Arvizu në spital, nxit qytetarët të denoncojnë korrupsionin

15 Shkurt 2013, 19:54Sociale TEMA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Aleksandër Arvizu ishte i pranishëm në tavolinën e rrumbullakët, mbajtur në ambientet e Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”. Drejtori i Spitalit, Halim Kosova, prezantoi rezultatet e një studimi për kënaqësinë e pacientit të kryer në një periudhe dy vjeçare.

Sipas Kosovës, vlerësimi përfaqëson një hap përpara në procesin e demokratizimit të sistemit shëndetësor. Ai i ftoi pacientët të Veprojnë TANI! për të mbështetur përmirësimet në kujdesin e nënës dhe fëmijës në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Gjatë prezantimit të këtij studimi, ambasadori i SHBA-ve deklaroi se pacientëve do t’ju shpërndahen pyetërosë, ku të japin përgjigje mbi cilësinë e shërbimit në spitale.

“Pyetësori do u shpërndahet grave që janë spital dhe synon marrjen e mendimit për shërbimin”, tha ai, ndërsa citoi se pacientët do kenë mundësi të denoncojnë kështu aktet e mitmarrjes në spital.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: Drejtor i Misionit të USAID në SHqipëri Z. Jim Barnhart, si dhe përfaqësues nga institucionet kryesore dhe organizatat profesionale: Ministria e Shëndetësisë, Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim, Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit, Urdhri i Mjekëve, Drejtues të Spitaleve Rajonale: Durrës, Lezhë, Korçë, Fier, Berat, Kukës.

12 komente në “Arvizu në spital, nxit qytetarët të denoncojnë korrupsionin”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Zoti ambasador, po te tregoj nje sekret qe seshte me sekret tani, qe na iku VAMPIRI i pare:
    Po te denoncoje ne kohen e atij xhaxhit se qenkan mollet e kqija, se te mirat ato starkinget, ja u sillte ju kapitalistave ai, ose buka qenka per ta shpu me plumb, haje 15-25-vjet burg Burreli apo Spaci.

    Po te denoncosh sot ne kohen e VAMPIRIT te dyte, ngordh per copen e buke se si ai i pari qe ta fshihte farefisin deri ne brezin e trete edhe ky deri tek brezi i trete ti heq nga puna dhe ben ate qe te mallkon farefisi se cfare na bere more kusheri, na hoqe buken e gojes.

    Prandaj zoti ambasador, ti duhet te jetosh njehere si shtetas ne nje diktature, qe ta kuptosh, se denoncimi i asaj qe partija ka bere me aq mund, do te thote shkaterrim deri ne tre breza.

    Futi ndonje fjalim si gjithmone, bej ca furce si gjithmone dhe po deshe tregoi Obames se shqiptaret jane futur per seri ne nje NEODIKTATURE.

  2. vlora 1912 says:

    Bravo! Shqiptaret historikisht nuk kane qene ne gjendje te krijojne nje shoqeri moderne me nje shtet funkional. Ndoshta SHBA dhe vendet e tjera e kuptojne se shqiptaret jane te paafte dhe ndryjne me mjete te ndryshme qe kane dispozicion (ekonomike, politike etj.) per te ndryshuar situaten.

  3. alban4eva says:

    po o Arviz po, nxiti qytetaret(delet) te denoncojne korrupsionin.. po sikur tu hidhje nje sy spitaleve(thertoreve) tona dhe te jepje nje mendim o Arviz, si thua, jep nje mendim, c’mendim keni per stallat, me fal, spitalet tona.. a jane me te vertete sic thote “buri i shtetit”, ma t’mirat n’Europe???

  4. arber says:

    Po halim kosova eshte me i pasur se te gjithe ambasadoret bashke…nuk behet shtet me keta legena

  5. laraska says:

    E kush te denoncoj? Njerezit kane qe ne gusht pa marr rroga edhe nuk guxojne ta pranojne nje gje te tille, jo me ta denoncojne. Asnje nuk ka per te denocuar gje sepse jetojme ne nje DIKTATURE. Eshte nje shtet i jashteligjshem dhe diktatorial. Dhe qytetari nuk ka ku te perplaset sepse shteti te vret e opozita te sheh si vdes ne agoni.

  6. Ramon says:

    keshtjellen qe Saliu ka krijuar reth vetes nuk harin ta shikosh o ARVIZ

  7. Alb says:

    Turp! Poshterim me te madh per kete kryeminister (mjek) nuk ka.

  8. ai burri says:

    Nuk te beson me njeri o Arvizu. Ti merresh vetem me burra shteti!!!

  9. xhimi says:

    ne spitalet tona eshte korrupsioni me i madh,keta plera qe jane ne qeveri duhet te shporren,eshte turp te shtrohet njeriu jot ne spital dhe te vesh e ti blesh ilacet ne farmaci private ,,per cfare shteti flasim ketu ,,nje turp shume i madh,.

  10. TONI PALAS says:

    MOR zoti ambasador a i shikon ti mesuesit kur i shkon kamera afer si ikin me vrap si dhi te egra A E KUPTON KETE,OSE A KE PYETUR.kY ESHTE TERROR DHE DIKTATUR .

  11. paracetomoli says:

    Z.Arvizu, kur ke ujkun perpara ti kerkon gjurmet.

  12. ela says:

    Z.Arvizu ka besim te populli shqiptar dhe perpiqet te ushqeje dhe rrise kete besim ne popull .mos harroni qe jetuam 50-vite diktature dhe shoqeria shqiptare nuk kishte zhvillim te natyrshem dhe kemi humbur besimin te vetja ,te gjithe popujt e botes e kane kaluar faze asnje nuk eshte perfekt .Le te punojme me besim per te ardhmen ,cdo rruge tjeter na con drejt shkaterrimit dhe shperberjes.mos sha por vepro -e drejta vonon por nuk harron-mbroni te ardhen e femijeve tuaj !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje