Ashton: Daçiç dhe Thaçi mund të arrijnë marrëveshje

16 Mars 2013, 11:32Rajoni TEMA

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton vlerësoi sot në Bruksel se kryeministrat Ivica Daçiç dhe Hashim Thaçi mund të arrijnë marrëveshje në dialogun Beograd-Prishtinë, “por kjo varet nga ajo se a do të mund të gjejmë zgjidhje për disa probleme serioze që kanë ata”.

Duke folur në Forumin e Brukselit, i cili tubon politikanë të njohur të Evropës dhe Amerikës, Ashton theksoi se këto ditë në Prishtinë dhe Beograd ka biseduar me liderët në pushtet dhe ata opozitarë dhe nënvizoi që mendon se “në mesin e tyre ekziston vullneti i sinqertë që kjo të realizohet”, raporton gazeta Blic e Beogradit.

“Unë, ndërkaq, do të bëjë gjithçka është e mundur që ata të kenë sukses”, theksoi shefja e diplomacisë në BE. Ajo ka thënë gjithashtu se “respekton shumë kryeministrat Thaçi dhe Daçiq, të cilët janë ulur rreth së njëjtës tryezë dhe janë takuar gjashtë herë”. 

1 komente në “Ashton: Daçiç dhe Thaçi mund të arrijnë marrëveshje”

  1. aslloni says:

    I futni nji t’shkerdhyme ksaj dhe marrveshja o kry .Kot nuk ngeli nkosov kjo rruspia plak do hu,boni nji treshe aty ene hec thaci nga suma e serbi nga pajdhi dhe u bo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje