Fryma e Re Demokratike ka zhvilluar ditën e djeshme një mori aktivitetesh në Itali. Kryetari i FRD-së, Bamir Topi, i ftuar nga drejtori i Departamentit të Studimeve Strategjike dhe Ndërkombëtare në Universitetin e Firences, profesor Luçiano Boco, ka mbajtur një leksion të hapur me studentët dhe pedagogët e Universitetit të Firences.
Tematika e trajtuar në takim ishte “5 vjet nga pavarësia e Kosovës”. Topi vlerësoi heroizmin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës maturinë e liderëve Kosovarë si dhe rolin vendimtar të NATO-s dhe SHBA-ve për ndihmën dhe mbështetjen në funksion të pavarësisë së Kosovës.
Duke folur mbi të ardhmen e shqiptarëve në raojn, kryetari i FRD-së tha se “shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë duhet ta shohin të ardhmen e tyre të përbashkët në Bruksel”.
Gjithashtu z.Topi nuk la pa përmendur edhe rëndësinë e faktorit shqiptar si faktor stabiliteti në rajon dhe më gjerë.
Përsa i përket shtrirjes së FRD-së në shtetin fqinj, gjatë një takimi po në Firence me studentë dhe emigrantë, u zyrtarizua dega e FRD-së në këtë qytet dhe dy degë të tjera të FRD-së në Itali, përkatësisht në Lucca dhe Siena.
Në takimet me simpatizantë të FRD, Topi u shprehu mirënjohjen gjtihë emigrantëve shqiptarë për kontributin që kanë dhënë në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. K
ryetari i FRD-së theksoi se FRD do të angazhohet me të gjitha forcat dhe mundësitë e saj për ngritjen e një ministrie posaçërisht për emigracionin për t’u marrë me problematikat e emigrantëve. Gjatë diskutimeve u fol edhe për detyrën që ka radiotelevizioni publik shqiptar për t’u mundësuar fëmijëve të emigrantëve mësimin e gjuhës shqipe përmes emisione të posaçme.
Topi ftoi emigrantët shqiptarë kudo që ndodhen për të qënë aktivë në zgjedhjet e 23 qershorit, duke marrë pjeë masivisht në votime në funksion të demokracisë shqiptare dhe rotacionit politik.
Po ne Somali,Zimbabve,Kongo,i keni ngritur deget tuaja ?.Nese jo, atehere nuk keni per te fituar asnje deputet.
Bamiro mos i genje popullin . Ke vajt per te pa Roma vs Juve te Shtune.
Keshtu thane ish keshiltaret e tu ne konfidence. ?
Keshilltari ja thote grus, gruja dashnorit, dashnori mu, une gjithe popullit. ?
Mos i mbaj me vete se te nxorren bojen. ?
Edhe kjo ishte manget se e ndritet ne shqiperi qe doni votat edhe nga ITALIA,po si nuk ju vjen turp,po ikni ore rrini ne shtepi mos t’ju shohi njeri se eshte turp per ju,po si nuk u ngopet me te vjedhe more apo ujku qimen e nderron por zakonin se harron,yyyppp xhixhiiii…
Prof. Bamir Topi, politikan me i mire shqiptar!!!
c’do njeri ka mendimet e veta, dhe eshte i lire te shprehet, por ne qoftese kritikoni prof. Topin, atehere sipas mendimit tim saliu & coo duhet ti largojme nga planeti toke sepse “Shipnise bre burra, s’kane cfar ti vjedhin mo” … ose te cojme ne Mars saliun qe te ndertoje ekonomine me te forte ne galaktike..
FRD ne planin nderkombetar ka perkrahje si nga shteti italian dhe nga kisha katolike, vecanerisht nga Komuniteti i Shen Exhidios. Nepermjet kesaj partie synojne te krijojne polin e trete me akces te plote ne vendimarrjen qeveritare dhe parlamentare.
Nga shitblerja e deputeteve si ne pazarin e bagetive eshte shume e veshtire qe ne Shqiperi te krijohet nje pol i trete. Kjo do te thote se edhe sikur Ilir Meta ta largonte LSI nga koalicioni qeveritar, Saliu do te merrte ne qeveri 4-5 Kastriote Islame te PS-se. Kjo do te sjelle si pasoje qe edhe per shume kohe te kemi nje sistem politik bipartizan.
ajo ne foton e fundit qe ka dale e cila eshte mbi bamir topin ka qene e PS ne firnece dhe adhuronte edi ramen e bente be per koke te tij. si duket si paska dale gje me edin dhe e ka kthyer ktej.
Po cjane keto shakara qe i beni njerezve se nuk ka kuptim.po cfare FRD 3 dit e gjys parti i ngriti forumetktu ajo,tani ngaqe i maroj problemet brenda shqiperis po shtrihet perjasht.pffff