.Kurse sa per traditen e punes po ta tregoj qe ta dish mire ne ka pergjegjes per shkatrrimin eshte i pari Sala.Ky bashke me stanin e tij hajdut nuk ka qene asnjehere i interesuar ta ruaje institucionin pune se i leverdis me mire te kete kaos qe te vjedhin lehte.Prandaj zotnia Kosoves lexoji mire lajmet e Shqipnise por, para se te reagosh kuptoji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje