Prençi: Fotografia është festa e shkarkimit të Lamajt. Nikolin Balaj përgatiti largimin e tij

1 Mars 2013, 01:49Politika TEMA

Prej 24 orësh, opinioni publik u trondit nga një fotografi që shndërroi befas një histori dramatike, në një telenovelë me të vërtetë të trishtë të realitetit shqiptar. Kanë kaluar katër ditë që nga vrasja e kryekomisarit të tretë në gjashtë muaj në Shqipëri, në një situatë kur rendi publik është i cënuar nga ngjarje të vazhdueshme kriminaliteti.

Megjithatë, ajo që ndodhi të mërkurën në darkë, kur u publikuan disa foto të të dyshuarit kryesor për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, duke gostitur me disa prej drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit, shokoi opinionin publik.

Fotoja tronditëse ishte postuar në një një faqe ”Facebook”-u, të një prej drejtuesve të policisë, diçka që heq dyshimet për autencitetin e fotografisë, duke bërë që të gjithë këta drejtues të pranojnë takimin me këtë person, ndërsa u vetëtërhoqën nga hetimet.

E gjithë ajo që nxjerr në pah kjo histori është një pleksje e pushtetit, me policinë, krimin, paranë dhe biznesin, që janë aq të ndërthurur mes tyre, sa ka pak shpresa për përmirësimin e situatës për shqiptarët, edhe nëse pushteti, hipotetikisht do të pësojë ndryshime në të ardhmen e afërt.

Për të folur për këtë ngjarje të bujshme, Sokol Balla ofroi në studion e tij të “Top-Story” një debat të në nivel ekspertësh, politikanësh dhe analistësh, ku të ftuar ishin Sajmir Tahiri, nënkryetari i Partisë Socialiste, komisar Shemsi Prençi, i cili disa muaj më parë pati guximin të denoncon korrupsionin që ndodh në minierën e Bulqizës, deri në nivelet më të larta të policisë, botuesin e gazetës “MAPO” dhe politologun Henri Çili si dhe analistin e mirënjohur, Andi Bushati.

Akuzat Prençit: Kuliçaj dhe ndihmësit e tij, e keqja e policisë

Duke cituar një deklaratë të të dyshuarit kryesor si autor i vrasjes, Arben Frrokut, dhënë në televizionin “ABC News”, që pohonte njohjen e tij të vjetër me drejtuesit e policisë, i pari në studio, komisar Shemsi Prençi, lëshoi akuza tepër të rënda në drejtim të funksionarëve të policisë, së ulur në atë drekë apo darkë. “E kam deklaruar se asnjë punonjës, në çdo nivel të jetë, përjashtuar kupolën, nuk mund të fitojë asnjëherë ndaj biznesit. Sot në Shqipëri, në mënyrë kategorike, asnjë drejtor nuk i kërkon dot firmave të ndërtimit të zbatojnë ligjin, pasi menjëherë kërcejnë pas telefonatave ministrat, deputetët dhe shefi i policisë, të cilit i thuhet do rrish në detyrë apo do largohesh. Në këto kushte, i ndjeri është viktimë e përdorimit politik prej tetë vitesh të komisariatit të Kombinatit, tre herë i emëruar dhe riemëruar në këtë detyrë. Rrallë ndodh që një person të emërohet dhe riemërohet tre herë në detyrë. i ndjeri Dritan Lamaj, një oficer energjik dhe shumë i mirë i policisë, humbi jetën pasi krimi dominon mbi shtetin dhe sepse policia ka humbur drejtimin. Nuk ka drejtim, policia ka humbur kontrollin mbi territorin, mbi grupet mafioze që veprojnë ndaj krimit të organizuar dhe edhe atij ordiner. Fakti që jetët e policëve janë më pak të kushtueshmet, tregon se janë të pafuqishëm, pasi nuk i lënë eprorët për të kryer detyrën”.

Duke kaluar në akuza me emra konkretë, Prençi shtoi: “Për mua, ajo fotografi është darka e festës së heqjes së Lamajt nga Kombinati, duke parë edhe shenjët e Frrokut, buhavitja e syrit, që duket se ka ndodhur pas konfliktit të tyre trupor. Drejtori i Përgjithshëm, Hysni Burgaj është shumë i mefshtë dhe i pafuqishëm përballë Kuliçajt. Vocaj dhe Bala janë dy ekspertë policie, kemi qenë bashkëmoshatar dhe e di që janë profesionistë, por këta janë dy patericat më të këqija për Kuliçin, prej të cilët i vjen e keqja kësaj policie. Rrumbullaku ndryshon si të duan eprorët, është kameleon. Në vitin 1997 ai braktisi detyrën për të shkuar në Turqi dhe u rikthye. Sot policia ka humbur drejtimin. Pavarësisht nëse është ai apo jo autori i vrasjes, Arben Frroku sot qëndron moralisht shumë më lart se të gjithë drejtuesit e policisë, pasi të paktën kishte burrërinë të thonte se i njihte dhe se dreka nuk ishte e rastësishme, siç pretenduan këta policë”.

Tahiri: Fotoja, drejtuesit në foto të dorëhiqen dhe hetohen

Për deputetin dhe nënkryetarin e Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri, fotoja e publikuar në media shërben si një konfirmim i frikave më të këqija mbi këtë ngjarje të ndodhur, përsa i përket përfshirjes së policisë dhe instancave shtetërore në vepra kriminale. “Unë nuk besoj se do njohuri speficike të mendosh se fotoja është bërë pas konfliktit mes Frrokut dhe komisarit të policisë e jo dy vjet përpara. Besoj se të dyja fotot flasin shumë qartë mbi hematomat që dëshmohen në to. Ky aludim pritet të zbardhet, por nëse ministri nuk do të japë dorëheqjen, më së paku ata katër drejtues të merren zyrtarisht në hetim dhe të japin dorëheqjen. Një gjë është të japin dorëheqjen nga hetimet, një tjetër gjë nga funksionet. Ata të katërt të merren në hetim për vrasjen e komisar Lamajt, në mënyrë që faktet që ne nuk i zbardhim dot, të mos t’i zhbëjnë ose t’i mbulojnë. Një dëshmitar okular u vu në mbrojtje nga policia, por kjo polici nuk garanton as dëshmitarin, përsa kohë këta drejtojnë Policinë e Shtetit. Komisar Prençi bëri pohime tepër të rënda dhe kam frikë në pikëpamjen dhe vlerësimin tim, se ajo foto është konfirmim i këtyre pohimeve, jo sepse është një drekë që në një moment të analizës merr vlerën e një dreke të rastësishme, por më së paku, ata njerëz sot dolën gënjeshtarë, përsa kohë vetë Frroku tha që s’është drekë e rëndësishme”.

Bushati: Lamaj, i vrarë pasi deshi të mbronte shtetin kundër klaneve që kanë depërtuar në polici

Nga ana e tij, analisti Bushati bëri një analizë më të përmbledhur të ngjarjes dhe rrjedhojave të saj në opinionin publik. “Komenti i parë dhe ajo që çdo qytetar i ka bërë pyetjen vetes është se si ka mundësi që krimi të kapë komisarët, kemi tre komisarë të vrarë në një kohë shumë të shkurtër. Ne ende nuk mund të bëjmë gjykatësin dhe të themi filani vrau filanin, por ne sot jemi në gjendje të kuptojmë se përse vriten komisarët, sepse njeriu katër që u vra katër ditë më parë, u shkarkua nga puna, u ul në detyrë sepse deshi të mbronte Policinë e Shtetit. Ky është një njeri që do të bëjë ndershmërisht punën, por në një drekë tyë zakonshme, me një korruptim të zakonshëm, hidhet në fund të armatës sepse nuk i shërben një klani të caktuar”.

Çili: Fotot nga “Facebook” nuk kanë besueshmëri

Përsa i përket Henri Çilit, ai bëri thirrje për kujdes në arritjen e përfundimeve për një çështje që është nën hetim dhe vendosi në pikëpyetje rëndësinë që ka kjo foto e shndërruar në një skandal publik. “Përpiqem nga elementët e afishuar që kemi të shoh aspektin e kontradiktës dhe një lloj shqetësimi publik që edhe unë e kam në lidhje me këto fenomene. Elementi i parë, ne ngremë një përgjim të këtij personi, të kësaj dreke të këtyre lidhjeve të supozuara të shumëfishta, kur vetë mënyra e gjetjes së fotografive për mua e neutralizon gjithë këtë pandehmë, që është ngritur në prokurorinë publike. Gazetari tha që fotot ndodheshin në “Facebook”-un e njërit prej drejtuesve të policisë, këta po të kishin diçka për të fshehur, të paktën fotot do i kishin hequr nga ky rrjet shoqëror”, argumentoi Çili.

Deklarata e Ministrit të Brendshëm. Prençi: Lamaj u braktis

Në seancën e së enjtes në Kuvend, Ministri i Brendshëm, Flamur Noka akuzoi opozitën se ka ndërmarrë një fushatë të gjerë denigruese për të shkatërruar të gjithë procesin e hetimit të zbardhjes së vrasjes së kryekomisar Lamajt. Noka kaloi në akuza të ashpra ndaj deputetit Saimir Tahiri dhe Taulant Balla. Ai akuzoi zotin Tahiri për lidhje me të akuzuarin për vrasjen e komisarit Lamaj.

Tahiri iu përgjigj Ministrit të Brendshëm duke mohuar lidhjet me Arben Frrokun: “Nuk është hera e parë që përfaqësues të qeverisë bëjnë të tilla deklarata banale në parlament. Është shfaqje banale përsa kohë ministri duhej të çohej i pari të jepte llogari për atë që ndodhi. Nuk është pak vrasja e një komisari policie në mes të Tiranës dhe e dyta të jepte përgjigje për foton dhe drekën mes 4 drejtuesve të lartë të policisë me të akuzuarin kryesor, e treta sa nuk do influencojnë këta në hetim, dhe e katërta transferimi paraprak i komisarit të vrarë. Në asnjërën dhe as tjetrën, as unë dhe as kryetari i partisë nuk jemi takuar me zotin Frroku. Unë nuk e kam takuar dhe aq më tepër të kem darkuar, drekuar nga ora 8 deri në 2. Frrokun e njoh. Në fushatën e fundit ka qenë në fushatë me aleatët e PD. Ka një lokal pikë referimi në Kombinat. E kam takuar 2-3 herë në tërësi, ashtu sikurse njoh komisarin Dritan Lamaj. Kam protestuar sepse kam besuar se drejtuesi i policisë duhet të sillet me korrektësi, nuk më është dukur kështu kur kam protestuar”.

Analisti Andi Bushati deklaroi se Ministri duhet të fliste për atë që ka ndodhur dhe jo të sulmonte opozitën. Ministri duhet të fliste për punët e veta, tha ai, ka dëshmitarë për këtë dhe në atë tavolinë është shkarkuar një komisar.

Ish-funksionari i lartë i policisë, Shemsi Prençi  deklaroi se Lamaj kishte mbështetjen e ish-ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani. Me largimin e Nishanit drejt Presidencës, ai qendroi edhe për pak kohë për inerci në detyrë dhe më pas është shkarkuar: “Kryekomisari kishte mbështetje nga një ish-ministër i Brendshëm dhe për inerci do të qëndronte në atë post edhe për disa kohë. Balaj është miku më i ngushtë i Arben Frrokut dhe ai është nismëtari për të larguar nga detyra Dritan Lamajn. Kam një informacion të saktë dhe kam pirë kafe me të ndjerin që me ka thënë që atë që më ka bërë Nikolin Balaj nuk ma ka bërë kurrkush. Frrokun e mbrojtën deri sa iku, por nuk e mbrojtën dot në Greqi. Dy javë pas shkarkimit, Lamaj ka pasur një konflikt me Balajn dhe për këtë ka dëshmitarë funksionarë të lartë të policisë”.

Ndërkohë, politologu Henri Çili shtroi nevojën e një figure më kryesore politike në krye të Ministrisë së Brendshme: “Unë them që në gjendjen e sotme të mazhorancës ka rëndësi një person, ka rëndësi që mazhoranca të përfaqësohet me një figurë, duke pasur respekt për Nokën, në nivel politik më të rëndësishëm dhe më përfaqësues. Është një praktikë e të gjitha qeverive të shëndosha dhe demokratike që në Ministrinë e Brendshme vendosin një figurë politike shumë kryesore. Kjo ka qenë një fatkeqësi në politikën shqiptare që ka vendosur figura rastësore ose dytësore”.

23 komente në “Prençi: Fotografia është festa e shkarkimit të Lamajt. Nikolin Balaj përgatiti largimin e tij”

  1. Bob says:

    Me vjen shume keq qe gjerat kan shkuar kaq keq ne Shqiperi.Por di te them qe vrasjet ne polici do vazhdojne. Kulici, Vocaj, Balaj te tre jan nga veriu dhe do ta vrasin Prencin. Ne shqiperi eshte 1997 . Vete Berisha do ta bej lufte per te rujtur pushtetin,

    1. Argita_B says:

      Po ndoshta dhe e vrasin, po ndoshta jo se te jesh nga veriu sdo te thote te jesh malsor ne çdo rast, mund te jesh dhe malok.
      Mjafton qe prokuroria ti nisi nje kerkese zyrtare FBI qe kjo e fundit ti kerkoj daten e venjes ne linje tefotogravive.
      Nese data eshte pas shkarkimit te Lamajt, atehere te 4 te ndiqen penalisht.

    2. Leone-53 says:

      Jam plotsisht me ty Bob, Berisha dhe banda e tij e rrezikshme qe e rrethon, rrezik te kthej Shqiperine si ne 97-en per te mbajtur pushtetin e mmbajtur me dhune prej vitesh.
      Eshte detyra jone patriotike kudo qe ndodhemi te japim kontributin tone duke vajtur atje me 23 qershor ose te pakten te informojme njerzit tane atje te mos votojne per kriminelet e PD-se pa lene pas dore dhe PS-ne sepse edhe ajo nuk eshte aq e paster sa shprehet. Nje shperndarje e votave ne AKZ e FRD do ishte diçka reale per Shqiperine tone!

  2. Dean says:

    ”Demokraci” MALOKESH,c’a me prit prej tyre??????????????

  3. SKENDER BEU I VJETER says:

    MUNDET TE NDODHE DHE NDRYSHE SKENARI BOB.MUNDET PRECI TE PREGATISE NJE SKUADER APO TOGE KOMISARESH QE TE LUFTOJNE KUPOLEN E MAFIES NE MINISTRINE EBRENDESHME DHE MUNDET TU HIQET KOKA KULISHIT,VOCRAKUT DHE QENIT BALO.QETSOHET DHE BISHA BERISHA ME KETE RAST DHE NUK GUXON TE PERSERITE 97.

  4. VLADIMIR ---BAZ BURREL says:

    gjak i derdhur po a eshte e mundur qe vetem ne shqiperi te ndodhin gjera te tilla.( ku jeni o popull ).
    dolem ne shesh e reezuam bustin e Enverit .
    po tani besoi se populli shqiptar eshte kaq inteligjent te dije te zgjedhe jo me lufte po me voten e lire .
    ruajeni voten se eshte e shenjte .
    duaje veten o shqipetar .
    besoi shuuuuuuume se do dini te zgjidhni .

  5. nini bules says:

    shqiperia sa here ka salen ne krye kthehet ne palermo .mafia tropojane

  6. e verteta says:

    O zot sa i dhjere eshte ky Aqif Cili nga katunet e Elbasanit.Policet e pranojne vete se kane dale ne fotografi me vrasesin,por sipas tyre ai ja u ka lyupyr vete,ndersa Cil Loqja thote se mund te jene montazh.Turp o studente idiote qe shkoni ne universitetin e nje legeni ordiner,.Ju meson vetem si te genjueni e mashtronin qe te beheni te sukseshem,lere pastaj sa ju rruan e qeth nga tarifat e larta.

  7. ervis roma says:

    Policia dhe shtetit janë një thes me oriz .edhe urizi mes ca kohë vazhdon të prishet. .edhe pastrohet. Pra deri sa të mbaroi thesi urezit këto nqarje kemi për të pasur .larg nga sali berisha

  8. liri a vdekje says:

    Duhet te japin doreheqjen ata barkderrat ose duhet ngrit opozita e jo me debate tv po ne rruge ne sheshe .

    1. Pelasgian says:

      ” opozita ” ? pse kemi nje te tille ne ?

  9. nastradini says:

    FIGURAT RASTESORE APO DYTESORE TE BERISHES.

    Pa dashur Henri Cili ne TOP STORY beri te ditur nje te VERTETE te madhe dhe i dha nje shuplake Berishes te fshehur pas GAXHOIT: “Respekt per ministrin Noka, por eshte figure rastesore dhe dytesore e hedhur me parashyte ne postin e Minisrise se Rendit.” Qe ne gjuhe popullore perkthehet se Saliu ne kete Ministri kryesore ka vene nje BOLE si dordolec per te trembur miletin. Nderkohe qe Kulicet e tij drejtojne DE FACTO policine dhe rendin. Kur e pyeten Stalinin, pse i kishte besuar shefit te sherbimeve sekrete, Lavrenti Berja kaq shume pushtet, ai u pergjegj: “Sepse vepron me mendjen time dhe s’ka asgje ne koken e vet.” Berja ishte edhe fajtori kryesor i vdekjes se mbi 30 milione ruse ne periudhen famekqe bolshevike te viteve 1930-te. Kjo vlen edhe per Sali Komunistin e Kohes se Qepes dhe “Berjen” e tij te Ministrise se Rendit, Flamur Noken.

  10. Baro Corrogjafi says:

    Debati behet per ato foto komprementuese te kupoles se policise ( te mafies ).Keto kane vleren e tyre,por me e rendesishme kane pohimet e ketyre te katerve : Njeri thote:- Frroku erdhi rastesisht. Tjetri: Na i solli pronari i lokalit. Vete Frroku thote : – I njjoh dhe keta i kam miq . Vetem keto tregojne se te kater keta drejtues te larte policie jane te pasinqerte, jane genjeshtare,jane koka drejtuese te mafies shqiptare. Mjere vendi yne ,ku eshte katandisur !

  11. Rati says:

    Premçi shtoi: “Për mua, ajo fotografi është darka e festës së heqjes së Lamajt nga Kombinati, duke parë edhe shenjët e Frrokut, buhavitja e syrit

    Ne editorialin e temes zmadhimi i fotos se Frrokut eshte pa hematoma
    Ose gazetari temes ja ka heq me kto programet kompjuterike ose ky as dhe nje fotografi nuk heton dot.
    Fotoja le shenje ne facebook per daten kur eshte hedhur ma tha tha djali 13 vjec
    Spekullimi me i madh eshte qe Rama i paska ofruar post deputeti ketij rrembythje. Ky s’di as te hetoje paska qene dhe drejtor

  12. goni g says:

    pffff vetem shemsi premcit si takon me fol se deri dje te njejten pune bente ndersa sot pret ti hidhet ndonje kocke nqs rama vjen ne pushtet. keto jane njerezit me te rrezikshem qe kafshojne doren e atij qe i ushqeu per 8 vjet sido e kushdo qofshin dhe shet ato qe deri dje i kishte shoke e hante buke. turp qe e ka afru rama, se te njejte gje do ti beje edhe atij. hajdut ka qene

    1. Askushi says:

      O goni g,eshte ajo qe thote pelasgiani me siper, qe ska opozite ky vend,dhe as qe ka per te pasur sipas meje.
      Shikoni E Ramen qe ciceron gjith diten “rilindjen”,nga ana tjeter perdor te njejtat taktika qe perdor edhe “kryedjalli” i politikes se ketij vendi. Perzjedh si kanditatura pikerisht ata individe qe kane para(pa i interesuar aspak personaliteti dhe menyra se si i kan vene ato para, mjaft qe te kene njohje, “pushtet”e te hedhin para per fushate),e qe derivojne e jane mbetje te perplasjeve e sherreve brenda cupoles se PD-se apo cdo kupole tjeter te pushtetit.Dhe rasti Premci eshte nje nga kto.Ne perplasjen e Premcit me Mziun(per bashkine e Kamzes),Rama zjodhi si kandidature kushuririn e Premcit,Sulin(natyrisht bisnesmen me para).Pak a shume e njejta gje jane dhe perzjedhjet e tjera.
      Politika ne kete vend i ngjan atij kazanit te ndyre(mbushur me …)dhe qe sa here ka zjedhje,zien e ciklat dalin nga kazani,dhe pevec se ndotin e ndyjne rrezikohemi edhe te digjemi.Analizoni rastin e Frrokut(te dyshuarit per vrasjen e kryekomisarit).Para se te ndodhte vrasja ishte nje bisnesmen(sponsorizues)i lakmuar nga te gjitha krahet e politikes,(deri edhe joshjet per deputet) ,panvaresisht se parate e tije binin era droge e arme(arrestimi ne Greqi)!Tani te gjithe e braktisin ,te gjithe e mohojne!Ndersa kryekomisarin e ndjer,sa ishte gjalle, te gjithe e denigruan, te gjithe e shfrutezuan gjersa e pushuan dhe vrane, kurse tani te vdekur ,e bene hero dhe te gjithe e ngren ne qielle!

  13. Beni says:

    Deputeti Tahiri genjen kur pohon se Rama nuk e ka takuar asnjehere Frrokun. Jane takuar disa here, biles Rama i ka ofruar te atij te kandidoje si deputet per PS-ne. Duroni pak dhe do te shihni cudira! Por cami Tahiri eshte mashtruesi qe nuk i skuqet cipa, kur pohon se as ai e as shefi i tij i PS-se nuk e njohin Arben Frrokun!

    1. Horri i Bulevardit says:

      Dhe pergjigjen e ka dhon vete i zoti Frroku o bolja e Saliut, hapi syte dhe do te shohesh cudine e rradhes.

  14. Oficeri says:

    Skeni shanse me fol keq per SHEMSI Prwncin. Te gjithe e Kane qef lekun por ai BURRE SHTETI kur nuk e linte me balte oficerin. Kam punu me te dhe ruaj konsideratat me te mira. NJE ZOTRI I VERTETE QE STE LINTE KURRE NE BALTE..

  15. ARBER says:

    A nuk u kuptu se kush ishte vrasesi ,mbremjen e djeshme qe u pergjigj AIIII? SHQIPERINE E KA MBULUAR KRIMI, DEGJENERIMI ,KORRUPSIONI E TE GJITHA FENOMENET ME TE TURPSHME TE JETES NJERZORE. QEVERITAREVE NUK I VJEN TURP PER ÇFARE BEJNE ,PER KRIME ETJ. MJAFTON TE JENE SERVILET E SALES E TE FAMILJES SE TIJE POR QE NUK KANE NDER NE FAMILJEN E TYRE NUK KA RENDESI.KETA PLEHERA HARROJN QE DO IKIN NGA QEVERIA E NUK DO KENE MBROJTJEN E SALUKUT QE DO ZHDUKET FAMILJARISHT.

  16. shqiptar says:

    SI KY CILI NUK KA NJERI ME TE SHEMTAUR NE SHPIRT.FLET GJOJA ME FJALE TE MEDHA SMERR VESH CA DO TE THOTE I BEN NJERZIT BUDALLENJ.SA HERE FLET ME SHOKET NE BANJO ME ZE BARKU.DO VRARE ME BUKE NE GOJE ROPQIRI.

  17. tironsirefugjat says:

    nuk po kuptoj se tani na del vertet hero ky Dritani dhe nuk justifikohet vrasja e tij se esht nje krim ordiner motivet e te cilit nuk jan zbardhur akoma !Nuk duhet haruar qe ky komisar esht akuzuar per sjellje brutale e rahje qytetaresh gje qe nuk lejohet aq me shum nga nje drejtues policie !Opozita gjeti momentin te bej kte zhurm te madhe se ju dha rasti i ekspozimit te disa fotove qe ka ber ky biznezmen me kta drejtues te lart policie qe nuk besoj te jet i vetmi se kuptohet qe biznesmenet jan gjithmon afer te medhejve per interesat e tyre !Sigurisht do mendoni qe po mar anen e tyre me kto fjal qe e nisa kte koment por nuk dua tja di per ta e as kam nevoj ti mbeshtes por dua ti them opozites qe nuk ka dit te mos kapet e te bej buj per korupsionin e vjedhjet e maxhorances ,krimet e perditeshme , korupsionin e sa e sa arsye te tjera qe ska nevoj ti permend ktu tani ! Difekti fillon nga politika e politikanet se atyre ne u japim voten pra u japim te drejten te emerojn komisar e polica qe e verteta esht qe nuk esht aspak e leht puna e tyre ne nje vend ku kallashnikovet jan neper shpia dhe njerzit qarkullojn me thika rugeve ,lokaleve dhe autobuzeve !Sic kam ven re zbulimi dhe kapja e krimineleve nuk mungon por mungon zbulimi dhe diskretitimi i korupsionit politikaneve qe kan gurin dhe aren ne dor ! Tema kohet e fundit po zbardh skandale rrenqethese e nuk shoh ate angazhim te opozites si per kte rastin e Dritanit qe mendja me thot qe mundet te jet thjesht nje hakmarje per qendrime te “zellshme” qe i jep pushteti uniformes Lexova qe disa her esht shkarkuar dhe emeruar ne detyr ky komisar! Pse vall !? C hyn ktu ky Kuliqi (perseri pa me keqkuptuar se as iden nuk ekam per kte person) per rastin konkret ! Nese e kan shkarkuar disa her kjo tregon se skan qen indiferent ndaj ankesave pra “ri shtrember e fol drejt ” dua te them ! Vrasja e Dritanit esht dicka e dhimbeshme dhe e pafalshme se ai hiku e nuk sheh me gje por familja e tij e te afermit paguan me cmim te rend kte krim te shemtuar

  18. oficeri says:

    Un jam nje oficer tek forcat e nderhyrjes se shpejte ; Shemsi Prencin e kam njohur ne kohen kur ai ishte Drejtor i levizjes Operacionale; Dua tu them te gjithve se Shemsi Prenci eshte nje burre shteti , i paster, i pakorruptuar, njeri i ndershem , i sinqerte dhe shum i pergatitur; Por ne kete vend njerezit e ndershem dhe te pregatitur nuk kane vend; Ai njeri ska bere kurre kompromis me krimin, me korrupsionin, por ka dashur vec DREJTESINE; Turp per kupolen kriminale qe drejton kete vend; Te ishin te gjith si Shemsi Prenci, vendi yne do ishte ne krah te vendeve Europiane , jo sic eshte tani nje vend i pasigurte, nje vend i korruptuar deri ne gryke, ; Ai ska ngrene buken e askujt , ai i ka sherby postit me ndershmeri dhe ka marre vec rrogen shteterore, kshu qe sbesoj se eshte me vend te thoni se e ka rujt me buk PD; Ai eshte nje kryeoficer shum i pergatitur, me 3 diplomime; E gjithe karriera e tij policore ka qene e sukseshme, dhe heqja e tij nga Policia eshte bere per arsye se ai nuk u be pale me krimin dhe mafian;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje