Reshjet kanë vazhduar edhe përgjatë natës duke u gdhirë e diela, ndërkohë që problemet në qarkullim kanë vazhduar.
Një nga akset më të rëndësishme në vend, Tiranë- Elbasan, ka qenë i bllokuar deri në mëngjes.
Policia bën me dije se aksi është zhbllokuar, por duhen përdorur zinxhirët pasi trashësia e dëborës është 20 centimetër.
Dëborë ka rënë edhe në qytetin e Elbasanit, ndërkohë që janë të bllokuara akset rrugore Gjinar-Zavalinë, Gramsh-Poroçan dhe Librazhd-Polis Vilë.
Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve njofton se në veri të vendit, rrugët e Pukës dhe Valbonës janë të kalueshme me zinxhirë. 10 centimetra dëborë ka edhe në zonën e Mallakastrës. Në pjesë të rrugës së Llogarasë për mjetet është e detyrueshme vendosja e zinxhirëve.
Ndërkohë, edhe në Qarkun e Korçës, rruga që të çon në Dardhë dhe Voskopojë është e kalueshme vetëm me zinxhirë.
O Muliiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii!
Lere politiken e shiko rruget se te ka ngel Lokja me tan bagtite e bllokume nga bora ne Topojan!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/rruge-te-bardha.html
Argita e bija e Saliut sapo ka hapur tenderin e krypes dhe skorjeve, per te pastruar rruget, kush esht i interesuar te vi sa me shpejt dhe te aplikoje, bakshishi 3% dhe mos beni me pazar tjeter.
mos kini merak, merret baca jone me keto probleme, futet ne fb, fillon dhe shkruan kujtime nga jeta e tij, shan Ramen dhe opoziten, dhe zgjidhet gjendja, shume kollaj..
Fajin e ka saliu.Edhe kur bie bore. QURRAVECER dhe JARGAVITES parazite
Shteti nen debore, e KM pispilloset….Fajin nuk e ka Sali Berisha qe bie bore, Sali Berisha ka fajin qe i e rruget e bllokuara me debore, e nuk merr masa para se te bjere bore apo shi, sepse atehere kur kujtohet Saliu per te “marre masa” Shqiperia eshte zhytur ne bore e permbytur ne uje. . .