Babai i Natasha Kampush: Historia e saj, një gënjeshtër

26 Shkurt 2013, 19:31Lifestyle TEMA

Pak orë përpara premierës botërore të filmit “3096 ditë” që flet për jetën e austriakes Natasha Kampush, që u grabit në fëmijëri nga Volfgang Priklopil dhe u mbajt në një bodrum për tetë vite, vjen një deklaratë bombë nga babai i saj.

Ludvig Koch deklaron se gjithë historia e bodrumit është një mashtrim. Këto deklarata ai i ka bërë për gazetarin britanik Allan Hall, që ka shkruar librin “Kërkimi i babait të Natasha Kampush”.

“E vërteta qëndron mes Natashës dhe meje. Ajo e ka bllokuar marrëdhënien tonë. Unë flas sepse e dua atë dhe dua që ta kthej tek unë”.

Natasha Kampush nuk ka marrëdhënie të mirë me prindërit. Për babain ajo thotë se është i papjekur. Ajo shton se prindërit e saj nuk ishin gati për lindjen e saj.

Në libër ka detaje për marrëdhënien e Natashës me rrëmbyesin e saj, që fillimisht e quante kriminel, por më pas rrëzohej duke qarë mbi arkivolin e tij.

Historia komplikohet shumë, sidomos as vdekjes së detektivit që po hetonte për këtë ngjarje, dhe që dinte shumë gjëra të fshehta.

Ka pasur shpesh spekulime se ajo jetonte me dëshirën e saj tek Priklopil, madje thuhej se dilnin lirshëm dhe se ajo kishte mundësi të arratisej, por nuk e kishte bërë këtë gjë.

Fakt është që Kampush ka fituar miliona euro nga librat, intervistat dhe filmi.

1 komente në “Babai i Natasha Kampush: Historia e saj, një gënjeshtër”

  1. analist says:

    Natasha sido qe te jete ja ka pare hajrin “rrembimit”,nderkohe qe i ka bere austriaket me dhimbje koke:Dolen shume barcaleta me subjekt organizimin e ndonje “rrembimi” qe me sa shihet sjell te ardhura qe me pune budallai nga mengjezi deri ne darke nuk arrihen kurre!
    Tasha (Kampusch) para se te “arratisej” nga rrembyesi i saj ka qene me pushime ne qendrat me te bukura te alpeve,bente perdite pazarin ne supermarkete,pak ondulacion po e po… dhe kur nje dite prej ditesh debatoi me “rrembyesin” e saj,ju tek e u dorezua ne polici.
    Rrembyesi ishte njekohesisht i dashuri i saj, dhe me sa duket edhe i nenes se saj, qe me siguri ishte ne dijeni per sa ndodhi me “rrembimin” e se bijen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje